E premte, 19.04.2024, 08:29 PM (GMT+1)

Mendime

Çegrani: Emrat e UDBashëve që montuan Zenicën

E diele, 14.02.2016, 11:55 AM


EMRAT E UDBASHËVE TË CILËT E MONTUAN PROCESIN E ZENICËS!

NGA NAFI ÇEGRANI

Procesi  policoro-gjyqesor i Zenicës më 1981 ishte krejtesisht I inskenuar dhe I montuar me nje plan secret  dhe urdher te krereve te UDB jugosllave dhe ne baza nacionale, sepse ne grup u denuam  6  shqiptarë dhe nje boshnjak. Këtij procesi famkeq i parapriu me muaj të tërë një shtërgatë e tmershme dhune , maltretimesh dhe terorri psikiko-fizik që ushtruan  kasapët e milicisë famkeqe dhe udbashëve të atyre viteve. E kurdisën në Zenicë të Bosnës per të ashtuquajtur ,,vrasje,, sipas nenit 37 të ligjit të Maqedonisë, e kinse ,,vrasja,, ka ndodhur në Gostivar…/ Rastin e përshkojnë 4-5 versione të ndryshme në kohë dhe hapësirë, ashtu siç është zhvilluar dhuna dhe terrori, janë imagjinuar dhe thurr ,,vrasje,, e cila nuk egziston/!Dhe, nuk dija cila ishte arsyeja, nuk kasha njohuri nëse kishte ndodhur vërtetë gjë ose jo.Plotë 16 muaj në hetuesi gjendeshim midis jetës dhe vdekjes, të përsekutuar dhe me dhimbje të rënda në trup nga rrahjet e tmerrshme  dhe dhuna që ushtronin me muaj të tërë mbi ne, duke na nxjerr në orët ë vona të natës nga qeliat e burgut hetues dhe lidhur në pranga na dërgonin në strogullat prej betony në podrumet e përgjakura të policisë në Bugojno. Torturat bëheshin në mënyrë sistematike dhe në vazhdimsi…

Ja edhe personat me emër dhe mbiemër të cilët ndikuan dhe e montuan rastin në mënyrë  direkte  ose indirect sipas urdhërave të UDB së Maqedonise dhe asaj Federative në bashkëpunim me organet famkëqia të policisë, prokurorëve dhe gjykatësve të Bosnës:

1.         Dushko Trajkovski shef për zbulim dhe kundërzbulim  I UDB-së për Maqedoni

2.         Nikolla Ilievski zavendës kryeshefi I sektorit të II të UDB-së në Shkup

3.         Sveto Mitrevski kryeshef I UDB-së për Maqedoni

4.         Evzi Mehmedi, ndihmës ministry dhe komandant I milicisë për Maqedoni

5.         Milosh mt. një udbash antishqiptar në Drejtorinë e UDB-së për Shkup

6.         Rauf Qazimi inspector në Sherbimin public Shkup

7.         Saqip Kollari nga Dibra , pjestar në grupin   Sllave Vasovskit- ,,Bombashi,,

8.         Bexhet Bexheti- ,,Lepuri,, udbash republikan I Maqedonisë në Shkup  e tj.

Të gjithë këta në marrëveshje dhe me pëlqim paraprak me krerët e UDB-së federative   në Beograd si Stane Dollanci, Mirko Bunevski, Branko Mikuliq, Zdravko Mustaqi e tj. E sipas planit sekret të UDB-së së Maqedonisë për burgosjen time pas kthimit nga Amerika si njeri I ,,rrezikshëm,, dhe jo I volitshëm në  linjën e tyre  komuniste / këtu vijnë edhe direktivat e Angel Cemerskit dhe të atyre të Këshillit Egzekutiv të Maqedonisë/, duke u dhënë urdhër dhe kahje  gjithë inspektorateve në vend , prokurorëve dhe gjykatave, duke I koordinuar veprimet dhe strategjinë me krerët e Bosne dhe Hercegovinës,  në krye me Dushko Zgonjaninin, Zdravko Mustaq, Fikret Bradariq, prokurorët e Zenicës si  Mutapqiq,  Mensur Hoxhiq,  gjykatësit Ante Varunek, Tihomir Baboviq, Sulejman Kapetanoviq, inspektorët si Ante Bernada, Bodul Nikica, Stipe Grabovac, Pero Pepac  etj. Bëjnë shpikje rasti , përpilojnë akuza të rreme për  të ashtuquajtur ,,vrasje,, kinse në  Gostivar, e sipas ligjit penal të nenit 37  të Maqedonisë, duke u dhënë  instruksione edhe inspektorëve të milicisë në Gostivar që të vepronin dhe të ,,kontribuonin,, me këtë rast, sepse viktimat  ishin  gati sipas planit të tyre që duhej të arrestoheshka të jem I arrestuar dhe të sillësha përpara aktit të kryer…

Emra dhe mbiemrat e inspektorëve nga Gostivari të cilët vepruan si antishqiptar dhe  me mënyra e metoda më shtazarake, ishin :

1.         Zhivko Mitevski kryeshef I SJB,/ Sherbimit publik/

2.         Despot Aleksovski me despotizmin e tij, ,,naçalnik,, në SPB- Gostivar,

3.         Temelko Boshkovski, inspektor shovinist dhe i korumptuar,

4.         Komandir Zdravko Rafajlovski nga fsh. Vollkovi,

5.         Murat Isakovski inspektor i dyshimt, i pandëgjegjshëm dhe dallaverexhi, kampanjon i Temelko Boshkovskit.

6.         Haki Fejzuli nga Doberdolli, sadist dhe vrases i shqiptareve të kësaj ane.

Kurse nga burgu hetues famkeq  i Zenicës të cilët me gardianet e tyre ushtronin dhunë dhe terror fiziko-psikik ndaj të paraburgosurve, ishin edhe Fahrudin Jarac dhe komandanti i  këtij burgu  Huzair Skopljak , të cilët  sipas apetiteve të tyre shfryrëse si shovinist që ishin dhe antishqiptar, benin kërdi në netët e  gjata të hanxhareve,  me muaj të tëra ,  në relacionin : qeli burgu  të Zenicës , në orët e vona të  natës lidhur në pranga dërgohëshim   nga disa ditë të shtunave dhe të dielave në podrumët e SPB në Bugojnë ku inspektorët e kësaj qendre policore në krye me Fikret Bradariqin, Ante Bërnada etj. Përgjaknin muret e bodrumeve… duke na zhvendosur nga koha dhe hapësira ku endemi, duke bërë manipulime dhe ushtruar dhunë fizike deri në çmenduri plotë urrejtje, inate,mllefe dhe fantazi të kota, më dukej vetja se gjendesha përpara hetusish egërsirë dhe në lokale policore të Bugojnës ma të përbinshëm në botë. Aty zhvillohej një luftë mes gladiatorëve me dema të lidhur…

Në fytyrat e tyre shkrepëtinte vetëm egërsi, të mllefosur, na përgjaknin me çufra hekuri dhe shkopinj gome, ne të gjorët të lidhur në pranga e zinxhir, përballeshim me hëtuesi apsurde dhe me njerëz të pashpirt siç ishin Ante Bernada, Fikret Bradariq, Bodul Nikica dhe ,,tajfa,, e tyre…Ne ishim plotësisht të traumatizuar psiqikisht, e ata me ndjenjat e tyre cinike talleshin me gjendjen tonë amorfe dhe depresive.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora