E premte, 19.04.2024, 07:14 PM (GMT+1)

Mendime

Zenel Çeliku: Politika misterioze shqiptare

E marte, 09.02.2016, 08:00 PM


Ndërkombëtarët  përballë politikës misterioze shqiptare

Nga Zenel Çeliku

Aktualisht kryefjala e ndërkombëtarëve që janë present në Shqipëri, është Reforma në Drejtësi dhe krijimi i Byros Kombëtare të Hetimit. Me shumë vëmëndje shikojmë se SHBA-të dhe BE, po përpiqen shumë dhe po I bëjnë presinone politikës shqiptare majtas e djathtas, për ti bindur që të jenë të përgjegjshme, se këto dy ligje janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptaret. Qëllim shumë pozitiv I ndërkombëtarëve (SHBA & BE) është shumë I qartë, politika nuk duhet të pëpiqet që të formatojnë modele nga më të ndryshmet, me qëllimin e vetëm, për të shmangur përkushtimin e ndërkombëtarëve  që këto dy ligje, duhen të miratohen sa më shpejt. Sa I përket Reformës në Drejtësi, duket se palet politike janë dakordsuar në sytë e botës, por ajo që mbetet shumë për të diskutuar në politikën mediokër shqiptare, mbetet Byraja e Hetimit. Nga kush do te varet kjo strukurë shumë e rëndësishme? Kush do të jetë formati I sajë, e të tjera diskutime dhe pikëpyetje të cilave sot nuk mundet ti japim përgjigje, por një gjë është  shumë e sigurtë, nisma e ndërkombëtarëve pa diskutim do të shkojë deri në fund ashtu sic ata e kanë projektuar. Ndërkombëtarët vërejnë nje situate kaotike të qëllimtë tek tre partië më të mëdhaja në vend (PD & PS & LSI), ku asnjëra nga partite politik  nuk e publikon draftin  për të cilin thuhet se është rënë dakord për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Kjo strukurë special do të jetë posaçërisht për të hetuar korrupsionin në nivele të larta, ndaj këtu kemi të bëjmë me frikën e pushtetarëve të lartë që kanë përlyer duart e tyre me afera mafioze. Të gjithë e dimë se Shqipëria shikohet si delja e zezë e korrupsionit në mbarë Europën, prandaj është domosdoshmëri themelimngrtija e një strukure special e tillë hetimi. Në funksion të Byrosë Kombëtare të Hetimit, SHBA-të kanë vënë në dispozicion një fond të konsiderueshëm prej afro 8 MLN USD. Drafti është rakorduar nga SHBA-të, dhe më pas, ka ardhur edhe opinioni i Komisionit të Venecias, i cili ka qartësuar çdo dilemë që mund të ekzistoje rreth kësaj strukture speciale hetimi.

Maxhoranca është deklaruar, se Reforma në Drejtesi dhe krijimi i Gjykatës Kombëtare të Hetimit,  janë debate shterpë dhe pa sens nga opozita, e cila na saboton për të hecuar përpara drejt miratimit të dy ligjeve në fjale, por ne jemi të vendosur që këtë nismë ta çojmë deri në fund. Vecanërisht cështja e krijimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, për maxhorancën është një pjesë e rëndësishme.  Përballë debateve politike me opozitën lidhur me këtë fakt, pritshmëritë nga takimi i përjavshëm i njësisë së koordinimit të koalicionit, ishin të shumta. Katër ditë më parë, pas dy orë diskutimesh të drejtuara nga Rama & Meta, me prezencën e Shpëtim Idrizit-PDIU, janë diskutuar disa ruugët për të miratuar dy ligjet e lartpërmendura, por akoma këto rrugë nuk janë bërë transparente. Tashmë, mazhoranca do presë opinionin e Komisionit të Venecias, që lidhet me Nenin 148, pika 3, e draftit që percakton kushtetueshmërinë e Byrosë së Hetimit. Ne këtë takim palet (PS & LSI & PDIU) janë dakordësuar për të pritur të gjithë reflektimet nga Komsioni i Venecias. Pra, do të pritet nga ”Venecia” për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë posaçërisht për Byronë e Hetimit, që do te përcaktoje varësinë nga Ministria e Drejtësisë, siç është modeli kroat, apo tërësisht e pavuar si modeli rumun, por në asnjë mënyrë Byraja e Hetimit nuk duhet të ketë varësi nga Ministria e Brëndshme, sepse ministrat e brëndshëm shkojnë e vijnë sipas ngjyrave partiake. Kryeministri Rama 4 ditë më parë, nga foltorja e Kuvendit u kujtoi të gjithëve 12 Marsin, koha kur Komisioni i Venecias do të sjellë raportin final për ndryshimet kushtetuese, pjesë e të cilit është Byroja Kombëtare e Hetimit, tashmë e pagëzuar nga ekspertët e nivelit të lartë me emrin Njësia e Posaçme e Hetimit.

Opozita nga ana tjetër me  qendrimeve sajë, na bën të kuptojmë se ata janë plotësisht dakord për të miratuar dy ligjet në fjalë, por sipas modelit të tyre dhe të komisionit të Venecias. Kjo nuk kërkon as ndryshim në Kushtetutë, por mund të implementohet sipas sugjërimeve të ekspertëve amerikanë dhe sipas vrejtjeve të Komisionit të Venecias. Opozita deklaron se në një pikë jemi dakord, në qoftë se është gati Komisioni i Reformës në Drejtësi, le të ulemi që nesër pozite-opozite, ta marrim këtë produkt, ta adoptojnë, ta bëjnë gati dhe ta sjellim javën tjetër në Parlament”, ka deklaruar lideri I PD-Lulzim Basha. Sipas Bashës, cdo vonesë për miratimin e dy ligjeve, është në interesin e dyshes Rama & Meta, të cilët konsiderohen si pengesa reale të luftës kundër korrupsionit. Për PD, qëndrimet e PS dhe LSI, janë  çështje thelbësore që bien ndesh me Kushtetutën, sepse Byroja e Hetimit parashikohet që të jetë në varësi të ministrit të brëndshëm dhe si e tille do të kryenin hetime në mënyrë të pavarur. E dyta, sipas PS & LSI, në krye të këtij institucioni shumë të rëndësishëm parashikohet që të jete ministri i brendshëm që do të thotë se Prokurori i Përgjithshëm në këtë rast, do të jete vetë ministry I brendshem-I cilësdo force politike  të jetë ai. Për të shkuar drejt finalizimit të dy ligjeve, piksëpari duhet të vlerësomë si shumë të rëndësishme financimet që po japin SHBA-të për Shqipërinë, posacërisht për Byron e Hetimit kaq shumë të diskueshme. E dyta, është baza kushtetuese që sipas opozitës ekziston, dhe e treta lypet vullneti politik i PS & LSI që mungon.

Kjo lojë pinpongu shumë abusive nga partite politike, pa dyshim ka acaruar qëndrimet e ndërkombëtarëve kundrejt politikanëve shqiptar, të cilët sillen e përdridhen për të zvaritur sa më shumë miratimin e dy ligjeve tashmë shumë të diskutuara edhe në opinionin shqiptar. Cështja e krijimit i Gjykatës Kombëtare të Hetimit, pritet të marrë përgjigje përfundimtare nga “Venecia” më 12 Mars, por pikpyetja e madhe është, cfar qëndrimi do të mbajnë partitë politike pas 12 Marsit? Kush do të jenë kriteret përzgjedhëse për kandidatët për në Byronë e Hetimit? Pas Reformës në Drejtësi, kush do të jetë rroli i Gjykatës Kushtetuese në kontrollin e amendamenteve kushtetuese? Pas Reformës në Drejtësi, kush do të jetë rroli i Ministrit të Drejtësisë në disa prej institucioneve të sistemit të drejtësisë? Pas Reformës në Drejtësi,kush do të jenë propozimet për forcimin e statusit të gjyqtarëve dhe prokurorëve? A do të lindë nevoja për më shumë qartësime lidhur me decentralizimin e sistemit të prokurorisë dhe të gjykatës?

Si gazetar që e ndjek me shumë kujdes zhvillimet politike në vënd, gjykoj se cilado parti politike, cilido figure apo lider politik që do të përpiqet që të sabitojë investimet e mëdhaja të ndërkombëtarëve, lidhur me miratimin e dy ligjeve shumë të diskutuara brënda dhe jashtë vëndit, do të sfidoje vehten dhe partinë që përfaqësojnë. Kjo rrugë nuk ka kthim mbrapa, kjo rrugë për fat të madh ka kujdesin dhe është finacuar nga partneri ynë kryesor-SHBA-të,  gjithashtu është mbështetur fuqishëm me ekspert  ligjor shumë të kualifikuar nga SHBA & BE, me qëllimin shumë miqësor dhe dashamirës, që edhe Shqipëria të bëhet një Shtet me imazh dhe ligje si edhe shtetet e tjera  europiane.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora