E shtune, 20.04.2024, 05:25 AM (GMT+1)

Mendime

Zenel Çeliku: Kerry, përballë politikanëve shqiptarë

E shtune, 13.02.2016, 07:27 PM


John Kerry, përballë politikanëve shqiptarë

Nga Zenel Çeliku

Të gjithë shqiptarët e kanë shumë mirë të qartë se fatmirësisht SHBA-të janë partneri kryesor dhe më I madh I Shqipërisë. Në momentet më deçcizive, Amerika Mike I është ndodhur shumë pranë Shqipërisë dhe shqiptarëve, pikërisht kur Europa plakë po copëtonte trojet shqiptare, ishte Amerika që i tha ndal misionint misterioz të Europës, Shqipëria duhet të egzistojë. Ishtë regjimi komunist që ndërtoi një barikatë të pakalueshme marëdhineve me Amerikën, sepse interest e atij regjimi totalitar, ishin shumë larg doktrines amerikane për një demkoraci të mirfilltë. Gjithsesi, në ditët e para të demokracisë në Shqipëri, ishin sërish SHBA-të që e ndihmuan Shqipërinë se si duhet hecuar drejt një demokracie të pastër bashkohore. Më 1991, në Tiranë erdhi për të parën herë Sekretari Amerian I Shtetit- Xhejms Bejker, të cilit iu rezervua një pritje madhështore në Shqipërinë. Më pas në vitin 2000, vijon vizita e Znj. Madelein Albright. Më 2003 Shqipërinë e vizitoi  Sekretari i Shtetit-Kolin Pauell, vizita e të cilit do të vendoste bazat e anëtarësimit të mëvonshëm të Shqipërisë në NATO. Me 2007 për shqiptarët ishte ngjarja më e madhe, sepse  Nr 1 I botes-Presidentit  Amerikan George Ë. Bush, vizitoi Shqipërinë  duke konfirmuar botërisht  se marëdhëniet  amerikano-shqiptare janë në nivelin mmë të lartë dhe shkëlqyeshëm. Kurse me 1 Nentor 2012, Shqipërinë e vizitoi  Sekretarja Amerikane e Shtetit-Hillary Clinton, në kuadër të një turneu në vendet e Ballkanit Perëndimor, që synonte nxitjen e reformave ekonomike dhe demokratike në këtë rajon. Ja pra, kjo është asistenca e dukshme amerikan për Shqipërinë, për të qëndruar shumë pranë Shqipërisë nga pikpamja politike, ekonomike, dhe asistetca e përqëndruar në reformat e domosdoshme të këtij vëndi të vuajtur nga një regjim komunist gjysëm shekullor. Por, cfar ndodh në këto marëdhënie që shqiptarët mbajnë sytë dhe aspirojnë për miqësi dhe partneritet jetësor me Amerikën, klasa politike shpesh ka devijuar me koshiencë nga vija e marëdhënieve shumë të pastar të SHBA-të. Shpesh politikanët tanëe, pa I theksuar sepse populli I njeh, nuk I janë bindur sugjërimeve dhe këshillave të PARTNERIT strategjik të Shqipërise. Kjo kuptohet, sepse shumë nga politikanët tanë, janë përlyer në afera korruptive dhe kriminale. Kjo sigurisht I frikëson ata dhe I bën që të distancohen me justifikime apsurde nga asistenca amerikan shumë e sinqerte per popullin shqiptar. Asistenca dhe përkushtimi ameriakn, është për të pastruar politikën shqiptare, nga politikanët e inkriminuar. Sot shqiptarët dhe ndërkombëtarët që janë present në Shqipëri, po dëgjojnë skenaret e pa turpshme të politikanëve tanë, lidhur me Reformen në Drejtesi, por mbi të gjitha për krijimin e BKH, si një strukturë e domosdoshme për të goditur pikërisht ata politikanë që kanë lyer duart me afera kriminale. Në këto moment, të gjithë po shikojnë se Ambasada Amerikane dhe BE në Tiraë, po luftojnë që të bindin klasën politike që të dalin me një konsensus politik dhe pa humbur kohë të miratojnë sebashku krijimin e BKH. Ja cfar ndodh, serish politika bën një lojë apsolutisht të papërgjegjshme dhe në dëm të shqiptarëve duke justifikuar qëndrimet e tyre sipas interesave të tyre. Pikërisht në këto momënte dallaverish politike, në Tiranë vjen shpresa e madhe e shqiptarëve, Sekretari I Shtetit-John Kerry.

Deri në ditët e sotme, Amerika ka qënë dhe është shumë pranë Shqipërisë, fale ndihmës dhe asistencës amerikane, sot Shqipëria është anëtare e NATO-s, gjithashtu me një Mike si Amerika, sot Shqipëria është kandidate për në BE.

Sot me 14 Shkurt në diten e të dashuruarve, pikërisht sot në Tiranë vjen një Mik I dashur për një vizitë disa orëshe, Sekretari Amerikan I Shteti-John Kerry, sigurisht me një impenjim shumë të madh. Kerry pas një axhente takimesh shumë të ngjeshur, vjen në Shqipëri që të nxisë, të inkurajojë dhe të kërrojë nga politikët tonë të shthurur, që me vetëdije të plotë të miratojnë Ligjin për krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), një hap shumë I rëndësishëm për Shqipërinë e cila aspiron që të hapen sa më shpejte diskutimet për anëtarësim në BE. Pas shumë e shumë diskutimesh dhe përdredhje profesinale tipike mafioze nga politika shqiptare e cila duket se boshti I sajë është çakorduar, sot Sekretari Kerry me një vullnet të qartë për perspektivën e Shqipërisë, asisiton praë klasës politike shqiptare, që ata të mos lozin pinpong me fatet e shqiptarëve, por njëzëri dhe me konsensus të plotë të miratojnë sa më shpejt Ligjin për themelimin e BKH. Të gjithë shqiptarët sot i kanë sytë nga Kerry, sa do të mundet ai të bindë politikën shqiptare që të dakodësohen për një ligj kaq të rëndësishëm? Pas një shthurje totale,a do të ndërgjegjësohet klasa politik shqiptare  për të qënë në sinkronë me sugjerimet dhe këshillat amerikane? Politikanët tanë, a do ti japin fjalën Sekretarit Kerry se maratona e krijimit të BKH tashmë do të përfundojë ??? Pas largimit të Sëkretarin Kerry, politika shqiptare a do të bëjnë sërish loje kungulleshkash, duke neglizhuar dhe duke ia hedhur fajin njëra-tjetrës? Personalisht mendoj se politika shqiptare ka parë gjithnjë interest e sajë, herë njëra e herë tjetra, por tani nuk do të kenë mundësi të luajnë me fatet e shqiptarëve, sepse në gjykimin tim dhe të shqiptarëve, Sekretari Kerry do ti kërkojë impennjim dhe bindje politike që themelimi I  BKH nuk do të shtyhet më tej nga kjo politikë e çuditshme  dhe e papërgjegjshme. Besoj dhe jamë I bindur se loja e hidhur e politikës shqiptare, tashmë ka mbaruar, mbasi partneri strategjik I shqiptarëve po bën të pamundurën që alibia e njërës apo tjetrës pale, të mos shkojë më tej. Sot Sekretari Kerry, do të vërë përballë politikanët e të dyja palëve, dhe do ti vëre në përgjegjesi politike. Shqiptarët urojnë se tashmë pritet miratimi I Ligjit për krijimin e BKH, gjithshtu shqiptarët presin që të fillojë fortuna për të goditur ashpër ata politikanë milionerë që janë përlyer në afera korruptive dhe kriminale.



(Vota: 9 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora