Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


“Armiqtë” Vilson Blloshmi dhe Genc Leka

| E diele, 10.08.2008, 09:00 PM |


Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, lindën në muajin Mars. Vilsoni, lindi më 18 mars të vitit 1948, ndërsa,

Nga Kujtim Boriçi

Poetët / Nr.1

Grupi armiqësor i Bërzeshtës

Dy të PUSHKATUAR dhe 70 vite burgim

1-Genci Bardho (Feim) Leka, për krimin e sabotimit, në bazë të nenit 72 e 12 dhe 28 të Kodit Penal dhe për krimin e agjitacionit e propagandës kundër pushtetit popullor dhe në bazë të nenit 73/1, të Kodit Penal, dënohet me vdekje, me pushkatim, me konfiskimin e pasurisë, si dhe me humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë.

2- Vilson Sami Blloshmi, për krimin e sabotimit, në bazë të nenit 72 e 12 dhe 28 të Kodit Penal dhe për krimin e agjitacionit e propagandës kundër pushtetit popullor dhe në bazë të nenit 73/1, të Kodit Penal, dënohet me vdekje, me pushkatim, me konfiskimin e pasurisë, si dhe me humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë.

3- Bedri Sami Blloshmi, për krimin e sabotimit dhe në bazë të nenit 72 e 12 dhe 28 të Kodit Penal e dënon me 25 (njëzet e pesë) vjet të heqjes së lirisë dhe me konfiskimin e pasurisë, si dhe me humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë.

4- Demir Marko Blloshmi, për krimin e sabotimit dhe në bazë të nenit 72 e 12 dhe 28 të Kodit Penal e dënon me 18 (tetëmbëdhjetë) vjet të heqjes së lirisë, me konfiskimin e pasurisë, si dhe me humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë.

5- Rustem Ymer Çerri, për krimin e përvetësimit të pasurisë socialiste të kryer më shumë se një herë dhe në bazë të nenit 80/1 të Kodit Penal e dënon me 12 (dymbëdhjetë) vjet heqje lirie e konfiskimin e pasurisë.

Vuajtja e dënimit i fillon nga dita e paraburgimit 05.08.1976

6- Rustem Shaban Dashi, për krimin e përvetësimit të pasurisë socialiste të kryer më shumë se një herë dhe në bazë të nenit 80/1 të Kodit Penal e dënon me 10 (dhjetë) vjet heqje lirie e konfiskimin e pasurisë.

7- Rexhep Ali Sula, për krimin e përvetësimit të pasurisë socialiste të kryer më shumë se një herë dhe në bazë të nenit 80/1 të Kodit Penal dhe 44 të Kodit Penal e dënon me 3 (tre) vjet heqje lirie.

8- Ali Isuf Goçi, për krimin e përvetësimit të pasurisë socialiste në shumë të vogël dhe në bazë të nenit 81 e 42 germa “a” të Kodit Penal e dënon me 2 (dy) vjet heqje të lirisë.

Vendimi u shpall në Librazhd, më 13.06.1977

Vilsoni dhe Genci u pushkatuan mesnatën e 17 korrikut 1977

Arkivat. Arrestimi i poetëve

Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, lindën në muajin Mars. Vilsoni, lindi më 18 mars të vitit 1948, ndërsa, Genci më 23 mars të vitit 1941. Që të dy ishin nga i njëjti fshat, nga Bërzeshta e Librazhdit, që të dy ishin poetë. Ashtu siç kishin lindur në të njëjtin muaj, ata patën të njëjtën vdekje dhe në të njëjtën natë. Vilson Blloshmi dhe Genc Leka u pushkatuan mesnatën e 17 korrikut të vitit 1977, për të vetmin “faj”, se kishin lindur poetë. Jeta e tyre u fik nga plumbat e xhelatëve, ndërsa trupat e njomë u flakën në të njëjtën gropë. Të dy poetët e kallur nën dhe` u lanë në harresë deri në shembjen e diktaturës, ndërsa poezitë e tyre u shpallën heretike. Diktatura i groposi, por të dy poetët kishin skalitur pavdekësinë me krijimtarinë e tyre, poezinë. Ata ishin poetë të lindur dhe i këndonin bukurisë, njeriut të thjeshtë.

Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, ishin mësues dhe poetë të talentuar që aspironin për liri dhe demokraci, për një jetë më të mirë. Ndaj tyre u organizua një gjyq politik i inskenuar. Komiteti i Partisë së Librazhdit kishte bërë një plan masash për gjykimin dhe dënimin e Vilson Blloshmit dhe Genc Lekës. Pra, në Komitetin e Partisë merreshin vendime për pushkatimin e poetëve. Edhe diskutimet që do të bëheshin në gjyqin politik, ishin përgatitur në Komitetin e Partisë dhe aty ishin caktuar gjashtë vetë, për të diskutuar ato që ishin përgatitur në Komitetin e Partisë. Në planin e masave të Komitetit të Partisë, thuhej se: “Gjykatat Popullore punojnë për të realizuar vendimet e Kongresit të 7-të të PPSH”. Akuzat ishin të rënda për “krim, sabotim ekonomik, agjitacion dhe propagandë”.

Vilson Blloshmi rridhte nga një familje patriotike. Ai fliste frëngjisht dhe anglisht në mënyrë të shkëlqyer. Shkruante poezi, por edhe përkthente poetët më në zë perëndimorë, sidomos ata francezë. Akuza kryesore ndaj tij, ishte poezia “Saharaja”, ku ai e simbolizon Shqipërinë të shkretë dhe pa miq e pa shokë, por Vilsoni u akuza edhe pse kishte thënë se, “që të bëhesh njeri i afirmuar, duhet të dish edhe gjuhë të huaja”. Regjimi nuk i donte njerëzit që dinin gjuhë të huaja. Megjithëse dinte gjuhë të huaja, ai shikohej me sy të keq nga Partia e Punës dhe qeveria komuniste. Në aktakuzë thuhej se: “Vilson Blloshmi e ka filluar që në bankat e shkollës, në Normalen e Elbasanit, veprimtarinë armiqësore”. Ai i kishte thënë një shoku në shkollë se, “vendi nuk ka literaturë të bollshme dhe njerëzit nuk marrin dije”...

Genc Leka, ishte një mësues shembullor, por për probleme të biografisë e çuan në punë ndërtimi. Edhe pse punonte shumë, ai gjente kohë që të shkruante edhe poezi. Në aktakuzë ishte shkruajtur se ai ka bërë agjitacion, duke u shprehur se, “normat janë të larta dhe shpenzimet e ulëta sa mezi jetohet”. Ai u akuzua për poezi pesimiste dhe jo realiste, sipas prokurorit, “poezitë shprehnin dëshpërim”. Interpretimi i poezive e rëndoi akuzën. Edhe poezitë e natyrës cilësoheshin si politike.

Ekskluzive/Nga dosja origjinale gjyqësore e ajo hetimore e arrestimit dhe pushkatimit të poetëve të talentuar, Vilson Blloshmi e Genc Leka, nga sot e në vazhdim, do të japim detaje të panjohura e rrëqethëse rreth këtij krimi makabër, si u përgatit dhe u formulua akuza e “sabotimit ekonomik”, ajo e “agjitacionit e propagandës”, vendimi i Partisë për dënimin maksimal të “Grupit armiqësor të Bërzeshtës”, kush mori pjesë në këtë skenar, kush dhe si u përgatitën Akt-Ekspertizat e krijimtarisë artistike, tentativa e dështuar e Sigurimit të Shtetit për t’i bërë bashkëpunëtorë në këmbim të jetës, torturat fizike e psikologjike ndaj tyre, deri në pushkatimin në mesnatë në një pyll e gjetjen e varreve nga familjarët në vitet e demokracisë.

Si u përgatit arrestimi, gjykimi dhe pushkatimi i poetëve Blloshmi e Leka

Është pranverë e vitit 1976. Kishte kohë që Partia dhe Sigurimi i Shtetit kishin vënë në shënjestër të ndëshkimit, dy poetët e rinj dhe të talentuar, Genci Lekën dhe Vilson Blloshmin. Referuar Dosjes “Blloshmi-Leka” (Nr.48) që ruhet në Arkivin e Ministrisë së Brendshme, pjesë të së cilës ne do botojmë në numrat në vazhdim të gazetës, gjithçka është kopsitur: Është përcaktuar grupi “armiqësor”, krerët e tij, si dhe akuzat që do i dënonin, agjitacioni e propaganda dhe sabotimi në ekonomi.

I pari në pranga, Bedri Blloshmi

Referuar dosjes “Blloshmi-Leka”, gjithçka ka funksionuar në sinkron të plotë për zbulimin e “grupit armiqësor të Bërzeshtës”, me synimin e ndëshkimit ekstrem të dy poetëve të rinj e të talentuar, Vilson Blloshmi e Genci Leka nga Librazhdi.

I pari vihet në pranga Bedri Blloshmi, 25-vjeç, vëllai i Vilsonit, poetit që do të pushkatohej më pas. Ajo ditë, 1 prill 1976, shënon vënien në pranga të Bedriut, i cili do të dënohej për akuzat e mësipërme, jo pak, por 25 vjet heqje lirie. Ato momente që nisën kalvarin e mundimshëm të “armiqve” të Bërzeshtës, dhënë dhe në faqet e librit të S.Bejkos, ruhen e riprodhohen të gjalla në kujtesën e Bedri Blloshmit, teksa rrëfen për gazetën “Shekulli”. ...Atë ditë, të dy vëllezërit kanë punuar te arat e kooperativës. Rrëmihnin anët e arave që mbeten pa u punuar; aty ku merr kthesën e rrotullohet traktori. Në një pushim, Bedriun e zë gjumi. Në ëndërr veten e ka parë në një pyll. Bie zjarri dhe i merr trupin, ia djeg njërin krah. Në tjetrin ka një fëmijë që e shpëton. Zgjohet keq e me të bërtitura. Vilsoni e qetëson. I thotë, do kesh zënë krahun poshtë trupit e të ka dhembur, ndaj pe atë ëndërr. Kur vijnë në shtëpi për të ngrënë drekë, xhaxha Hasani i thotë që të kërkojnë në Librazhd për zborin. Bedriu niset, në çast, për ta sqaruar. Zborin e kishte bërë. Ka dalë ndonjë ngatërresë. Xhaxha Hasani e kthen: “Prit të të jap ca lekë me vete”. Bedriu nuk i do. “Mbaji, t’i kesh lekët”. “Vajta-erdha, ngul këmbë Bedriu. Do t’i sqaroj dhe… kaq”. “Mbaji lekët, se m’i kthen prapë. Dëgjo, bir, shton Hasani, ti këta nuk i njeh mirë. Mua nuk më ngjan punë zbori kjo. Nuk më ndjell zemra për mirë. Sido që të jetë, bëhu burrë”. “Po të jetë ashtu, po ia mbath matanë. Të arratisem?”. “Tani nuk ke ku shkon. Në kanë ndër mend gjë të ligë, që këtë çast ata të janë vënë këmba-këmbës. Por… me mend në kokë, siç të thashë”.

Në Librazhd, Bedriut i thonë se mbase e ke bërë zborin, por këtë do ta sqarojmë nesër. Sot fli në hotel dhe duku prapë. Ktheu dhe një herë nga Dega e Punëve të Brendshme. Bedriu nuk arrin ta kuptojë ç’po ndodh. Nuk kam punë me Degën (Sigurimin e Shtetit), u thotë. Nesër do të paraqitesh këtu, në repartin ushtarak, që ta sqarojmë atë punën e zborit. Sonte fli në hotel se duhet të paraqitesh që në mëngjes. Në hotel i thonë se do të flejë në dhomën 11, kati i tretë. Iu duk se edhe këta sikur e dinin që ai do të vinte aty. Bedriu stepet. Diçka e keqe po i vjen rrotull, po prapë nuk do ta besojë. Ai i hotelit i thotë dil, pi ndonjë kafe, ha darkën, dhomën e ke tënden. Kishte pasur të drejtë xha Hasani, lekët duheshin me vete. Një polic që e priste te dera, e çon te Kryetari i Degës. Ai ia thotë copë: “Duhet të punosh me ne, për shtetin. Ti je nga fisi i Blloshmit dhe njerëzit kanë besim tek ju. Ne duam të dimë çfarë thonë njerëzit. Do të na japësh të dhëna për të gjithë njerëzit, veç njerëzve të familjes tënde. Ti je i ri. Ne do të mbajmë mirë. Shko me cilëndo vajzë që të të dojë qejfi në gjithë Librazhdin, veç të bësh këtë punë për ne. Shko fli në hotel, mendohu, nesër flasim prapë”. Bedriu nuk pranon që të bëhet spiun. Vijnë prapë natën në hotel dhe ia përsërisin kërkesën. Bedriu nuk do. E arrestojnë. Akuza: Ke djegur rrapin dhe Muzeun e fshatit. Ne nuk ta kishim vënë atje emrin e gjyshit tënd, Selman Blloshmi, dhe ti nga inati doje të digjje Muzeun.

Pranga dhe për Vilson Blloshmin

Ishte 5 gushti i vitit 1967. Arrestimet vazhdojnë. Është radha e Vilsonit. Vilsonin e thërrasin në Librazhd, për një punë te ferma. Me vete ka marrë një batanije, bukë dhe librin e Hygoit “Viti ‘93”. Pa hyrë në qytet, tek ura i hedhin hekurat. Ia mbulojnë kokë me batanije dhe menjëherë e nisin në Tiranë. Batanijen e shtëpisë, bukën dhe librin e Hygoit i lënë në burgun e Librazhdit. Ka ndenjur i lidhur duar e këmbë te biruca nr.20, birucat e Koçi Xoxes, siç i quanin. I thonë se je djalë inteligjent, di gjuhë të huaja. Duam bashkëpunimin tënd. Të shkosh jashtë, në Belgjikë te daja yt dhe të punosh për ne. E ka marrë në pyetje vetë Kadri Hazbiu, ministri i Brendshëm. Kjo torturë vazhdon dy muaj rresht. Nuk e torturojnë, por e masakrojnë. Kur vjen në Librazhd, krahun e majtë e ka të mpirë. Nuk e urdhëron dot. E merr me dorën tjetër që ta vërë mbi tavolinë.

25 ditë pas arrestimit të Vilsonit, te qendra e fermës shtetërore arrestojnë Gencin. Fillimisht i thonë se, kur ke shkruar parullat propagandistike në muret e godinave të fermës, emrin e Enver Hoxhës e ke bërë me bojë të zezë. Genci do të jetë te qelia nr.1. Pas tij, te 2-shi është Bedriu. I treti në radhë, është Vilsoni. Fillojnë që të merren vesh me goditje në mur. Alfabeti i të burgosurve.

Janë bërë ndërkohë dhe arrestime të tjera: Demir Blloshmi, Rustem Dashi, Rustem Çeni, Rexhep Sula dhe, i fundit, Ali Goci që arrestohet në gjendje të lirë. Më vonë, mbasi i japin aktakuzën, edhe këtë e kthejnë në burg. (Burimi, Dosja Gjyqësore)

Është pranverë e vitit 1976. Kishte kohë që Partia dhe Sigurimi i Shtetit kishin vënë në shënjestër të ndëshkimit, dy poetët e rinj dhe të talentuar, Genci Lekën dhe Vilson Blloshmin... I pari vihet në pranga Bedri Blloshmi, 25-vjeç, vëllai i Vilsonit, poetit që do të pushkatohej më pas. Ajo ditë, 1 prill 1976, shënon vënien në pranga të Bedriut, i cili do të dënohej për akuzat e mësipërme, jo pak, por 25 vjet heqje lirie.

Vilsonit ithonë se je djalë inteligjent, di gjuhë të huaja. Duam bashkëpunimin tënd. Të shkosh jashtë, në Belgjikë te daja yt dhe të punosh për ne. E ka marrë në pyetje vetë Kadri Hazbiu, ministri i Brendshëm. Kjo torturë vazhdon dy muaj rresht. Nuk e torturojnë, por e masakrojnë. Kur vjen në Librazhd, krahun e majtë e ka të mpirë. Nuk e urdhëron dot. E merr me dorën tjetër që ta vërë mbi tavolinë

25 ditë pas arrestimit të Vilsonit, te qendra e fermës shtetërore arrestojnë Gencin. Fillimisht i thonë se, kur ke shkruar parullat propagandistike në muret e godinave të fermës, emrin e Enver Hoxhës e ke bërë me bojë të zezë. Genci do të jetë te qelia nr.1. Pas tij, te 2-shi është Bedriu. I treti në radhë, është Vilsoni. Fillojnë që të merren vesh me goditje në mur. Alfabeti i të burgosurve.

Gjykata e lartë: "Poetët Leka e Blloshmi, të dënohen me vdekje me pushkatim!"

Dënimi me vdekje për dy poetët librazhdas, Vilson Blloshmi e Genci Leka, i sapo kumtuar në sallën e kinemasë së qytetit, mes një auditoritë përzgjedhur që duartrokiste "Rroftë Partia" "Poshtë armiqtë!"

Arkivat. Kërkesa në Gjykatën e Lartë

Blloshmi: "Ja pse nuk duhet të më pushkatoni!"

Dënimi me vdekje për dy poetët librazhdas, Vilson Blloshmi e Genci Leka, i sapo kumtuar në sallën e kinemasë së qytetit, mes një auditoritë përzgjedhur që duartrokiste "Rroftë Partia" "Poshtë armiqtë!", atë mesditë të 13 qershorit 1977 sapo është dhënë. Tashmë, në qeli të veçanta (birucat) ku rrinin, atyre u lidhen këmbë e duar, u vendoset helmeta në kokë dhe u dyfishohen rojet. Ditë-netë-javë të tëra në një gjendje të tillë të tmerrshme. Edhe e drejta për të përtypur dy kafshatë bukë, megjithëse ata nuk kishin uri e etje, nuk mund të realizohej. Edhe këtë shërbim ua kryenin policët e dubluar…Poetët, e jo vetëm ata, e kanë kuptuar se shpresa për falje jete, tashmë do të ishte vetëm një shpresë. Thuhet për çdo rast e për çdo rrethanë se, shpresa vdes e fundit…

Kështu që të dënuarit me vdekje atë mesvit të trishtë të 1977-ës, bëjnë ankimimin në Këshillin Gjyqësor të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Kërkojnë t'u falet jeta, duke bërë dhe argumentimin se përse e kërkojnë një gjë të tillë…

Ja çfarë thuhet mes të tjerave në kërkesën e të dënuarit Vilson Blloshmi drejtuar Gjykatës së Lartë për zbutje dënimi:

"Si në hetuesi, edhe në gjyq unë e kam mohuar akuzën, nuk kam sabotuar, nuk kam agjituar për të përmbysur pushtetin…

Dënimi kapital, mendoj se nuk duhet të zbatohet kundër meje, sepse jam ende djalë i ri, me çdo mundësi për t'u edukuar nëse gjykata e shkallës së dytë do ta gjejë të provuar fajësinë time, qoftë edhe duke ndenjur për një kohë të gjatë i izoluar nga jeta e lirë, me çdo mundësi për të punuar dhe për t'i shërbyer më gjatë shoqërisë."

Arkivat për poetët "armiq"

Kush ishin Vilson Blloshmi dhe Genc Leka

Vilson Blloshmi dhe Genc Leka lindën në muajin Mars. Vilsoni, lindi më 18 mars të vitit 1948, ndërsa, Genci më 23 mars të vitit 1941. Që të dy ishin nga i njëjti fshat, nga Bërzeshta e Librazhdit, që të dy ishin poetë. Ashtu siç kishin lindur në të njëjtin muaj, ata patën të njëjtën vdekje dhe në të njëjtën natë. Vilson Blloshmi dhe Genc Leka u pushkatuan mesnatën e 17 korrikut të vitit 1977, për të vetmin "faj", se kishin lindur poetë. Jeta e tyre u fik nga plumbat e xhelatëve, ndërsa trupat e njomë u flakën në të njëjtën gropë. Të dy poetët e kallur nën dhè u lanë në harresë deri në shembjen e diktaturës, ndërsa poezitë e tyre u shpallën heretike. Diktatura i groposi, por të dy poetët kishin skalitur pavdekësinë me krijimtarinë e tyre, poezinë. Ata ishin poetë të lindur dhe i këndonin bukurisë, njeriut të thjeshtë.

Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, ishin mësues dhe poetë të talentuar që aspironin për liri dhe demokraci, për një jetë më të mirë. Ndaj tyre u organizua një gjyq politik i inskenuar. Komiteti i Partisë së Librazhdit kishte bërë një plan masash për gjykimin dhe dënimin e Vilson Blloshmit dhe Genc Lekës. Pra, në Komitetin e Partisë merreshin vendime për pushkatimin e poetëve. Edhe diskutimet që do të bëheshin në gjyqin politik, ishin përgatitur në Komitetin e Partisë dhe aty ishin caktuar gjashtë vetë për të diskutuar ato që ishin përgatitur në Komitetin e Partisë. Në planin e masave të Komitetit të Partisë, thuhej se: "Gjykatat Popullore punojnë për të realizuar vendimet e Kongresit të 7-të të PPSH". Akuzat ishin të rënda për "krim, sabotim ekonomik, agjitacion dhe propagandë".

Vilson Blloshmi rridhte nga një familje patriotike. Ai fliste frëngjisht dhe anglisht në mënyrë të shkëlqyer. Shkruante poezi, por edhe përkthente poetët më në zë perëndimorë, sidomos ata francezë. Akuza kryesore ndaj tij ishte poezia "Saharaja", ku ai e simbolizon Shqipërinë të shkretë dhe pa miq e pa shokë, por Vilsoni u akuza edhe pse kishte thënë se, "që të bëhesh njeri i afirmuar, duhet të dish edhe gjuhë të huaja". Regjimi nuk i donte njerëzit që dinin gjuhë të huaja. Megjithëse dinte gjuhë të huaja, ai shikohej me sy të keq nga Partia e Punës dhe qeveria komuniste. Në aktakuzë thuhej se: "Vilson Blloshmi e ka filluar që në bankat e shkollës, në Normalen e Elbasanit, veprimtarinë armiqësore". Ai i kishte thënë një shoku në shkollë se, "vendi nuk ka literaturë të bollshme dhe njerëzit nuk marrin dije"...

...Genc Leka, ishte një mësues shembullor, por për probleme të biografisë e çuan në punë ndërtimi. Edhe pse punonte shumë, ai gjente kohë që të shkruante edhe poezi. Në aktakuzë ishte shkruar se ai ka bërë agjitacion, duke u shprehur se, "normat janë të larta dhe shpenzimet e ulëta sa mezi jetohet". Ai u akuzua për poezi pesimiste dhe jo realiste, sipas prokurorit, "poezitë shprehnin dëshpërim". Interpretimi i poezive e rëndoi akuzën. Edhe poezitë e natyrës cilësoheshin si politike.

Ekskluzive / Nga dosja origjinale dhe gjyqësore Nr.48 e poetëve Vilson Blloshmi e Genc Leka, në këtë numër, po japim pjesë të vendimit të Këshillit Gjyqësor i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, i cili, pasi shqyrton kërkesën e të dënuarve, lë në fuqi vendimin për dënimin me vdekje me pushkatim për poetët "armiq" Genc Leka eVilson Blloshmi.

Në përfundim të gjykimit të gjykatës së shkallës së parë Librazhd, më 13.6.1977, për 8 pjesëtarët e "Grupit armiqësor të Bërzeshtës", ku për dy poetët Genc Leka e Vilson Blloshmi kërkohet dënimi ekstrem , a i vdekjes me pushkatim, shpresa e vetme mbetet ndryshimi i kësaj mase nga KëshilliGjyqësor i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë Tiranë të cilit i janë drejtuar. Tre javë më pas, ky Këshill, referuar vendimit origjinal (Dosja Nr.48, faqe 356-370), nën drejtiminkryesueses Eleni Selenica, merr në analizë ankimimin. Në përfundim, ky organizëm i lartë gjyqësor i kohës, lë në fuqi vendimingjykatës së Librazhdit, duke lënë në fuqi ndëshkimin e poetëve me pushkatim.

Ja pjesë nga ky vendim:

"KëshilliGjyqësor i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, pasi dëgjoi relacionin e anëtarit S.Krongo, mendimin e prokurorit P.Konomi, që kërkoi lënien në fuqi të vendimit dhe pasi shqyrtoi e bisedoi në tërësi çështjen

Vëren:

Vendimi i gjykatës është i drejtë dhe si i tillë duhet të lihet në fuqi.

Nga materiali i çështjes rezulton e vërtetuar se të gjykuarit Genc Leka, Vilson Blloshmi, D.Blloshmi, Bedri Blloshmi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për një kohë relativisht të lartë, kanë zhvilluar një veprimtari të theksuar kriminale ku kanë synuar minimin e ekonomisë bujqësore dhe për të dobësuar Pushtetin Popullor. Nga këta, tre të parët kanë zhvilluar edhe agjitacion e propagandë kundër Pushtetit Popullor, kurse të gjykuarit e tjerë R.Çerri, R.Sula, R.Dashi për disa vjet me radhë, sistematikisht dhe në grup të organizuar me njëri-tjetrin dhe me të gjykuarit Bedri e D.Blloshmi, si dhe në bashkëpunim me A.Gocin kanë përvetësuar pasuri socialiste.

Siç del nga të dhënat e gjykimit, të gjykuarit Genc Leka, Vilson Blloshmi, Bedri Blloshmi e R.Dashi, janë persona me prejardhje klasore e përbërje politike shumë të keqe, rrjedhin nga familje shumë të pasura, prindërit e të afërmit e tyre gjatë luftës Nacionalçlirimtare u lidhën dhe bashkëpunuan ngushtë me pushtuesin dhe organizatat tradhtare të Ballit Kombëtar, si dhe ju kundërvunë lëvizjes nacionalçlirimtare. Pas çlirimit kanë mbajtur qëndrim armiqësor ndaj pushtetit popullor. Kështu, i ati i të gjykuarit Genc Leka, B.Leka, jo vetëm që ka marrë pjesë në radhët e Ballit Kombëtar, por pas çlirimit u arratis në Jugosllavi dhe ishte vënë në shërbim të agjenturave të huaja duke vepruar disa herë si diversant në vendin tonë në zonën e Qukësit. Po kështu, familja e të gjykuarve të tjerë Vilson e Bedri Blloshmi(vëllezër) ka qenë e lidhur me Ballin Kombëtar dhe shtëpia e tyre pas çlirimit qe kthyer në strehë për bandat e diversantëve e të tradhtarëve si Haki Blloshmi, Bardho Leka, Hasan Blloshmi. I ati i tyre Sami Blloshmi është dënuar për krime kundër shtetit.

I gjykuari D.Blloshmi, megjithëse ka origjinë të varfër, por duke pasur një vëlla të pushkatuar gjatë luftës u lidh me këta armiq, duke marrë për grua vajzën e tradhtarit B.Leka, motrën e të gjykuarit Genc Leka dhe duke qenë edhe vetë egoist, llafazan e vjedhës, ra nën presionin e tyre..

…..Në këto kushte, kërkesat e të gjykuarve për të ndryshuar vendimin e gjykatës në lidhje me dënimet e caktuara, janë të pabaza dhe si të tilla, duhet të refuzohen.

Për këto arsye: Këshilli Gjyqësor i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, në bazë të pikës 1 të nenit 313 të K.Pr.P, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit Nr. 45, datë 13.06.1977 të gjykatës së rrethit Librazhd.

Ky vendim, për të dënuarit Genc Leka e Vilson Blloshmi, në bazë të nenit 349 K.Pr.P nuk do të vihet në ekzekutim, derisa të shqyrtohet kërkesa e tyre për falje nga Presidiumi i Kuvendit Popullor.

Tiranë më 2.7.1977

Anëtar S.Krongo(firma), Anëtar A.Zenko(firma) Kryesuese Eleni Selenica(firma)"

Aranit Çela, firmos vendimin përfundimtar

Fijen e fundit të shpresës për jetën, poetëve Leka e Blloshmi, ua pret shkresa e firmosur nga Aranit Çele. Ja si thuhet mes të tjerave në këtë vendim:

"...Siç del nga të dhënat e gjykimit të çështjes, të gjykuarit Genc Leka, Vilson Blloshmi etj., janë persona me prejardhje klasore e përbërje politike shumë të keqe. Këta rrjedhin nga familje të pasura, që bashkëpunuan me Ballin Kombëtar...

...Gjykata e Lartë, duke e shqyrtuar në tërësi këtë çështje dhe duke pasur parasysh edhe diskutimin e masës gjatë gjykimit, lë në fuqi vendimin e Gjykatës Librazhd për dënimin me vdekje me pushkatim të të gjykuarve Genc Leka e Vilson Blloshmi. (Burimi i cituar më lart)

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Aranit Çela(Firma) (Burimi i cituar më lart)

Pushkatimi i poetëve

Genci dhe të Vilsonit, në mesnatën e errët të 17 korrikut 1977, u pushkatuan në një largësi prej rreth 5-6 km në largësi të Librazhdit, në një humnerë që quhet "Përroi" dhe "Firarit". Një toponim i çuditshëm. Atje jo që s'ka ujë, por as zogjtë nuk duan të kalojnë andej. Me sa duket e ndiejnë erën e vdekjes. Sipas kalimtarëve, atje rrallë mund të ndodhte të dëgjohej zëri i ngjirur i qyqes. Qyqja, siç tregon një gojëdhënë, kërkon vëllanë e vrarë nga shokët në pyll. Siç duket, edhe qyqes nuk i besohet që në të tilla humnera mund të ndodhin tragjedi të tilla.

Ditën që u bë zhvarrimi i trupave të Gencit dhe Vilsonit, kujton Bedri Blloshmi, plumbin e gjeta midis trupave të tyre. Kishte filluar të kalbej, ndërsa trupat e të ndierëve i kishin mbuluar rrënjët e drurëve që kishin mbirë më pas. Siç duket, i mbanin mbuluar nga ndonjë rrezik tjetër si i diktaturës, që të zhduknin çdo gjurmë mbas krimit.

***

Ditën që u bë zhvarrimi i trupave të Gencit dhe Vilsonit, kujton Bedri Blloshmi, plumbin e gjeta midis trupave të tyre. Kishte filluar të kalbej, ndërsa trupat e të ndierëve i kishin mbuluar rrënjët e drurëve që kishin mbirë më pas. Siç duket, i mbanin mbuluar nga ndonjë rrezik tjetër si i diktaturës, që të zhduknin çdo gjurmë mbas krimit.

Genci dhe të Vilsonit, në mesnatën e errët të 17 korrikut 1977, u pushkatuan në një largësi prej rreth 5-6 km në largësi të Librazhdit, në një humnerë që quhet "Përroi" dhe "Firarit". Një toponim i çuditshëm. Atje jo që s'ka ujë, por as zogjtë nuk duan të kalojnë andej. Me sa duket e ndiejnë erën e vdekjes. Sipas kalimtarëve, atje rrallë mund të ndodhte të dëgjohej zëri i ngjirur i qyqes. Qyqja, siç tregon një gojëdhënë, kërkon vëllanë e vrarë nga shokët në pyll. Siç duket, edhe qyqes nuk i besohet që në të tilla humnera mund të ndodhin tragjedi të tilla.

Ditë-netë-javë të tëra në një gjendje të tillë të tmerrshme. Edhe e drejta për të përtypur dy kafshatë bukë, megjithëse ata nuk kishin uri e etje, nuk mund të realizohej. Edhe këtë shërbim ua kryenin policët e dubluar…Poetët, e jo vetëm ata, e kanë kuptuar se shpresa për falje jete, tashmë do të ishte vetëm një shpresë. Thuhet për çdo rast e për çdo rrethanë se, shpresa vdes e fundit…

Shekulli, Shkurt 2008