E premte, 29.03.2024, 10:45 AM (GMT)

Mendime

Afrim Caka: Jeta dhe vdekja e Bujanocit

E enjte, 11.02.2016, 09:30 PM


JETA DHE VDEKJA E BUJANOCIT APO KRIZË MENDORE?

Nga Afrim Caka

Bujanoc, më 6 shkurt 2016...

Titulli i shkrimit tim, në fakt, është provokuar nga një shembull banal, që, me anë të një tradhtie në asamblen e Bujanocit që sjellë shkatërrimin e shqiptarëve.

Një elitë e shëndoshë asambleistësh dallohet së pari për vendosmërinë e ndjekjes së idealit për atëdhe me çdo kush, qoftë edhe sakrificën personale. Nuk e di sesa populli ynë në këto në 17 vitet e fundit është mësuar me këtë lloj “elite” zagarësh, tradhtarësh, puthadorësh e servilësh, të cilët nuk dinë të heqin dorë nga privilegjet që u’a jep armiku shekullor.

Këto janë vitet më të errëta të politikanëve tanë, pas luftës. Atdheu kërkon emocione, dhembje, sakrifica e guxim shumë të madh. Edhe për këtë dhembje dimë shumë pak. Bujanocin e bën leshë rruspie!

Atdheut i kemi borgjë gjithçka, edhe jetën. Presheva, Medvegja e Bujanoci mund të jetojë vetëm me guximtarët. Ata që duan atdheun jetojnë një jetë të vërtetë, duhet të rrezikojnë shumë. Ne duhet të ecim drejtë rrugës së Pirros, Bardhylit, Teutës, Skënderbeut, Sylejman Vokshit, Mic Sokolit, Adem Jasharit, Ridvan Qazimi, me nofkën komandant Lleshi.…. Ne duhet të mësojnë njëren nga mësimet më themelorë, mësimin që këtu është Shqipëri etnike, që atdheu e jeta janë rrugëtimi ynë drejtë Bashkimit Kombëtar, pa fillim e pa mbarim. Po, ky vend, por ne duhet të nisemi drejtë amanetit të parëve. Atdheu është lëvizje e përhershme, ajo kurrë nuk vjen në kurrfarë fundi; ja pse ATDHEU është i përjetshëm.

Një dramë më pak akte. Akte që luheshin në një skenë të asamblesë që quhej Bujanoc. Akte të një tradhtie shqiptare të shkruar rreth një shekull para se të vihej në skenë nga deputetët zagarësh e zagaresha. Kjo ishte drama e turpit dhe e tradhtisë... Bujanocin e ka mbuluar errësira njerëzore e ca deputetve gjak prishurish shqiptarë.

Po artikolohet gjithnjë e më shumë idea se problemet e tej zgjatura të harresës, thënë ndryshe, kriza mendore që ka prekur shumë koka shqiptare, por edhe në Shqiperi e Dradani, nuk është thjeshtë një krizë mendorë e tardhtarëve, por një krizë më e thellë, e do të thosha me plot bindjen, një krizë çoroditëse e njeriut shqiptar dhe mendimit mbi të. Trajtimi njëdrejtimësh i krizës duhet të vlerësohet seriozisht diagnoza e kësaj tradhtie shqiptare... Nënshtrimi mund të bëhet gjithashtu shkak për largim nga bota shqiptare. Ju u shndërruat në tradhtore e spiune!

Jeni të mallkuar për jetë jetëve, të gjithë ata – ato që guxojnë të prekinë atdheun!

Shih foton!

Çfarë janë këto kudra shqiptaro-turke apo sorr-shkina?

Turqia hyri në luftë me trurin e mbetjeve shqiptare? Të gjithë ne jemi të tronditur. Votuan kundra emërtimit të një sheshi me emrin Skënderbe! ?’pamje e trishtuar! Pyetjet dhe përgjigjet pak a shumë të tilla:

“Deputetët janë turpi i Bujanocit!”.

O Perëndi!

Faleminderit o i madhi Skënderbe, që na bërë të ndihemi krenar me ty!

Vetëm një minut gëzim, që u zëvëndësua dhe u fshi krejtësisht nga zhgënjimi. Turqia nuk ka hyrë në luftë, sulltan Mehmeti u ka folur vetëm për një braktisje të atdheut. Në sheshin me emrin e shkjaut bërtiste:

“Turqia është aleate me Serbinë!”.

Të tradhtuan edhe asambleistët ZUZARË E ZUZARE TË BUJANOCIT.

Në Bujanoc ndodhën gjëra të tmerrëshme, një tragjedi kombëtare, votuesit kundra e tërhoqin zvarrë kombin dhe emrin e të madhit Gjergj Kastriotit Skënderbe.

O Zot! Jam i tronditur dhe duhet ta fsheh, nuk mundem! Dua të përplas TV-në, të ulërij, ta shkund njëherë e mirë këtë harresë, këtë mbretëreshë të plagëve tona, të qaj dhe nuk di çfarë tjetër, për shkak të veprimit të shëmtuar dhe antikombëtar. Një ndër këto aftësi është kujtesa, funksioni i së cilës përcaktohet nga domosdoshmëria e adaptimit. Pa kujtime për të kaluarën do të ishte e pamundur të marrësh masa përkujdesi për të ardhmen. Qëndrimi im ndaj deputetëve e deputeteve të Bujanocit është një e vërtetë e thjeshtë dhe e palujtëshme. Presheva, Bujanoci e Medvegja kanë qënë dhe mbetet një vend tragjik dhe i tradhtuar. Dhe ky thelb dikton qëndrimin tim si atdhetar dhe si gjakovar.

Shumë femra lavire kanë ngritur dy këmbët e dy duartë përpjetë!

Pikërisht në këtë mënyrë e transmetoi radio dhe TV-ja e Beogradit këtë skënë makabre e groteske. Shqiptarët, të plagosurit ne tru dukeshin krenar për plagët e tyre, sa më shumë kishin, aq më kreanar ishin!. Madje njëra nga lapericat shqiptare u mallëngjye kaq shumë që i shtëngoi dorën laperice serbe në qoftëse se kjo lavire e kishte trurin në kokë, sa nuk arriti të artikulojë tradhtinë e saj me zgërdhirje dhëmbësh. Kjo është thyerja më e madhe morale e popullit shqiptar. Ky është triumfi i një sindromi puthadorësh. Për të kryer këtë thyerje, tradhtarët, shqiptarët e bënë zakon që të shkulnin, kështu, gurin themeltar të krejt ngrehës morale të këtij populli trutharë.

Por më kot. Nuk mund t’ua shfaq atyre bushtrave e zagarëve “shqiptare” dëshprimin tim. Nuk mund t’u tregoj plaqët që na shkaktuan. Çfarë mbetet atëherë? Asgjë. Vetëm moskuptimi i të qenunit shqiptar dhe habia përballë situatave të tilla tragjikomike për shqiptarin “modern”. Kulmi i ironisë ishte se kanë gjetur për të shfryrë këtë duf ndaj heroit tonë kombëtar, pikrisht ky popull që, sipas të njejtëve racistë të egër (që nga Sllobodani deri te Ivica Daçiçi, gjerë te kriminelët tjerë serbë), të cilsuar si racë e poshtër dhe luftë nxitës në ish Jugosllavinë artificiale.

Bujanoci, dikur moti ishte shtylla e kombit? Tani turpi kombit!

Më qëllon shpeshherë, për shkak të detyrës si shqiptar që kam, të përballëm njëkohësisht me të dyja realitetet, atij të Dardanisë dhe atij të Bujanocit?

Dardania lindore! Bujanoci dhe institucionet e saj ose e lënë qëllimisht me kaq vlerësimin e tyre, ose e nënvleftësojnë situatën e rënduar tek shqiptarët trutharë, kur themë se mungesa e dialogut mes forcave politike Shqiptare dhe asaj Dardane po vonon integrimin në një shtet të vetëm!

Në të vërtetë, nuk është mungesa e dialogut e bashkëpunimit ajo që përbën problem, por diçka edhe më thellë, mungesa e konceptit të dialogut e të qenunit kombëtar që nuk është vetëm një fakt i politikës, por përfshin mbarë popullin shqiptarë. Kjo mungesë e konceptit të dialogut e ka zanafillën që nga testamentet e vjetra e të kaluara:

“ai otoman dhe ai sllavë!”.

Dy pushtues njëri 540 vjet dhe tjeri 120 vjet që me kulturën nuk kemi pasur familjaritet. I pari solli gati shfarosjen në mendësinë e shqiptarëve të çdo gjurme që kishte të bënte me kulturën perëndimore, e cila është kultura e Iliro-Dardane, e i dyti i reduktoj shqiptarët dhe kulturën e tij vetëm me në fjalën e shpërngulje, ndrrimi i fesë dhe vrasjet në masë, e në rastin më të mirë, në një elaborat që shkruan vetëm ndërrim emrash dhe shpërngulje. Kjo përdhosje e indentitetit shqiptarë u bë nga vetë helaqët e laviret shqiptaretë asamblesë së Bujanocit, si reflektim i të njeriut shqiptar e i lirë, ka lënë pasoja të shumta në mendjet dhe shpirtat e shqiptarëve të shitur e të shitblerë. Jo se shqiptarët e Bujanocit nuk janë të aftë për ta mbrojtur identitetin e tyre, por sepse propaganda dhe tradhtia e gjatë ndikoi dhunshëm në Preshevë, Bujanoc e Medvexhë. E prandaj jeni spektator të vonesave, pengesave nga vetë shqiptarët, trilleve e maskaradave mediatike e vertuale, duke ia hedhur fajin njeri tjetrit, sa andej e këndej, sa të njëri e sa të tjetri. Kështu, njëfarë kohe, i asambleistëve servilë të përserisin tezën e vjetër turko-serbe “dalngadalë viktimat shqiptare fillojnë të ndiejnë dashuri për torturuesit e tyre të djeshëm e të sotëm!”. Këtë tezë të fundit në asamble xhelatët serb apo ndonjë hoxhallar antikombëtar ëndërruan të vënë në jetë më shqiptarët e shitur e të shitblerë. Për këtë nuk kam asnjë dyshim!

Është një nga pamjet më të shëmtuara të jetës sime. Është shkruar e folur kaq pak për këtë skenar turpi. Di saherë për këtë kointur asambleistësh politik. Për të mos turbulluar marrëdhëniet më shkjaun. Për të dëgjuar këshillat e Serbisë. Për të mos u dukur kombëtarisë. Mbulimi i këtij turpi nuk përbën vetëm një tradhti, por nxit përuljen e tij. Shqiptaret jo vetëm që nuk e penguan, por, përkundër servilizmit u paraqiten si aleatë të serbisë, i ndihmuan me gjithçka edhe duke ngritur këmbë e duarë.

Nuk ishte hera e parë! Në gjitha këto në kohën tonë, bashkë me përçudnimin e gjithçkaje, po përçudnohen të gjithë tradhtarët edhe gurët e themelit, si “Bujanoc”, të cilat, me kalimin e viteve, rrugët, shtëpitë, shkollat, po tjetërsohen, duke u shndërruar dalëngadalë, në një egërsi çnjerëzore, gjërat u katandisën tashmë, sipas artikullshkruesëve Millosh – Daçiç. Kështu, për shembull, “gjaku shqiptar” ku mbeti! Kurse marraveshja e fshehur ishte aq djallëzore dhe e përbindëshme në dëmë të saj.



(Vota: 4 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora