E enjte, 18.04.2024, 11:24 AM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Shqipnia kishte kulm dhe themel

E enjte, 11.02.2016, 09:39 PM


Nga Fritz RADOVANI: Pjesa e I.

SHQIPNIA

KISHTE  “KULM  DHE  THEMEL” !

1946 SHKURT...

?“... Kallxon nji zojë e cila, aso kohe bante punën si përkthyese në shërbim përsonal të sekretarit të Partisë Enver Hoxhës, në marrëdhanje diplomatike me ambasadën e Jugosllavisë në Tiranë, si nji ditë me nji bashkëfjalim ndërmjet ambasadorit titist e Enverit, ky i fundit shend e verë i paska pasë kumtue përfaqësuesit të Beogradit gati-gati si tue u krenue: “E mbytëm Patër Anton Harapin e, me té kemi plagosë për vdekje Klerin Katolik!..” Simbas rrëfimit të grues, ambasadori diplomat i vjetër pan-serbian i paska pasë përgjegjë: “Po, po! Po keni endè gjallë Patër Gjon Shllakun, i cili peshon shumë, duhet” - vazhdoi ai “simbas porosisë që kam prej qeverisë sime, të zhdukni Shllakun dhe të shkatrroni kulm e temel çerdhen e Klerit Katolik në Shkodër, me në krye Françeskanët!” Shkruen At Daniel Gjeçaj O.F.M. tek libri “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare 1944 - 1990” fq. 36, 1993.

?Me siguri në kujtimet e veta ambasadori i Jugosllavisë në Shqipni Josip Gjergje, që nga viti 1945 organizonte veprimet e Titos në Shqipni, në bashkpunim me kolonelin sovjetik S. Sokolov, që pak ma vonë solli tek ne ambasadorin sovjetik D.S. Çuvahin. Edhe pse Shqipnia i kishte fillue lidhjet me Stalinin që në 1927 me Fan S. Nolin e Ali Kelmendin, ambasador në Moskë ishte emnue një nga organizatorët e Kominternit që në vitin 1937 në Shqipni, Koço Tashko, i cili edhe pse njihte Ameriken, tek ne “hodhi faren e keqe të komunizmit, që mblodhi nëper Greqi...” bashkë me Dr. Omer Nishanin, dhe të gjithë bashkë edhe pse ishin të shkolluem, po u themi, tue i krahasue me injorantët që i kishin grumbullue me 8 nandor 1941, e “pa u kujtue fare” kishin hy në vathen e zagarit Enver Hoxha “që kafshonte robtë e shtëpisë...”, tue i sherbye Titos dhe Stalinit si donin ata!

?Të gjithë këta Antishqiptarë ishin të ngarkuem nga sllavokomunistët e Veriut dhe të Jugut me detyrë të cilen, “vazhdoi ai, simbas porosisë që kam prej qeverisë sime, ...të shkatrroni kulm e temel çerdhen e Klerit Katolik në Shkoder, me në krye Françeskanët!”

?Po, ku, me fillue e dijmë me kohë... e “deri ku vazhdoi ai, nuk e thotë asnjeri”!..

Nuk i harronin as sllavokomunistët serb, as malazezët “telashet” që ua solli Bratila e Gerça e Dedë Gjo’ Lulit, Kelmendi, “Beslidhja e Veriut”, Doket e zakonet e “Kanunit Lekë Dukagjinit” të mbledhuna nga At Shtjefen Gjeçovi i vramë prej tyne, e “Kanuni i Skenderbeut”... nga Imz. Frano Illija. Sandalet e Françeskanëve të Troshanit, që prej Shek. XIII kishin mbjellë e rritë me lisat e Maleve Formulen “Atdhe e Fe”!

?Duheshin zhgulë Kryqat, “Shenjat e pushimit” nder Male, që kishin latue me kmesat e veta: Dedë Gjo’ Luli (Hot), Sokol Baci (Grudë), Dedë Nika (Grudë), Dodë Preçi (Kastrat), Tomë Nika (Shkrel), Cal Dedi (Selcë), Lulë Rapuka (Vukel), Llesh Gjergji (Nikç), Gjeto Mark Ujka (Hot), Mehmet Shpendi (Shalë), Avdi Kola (Gimaj), Nikë Mëhilli (Shllak), Tup Çuni (Prekal), Binak Lulashi (Toplanë), Bash Bajrami (Nikaj) dhe Bek Delia (Dukagjin). Prekë Cali, Gjelosh Luli, Dod Nikolli, Gjergj Vata, Mark Mala,  Gjon Destanishta e Zef Kol Prela me 118 Burrat e vramë në Janarin e 1946, në Selcë, pa gjyq...e, Trupat e Tyne të hudhun nder humnera... Edhe sot të panjohun!

?Ua kishte lanë Krajl Nikolla të shkrueme edhe listen e Klerit Katolik Shqiptar, tue fillue nga At Mati Prennushi, organizator e bashkpuntor i Dedë Gjo’ Lulit në Deçiq, bashkë me Ipeshkvijtë e njohun Imz. Luigj Bumçi e Imz. Lazer Mjedja, Imz. Jakë Serreqi, Argjipeshkëv i Shkodres. E lista plotsohej nga Fretnit: At Buon Gjeçaj O.F.M. Famullitar i Grudës; At Luigj Bushati O.F.M. Famullitar i Traboinit; At Karlo Prennushi O.F.M. Famullitar i Vuksanlekaj; At Lorenc Mitroviq O.F.M. Famullitar i Bajzës Kastratit, të njohun si Atdhetarë per Pavarësi. Nuk mungonte as emni i Imz. Vinçenc Prennushit, që kishte mbajtë një fjalim në Kala të Shkodres, në vitin 1913...

***

?HAPNI DOSJET! Shihni me sytë tuej, se shka ngjau në Shkoder në vitin 1946!

Në kjoftë se turqit i vinin Klerikët Katolik Shqiptar nder hunjë, mbas vitit 1944 “hunjët” u ruejten nder hetuesitë e burgjet e Shkodres per me ua thye brinjët e kokën Atdhetarëve, mbasi ashtu ishte “porosia” e druzhe Titos per terroristin Enver Hoxha!

Vazhdon Pjesa e II...



(Vota: 12 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora