E premte, 29.03.2024, 07:00 AM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Ç`më tha Elena Kocaqi për Albanët?

E enjte, 11.02.2016, 07:46 PM


Ç`më tha Elena Kocaqi për Albanët?

Nga Fahri Xharra

Kombi është krenar me gra krenare . Fat i madh kombëtar që e kemi Zonjën Elena Kocaqi- Levante, me të cilën kur bisedosh e ke para vetit botën shqiptare ashu siq ishte; bisedon me të parët tanë ashtu siq e zotëronin të kaluarën historike të Europës e më gjerë. Një bisedë virtule me miken Elena Kocaqi është nderë ; është krenari kur  në bashkëbidedim e ke një personalitet të lartë të mendjes së ndritur, e ke një grua e cila ka përfunduar studimet në fakultetin e Histori-Filologjisë në Tiranë për histori me Medalje të Artë.Ajo ka studjuar edhe drejtësi pranë Fakultetit të Drejtësisë në Tiranë. Ka kryer studime pas-universitare, Mastër për Studime Historike dhe Mastër për Shkenca-Politike. Ajo zotëron disa gjuhë të huaja.

Pra, një grua komplete që i duhet kombit e në rastin e sotëm historiografisë shqiptare ; një elaboruese të mrekullueshme të para- dhe historisë shqiptare e cila i bën ballë me fakte edhe shtrembëruesve më të mëdhenj të çështjes sonë aq të diskutuar me dëshirë mohimi dhe humbjeje në harresën e pa kthyeshme .

-Zonja Elena , për bisedën e sotme e zgjodha “Albanët me famë në mijëravjeçarë” , një libër që i then të gjithë mashtruesit historik të huaj por edhe shqiptar . mu në rrënjë .

-“ Krijimin e popujve të Europës lidhet me lëvizjet e popujve të qytetëruar të kohës që janë trojanët. Populli që doli nga përmbytja e madhe. Pasardhësit e Noes u vendosën në Europë. Legjenda e ardhur nëpërmjet Apianit thotë se "Këtë emër (Ilir) ky vend (bëhet fjalë për Ilirinë - Linda) e mori nga Iliri i biri i Polifemit. Bijtë e ciklopit Polifem dhe Galatës të quajtur Keltë, Ilirë dhe Galë lanë Siçilinë dhe bënë sundimtar mbi fiset të cilat nga emrat e tyre u quajtën Kelt, Ilir dhe Galë" Pra, legjenda tregon se keltët, ilirët dhe galët janë vëllezër. Dhe këto vëllezër populluan Ballkanin, Anglinë dhe Francën.”- dhe vazhdon ; “Një lëvizje tjetër popullsie që ndikoi në krijimin e popullsive të Europës është ajo pas Luftës së Trojës. Heronjtë e Trojës me fiset e tyre, që shpëtuan nga shkatërrimi, u shpërngulën për në Europë. Ene Dardanidi u vendos në Itali, ku pasardhësit e tij themeluan Romën dhe më vonë Perandorinë Romake. Kurse i nipi i tij, Briti, u vendos në Angli. Por atje gjeti popullsinë, e të njëjtit gjak të tij, që kishte krijuar Albionin, siç quhej Anglia e lashtë. Kurse Briti i dha këtij shteti emrin e tij, Britani dhe ndërtoi Londrën, nën shembullin e Trojës, duke e quajtur Troja e re. Popullsia anglo-saksone përbën lëvizjen e tretë të popullsisë, që u shpërngul në Angli. "Për të qenë sa më të qartë, - - dyndjet e popullsive në Britani janë kryer në disa valë, por më të rëndësishmet kanë qenë dy. Së pari, dyndja dardane e shekullit të XI p.k. dhe së dyti, dyndja anglo-sake në shekullin e VI-VII të erës së re. Bashkimi i këtyre dy popullsive krijoi kombin britanik." “

Zonja Elena , ju thuani : "Fiset kryesore, të cilat formuan kombin francez, anglez, gjerman, skandinav, janë frankët, teutonët, gotët, anglo-saksët, normanët, langobardët etj. Të gjitha këto fise kanë ruajtur në historinë e shkruar nga vetë ata faktin e emigrimit, se nga ku, dhe si emigruan, luftërat që kanë bërë dhe vendet ku u vendosën. Ajo që ka ruajtur një popull në traditën e tij, është shumë herë më e vlefshme, nga ajo që thonë të tjerët për të. ‘ ?

-Po  "Troja u shkatërrua, dhe u dogj, por nuk mori fund qytetërimi i saj i lavdishëm. … fiset trojane emigruan në Itali, Britani, Irlandë, Francë dhe themeluan mbretëritë trojane atje, … Nuk ishte rastësi që Evropa Perëndimore ngriti qytetërimin dhe kulturën më të lartë që ka njohur njerëzimi, sepse ata ishin njerëz me kulturë të lashtë, ishin trojano-dardano-albano-ilir. Trojano-ilirët nuk vdiqën, ata janë të gjallë dhe sot më të fortë se kurrë, pasi kanë ngritur qytetërimin dhe shtetet më të forta të botës së sotme si ato amerikano-veriorë, anglezë, gjermanë, francez, skandinavë etj  -me fakte bindëse dhe krenari prej historiani pergjigjet Zonja Kocaqi

Përse romakët e quajtën gjithë Ballkanin Ilirik. ? Sepse ata e njihnin këtë rajon dhe ishin një popull me ilirët dhe prandaj i gjithë Ballkani u quajt Ilirik sepse i tillë ishte.

Si spjegohet që gjithë ajo popullsi ilire u asimilua nga dyndjet barbare sllave, kur iliri ishte i gjithë Ballkani. ?  Pra fiset ilire të qytetëruara të Ballkanit u shpërngulën për në Europën perëndimore, për t'u shpëtuar dyndjeve barbare sllave. Ata qytetëruan dhe zhvilluan Europën, për t'u kthyer një ditë dhe për të zhvilluar përsëri këtë vend, nga kanë dalë paraardhësit e tyre.

Zonja Kocaqi ju librin e ndërtoni mbi studimin që ekeni bërë në lidhje me rrënjët e shqiptarëve, të cilët kanë lënë gjurmë në historinë botërore.”?

-Unë shqiptarët i shikoj si krijuesit dhe drejtuesit e perandorive të mëdha, që nga Aleksandri i Madh, Perandoria e Romës, e Bizantit dhe Osmane. Këta perandori thotë Elena "janë në thelbin e tyre perandori të krijuara dhe qeverisura nga shqiptarët, apo nga paraardhësit e tyre, pellazgo-ilirët. Ata në rolin e qeveritarëve, i kanë dhënë botës zyrtarisht fenë njëzotëshe dhe janë arkitektët dhe financuesit e veprave të kultit më të vjetra dhe më të famshme të botës. Shqiptarët kanë dhënë kontributin e tyre për krijimin e disa shteteve moderne si të Egjiptit, Turqisë, Greqisë, Rumanisë, Italisë etj."

"Shqiptarët janë gjyshërit e kombeve dhe gjuhëve të Europës si dhe krijuesit e qytetërimit më të lashtë etnik evropian dhe nuk meritojnë të trajtohen siç janë trajtuar, sidomos në shekullin e XX. Bota duhet të dijë të shfrytëzojë dhe të kanalizojë aftësitë e shqiptarëve në drejtimin e duhur, për të kontribuar për të mirën e njerëzimit dhe, për ta bërë këtë, ajo duhet të njohë historinë e vërtetë të këtij kombi."

E falemnderova historianen Elena Kocaqi , për këtë bisedë virtuale .

Lexuesve të sinqertë por edhe atyre mohues , iu bëjë me dije se librin e madh “Albanët ……” mimd ta shkarkojnë nga këto lidhëse interneti “

- http://libriyt.weebly.com/libra-elektronik/elena-kocaqi-albanet-me-fame-mijevjecare-pdf

- http://scbks.blogspot.com/2012/08/albanet-me-fame-ne-mijevjecare-elena.html

(Biseda e imagjinuar me Zonjen Elena Kocaqi eshte i bazuar ne shkrimin e Majlinda Camit 'Albanët me Famë në Mijëvjeçarë' (Nga Troja e Lashtë Deri në Ditët Tona) )



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora