E marte, 23.04.2024, 05:14 PM (GMT+1)

Mendime

Besim Gollopeni: Kosova në 8 vjetorin e shtetësisë

E merkure, 17.02.2016, 09:11 PM


Kosova në 8 vjetorin e shtetësisë së saj: Gjendja sociale dhe ekonomike!

Nga Besim GOLLOPENI

Në këtë 8 vjetor të pavarësisë së Kosovës, letë kujtojmë emocionet dhe lumturinë e pa përshkruar të qershorit të vitit 1999 dhe shkurtin e vitit 2008, dhe të kënaqemi e të lumturohemi me ato momente sa më s’ka. Të kënaqemi duke kujtuar ato momente të cilat, ndonëse të stërmbushura me lot dhe kujtime nga ajo çfarë kishte ndodhur në Kosovë, megjithatë, ishte liria dhe pavarësia e vendit, që bëri të harrojmë gjithë çfarë kishte ndodhur. Buzëqeshja dhe shpresa e asaj kohe se në këtë vend do të bëhet mirë, tejkaloj çdo sfidë që kishte përpara shoqëria kosovare. Hulumtimet e opinionit të organizatave të ndryshme, shpërfaqnin se shoqëria kosovare është një ndër shoqëritë më me shpresë dhe optimiste se shumë shoqëri të tjera të vendeve të zhvilluara. Mirëpo, kjo nuk qëndron sot. Sot, shoqëria kosovare është e katandisur nga anti-vlerat, shpresa se në këtë vend mund të bëhet mirë në një të ardhme të afërt, veçanërisht te të rinjtë, vetëm sa e ka marr tatëpjetën e pandalshme, e që, shkaktarët dhe pasojat e kësaj situate janë shumëdimensionale dhe afatgjate. Por, si feston shoqëria kosovare 8 vjetorin e pavarësisë sot?!, thjeshtë, ndodhet para një amullie të vërtet, përkundër gjendjes së rënduar sociale dhe ekonomike, nuk ju heq qafe asaj edhe situata politike, edhe sot e kësaj dite. Disa bëjnë thirrje (subjekte politike) për protestë e të tjerët të festojmë. Thjeshtë, nga e tërë kjo gjendje e krijuar,  shoqërisë kosovare nuk i ngelet gjë tjetër, vetëm se ti normoj vitet që ka lënë pas. Në anën tjetër, udhëheqësve (politikanëve) të popullit sikur ju ka ndaluar akrepi i orës në vitin 1999 respektivisht 2008, dhe krejt krenarin, lumturinë dhe heroizmin e tyre e gjejnë në këto dy data, thuajse kaq i mjaftuaka popullit, duke mos e marr përgjegjësinë për situatën e krijuar sociale, ekonomike dhe politike në vend, gjatë këtyre viteve dhe nuk reflekton se ka një vizion të qartë për ta quar përpara vendin – për të dal nga kjo situatë.

Vitet një nga një po i lëmë pas, e institucionet e vendit po i festojnë ato, por jo edhe populli, të cilin e ka kapluar gjendja e rëndë sociale dhe ekonomike. Kaluan rreth 17 vite lirie dhe 8 vite pavarësie të vendit, me shpresë se gjendja sociale dhe ekonomike do të përmirësohet mirëpo, një gjë e tillë nuk ka ndodh, ajo vetëm sa u përkeqësua. Por kush na qenka shkaktar i kësaj gjendje të brishtë sociale ekonomike dhe politike në vend?!, A mos vallë janë ndërkombëtarët, politikanët – të zgjedhurit e popullit apo/ose vet populli i Kosovës?. Këtë dhe shumë pyetje të ngjashme ka për të dëgjuar çdo qytetar në çdo pjesë të vendit, tek çdo kategori shoqërore, në çdo kohë, në kërkim të se vërtetës, e për të cilat do përpiqemi të japim përgjigjen në këtë shkrim. Zhgënjimi i popullit me udhëheqësin/institucionet e vendit ka quar popullin deri në atë masë, saqë, të shaj e fyej verbalisht institucionet, me një ritëm tash më të zakonshëm dhe sikur është bërë krejtësisht normale kjo, si në kohë okupimi. Deri te kjo situatë pa mëdyshje ka quar gjendja e rëndë sociale, ekonomike dhe se fundmi ajo politike, gjë që ka bërë që, shoqëria kosovare të humbasë shpresën se në këtë vend do ketë perspektivë në të ardhmen e afërt.

E ndërkaq, klasa politike, kur është në pyetje krenari për vendin, ata kapen për datat e lartcekura ndërsa, kur është në pyetje gjendja e rëndë sociale ekonomike dhe politike në vend, ata fajësojnë ish sistemin dhe kapen shpeshherë për UNMIK-un mirëpo, asnjëherë nuk marrin përgjegjësinë për atë që ju takon atyre. Shpeshherë na rastis të dëgjojmë diskutime e intervista të ndryshme të udhëheqësve të lart shtetëror, duke u thirrur në atë se “Qeveria nuk krijon vende pune” mirëpo, harrojnë se pikërisht është qeveria ajo që duhet të krijoj politika dhe strategji zhvillimore për krijimin e një ambienti të përshtatshëm për investime dhe thithje të investimeve dhe jo siç bënë në disa raste, kjo e fundit të jetë vet pengesë për investime. Se këtejmi, hartohen të ashtuquajtura strategji zhvillimore njëra pas tjetrës pa ndonjë ekspertizë mirëfilli mirëpo, këto strategji më së shumti kanë për qëllim përmbushjen e agjendave të subjekteve të caktuara politike.

Në anën tjetër, sikur kjo kalasë politike është dhënë pas një identiteti të rrem, kinse ne apo ata janë më ndërkombëtar se ndërkombëtarët, duke ju dhënë hapësirë të mjaftueshme veprimi ndërkombëtarëve dhe atëherë kur nuk e meritojnë atë, dhe, për atë që nuk janë  kompetent ndërkombëtarët, duke u nënshtruar e servilizuar pas urdhrave apo këshillave të vobekta të tyre (disave), duke mos e ndier vetën të barabartë me ata, po harrojnë përgjegjësinë që kanë për popullin dhe vendin e tyre, po harrojnë se ndërkombëtarët do i çmojnë dhe vlerësojnë kosovarët vetëm atëherë kur i shohin se si punojnë për të zhvilluar vendin e vet, dhe jo siç po ndodh aktualisht, duke bërë që, në sy të ndërkombëtarëve të reflektojnë si të pazotë për të udhëhequr me vendin e vet, e ç ‘është më e keqja sikur është krijuar një bindje se kosovarët mund ti drejtosh nga të duash dhe të bësh me kosovarët çfarë të duash. Madje, ç ‘është e vërtetë, në opinionin e gjerë shpeshherë parafrazohet se edhe ndërkombëtarët së bashku me vendorët janë të përfshirë në krim të organizuar dhe korrupsion. E, ndërsa, klasa politike kosovare e ngrit në piedestal kontributin e bashkësisë ndërkombëtare dhënë për Kosovën, për shumë arsye e në veçanti të interesave të ngushta. Kjo mbase edhe mund të jetë paksa e ekzagjeruar nëse i heqim periudhën e luftës. Pa dashur të ndalemi dhe të shtjellojmë përmes këtij shkrimi, kontributin e bashkësisë ndërkombëtare dhënë gjatë luftës në Kosovë (’99), për të cilën askush nuk e ve në dyshim kontributin e bashkësisë ndërkombëtare gjatë asaj kohe mirëpo, të shtjellojmë shkurtazi periudhën pasçlirimit dhe pavarësimit të vendit. Bashkësia ndërkombëtare ka bërë shumë për Kosovën edhe pas vitit ’99, në ngritjen e institucioneve të reja, ngritjen e kapaciteteve humane, infrastrukturore dhe financiare mirëpo, do mend se përgjegjësinë për këtë kauzë shoqërore ekonomike dhe politike në vend e mbart edhe vet bashkësia ndërkombëtare sepse, ka administruar për vitet të tërë me Kosovën, dhe, sikur njëmend të kishte për synim çuarjen e Kosovës përpara dhe zhvillimin e saj shoqëror, ekonomik dhe politik, sigurt do mund ta bënte atë. Në anën tjetër, përgjegjësinë më të madhe për mos zhvillimin e vendit e mbart me vete padyshim dhe më së shumti klasa politike kosovare, e cila është dhënë shumë pas interesave të ngushta individuale, klanore, nepotiste dhe politike, duke harruar interesin e përgjithshëm shoqëror. Është kjo klasë politike e cila ka bërë që të ndërhyj së mbrapshti në çdo sferë të jetës shoqërore (në punësim, drejtësi, korrupsion, krim të organizuar etj.), në vend se e njëjta të merrte shembuj të prosperuar nga vendet e zhvilluara dhe ti instalonte në Kosovë. Shtrohet pyetja; A është kjo Kosova që e ka ëndërruar çdo qytetar shqiptar?, ku, shkalla e papunësisë dhe varfërisë ngelet më e larta në Evropë, ku me mira të rinj të kualifikuar mbesin të papunësuar dhe të pakualifikuarit janë punësuar në administratë publike, ku në vend se të përgatitesh (kualifikohesh) për të hyrë në tregun e punës ose për të kap një pozitë të lartë shoqërore, së pari kërkohet të gjesh një njeri të fort politikisht, ku korrupsioni është shëndrruar në përditshmëri dhe nuk luftohet por lavdërohet, ku qindra uzurpator të pronave ndodhen në vend tash e 17 vjet dhe askush nuk është marr me ata, ku më shumë merr dënim një njeri që ka vjedh dru në pyll se sa një politikan që ka dëmtuar buxhetin e vendi me qindra mira euro, ku prokuroria inicion raste dhe bënë publike ato për t’ju bërë me dije të akuzuarve që të përgatiten se për ata po zhvillohen hetime, ku i dënuari me burg i shmanget dënimit për një periudhë të caktuar – largohet nga vendi dhe më pastaj kthehet i lirë si hero, ku i padituri i shet dituri të diturit etj. Për këto dhe të tjera dukuri shoqërore të ndodhura në Kosovë tash e afro 17 vjet, mbart përgjegjësinë klasa politike kosovare pa përjashtime.

Por, a mund të shfajësohet shoqëria (populli) kosovare për këtë kauzë shoqërore dhe ekonomike në veçanti, e shkaktuar gjatë gjithë këtyre viteve në vend?!, sigurisht se JO. Kujtoj se, populli ka hyrë në gjumë të thellë dhe sikur e ka të vështirë të dal nga gjumi, e të marr veten, e ti drejtoj gjërat në drejtimin e duhur. Sikur populli të tregonte një vetëdije  më të lartë shoqëror e politike gjatë gjithë këtyre viteve, nuk do të ndodhte kjo kauzë shoqëror por, do të thërriste për përgjegjësi secilin udhëheqës shtetëror për të dhënë përgjegjësi për të (mos) bëmat e veta dhe në raste të tjera, do të eliminonte nga skena shoqërore e politike në vend. Përderisa populli të qëndroj në gjumë të thellë apo/ose të tregoj butësi të tepruar karshi fenomeneve të sipërpërmendura, do të kemi këtë gjendje sociale e ekonomike në vend.

(Autori është sociolog, demograf dhe ekspert për planifikim hapësinor,

Facebook: Besim Gollopeni)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora