Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Bardh Nëngurra: LPK-ja shkatrrimtarja e Dardanisë

| E marte, 16.02.2016, 10:16 PM |


LPK-JA SHKATRRIMTARJA E DARDANISË

Nga Bardh M. Nengurra

Pas disa viteve që percjell ngjarje dhe rethana qe ndodhin në Dardani shoh se e ashtuqujtuna Levizja Popullore e Kosovës ( LPK ) i ngjan asaj kudrës së katundit qe shetit nga oborri në oborr, dhe buhet me qen të ndryshem të racave të ndryshme dhe pastaj edhe klyshët i pjell të ndryshëm, disa zagar ( qen gjuetije ) të tjeret, langova, qen Shari, minaka e raca tjera dhe me të tillë e mbush lagjen e edhe katunin.

Quditëm se si disa analist me nam ( së paku ata mendojnë se janë )e mos të flas se tmerrohem në akademiket tan se si nuk ju ndëgjohet zani keto ditë kur Dardania ndodhet para nji kaosi, para ni krize, para nji rreziku të ashtuqujtun të jesh a të mos jesh per shtetin e Dardanisë. Nuk ka nevojë me ba analiza të thukta sepse gjithçka shihet qartë dhe secili e kupton situaten dhe e din fajtorin.

Pa dyshim se fajtor asht PDK-ja me sherbimin e vet fantazmë SHIK-un gjegjësishtë lidershipi i ketyne dy organizmave. Mirpo tash kur e ashtuqujtuna opozitë në Parlament nuk len asnji metodë pa perdor që ta rrexoj pushtetin e koalicionit PDK -LDK  dhe me metodat qe po i perdor po rrezikon ta sjell vendin jo vetem në nji kaos total, por në nji luftë qytetare e cila luftë po ndodhi do jet edhe fundi i shtetit të Dardanisë shtet ky qe si i lirë ende nuk i ka dy dekada ndersa i pranuem nderkombëtarishtë tek neser i ban 8 vite. Personalisht sikur kjo luftë e ndytë e pakuptimtë dhe fatale per shtetin dhe popullin e Dardanisë të ndodhte në mes LDK-së dhe partive të dala nga lufta sikur se ju pelqen ti quejn PDK, AAK nuk do befasohesha, por kur tash kjo luftë qorre, e pakuptimtë bahet mes tri partive ( levizja VV, AAK dhe NISMA ) dhe kur dihet se të tri keto parti jan te dala nga LPK-ja enverostaliniste e formueme kjo nga SHISH i Shqipnisë së Enver Hoxhes e cila per dy dekada në mergaten shqiptare gjithandej shteteve europrendimore ka veprue si fantazëm dhe makinë vrastare tu vra e menjanue njeni tjetrin por ma së shumti kundershtarët e tyne ideologjik me bindje demokrate sikur se ishin perkrahsit e LDK-se e edhe të PD -së së Shqipnisë. Tash quditem se si ka mundësi të perplasen kaq ashper mes veti keto tri parti dhe ama e tyne PDK-ja. Quditem se si ka mundësi qe tash Hashim Thaçin ta shajnë Ramush Haradinaj me bashkpartiaket e vetë Dautin, Doniken, Ahmetin, Ardianin etj, sikurse quditem se si Hashim Thaçin tash e kundershtojnë dhe e shajnë deri dje bashkveprimtaret Fatmir Limaj, Jakup Krasniqi, Bilal Sherifi, Zafir Berisha, kryesi kjo e partiçkës NISMA. Sikurse quditem se si Hashimi tash u ba i keq per Albin Kurtin, Glauk Konjufcën, Visar Imerin, Rexhep Selimin, Smajl Kurteshin etj, etj kur dihet se janë të gjithë këta bashk që e sollen Hashimin në pushtet. Kur dihet se janë të gjithë këta qe bashk me Hashimin dhe banden e ti mafioze nuk kan lan gja pa ba per ta rrenue LDK-në dhe per ta pengue Ibrahim Rugovën në ndertimin e institucioneve shtetnore të Dardanisë. Pra si spjegohet tash perplasja e opzitës me pozitën kur dihet se kjo opozitë asht dal nga partia ma e madhe e pozitës, nga LPK-ja qe asht transformue në PDK . Pernjimend kjo far konjukture qe quhet LPK ( sado qe ata thonë se asht shue ) i ngjan asaj kudrës se lagjes qe buhet me llojë lloj qenesh dhe pastaj edhe klyshet i dalin të lllojllojshem. Sot këta klysh po lehin secili per veti dikush PDK, dikush SHIK, tjetri AAK , i treti NISMA dhe ma i madhi qen langov VV-ja qe asht aq e qartun sa nuk njeh as padronin e vetë edhe ate po mujti e kafshon. Merreni me mend se sa të pacipë janë këto konjuktura shtetshkatrruese ata per ta pas ma masive protesten dalin me protestue per festat ma të madheja kombëtare. Dolen me 28 nandor e tash do dalin edhe diten e 17 shkurtit. Këtu asht tash VV-ja e sektes okulte të Albin Kurtit qe i bani paterica mbështetëse dy partitë tjera; AAK-në dhe NISMA-n dhe kjo parti, VV-ja pra qe nuk pranon shtetin e Dardanisë, qe nuk pranon simbolet e shtetit, qe nuk pranon as 17 shkurtin fton popullin te dal në protestë qe ta mbrojë shtetin!

Shteti nuk asht i rrezikuem nga askush, pos nga vetë keto parti opozitare që nuk po lajn gur as dru pa rrotullue per me sjell deri te lufta qytetare në Dardani. Shteti asht në krijim dhe forcim të institucioneve shtetnore demokratike dhe shteti ka shumë plagë që ja shkaktuen pushtetarët e sajë mafioz, hajna e kriminel, por edhe kjo opozitë qe asht sot ishte deri dje pozitë dhe asht poashtu bashkfajtore per mjerimin qe ka kaplue vendin.

Unë quditem se si populli , ata qe po dalin me protestue po harrojnë se Albin Kurti asht ai qe kishte zyren e ashtuqujtun Drejtori e UÇK-së në Prishtinë ku vepronte bashk me Adem Demaqin dhe ku shef e kishin Hashim Thaçin. Dhe se paslufte po ky Albin Kurti bashk me Glauk Konjufcën, Visar Imerin, Rexhep Selimin, Liburn Aliun etj, etj ishin ata qe sa mujshin lobojshin per menjanimin e LDK-së nga sqena politike dhe sjelljen e Hashim Thaçit në pushtet.Po quditem se si populli ( ata qe dalin në protesta ) po harron se Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Rexhep Selimi , Bujar Dugolli, Ahmet Jusufi, Ernest Luma etj, etj sa kan mujt kan perkrah Thaçin dhe aq ma keq se si popullit nuk po i kujtohet se Fatmir Limaj deri dje ishte nenkryetar i PDK-së, se Jakup Krasniqi ishte sekretar i pergjithshëm i PDK-së bashk me ata dy tjeret Bilall Sherifin dhe Zafir Berishen.Po quditem se si popullit nuk po i kujtohet se të gjithë këta ishin deri jo fort moti nji trup dhe nji kokë qe bashkvepronte ma shumë me shkatrrue Levizjen gjithkombëtare LDK-në se sa kan veprue e luftue kunder pushtuesit serb. Si po harron populli se lideret e kesaj opozite jan njerez me te cilet asht marr , dhe po mirret prokuroria vendore dhe nderkombëtare per krime  lufte, per korrupsion, per zhvatje, pastrim parash, per vrasjen e deshmitarve, per uzurpim pronash etj, etj.

Andaj si ka tash mundesi të ket njeriu shpresa te nji grupacion i tillë?!

Asht tragjikomike se si populli spo e kupton se të gjithë keta pozitë e opozitë jan klysh të bushtrës se rrugve të lagjes qe asht bu me lloj, lloj qenesh , se jan produkt i LPK-së lavires së ideologjisë enverostaliniste. Nga kjo nuk e shfajsojë as kryesinë aktuale te LDK-së e cila prej se iku në boten e amshueshme Presdidenti Ibrahim Rugova panderpre ka ba politiken per PDK-në dhe Hashim Thaçin.

Se sa lavire asht kjo organizatë famkeqe, pra LPK-ja deshmojnë tash shkrimet dhe postimet e ndryshme te vet antarve të dikurshem te sajë qe per shkakun se i ka kap paniku dhe tmerrohen nga Gjykata Speciale po ja qesin per fushe të palamet njeni tjetrit. Vet po tregojnë se kush kend e ka vra, e ka tradhtue, e ka shpiunue etj, etj.

Me kan se ka pak mend ai popull duhet me dalë me protestue kunder BIK-ut qe me imamet e vetë jua mori në qafë djemt dhe vajzat dhe sot Dardania asht vendi me ma së shumti luftëtarnga Gadishulli Ilirik në IS-is në luften e Sirisë dhe Irakut. Me protestue pse vendi u ba shtet taliban si Afganistani dhe u mush me xhamija. Duhet me protestue pse disa imam ftojnë haptas per luftë qytetare tue nxit urrejtje ndefetare. Na i shajn e baltosin figurat ma eminente kombëtare.

Duhet me protestue per shumçka qe atje asht keq e jo me protestue kunder pushtetit per ta marr ate me dhunë.

A ka ma veprim banal , ma veprim antikombëtar dhe anti shtetnor se sa deklaratat e Visar Imerit qe thotë; Amerika na ndihmojë të çlirohemi sepse ka pas qellimet e veta imperialiste. Donika Kadaj thotë se Amerika ban mirë mos të na perzihet në punët e mbrendshme.

A nuk e kuptoni ju qe delni me protestue dhe po vandalizoni rrugë e trotuare, po vandalizoni objekte shtetnore e private , po kallni vetura, po theni kokat e policve në krye të detyrës se kjo qe juve bani asht krim, asht krim sepse te veproni ashtu ju nxisin vet kriminelet. A mendoni juve se qenka Dardania ( Kosova e juve se ju ashtu e thirrni ) aq e pasun sa Amerika paska interesa imperialiste ketu?!

A mendoni juve se Donika Kadaj asht tash patriote se guxoj ti thotë Amerikës trus e mos na u perzijë?! Po a dini juve ore të shkretë dhe bashk me juve ajo Donika e Pollaqerit të Lubozhdës dhe ai zgarrafeli Visar Imeri se mos me kan Amerika per dy orë Dardaninë e merr Serbia me Rusinë e ashtu Turqinë e futet vet mbrenda me xhamija e simbole tjera islame dhe se per nji kohë te shkurt nuk do ket ma shqiptar në Gadishullin Ilirik. A asht ky qellimi i jot o popull sepse se asht qellimi i opozitës po dihet e po shihet? ! Qofsha unë i gabuem por po duket se po e humbisni shtetin.

Lene ma at patriotizmi fshataresk folklorik. Mos mendoni se asht patriot ai qe e shan Serbinë apo qe e shan kedo qoftë.

Patriot asht ai qe respekton origjinën e vetë kombëtare, qe nuk lejon askend me ja perdhos ate, patriot asht i urti qe vepron me mend per mirqenje e ndertim të institucioneve të shtetit  të vet. Patriot asht ai qe i sherben shtetit e jo xhepit të vet. Pse po harroni se cila asht pasunija e Ramush Haradinaj, dhe kompanisë së ti? Pse po harroni se cila asht pasunija e Fatmir Limaj dhe kompanisë së ti dhe pse nuk po mendoni se cila ishte pasunija e tyne para luftes dhe para se me ardh në pushtet ata. Per nga pasunija nuk jan ma fukare as shumica e kreut të VV-së. Liburn Aliu ka ba 100 dallavere me nji banesë pronë e nji serbi në Ulpiana dhe shkaku i lojnave të ti të pista perpak jan vra njerzit mes veti. Shifjani shtëpinë e Liburnit sot.

Borgenhaugen 16.02.2016