E enjte, 28.03.2024, 10:09 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Gëzim Hoxha: A do të shënoj rënie ekonomia Kineze?

E enjte, 04.02.2016, 07:33 PM


A do të shënoj rënie ekonomia Kineze këtë vit?

Nga Gëzim Hoxha

Për Kinën ke se çfarë të shkruash. Në Wikipedia psh gjen një lumë të madh të dhënash për ecurinë e ekonomisë të këtij vendi të madh dhe mënyrën se si është arritur deri atje (bëhet fjalë për vitin disi të largët 2003). Që prej nisjes së reformave dhe hapjes së vendit, ekonomia kineze ka njohur vetëm rritje me mbi 9%. Në vitin 2003, vëllimi  prodhimit të përgjithshëm të vendit të Kinës arriti në 1 trilionë e 400 miliardë dollarë amerikanë dhe vëllimi i përgjithshëm i ekonomisë kineze u radhit në vendin e 6-të në botë pas SHBA-së, Japonisë, Gjermanisë, Anglisë dhe Francës.

Por viti 2014 edhe pse u mbyll sërish me rritje të lartë ekonomike ajo nuk e arriti objektivin e vendosur nga qeveria Kineze. Sipas të dhënave të BSH në bjë raport për ecurinë e ekonomive të partnerëve tanë tregtarë thuhet se ajo ishte 0,1% më e ulët se parshikimi (nga 7,5 në 7,4%) dhe ky ishte zgjerimi më I dobët në këta 24 vitet e fundit. Faktorët që dominuan këtë ngadalësim ishte kërkesa e dobët për investime  dhe ngadalësimi i aktivitetit në sektorin e ndërtimit. Të  gjithë përbërësit e tjerë të të ardhurave kombëtare shënuan rritje në krhasim me një vit më parë. Kështu mund të përmendim konsumin i cili u rrit me 3%. Rritje kanë pësuar edhe sektori i shërbimeve me 1,3% krahasuar me vitin 2013.

Shifrat zyrtare për aktivitetin e fabrikave tregojnë se në janar Kina ra në një nga nivelet më të ulët të tre viteve të fundit. I gjashti muaj radhazi i tkurrjes ngre shqetësime në lidhje me shëndetin e ekonomisë së dytë më të madhe në botë. Treguesi Kinez PMI arriti në nivelin 49.4, ku çdo gjë nën 50 do të thotë tkurrje.

Një studim privat nga Caixin dhe Markit treguan rezultate edhe më të këqia për ekonominë kineze. Studimi i Markit / Caixin gjurmon ecurinë e kompanvei më të vogla sesa treguesi zyrtar  dhe i dha një shifër prej 48.4, në krahasim me dhjetorin e  vitit të kaluar që ishte 48.2. Zyrtarët  e Markit citohen të kenë thënë në një deklaratë se "Prodhuesit kineze sinjalizuan një përkeqësim modest në kushtet operative në fillim të vitit 2016.  Qoftë në prodhimi edhe në punësim ka një rënie me ritme pak më të shpejta se në muajin dhjetor. Treguesi I “Business Total” i ri ndërkohë ra në shkallën më të dobët në shtatë muaj". Një ekomist i kishte thënë Reiters se ky përkeqsim i ecurisë së fabrikave mund të ketë ndodhur edhe nga shitja e aktiveve me qëllim shlyerjen e borxheve. Në një ekonomi të orientuar drejt  konsumit brenda vendit, ka bërë që investitorët të venë në dyshim vlerën e veprimtarisë prodhuese në Kinë.

E megjitatë Kina ka potencialin për të qenë një nga dy superfuqitë e reja. Kjo mund të besohet pasi të gjitha të dhënat tregojnë që deri para krizës financiare të borxheve që kaploi të gjithë botën në vitin 2008 dhe sidomos deri aty nga fundi i vitit 2003 gjërat po shkonin si jo më mire për ekonominë e këtij vendi. Edhe pse treguesi I rritjes ekonomike ende nuk është llogaritur për vitin që shkoi, ekonomistët parashikojnë një rritje përsëri të lartë (në kufijtë e 6,8% sipas BSH), por të ulët në krahasim me rritjen e një dekade më parë për shkak të uljes së  kërkesës globale.

Deri në fund të vitit 2003, vëllimi i prodhimit të përgjithshëm të vendit për frymë të Kinës i kaloi 1000 dollarët amerikanë. investimet në kapitale fikse të gjithë shoqërisë kineze arritën në mbi 5 trilionë e 500 miliardë juanë, vëllimi i përgjithshëm i shitjes me pakicë të mallrave të konsumit të gjithë shoqërisë ishte 4 trilionë e 600 miliardë juanë, vëllimi i tregtisë së jashtme arriti në mbi 850 miliardë dollarë amerikanë, shifër kjo kaloi Anglinë e Francën dhe është radhitur në vendin e 4-të në botë pas SHBA-së, Gjermanisë dhe Japonisë. Po ashtu, rezerva e valutave të Kinës kaloi 400 miliardë dollarët amerikanë,duke zënë vendin e 2-të në botë pas Japonisë.

Po si arriti Kina në këtë stad zhillimi? Gjithçka është fryt i reformave dhe i një hapjeje të ngadaltë të vendit dhe të mire menduar. Kanë kaluar më shumë se 45 vjet nga koha që në këtë vend nisën reformat për të transformuar ekonominë nga një ekonomi e planifikuar në një ekonomi socialiste tregu. Në periudhën e parë të zhvillimit që filloi nga vitet 50 të shekullit të kaluar deri në fund të viteve 70, Kina ndryshoi shumë shpejt karakteristikën e ekonomisë gjysmëkoloniale duke kaluar në rrugën e gjatë të industrializimit. Si rezultat i këtij ndryshimi rrënjësor në ekonominë Kineze, pesha e bujqësisë kineze u ul në 14,5 % të vitit 2002 nga 45,4 % që ishin, pesha e industrisë u ngrit në 51,8 % nga 34,4 % që ishin, dhe pesha e industrisë shërbyese u rrit në 33,7 % nga 20,2 %.

Periudha e 2-të filloi nga viti 1979 deri në fillim të viteve 90 të shekullit të kaluar quhet ndryshe edhe periudha e  hapjes, kohë kur Kina nisi kursin e reformës, duke rregulluar pandërprerë strukturën industriale. E treat, filloi pas viteve 90 të shekullit të kaluar, pasi Kina parashtroi krijimin e sistemit të ekonomisë socialiste të tregut, deri në vitin 2020, Kina do të realizojë industrializimin dhe do të kryejë informatizimin fillestar.

Për më shumë nga viti 1979 deri në vitin 2003, rritja vjetore e mesatare e vlerës së shtuar të industrisë ishte mbi 10 %. Qysh nga viti 1996, sasia e prodhimit të çelikut, qymyrgurit, çimentos, plehrave kimike dhe televizorëve ka zënë gjithmonë në vendin e parë të botës. Në ditët e sotme Kina jo vetëm mund të prodhojë aeroplanët, anijet dhe automjetet, por edhe mund të prodhojë satelitin tokësor artificial si dhe pajisjet industriale të modernizimit. Biznesmenët e mbi 170 vendeve e rajoneve bënë investime në Kinë duke krijuar mbi 400 mijë ndërmarrje me investime të huaja deri në vitin 2003.

Edhe pse në Kinë iu dha një prioritet I dukshëm industrisë ajo mbetet në thelb një vend me një popullsi bujqësore dërrmuese. Megjithëse Kina ka një sipërfaqe tokësore prej 9 milionë e 600 mijë kilometrash katrore,  ajo ka vetëm 1 milion e 270 mijë kilometra katrore tokë të punueshme, shifër kjo që zë 7 % të sipërfaqes së përgjithshme të tokave të punueshme të botës, të cilat janë grumbulluar në zonën fushore dhe të ultësirave të Kinës lindore.

Reforma e fshatrave, që filloi aty nga viti 1978,  me tregun si drejtim, kërkoi formën e re të realizimit të ekonomisë kolektive nën kushtet e ekonomisë së tregut. Tani, sasia e prodhimit të drithërave, pambukut, farërave të lakrës vajdhënëse, duhanit, mishrave, vezave, produkteve ujore dhe të zarzavateve zë mesatarisht vendin e parë në botë.

Duke u kujdesur për industrinë, Kina nuk la pas dore sektorin e shërbimeve. Duke i kushtuar vemendjen e duhur atij, ai u shndërrua në një prej kanaleve kryesore të punësimit me mbi 210 milionë të vitit 2002.  Dhe rezultatet ishin shumë të mira. Nga viti 1978 deri në vitin 2002, vlera e shtuar e sektorëve të shërbimeve të Kinës u shtua në 3 trilionë e 453 miliardë e 300 milionë juanë nga 86 miliardë e 500 mijë juanë, duke u shtuar në 40 herë dhe me një rritje mesatare mbi 10 %, shifër kjo ishte më e lartë se rritja e vëllimit të prodhimit të përgjithshëm të vendit me të njëjtën periudhë, me një vlerë të shtuar në 33,7 % të vitit 2002 nga 21,4 % që ishin në vitin 1979.

Nga viti 1998 deri në vitin 2003, Kina investonte në infrastructure mbi 1,3 trilionë juanë duke ndërtuar e xhadeve mbi 1,8 milionë kilometra, ndër to gjatësia e autostradave që përfaqësojnë nivelin e zhvillimit të transportit modern arriti në 40 mijë kilometra. Njëkohësisht, shteti ka shpejtuar ndërtimin e xhadeve të krahinave qendrore e perëndimore duke përmirësuar shumë kushtet e transportit të këtyre krahinave.

Gjatësia e përgjithshme e hekurudhave kineze arriti në 73 mijë kilometra, ndër to kishte mbi 20 mijë kilometra hekurudha me dy palë shina dhe 18 mijë hekurudha elektrike, portet kryesore detare kishin gjithsej 1800 vende të ankorimit, ndër to kishte mbi 530 vende të ankorimit në rang 10 mijë tonësh, kapaciteti i transportit të mallrave arriti në mbi 1.7 miliardë tonë. Kapaciteti vjetor i transportit i disa porteve kryesore ka kaluar 100 milionë tonë, Kina ka mbi 140 aeroporte dhe mbi 1000 linja ajrore. Ndër to kishte mbi 160 linja ajrore ndërkombëtare që lidhen me mbi 60 qytete të mbi 30 vendeve.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora