E shtune, 20.04.2024, 01:24 AM (GMT+1)

Mendime

Hajriz Demaku: Pse po anashkalohen familjet e dëshmuara kombëtare?

E diele, 10.08.2008, 08:50 PM


PSE PO ANASHKALOHEN FAMILJET E DËSHMUARA KOMBËTARE?

Nga Hajriz Demaku

Një anëtar i familjes së Shaban Polluzhës apo prej familjes Jashari duhet të jetë në krye të Ministrinë e Mbrojtjes, sepse këto dy familje kanë dhënë gjak e barut për lirinë e Kosovës dhe nuk janë familje partiake por  kombëtare

Prishtinë, 2 gusht 2008

Ministri i Mbrojtjes, Republikës së Kosovës s’pari duhet të jetë: me Akademi Ushtarake, mandej partiak, pastaj që ka prova se është i besueshëm, madje se ka fakte se vetë, Babë e Gjysh, tre breza kanë qenë në luftë kundër okupatorëve, pastaj kush ka dhënë viktima “dëshmorë” më shumë.

Ka shumë familje në Kosovë që i plotësojnë këto kushte, por më në zë, më historiket, më meritoret janë familjet, gati, të harruara e Shaban Polluzhës dhe e Shaban Jasharit. Shaban Polluzha ka marrë pjesë në rrënimin e Sarajt në Llaushë me krerët e Dernicës, i ka luftuar Austriakët, Bullgarët dhe Serbët, tërë jetën nuk e ka ndalë luftën deri kur ra heroikisht më “21 shkurt 1945”/
Murat Jashari “Gjyshi” i Adem Jasharit, ka marrë pjesë në rrënimin e Sarajt në Llaushë, Shaban Jashari ka qenë ushtar i Sgaban Polluzhës deri në përfundim.
Shaban Jashari ka qenë mësues, e pushuan nga puna sepse nuk pranoi të bëhet komunist. Këto dy familje të Drenicës i plotësojnë të gjitha kushtet e kriteret që të udhëheqin postet e Ministrit të Mbrojtjes dhe zëvendësit të tij, si dhe ndonjë ambasador, sepse peshuar mirë, a më me vlerë për nga gjaku i dhënë në luftë a po baruti? Kur dihet mirë se dikush ka dhënë vetëm barut e dikush edhe gjak edhe barut. Kushti tjetër më i veçantë që këto dy familje i posedonin mbi të gjithë janë partiak d.m.th. Janë kombëtarë.
Pse anashkalohen këto dy familje, pse nuk është zgjedhur asnjë deputet në parlamentin e Kosovës? Pse Murat Jashari nuk u zgjodh në postin e Ombus Personit, mbasi i plotësonte kriterijumet?
Më favorit në këto dy familje për të udhëhequr postet më të larta në Republikën e Kosovës nuk ka në trojet Shqiptare, sepse këto familje i kanë fituar dy luftërat: luftën e vogël kundër okupatorit dhe luftën e madhe kundër vetvetes, kundër pretendimeve e lakmive familjare e personale, kurse disa të tjerë kanë fituar vetëm luftën e vogël por jo edhe të madhen.
Hajriz Demaku veteran i NDSH-së dhe ushtar i Shaban Polluzhës

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora