Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gëzim LLojdia: Ambasadorët e Shqipërisë në Kanada

| E shtune, 13.02.2016, 05:47 PM |


NUSRETI DHE SHANOJA BEJKOSALA AMBASADORET E PERJETSHEM TE SHQIPERISE NE KANADA

Nga Gëzim LLojdia

1.

Bashkshortët Bejkosala u  mërguan në dy muaj të këtij viti nga bota jonë.Ikur nga atdheu,fill pas  paslufte ata krijuan identitetin e tyre  si dhe ndihmuan  shqiptarët për tu integruar në jetën e re përtej oqeanit në Amerikën e Veriut.Nusreti financoi kujtimet e Ismail Qemalit që u botuan në vitin 1965 në Kanada,ndërsa Shanoja ka dhen një kontribut në organizmin  e grave shqiptare si dhe  në strehimin e vellezërve kosovarë për gjatë luftës.Shanoja është nderuar me titullin e lartë:” Nderi i kombit”.

Në 7 janar 2016 u largua nga bota jonë Nusret Bejkosalaj. Ambasada e Shqipërisë në Kanada  shkruan:Bir i Vlorës dhe i vendosur që në rininë e hershme në Kanada, z. Bejkosalaj përfaqësoi gjithë jetën tiparet e shqiptarit të mirë, atdhedashës, sipërmarrësit të palodhur që me punë të ndershme ndërtoi nga e para një zinxhir të suksesshëm biznesesh, duke shërbyer si model në jetën ekonomike dhe publike të kryeqytetit federal. Si një ndër themeluesit e komunitetit shqiptar të Otavës, bashkëatdhetarët e këtushëm do të nderojnë sot e gjithmonë humanizmin dhe kontributet e tij dhe të familjes në forcimin e jetës komunitare, krenarinë e prejardhjes dhe ruajtjen e rrënjëve identitare. Xha Nusreti, siç shpeshherë e quanim me dashuri, do të mbahet mend si financuesi dhe botuesi i parë i veprës së Ismail Qemalit në Amerikën e Veriut. Me forcën e karakterit, magjinë e komunikimit, sensin unik të humorit, mbi të gjitha me shembullin e jetës së tij, vënë në shërbim të familjes, kombit shqiptar dhe Kanadasë që e mikpriti në gjirin e vet, ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme te të gjithë njerëzit që kanë pasur fatin ta kenë afër dhe të bashkëpunojnë me të.

Për ata që nuk e njohin ka një fakt përveç të tjerave. Reshat Agaj që është edhe zyrtarisht përkthyesi i para i kujtimeve të Ismail Qemalit ,në kujtimet e tij të botuara te :”Vëllai i pengut” shkruan se në vitin 1965 ai pas një aksidenti në  Kanada   dhe pas dy javëve kur ai filloi te lëvizte dorën mendoi të përkthente kujtimet e Ismail Qemal Vlorës që ai I kishte lexuar dhe ndodheshin në bibliotekën e Torontos.Pas 4 mujave ai përktheu kujtimet plakut të Vlorës .Si u botuan ato dhe kush mundësoi financimin e tyre Reshat Agaj e përshkruan kështu:Më duhet ët shtoj se tërë shpenzimet e botimit  u vunë nga  Nysret Bejkosala i cili më tha të nisja  botimin se harxhet do ti kishte ai.

2.

Bashkëshortja e Nysretit ishte nje  amazonë e rralle ,mbesa e Alikajve të Kucit,ikur dy vjece,Nderi i Kombit Shanoja.Vetëm nj muaj pas vdekjes së patriotit Nusret Bejkosala,Shanoja mërgoi edhe ajo në yllësin e qielli të Zotit,besimtar të së cilit ishin bashkortëtë Bejkosala.Dr Ruki Kondaj ,kryetar e komunitetit shqiptar shkruan

Një lajm kaq i hidhur dhe kaq i papritur per Zonjen Shano Bejkosalaj, për një grua te rralle, një nene, një bashkëshorte, një shoqe, një aktiviste e palodhur e ceshtjes shqiptare qe patëm fatin ta njohim nga afër e qe na ka lënë mbrese te pashlyeshme.Bija e shquar e Shqipërisë dhe e Labërisë time qe krenohem me te se na la pas nje emer te madh, "Gruaja Shqiptaro Kanadeze Nder i kombit. Ambasada shqiptare që i ka pasur mbështetje dhe është kujdesur për komunitetin shqiptar Elida Petoshati një ambasadore që ka shkëlqyer më punën e saj shkruan për  zonjën Nderi i kombit :Lajmi se zemra e Shano Bejkosalaj ka pushuar së rrahuri ka sjellë pikëllim të thellë te çdo shqiptar në Shqipëri, Kosovë dhe në gjithë botën shqiptare.Humbja është edhe më e madhe për komunitetin e Otavës dhe mbarë Kanadasë që pati privilegjin unik të ketë në gjirin e vet një grua që i bën nder Shqipërisë që e lindi dhe e përkundi në virtytet dhe vlerat më të mira, kombit shqiptar të cilit ia përvetësoi dhe rrezatoi më tej konstitucionin shpirtëror dhe Kanadasë që e mikpriti me dashuri dhe e bëri qytetare të botës.“Nderi i Kombit”, me dekret të Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Bujar Nishani, Shano Bejkosalaj, kjo bijë e Labërisë i ka bërë të gjithë krenarë me rrugëtimin e një jete të shënuar nga mbijetesa, dhimbja, sakrifica mbi të cilat ndërtoi solidaritetin, kujdesin, filantropizmin për njerëzit në nevojë. Megjithëse një vajzë vetëm tre vjeçe që barti tragjedinë e shkëputjes së familjes nga rrënjët teksa zbarkoi në brigjet e Halifaksit, Shano i shëroi plagët e shpirtit, përtej pengesës që nuk mund ta kishte më atdheun, dhe qëndroi shqiptare në çdo qelizë. Qëndroi shqiptare në çdo hap, si grua, nënë dhe zonjë aktiviste, duke dhënë shembullin se identiteti kultivohet në mendje dhe në zemër, prandaj nuk ka forcë ta fshijë. Qëndroi shqiptare, duke qenë njëherësh kanadeze thellësisht e denjë, në thelb një vlerë e dyfishtë për të dyja vendet.Si e tillë ajo u qëndroi pranë qindra familjeve shqiptare nga Kosova që mbërritën pas genocidit në Kanadanë që i priti me krahë hapur. Në të gjitha rolet e ndërmarra si grua e angazhuar, ndër të tjera Kryetare e Grave Myslimane të Otavës dhe Kryetare e Organizatës Shqiptaro-Kanadeze të Otavës, Shano dëshmoi se energjia brenda komunitetit gjeneron iniciativa dhe projekte të identitetit, të vazhdimësisë, të urave të mirëkuptimit. Të gjithë që e kanë njohur nga afër Shanon dhe kanë prekur episode të jetës së saj kanë ndjerë forcën, zgjuarsinë, fisnikërinë, magjinë e sjelljes, të fjalës dhe të veprës së kësaj gruaje të rrallë. Ajo përfaqësoi ndër vite vlerat e grave dhe nënave tona dhe ruajti traditat e bukura të dhembshurisë dhe zemrës së madhe shqiptare në shoqërinë kanadeze, por edhe brenda komunitetit. Shanua, së bashku me bashkëshortin e saj, patriotin e nderuar Nusret Bejkosalaj gdhendën së bashku përmes një rrugëtimi të mrekullueshëm të mbushur me historitë e jashtëzakonshme të familjeve të tyre, të atdheut të shtrenjtë që lanë pas, shenjën e pangatërrueshme që krijuan si dy shqiptarë përfaqësues, mirëfilli si Ambasadorë të pashpallur të Shqipërisë në Kanada, si qytetarë të denjë dhe të angazhuar që rritën fëmijë po aq të mrekullueshëm në mjedisin e dy botëve sa të plota aq edhe të ndërthura. Sot e kësaj dite dhe më shumë globalë se kurdoherë, përveç se admirimit, duhet të na frymëzojë shtëpia e Shano dhe Nusret Bejksosalaj kur sapo hyje brenda dera gjendeshe në Shqipëri.Në dëshmi të gjallë dhe të vërtetë të vlerave që i ke dhënë komunitetit dhe Shqipërisë, me largimin tënd do të na duhet të vendosim një copëz autentike historie të komunitetit shqiptar në Kanada në mozaikun e kujtesës që pikërisht kujtesa dhe dokumentimi duhet dhe do të ruajnë disafish të gjallë në mendjen tonë kolektive.Shano ti do të mbetesh bijë e shquar e Shqipërisë, kombit shqiptar dhe e Kanadasë.