E marte, 23.04.2024, 09:21 PM (GMT+1)

Kulturë

Beqir Cikaqi: Shkurte Fejza – këngëtare me vlera

E diele, 28.02.2016, 09:11 AM


Shkurte Fejza – këngëtare me vlera të larta profesionale

Nga Beqir M. Cikaqi

Shkurte Fejza, erdhi në Treviso si një këngëtare e madhe, këtu u madhërua edhe ma shumë, në saje të paraqitjes së sajë artistike…

Për këngëtaren e mirënjohur, bilbilin e këngës së mirëfilltë, ikonën e muzikës popullore, folklorike e burimore shqiptare, të madhen Shkurte Fejza, është shkruar e folur, është intervistuar e publikuar,... qindra e mijëra herë nëpër faqet elektronike e të shkruara, në radio e televizione më prestigjioze kombëtare e ndërkombëtare...

Pas KONCERTIT, të mbajtur ditë më parë në Treviso, me moto: 8-të VJET KOSOVA SHTET !, për nder të 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë Kosovës, organizuar nga Shoqata Kulturore ILIRIA, Shkurte Fejza u dëshmua edhe një herë, se është një këngëtare me vlera të larta artistike, me atribute të veçanta mirëkuptimi e solidarizimi me organizatorët dhe publikun e ardhur për të festuar këtë ditë të madhe për Shtetin e Kosovës, ku kishte nga ata që kanë bërë dhjetëra e qindra kilometra (prej Lecco), madje edhe nga Sllovenia, Zvicëra, Gjermania, etj. Kështu, përkundër mungesës së muzikantit-tasteristit profesional dhe ndërprerjes së kohëpaskohëshme të energjisë elektrike, Shkurte Fejza tregoi cilësi të larta dhe performancë artistike, duke krijuar atmosferë tepër të veçante që di të krijojë vetëm një artiste e nivelit të lartë profesional. Nuk hezitoi për asnjë moment që t'iu plotësojë dëshirat e fansave të shumt të cilët prisnin në radhë për t'u fotografuar me idolin e tyre (Shkurte Fejzën), madje gjithnjë e buzëqeshur, duke mos i lënë hapësirë lodhjes apo “plogështisë” dhe as zhgënjimit nga ndërprerja e dritave,...e cila në një moment me shaka u shpreh; "Pengesat me drita po na ndjekin ne shqiptarëve kah do që jemi...!"

Shkurte Fejza, erdhi në Treviso si një këngëtare e madhe, këtu u madhërua edhe ma shumë, në saje të paraqitjes së sajë artistike, me gjithë atë bagazh të këngëve, këndoi vetëm live, edhe pse nga organizatorët u kërkua të këndojë në plaj-bek, në mungesë te muzikantit profesionist (që ishte fajësi e organizatorit), në këtë mënyrë i demantoi edhe njëherë disa komentues të pandërgjegjshëm që kishin komentuar në facebook gjatë reklamimit nga organizatoret para mbajtjes së koncertit të 14 shkurtit në Treviso.

Urojmë që zëri i sajë melankolikë kurrë të mos i ndalet!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora