Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Radovani: 70 vjetori i pushkatimit të At Anton Harapit

| E enjte, 18.02.2016, 08:55 PM |


Nga Fritz RADOVANI: Pjesa e II

70 VJETORI

I  PUSHKATIMIT    AT ANTON HARAPIT O.F.M.

20 SHKURT 1946 – 2016...

?“... Kallxon nji zojë e cila, aso kohe bante punën si përkthyese në shërbim përsonal të sekretarit të Partisë Enver Hoxhës, në marrëdhanje diplomatike me ambasadën e Jugosllavisë në Tiranë, si nji ditë me nji bashkëfjalim ndërmjet ambasadorit titist e Enverit, ky i fundit shend e verë i paska pasë kumtue përfaqësuesit të Beogradit gati-gati si tue u krenue: “E mbytëm Patër Anton Harapin e, me té kemi plagosë për vdekje Klerin Katolik!..” Simbas rrëfimit të grues, ambasatori diplomat i vjetër pan-serbian i paska pasë përgjegjë: “Po, po! Po keni endè gjallë Patër Gjon Shllakun, i cili peshon shumë, duhet” - vazhdoi ai “si mbas porosisë që kam prej qeverisë sime, të zhdukni Shllakun dhe të shkatrroni kulm e temel çerdhen e Klerit Katolik në Shkodër, me në krye Françeskanët!” Shkruen At Daniel Gjeçaj O.F.M. tek libri “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare 1944 - 1990” fq. 36, 1993.

?Më falni se po e persëris: “...duhet” - vazhdoi ai “si mbas porosisë që kam prej qeverisë sime, të zhdukni Shllakun dhe të shkatrroni kulm e temel çerdhen e Klerit Katolik në Shkodër, me në krye Françeskanët!” Kjo bisedë u zhvillue me 20 Shkurt 1946...

?Me 4 Mars 1946, zbatohet porosia e ambasadorit Titos në Tiranë, pra pushkatohet edhe At Gjon Shllaku O.F.M., me grupin e organizatës antikomuniste “Bashkimi Shqiptar”...

?Me 15 Nandor 1946, Kuvendi i Françeskanëve në Shkoder kthehet në qender torturash të hetuesisë së Klerit Katolik Shqiptar, ku masakrohen mbi 700 Shqiptarë të burgosun...

?Françeskanët e Shqipnisë të kryesuem nga Provinçiali At Mati Prennushi O.F.M., janë “çerdhja”e Klerit Katolik Atdhetar, që “duhen shkatrrue me kulm e temel në Shkoder!”

Ata mbushen 26 hetuesi dhe burgje të qytetit të Shkodres ku torturohej dhe masakrohej inteligjenca, rinia dhe qytetaria shkodrane me atdhetarët e maleve e fushave perrreth.

***

?Po, Rregjenti i Shtetit Shqiptar At Anton Harapi, kush ishte?!

Po thërras malin e t’gjimojë,

Lugu i Cemit n’gjamë t’ushtojë,

Zana e Sukës, t’madhe t’vajtojë,

e Deçiqi – i kjosha true!

T’dahet katrash, t’kjajë me mue,

n ’fund e n’maje lè t’ lëkundet,

t’kjajë mbi tý-o sa ku t’mundet.

Oj e mjera nanë për tý! Hêj... Hêj...

At Anton Harapi - "Andrra e Pretashit"

DOSJA  1068:

?At Antoni asht le në Shirokë pranë Shkodres me 5 Janar 1888. Ka krye studimet në Salzburg, e mandej Schwaz e Villach të Tirolit të Austrisë, dhe vijoi studimet teologjike në Romë. Kur u kthye ishte profesor filozofije e teologjije, predikatar, publicist, shkrimtar, politikan... dhe në vitin 1943 Provinçial i Françeskanëve të Shqipnisë, kur  Rregjenti Lef Nosi kerkonte nga Eprorët e Klerit që At Antoni me marrë pjesë në Rregjencen Shqiptare.

?Per formimin e Tij Don Kolec Prennushi shkruen në “Hylli i Dritës”, në vitin 1936:

“... mendje dialektike, qi shkruen kryeartikuj, nder cillët disa janë kryevepra. Dija e thell, arsytimi i lidhun, analizimi i holl, stili i peshuem, dallojnë gjith shkrimet e tija. Mund të jetë i thatë, i ftoht, por ai asht i drejt e i pafajshem.”

?Rregjenti Lef Nosi thonte: “Nguli kambë për qenjen e Tij në Këshillin e Regjencës, se vetem mirë do t’i sjellin Shqipnisë!”

?AT ANTON HARAPI E PRANOI DETYREN NË RREGJENCËN SHQIPTARE (1943), “ME KUSHT: MOS ME NËNSHKRUE ASNJË DËNIM ME VDEKJE!”

Disa mendime të At Antonit:

?“Po të mos u xeni besë fjalëve të mija, ja tek e keni veprën teme për peng sigurie!”

?“Çdo ndërtese i vehen themelet në dhè! Edhe në vorr në hijshim, duhet të jemi gurët e themelit të asaj binaje që sot e quejmë Shqipni!”

?“Me gjak të vet e shuguroi elterin e Atdheut, katoliku, ortodoksi e muhamedani: Gjeçovi e Gurakuqi, Topulli e Curri, Gërmenji e Negovani, nuk kanë ndryshim, por janë në nji mendim e në një vendim, në vepër e në vdekje. Ata e vulosen me gjak çfarë qenë; na mbetët ne ta vulosim çfarë jena”!”

?“Nuk shpëton jo, sot, as Xhamia pa Kishë, as Kisha pa Xhami, por as njena e as tjetra pa Shqipni! Me gjak e dasi jena ngopë! Kena pa e provue edhe se çka asht kthetra e huej dhe e kena prekë se një popull i përçamë asht i gjykuem me mbarue! Të ngrihemi pra në kambë! Për një Zot të vërtetë e për një Shqipni të lumtun – na jena vllazen!

A sëbashku e të pështuem a të ndamë e të mbaruem!”

?“Shqipnia u fitue me gjak, me gjak edhe po mbahet e robnueme. Do të vij dita e me Paqë dhe Drejtsi do të fitohet!”

***

?Rregjenti Cafo Beg Ulqini thonte: “Shërbimi i At Antonit për mosnjollosjen e Ditës së Madhe të Flamurit, asht shërbimi ma i madh që një Atdhetar si At Anton Harapi mundet me i ba Atdheut të vet. Ka me ardhë një kohë që për këte vepër Ai do të zanë vendin që meriton! At Anton Harapi asht kenë nji e nuk bahen dy!”

?At Antoni refuzoi largimin nga Shqipnia para vitit 1944 dhe mbas, kur Rregjenti Cafo Beg Ulqini i propozoi të shkonte në një streh të Tij nga Tokat e Malit të Zi, nder shpella, At Antoni u pergjegj: “Kam punue per Shqipni e ballafaqas. Nuk pres shpërblim, por as dënimi nuk ka pse më pret! Bashkatdhetarët e dijnë se kurrë nuk i tradhëtova, me ta vuejta, për ta punova, me ta qindrova. Me ta edhe do t’ vdes!”

?20 SHKURT 1946...

?Drejtë bregut të lumit Lana... Tiranë, 20 shkurt 1946..: Binte shi. Disa gropa ishin kthye në brraka ujë... “Frati hidhte hapat me kujdes, duke ngritur herë – herë kindët e zhgunit, për të mos iu stërpikur nga baltat... Njëri prej ekzekutuesëve e shikoi dhe i tha:

Mos ki dert, o prift, se tek balta ke për të përfunduar!..Frati vazhdoi rrugën dhe ia këthei:

“Atje tek po shkoj, due të shkoj i panjolla, ashtu siç kam kenë tanë jeten time!”...

Shkoi pranë gropës, dhe tha: “I bekoi vrasësit e i fali për aktin që do të kryejnë!”.

?“Shpirtin Zotit, trupin Tokës”... Pikrisht asaj Tokë Amtare, për të cilën u ba flij...

?VETEM DOSJET TREGOJNË KUJT I KANË SHERBYE DHE I SHERBEJNË TRADHTARËT E ATDHEUT!

Melbourne, Shkurt 2016. Vazhdon Pjesa e III...