E shtune, 24.10.2020, 03:45 PM (GMT+1)

Reportazh

Florim Zeqa: Festë madhështore në Lison

E diele, 28.02.2016, 09:57 AM


Festë madhështore në Lison

Shoqata kulturore humanitare "Nënë Tereza" nga Concordia Sagittaria (Portogruaro-VE), kremtoi 8 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Shkruan Florim Zeqa

Shoqata shqiptare "Nënë Tereza" nga Concordia Sagittaria (Portogruaro-VE), voazhdon traditën e mirë të organizimit të festave kombëtare dhe shtetërore. Kësaj radhe, vendi i takimit të bashkatdhetarëve ishte Palestra e bukur sportive në Lison (Portogruaro-VE).

Në një ambient të ngrohtë vëllazëror, manifestimi për 8 vjetorin e Pavarësisë së shtetit të dytë shqiptar në Ballkan-Republikës së Kosovës, filloi me intonimin e hymnit kombëtar i kënduar nga gjithë të  pranishmit në sallë, për të vazhduar me pas edhe me hymin pa tekst të shtetit të Kosovës !

Moderatorja e shkëlqyer e programit festiv, zonja Shqiponja Mukaj, fillimisht për një fjalë përshendetëse e ftoi kryetarin e shoqatës, zotin Rizah Hykolli, i cili pas urimit për ditën e pavarësisë, i falenderoj të gjithë të pranishmit për pjesmarrje në këtë aktivitet festiv, duke ftuar për një fjalë rasti veprimtarin Hamit Kurti, i cili foli për historikun e (ri)shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Më pas, kryetari Hykolli, për nga një fjalë përshendetëse i ftoi; publicistin dhe gazetarin Florim Zeqa, zotin Selim Musaj (kryetar nderi i UNIKOMB-it) dhe znj. Ermira Zhuri (kryetare e shoqatës "Iliria"-Treviso).

Rrumbullaksim i të gjitha fjalimeve ishte, se shteti i Kosovës është rezultat i shumë brezave, i sakrificave të panumërta, i kuorëzuar me luftën e ushtrisë së lavdishme çlirimtare dhe ndihmës së forcës më të fuqishme politiko-ushtarake në botë-NATO-s.

Bekimi i vazhdueshëm i presidentit historik Ibrahim Rugova për njohjen ndërkombëtare të të shtetit të Kosovës u bë realitet me 17 Shkurt 2008,...kur bota demokratike dha sinjalin e njohjes së pavarësisë së Kosovës, për të jetësuar kështu amanetin e Adem Jasharit dhe mijëra dëshmorëve dhe martirëve të lirisë sonë...

Pas fjalëve përshendetëse, filloi pjesa e parë e programit artistik me recitimin; "E vogël jam, shqiptare jam", të ekzekutuar në mënyrë briliante nga voglushja Lonita Hykolli, për të vazhduar më këngëtarin Gjin Shani, rapsodët Feim Graishta, Ali Kurti, Lendi Bytyqi, për të kaluar tek zëri i shkëlqyer i këngëtarëve të rinjë, por shumë të talentuar Dardan e Linda Kurti e deri të voglushja Valentina Kurti, e cila me këngën "A vritet pafajësia", ngjalli emocione të papërshkruara me fjalë.

Shije të bukur dhe vlerë të lartë artistike këtij manifestimi i dha grupi i pavarur artistik "Drenica", të ardhur nga  Altottingu i Landit të Bavarisë  (Gjermani), i udhëhequr nga mjeshtri i muzikës dhe vallëzimit, njiherit edhe koreograf i grupit Imer Kurti.

Ekzekutimet e valleve me motive nga të gjitha trevat shqiptare nga valltarët e grupit artistik "Drenica"; Arbesa, Linda, Dardan dhe Valentina Kurti nxitën emocione dhe dhuruan kënaqësi shpirtëore tek të pranishmit e shumt në palestrën sportive në Lison.

Në përfundim të pjesës së parë të programit festiv, në shenjë falenderimi për të gjithë ata që kontribuan, ndihmuan dhe mbështetën shoqatën në forma të ndryshme, qoftë me këngë, me valle, me shkrime, apo me punë të palodhshme, Shoqata "Nënë Tereza" i nderoi me mirënjohje; grupin artistik "Drenica", Ali Kurti, Lendi Bytyqi, Besim Morina ,Gjelosh Hajdari ,Vllezërit Kolgeci, Kristina Hajdari, Gjin Shani, Sabri Gashi, Florim Zeqa.

Pas ndarjes së mirënjohjeve, radha i erdhi darkës festive, me ushqime të shijshme tradicionale shqiptare për të gjithë pjesmarrësit në këtë eveniment festiv, e përgatitur nga këshilli organizativ i shoqatës "Nënë Tereza".

Pas përfundimit të darkës, radha i erdhi pjesës së dytë të programit festiv me zërin e bukur të këngëtarës së njohur  Adelina Kryeziu, për të vazhduar deri në orët e vona me vallëzimin e përbashkët në podiumin e palestrës sportive në Lison.

Vlenë të theksohet se prezent në këtë aktivitet ishin edhe personalitete të shquara si; Agim Mullosmani (sekretar i UNIKOMB-it), Bajram Desku (mësues i shkollës shqipe, paralelja në Quinto-TV), afaristët Jahir Bytyqi (JAHA TOURS), Bedri Suka (Market Kosova) dhe gjenerali italian në pension Gaspare Giammarinaro (me sherbim në Kosovë në vitin 2011 në kuadrin e forcave të KFOR-it) i cili përshendeti dhe uroj të pranishmit për përvjetorin e pavarësisë në gjuhën shqipe dhe italiane.

I gjithë ky organizim madhështor është rezultat i punës së palodhshme të kryetarit të shoqatës, zotit Rizah Hykolli me  bashkëpuntor; Shemsi Gashi, Ruhi Ramadani, Shqiponja Mukaj, Besnik Elshani dhe një stafi të gjërë bashkëpuntorësh.

Ashtu si herave tjera, edhe kësaj radhe, sponzor i këtij manifestimi ishte firma e njohur e vllëzërve Kolgeci, "Fll. KOLGECI SNC".

Objektiv i radhës drejtuesve të Shoqatës "Nënë Tereza" në Concordia Sagittaria, mbetët hapja e një paralelje të mësimit plotësues të gjuhës shqipe, në mënyrë që gjeneratat e reja, fëmijët, nipat dhe mbesat tona të mos e harrojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat e bukura shqiptare.




(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora