E premte, 29.03.2024, 07:35 AM (GMT)

Mendime

Florim Zeqa: Qeveritarët e shndërruar në "engjëj"

E merkure, 10.02.2016, 07:53 PM


Qeveritarët e shndërruar në "engjëj", nga frika e humbjes së pushtetit !

Shkruan Florim Zeqa

Nga frika e humbjes së pushtetit, qeverisja aktuale, pas takimit me presidenten, me ç'rast e keqpërdorën katërçipërisht pjesmarrjen e njërit prej liderëve të opozitës në atë takim (Ramush Haradinajt),... nuk ka mbetë hapësirë dialogu mes pushtetit dhe opozitës.

Së fundmi vazhduan me takimin tjetër me një pjesë të përshtatshme  të shoqërisë civile dhe disa analistëve të përzgjedhur nga ana e tyre, për t'u rrëfyer për "legjitimitetin" e marrur (vjedhur) përmes votës qytetare, më pas të kontrabanduar disa herë për interesa personale dhe klanore të një grupi të ngusht njerëzish të papërgjegjshëm,...me ç'rast disa herë në vazhdimësi u thirren në të "drejtën" për të qeverisur me vendin.

Përderisa lideri i PDK-së dhe i qeverisë në largim të Republikës së Kosovës, pretendenti për marrjen e postit të presidentit të shtetit e ka të drejtën e thirrjes në votat e subjektit të tij politik,...vartësi i tij, "kryeministri" Mustafa nuk e ka të drejtën e abuzimit të mbi 190 mijë votuesve të LDK-së që në zgjedhjet e fundit votuan për ndryshimin e kursit qeverisës në vend, për largimin e Hashim Thaçit nga pushteti. Mbi 25 % e elektoratit të LDK-së, në të cilin padrejtësisht dhe në mënyrë abuzive thirret lideri i saj,  kishin votuar për ndryshim dhe kundër vazhdimit të keqeverisjes së vendit,...kur kësaj i shtohen edhe përqindjet e partive tjera shqiptare dhe jo serbe që votuan PRO ndryshimit qeverisës në vend, atëherë na delë argumenti bindës se kjo qeveri nuk e ka mandatin politik të mbi 65 % e elektoratit kosovar për të shkuar tutje me qeverisjen e vendit.

Thënë më qartë, qeverisaj aktuale, mandatin e saj politik e ka filluar pa legjitimitet juridik, me vjedhje dhe kontrabandim të vullnetit të qytetarëve të vendit. Për fat të keq, këto fakte i kanë të njohura edhe disa nga "miqt" ndërkombëtar që po vazhdojnë me mbështetjen e së keqës në Kosovë.

Alterrnativa e vetme e daljes nga kriza politike dhe e shpëtimit të vendit nga më e keqja, janë zgjedhjet e reja, apo siq e parapëlqej t'i quaj të jashtëzakonshme, pasi të tilla i ka bërë vet situata politike.

Vetëm një grupacion i ri politik, me figura të reja dhe të pakorruptuara politike, me një mendësi të re qeverisëse, me zotimin para popullit dhe para zotit se do ta vëjë drejtësinë, rendin dhe ligjin në binar të shëndoshë, mund të jetë motiv shtesë për dalje masive të elektoratit në zgjedhje, njiherit do të shtonte shpresat qytetarëve të këtij vendi për jetë dinjitoze në vend të vet.

Në të kundërttën, me figura të dyshimta, me akuza dhe dosje të hapura në prokurori, vetëm sa mund të prodhohet një situatë akoma më e rënduar se që është akualisht, përkundrazi mund të kemi përseritje të skenarëve të ngjajshëm të mbjatjes, respektivisht ardhjes në pushtet.

Në përfundim të këtij shkrimi, e ndjejë të nevojshme t'u drejtohem lexuesve me disa fjalë, pavarësisht pikpamjeve ideologjike apo partiake.

Çdo njeri intelegjent, qoftë politikan, shkencëtar, doktor, mësues, bujk apo murator, e zotëron një mënyrë të veqantë të vrojtimit dhe përshkrimit të botës që e rrethon.

Edhe pse nuk jam aktor i drejtëperdrejt në politikë, me shkrimet e mia të pavarura dhe pandikuara prej askujt, me (pa) dashje jam bërë pjesë e politikës. Shkrimet e mia janë politike në kuptimin më të thellë të fjalës.

Të jesh politik do të thotë të jetosh kohën tënde, të jesh një njeri i kohës që e jeton. Gjithnjë me pendën time mundohem të pasyroj në mënyrë sa më besnike realitetin në të cilin jeton populli im në vendlindjen time të dashur.

Gazetaria është një profesion sa i dashur po aq i vështirë. Gjithnjë mundohem të mbajë anën e drejtësisë, duke shfrytëzuar lirinë e shprehjes pa fyer e ofenduar njerëzit e papërgjegjshëm të politikës, këta kusarët politik të ditëve të sotme, që në vend të parajsës së premtuar, popullit i sollën vetëm vuajtje e mjerim, thyerje shpirtërore deri në humbje të shpresave për jetë në vendin më shtrenjtë dhe më të çmuar në këtë botë-vendlindjen.

Edhe pse mirrem me tama politike, ambiciet e mia nuk janë të karakterit politik !

Krejt çka shkruaj e themë, rrjedh nga thellesia e shpritit për dashurinë që ndjejë ndaj popullit dhe atdheut tim të shtrenjtë.

Ambiacia ime personale është e njëjtë me ambicen e çdo mërgimtari, që ka për dëshirë dhe synim ta shofë shtetin e Kosovës në rrugë të mbarë të zhvillimit, prosperitetit, mirëqenjes qytetare dhe stabilitetit socio-ekonomik,...që ngjallë shpresat e neve mërgimtarëve për kthim në vendlindjet tona, të braktisura nga dhuna dhe represioni sistematik serb përgjatë viteve të '90-ta

Shkrimet, komentet, analizat e mia,apo si do që t'i quani, nuk janë tendencioze për uljen e imazhit të njërit apo ngritjes së tjetrit lider partiak,...ngase, sikurse që nuk e gëzojnë respetin, nuk mund ta kenë as urrejtjen time personale.

Ato që i urrejë skajshmërisht, janë fenomenet negative të shfaqura në shoqërinë kosovare këtyre viteve të fundit si; korrupsioni, krimi organizuar, haraqi, kontrabandimi dhe shpërndarjea e substancave narkotike nëpër institucione shkollore, rritja e numrit të vrasjeve për motive të ndryshme, qofshin ato pronësore, biznesore apo motive tjera të ulëta,...që përveq imazhit negativ për vendin, kanë krijuar pasiguri për jetën e qytetarëve dhe ndaljen e investimeve të huaja në Kosovë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora