E enjte, 26.11.2020, 12:31 AM (GMT)

Reportazh

Neshat Mehmedi: Dita e Verës

E hene, 01.02.2016, 08:19 PM


DITA E VERËS

Nga Neshat Mehmedi

Dita e verës është një traditë e lashte  pagane - shqiptare dhe festohet me një mori ritesh e praktikash te ndryshme në shumë treva tona, sidomos në Malësinë e Sharrit në katundet Bozovcë, Veshallë, Brodec, Vejcë, Shipkovicë, Lisec, Gajre,... Thuajase përafërsisht  ritet janë të njejta, por ka dallime të vogëla. Pra edhe një thënje e popullit thotë: “Katund e adet”. Kjo festë edhe pse është pagane s’është kundër as kujt e se dëmton as një njeri e as popullin, thjesht është pasuri e mdhe  kulturore e kombëtare. Për fat të keq në malësi se ka atë ritëm si dikur, pra shkon gjithënjë duke u zbehur.

Përgatitjet për festimin e ditës së verës fillojnë shtatë ditë përpara, pra me shtatë mars kur praktika e përgatitjes së penjit bardh e kuq ose kuq e bardh është shumë e rëndësishme. Pra, në këtë ditë, vajzat dhe nuset e reja që janë të shëndetëshme  e jo shëndetëliga dhe që i kanë të dy prindërit, të të gjitha lagjeve të katundit, zgjohen shumë herët dhe  tjerrin penjë  të hollë ( tajmën ) në furkë i cili është i bardhë. Peri tjerret terma (përpjetë  ). Pasi e tjerrin perin e bardhë , marrin pe të ngjyrës se kuqe dhe të dy bashkë i tjerrin përpjetë deri në përfundim të materialit që do përdoret për festë. Më herët perin  e bardhë e kanë tjerr nga leshi i dhene (tjeri i bardhë më pas është ngjyrosur në ngjyrë të kuqe dhe e kanë shfritëzuar edhe për penj të ditës së verës), kuptohet kur të gjithë veshëmbathjet janë bërë nga leshi, ndërsa sot në mungesë të leshit, përdorin penj muline ngjyrë të bardhë dhe të kuqe. Po duhet të thekësohet se edhe këto penj i tjerrin bashkë përpjetë në shtizë.

Fëmijët       qofshin, vajza apo djemë presin në rradhë, kuptohet sipas ardhjes për të vëndu penj. Penjtë më parë i vëndojnë në dorën e djathtë, pastaj në të majtën dhe në qafë. Secilit  fëmijë i vëndojnë penj aqë sa antarë  numeron familja e tij e ngushte. Pra bartin pejnjë për vetveten, për nënën, për babën, për babënlok( gjyshin ) dhe nënënloke ( gjyshen) dhe për aqë sa vëllezër e motra ka. Duhet të theksohet se penjë në duarë vëndojnë tek.Vajza  apo nusja që u vëndos penjtë i pyetë:‘për kë vëndon penj ( për kë vijësh pijë )?’Fëmia përgjigjet;‘për veten time ... ’, dhe kështu vazhdohet deri sa ti thotë të gjithë anëtarët e familjes. E nëse fëmijët harrojnë ndonjë anëtarë të familjes së ngushtë, ajo që ia vëndon penjtë e pyet:Po për Ilirin apo Albanën a nuk don të vesh penj?’.Fëmija ja kthen:‘po, po, dua, me vini (vëndoni ) penjë’.

Penj në duarë vëndojnë nuset, vajzatë e të tjerët në përjashtim të burrave. Për burrat vëndojnë bashkëshortet e tyre, qofshin burrat  në shtëpi apo në gurbet. Beqarët vëndojnë pe vetem për veten e tij dhe të dashurën apo të fejuarën, por këtë nuk e shprehin hapur se është turp për rrethin ku jeton, por prapseprapë edhe djemtë kanë vënë penj dhe i kanë  mbajtur të fsheur.Pra i kanë vëndosur në pjesën e sipërme të krahut. Nuset i kanë vendosur vetëm në duarë e në raste të rralla i kanë mbajtur edhe në qafë. Në qafë kanë vënë vetëm përveten dhe bashkëshortin, dy penj e jo mëshumë ( gjithënjë  numëri i penjëve të përgjithshëm të jet tek – bashkë me të duarëve ) . Nusja  apo gruja që ka gatuar ose është në rendin e maxhes ka vëndu penj vetem në dorën e majtë, ose në të dy duartë. Kur ka gatuar apo ka ftalluar penjtë i ka lëvizur pak më përpjet  . Penjtë vëndohen në duarë dhe qafë gjithënjë tek e jo çift, si te gjinia mashkullore ashtu edhe te gjinia femrore. Qëllimi është që të rinjët kur të martohen të trashigohen, pra të lindin fëmijë.

Penjtë e bardhë dhe të kuqë i vëndojnë, sepse ngjyra e bardhë simbolizon jetën e pastër dhe pa probleme shëndetësore dhe harmonin paqësore që duhet të mbretëroj gjatë tërë vitit në familje dhe në  mes të anëtarëve. Pra  të mos u ndodhë as një smundje , apo ndonjë e ligë si per vete ashtu dhe per antarët e familjes të ngusht dhe asaj më të gjërë. Ndërsa e kuqja simbolizon shëndetin e mirë apo të fortë dhe të gjithë e adhurojnë që të duken në pamje të kuq si molla e të fortë si thana.

Tjerrja përpjetë behet që shtëpia, anëtarët e familjes, bagëtia, të lashtat të kenë mbarësi. Fëmijët të rriten sikur lisi, bagëtia të shtohen, të lashtat të japin prodhime të medha. Pra shtëpia në përgjithësi të ec përpara pa kurrfarë pengesash.

Para se të vëndohen penjtë të gjithë anëtarët e familjes duhet të lahen në mbrëmje që trupi i tyre të jetë i pastër për ditën e nesërme, pra për ditën e penjëve. Penjtë si të vëndohen në duarë dhe qafë është e ndaluar të hiqen mbrenda këtyre shtatë ditëve e as të dëmtohen, sepse të gjithë bartësit duhet të mësohen të kenë durim, vendosmëri, sinqeritet, dëgjueshmëri familjare dhe të zbatojnë rregullat në përpikëri nga ma i vogli e deri te më i moshuari i familjes. Nëse ndodhë rastësisht të kuputen penjtë s’është mirë të vëndohen në dorë apo qafë, po penjtë e zgjidhur apo të këputur duhet të vëndohen në një pemë apo dru frutor. Ashtu si jep frute pema të ketë begati edhe vet personi dhe familja e tijë apo e saj.

Atëherë pse sbënë të vëndohen përsëri në dorë ose qafë penjtë?

Femrës apo mashkllit që i janë këputur penjtë nga dora ose qafa është një shenjë negative për fatin e tyre. Nëse vajza apo djali janë të fejuar besohet se mund të ndodhë që këta të fejuar apo të martuar mund të ndahen, ose mund të ju ndodh edhe ndo një fatkeqësi ma e madhe ndërmjet tyre, që njëri nga të fejuariët apo të martuarit mund të humb jetën. Pra besohet se nëse këputen penjtë dhe si vendos përsëri në dorë apo qafë , por i vendos në një pemë frutore. Pema do i merrë të gjitha të këqiat e mundëshme të të  rinjëve , të martuarëve do t’ju sjell fat dhe lumturi në vazhdimësi.  Nëse ndodh që penjët e këputur i vëndojnë në një pemë të thatë apo dru jo frutor se shohin me si të mirë.Druri i thatë dhe jo frutor  llogariten si bimë jo të vazhdimësisë jetësore, jo e pjellores dhe ska jetë.

Këto penj pas ditës së shtatë bashkohen me penjtë tjerë. Ditën e shtatë përsëri lahen të gjithë anetarët e familjes që të jenë të pastër për ditën e nesërme, ditën e verës kur i presin penjtë. Penjtë i presin herët në mëngjes vajzat apo nuset që janë më punetore në shtëpi. Po në këtë ditë i presin edhe flokët nga tre centimetra, më shumë vajzat, nuset, por edhe të rinjtë meshkuj, por ata shumë më rrallë.Flokët i pret ai-ajo që e ka dorën e lehtë, që zgjohet herët dhe është punëtor/e.

Para se të priten floket merret një tërkuzë ( litar ), një rrahëse (Dru shpatuke me dorezë që shërben për të rrahur rrobat kur i lajmë ) dhe i vëndojnë ato në prag të shtëpise. Cuca (vajza) ulet mbi  rrahëse, ndërsa ai/ajo që i pret flokët thotë:

-Sot një javë sa një dardhë

-sot nji mujë sa nji dujë

-sot nji motmot sanji plep

Në rrahëse, te pragu i derës ulen vajzat që floktë t’ju bëhen të trasha e të gjëra sikur rrahësja. Ndërsa tërkuzën e afrojnë aty afër që flokët t’ju bëhen të gjata sa tërkuza. Pastaj flokët i hudhin në lum, duke thënë tri herë:  çashtau si shkon ujë, çashtau u rrajtshin flokët ( në k. Brodec)  në Bozovcë dhe Veshallë thonë si hecën ujë  u rrajtshin flokët, pastaj vazhdojnë duke thënë tre herë: ’’ merrmi t’ligjat e ma jep shënetin’’.

Flokët çdoherë kur i kanë qethur, të njejtat llafe i kanë thënë . (Flokët e hekme sban ti shkelin qerët njerëz, sepse aj xhi i ka hek i dhamën krajet për atë duhet ti flugjin n’ ujë.  Kallzoi:  M.M, M. R)

Penjtë i lidhin rrumbullake në një tufë që të duken sa më te heshëm ( më bukur ).Ndërsa pjesët  e prera i mbajnë në një skutaçe dhe pas përfundimit të punës i mbështjellin në një letër apo kind dhe kur shkojnë në lum i hudhin në ujë, duke bërë të njejtin adet si të flokëve ).  Zakoni është qe secila shtëpi apo lagje të shkoj më parë te lumi e ti varin sa më lartë penjtë në një drur të fortë:  të thanës, lisit ( ahut ),... po në mungesë të thanës në Veshallë dhe Bozovcë  i kanë vendosur në drur të  shelnes së egër dhe në drur të plepit afër ujtë – përoit ose lumit. Ashtu si shtohet e rritet shpejt shelnja e egër pranë ujit, të shtohen e të rriten familja, fëmijët, bagëtia,  të lashtat e të tjera. Pra fletë shumë pse njerzit kanë vlerësuar shumë ujnë, zjarrin, dillin,  yllin, hënën. Këta janë kushtet elementare të jetës, të gjallërisë, e të pjellores. Pasi i varin penjtë në drur i lajnë sytë  në lumë që  të jua lëshojnë gjumin e të ligat të tjerëve. Kur i lajnë sytë thonë: ‘’ujë teposhtë shëneti terma ( përpjetë)’’, këtë e përsëritin tri herë, poashtu thonë;’’ ashtu si ecën ujë ene t’ligjat i marrt me viti ‘’ kallzoi M.R

Në lumë mbushin ujë në një enë bakëri dhe mbrenda enës futin gurëz, rërë, thejnë degë dashedele (lule nga lejthiat), maca ( lule të shelneve ) marauçka apo miza përdhese – milingona (Ashtu si është bakëri i fort dhe i qëndrueshëm, ashtu të bëhen të fort dhe të qëndrueshëm antarët e familjes, bagëtia, të lashtat e të tjer). Degët e dashedeleve dhe të macave s’bënë t’i lëshojnë në tokë, sepse pragu i shtëpisë do ketë probleme me shëndetin – pra sdo të ketë mbarësi si në mes të anëtarëve ashtu edhe në bagëti dhe të lashtat- drithërat.

Kur shkojnë në shtëpi degët i vëndojnë në çdo derë e dritare të shtëpisë, por edhe te hambarët e drithit dhe në manxhe të bukës...

Gurëzit i futin që antarët e familjes dhe gjëja e gjall të jenë të fort si guri, që të jenë të qëndrueshëm ndaj kushteve klimatike, ndaj semundjeve ngjitëse, të jenë imun, ndërsa milingonat i futin me qëllim që edhe anëtarët e familjes të jenë punëtorë si ato dhe të shtohet fëmijët, dhentë, ... Pra si shtohen milingonat të shtohen familjet, bagëtia dhe të lashtat.

Këtë ditë kur kthehen nga lumi me ujë stërpikin pragun e shtëpisë, shkallët, dhomat, shtratin e fjetjes, dritaret, anëtarët e shtëpisë, fëmijët që flejnë, teshat, kafshët, dritherat, bylmetin... Ujë  u japin të pijnë anëtarëve të familjes dhe ujë u shtin në gjellë kafshëve. Enën me ujë ia japin një djali apo vajze që është i fort e i shëndetshëm dhe që e do punën, përndyshe s’bënë që ti spërkat njerezit ai djal apo vajzë që është shëndetligë apo i mungon njëri prind (nuk bane t’i stërpajke njerzit aj gjali e ajo cauca xhi ashtë shënet ligj e xhi se do punën, e stërpajkmja bahet pa dallaue moshën e gjininë.”Kallzoi:  Merxhivane M. Njerzit e pijnë ujin që të jenë të shëndetshëm, të pastër në shpirt, trup e mendje, të qëndrushëm e të sakrificës e të ju sjellë shumë mbarësi. Ndërsa kafshëve u japin ujë që të lëshojnë qumështe e të shtohen ashtu si rrjedha e lumit apo e përoit që shtohen në pranverë.

Poashtu nëpr derët e dhomave të shtëpisë, hambarë, në maxhe të bukëve, lugjanikë ( boskë), sofër, kuër, ahur, izbë, shtëpi të zjarrit (vatër ),...  vëndojnë dashedele( nga druri i lajthisë)  dhe maca nga shelnet etj. Në këtë kohë të muajit mars lulet vështir i gjen në këto fshatra të Maësisë së Sharrit, sepse lartësia mbidetare është mbi 1.300 m. Atëherë banorët janë të detyruar të thejnë këto degë  nga  bimët drurore siç janë macat nga shelnja e egër dhe dashedele nga lajthia.

Për Ditë Vere, gratë lidhin penj në dru të thatë.

Druri i thatë më i përshtatshëm për me bë magji është ferra.Ashtu si është ferra e thatë dhe e dobët, ashtu të thahen e të dobësohen armiqët e popullit, të familjes dhe bagëtisë dhe dëmtorët e kafshëve, pemëve, perimeve dhe të lashtave.

Penjtë që i lidhin në ferrë apo në dru të thatë për me bë magji duhet të ketë ngjyrën e zezë. ‘’Njanin qosh    të pinit e lidhin për degjin e ferrës të thatë, ene pas çdo përgjigjëje pini lidhet naje. Çashtu si është drui i thatë ene pini i zi, dushmajëve dhe dëmtorëve tju shkoj viti e jeta vetëm me ngjarje të zeza’’; ( Gjithënjë, aty afër kanë patur fëmijë që ti dëgjojnë këto biseda, pra që edhe fëmijët të informohen e të mësojnë për armiqtë e shumtë të popullit tonë, që kanë bërë kërdi e masakra të pa llogaritëshme ndaj shqiptarëve ku do qofshin: therrur, vrare, djegur e dëbuar popullatën, pa dallim moshe e gjinie, vetëm e vetëm pse janë shqiptarë... po ashtu i kanë njoftuar edhe për kafshët e egra mishëngënëse ( ariun, ujkun, dhelprën) dhe kafshët dëmtuese të bimëve dhe të perimeve ( derrin, urithin,  lepurin, miu... ), të din për gjarpërin krimbat, moknat  - mokërrat e të tjera. Gjatë këtij riti njëra pyetën e tjetra përgjigjet, ndërsa ajo që lidh nyjë perin i përgjigjet:

           -Për ka lidhish?

           -Lidhi askerin, se ka hanxhar (Thikë e madhe dhe e gjatë, me dy presa e me majë të hollë, që përdorej si armë. Luftonin me hanxharë.), pushkën n’dorë, se vret, se prêt se gjrijën, zoti ja farkoft e jagjozhdoftë durët, ene kamët e mo baje qederë.

           Për cajllin dushman?

           Për dushmajt e miletit tonë, katoaunit tonë e familjes e farefajsit tonë, xhi na kanë therr, vra, gjegje ,shkrumaue me njerëz, xha e drithna

           -Për kalidhish?

           -Lidhi për derat

           Gjoja u farkoftë e ju gjozhdoftë.

           -Për ka lidhish--?

           -Lidhi për ukin, mos na i haje dhentë, koltë, lopët, dhojtë...

           - gjoja ju farkoft e ju gjozhdoftë

           -për ka lidhish?

           -lidhi për araushën, mos i hajje lopet, dhentë, dhojtë...

           -gjoja ju farkoft e ju gjozhdoftë

           -për ka lidhish

           - lidhi për  dhelprën, mos na i haje pulat, patat...,

           -gjoja ju farkoft e ju gjozhdoftë

           -për ka lidhish?

           -lidhi për leprin, mos na i haje tërshënat, perimet,...

           - gjoja ju farkoft e ju gjozhdoftë

           -për ka lidhish?

           -lidhi për buklën

           -gjoja ju farkoft e jugjozhdoft

           -për ka lidhish?

           -për bollën e xharpnin.

           -gjoja u farkoft e ju gjozhdoftë mona i thajthin lopët...e mona i kaçe caullët…

           - për kë lidhish ?

           - për majnin, krajmin, molzën

Është mirë me përmend se në katund, në ditën e verës ata gra që skanë patur mundësi me shku për me i çu penjtë te lumi e me i var në drur, i kanë angazhuar fëmijët me shku me gratë e fëmijët e lagjes, e në raste të rralla penjtë i kan var në kopsht, në dru frutor, ashtu si lulëzon pema, ashtu të lulëzoj shtëpia me njerëz, bagëtia e të lashtat, ndërsa lidhjen me perin e zi e praktikojnë në zinxhirët në furë të oxhakut. Pra njejtë sikur te fera e thatë, njëra e pyet e tjetra i përgjigjet.

Banorët e këtyre katundeve, kanë lidhur zinxhirët e oxhakut të furrës në  shtëpin e zjarrit, çdoherë kur kanë mbetur kafshët në fushë, mal dhe bjeshkë. Pra i kanë lidhur tre herë nyjë, duke përsëritur fjalët  pa e permendur emrin e ujkut apo ariut. ‘’Kshtau si janë lidh zinxhajrat çashtau vu lidht gjoja, ju farkoft e ju gjozhdoftë’’

Kur kthehen nga Dita e Verës

Dy gra marrin ujë të valuar në një enë dhe e vënë në prag të dhomës. Njëra qëndron jashtë pragut të dhomës, e tjetra mbrenda në dhomë. Ajo që është jashtë dhomës, me një krënde përzien dheun me ujin valë, ndërsa ajo që është mbrenda në dhomë e pyet gruan që është jashtë:

           -Xhi bajsh oj shoçe?

           -I përvloj moknat.

           -Xhibajsh oj shoçe?

           -I përvloj pleshtat.

           -Xhi bajsh oj shoçe?

           -I largjoj llomet e kit dimnit.

           -Xhi bajsh oj shoçe?

           -I përvloj morat

           - xhi bajsh oj shoçe

           - i përvloj molzat…

Shembulli i dytë; Ndryshimet vërehen kudo, në çdo lagje, në çdo katund, por në thelb janë të njejta: Nga të katër qoshet e dhomës kanë kruar me maje të thikës botë – dhe, dhe e vëndojnë në katër pjata në çdo qoshe të dhomës. ( Deri aty në  vitet e nëntëdhjeta,  çdo dhomë fundin e murit e ka patur të lyer me botë ngjyrë të kuqe, në një lartësi  deri pesëdhjetë centimetre ).. Marrin ujin e valuar në çajnik apo xhezve dhe e përvëlojnë botën, në të katër qoshet e dhomës, dy gratë në këtë mënyrë veprojnë:

-           Xhi përvlojsh?

-           Përvloj moknat, pleshtat, morat... se na pajkin napër shpoj, napër enë,...

Ne katundi Bozovcë, Veshallë, Vejcë të Malsisë së Sharrit përvëlojnë katër qoshet e manxhes, për me i përvaluar molzën..

Në katundin Veshalle për ditën e veres mbledhen hithri, dhe te pragu i derës pyetet tri here:‘Oj e zoja e shpijsë, xhi duësh, a hithit a pleshtat? Ajo tjetra i përgjigjet po ashtu tri herë: ‘’Hithit i due, pleshtat si due. Hithit i shtojnë n’gjrosh’’S. M

Natën e ditës martë, (të martës parë ) për ditën e verës e vlojnë ujin. Dhe pastaj në katër skajet e dhomës e derdhin atë ujë me qëllim që të përvlojnë:

           -xhi përvlojsh?

           -përvloj moknat, se nahijn napër bukë, napërujë.

           -xhi përvlojsh?

           - përvloj pleshtat

           -xhi përvlojsh?

           -Përvloj morat

Pra, dita për të përvëluar moknat patjetër duhet të jet ditë e martë, pas ditës së verës . Kur vajnë muj i gjate (marsi) në koritë do shtojnë duj t‘gjatë, është zakon që të lahen caucat (vajzat) dhe të krehen duke përseritur fjalët:”kamët n’ujë, flokët duj u rajtshin sikur hecën ujë, sikur rajtet duj ( duaj )”  Kallzoi:S.E.

Cucat në  raste të rralla Përditë Vere i presin edhe flokët te lumi dhe i hedhin në lum duke thënë: ‘sikur hecën ujë ,çashtau flokët e shëneti hectë’ kallzoi:D.M

Poashtu, trijavë para ditës se verës mbeturinat (berllogun)  i mbledhin në një vendë të caktuar mbrenda në shtepi, me qellim që bereqeti të mos ik nga shtëpia. Pas ditës së verës ato hudhen në lum.Duke thënë:

Ujë teposhë shëneti terma  ( nga tri here )

Ujë teposhë bereqeti terma

Ujë teposhë xhëja terma ( Kallzoi: A.Reshiti)

Ditën e Verës nuk lejohet shpim i çfarëdo gjëje qoftë, sepse u prishet gjini dhenëve, lopëve, dhive, ndërsa kuajtë , mushkat dhe gomerët  i zenë samari.

Nuk lejohet te shkunden jorganat, plafat, postiqet, sepse besohet se arat e mbjellura shkunden nga era, breshëri dhe shiu.

Bletari

Në Ditën e Verës bletari bënë matjen e koshit të bletëve. Ai matjen e bënë me hapa apo pëllëmbë, nga koshi e deri te dera e shtepisë. Matja mvaret se me çfarë do të bëhet, me pllëmbë apo hapa, kjo do të mvaret nga largësia e bletëve. Nese matja e bërë del me numer tek, bletët do te gjuditin (goditen), por nese matja del çift ato nuk gjuditin, nuk janë të goditura.

Për Ditën e Verës,  të gjithë familjet ziejnë (kokërra) misri me hi (fojë) dhe gatuajnë fli. Shtrohet pyetja pse kanë vënë me zjerrë kokra misri? Kora e misrit të tharë është shumë e fortë dhe qëndrueshme. Ashtu si është e fortë kokra e misërit ashtu duhet  të bëhen të fortë,  e të shëndetshëm  anëtarët e familjes.

Gatuajnë flij që ashtu si vëndohen rendat në tepsi ashtu punët në shtëpi të shkojnë me rend e mbarë pakurfar problemi e vështirësie gjatë tërë vitit. Pra si punët mbrenda shtëpisë dhe punët jashtë shtëpisë duhet të vëndohen përpara e të kryhen kollaj.

Këtë ditë e festojnë të gjithë vajzat e lagjeve me këngë dhe me lojra të ndryshme po të përcjellura me këngë, si psh: loja kumterëm kumterëm, shalemale, dhe loja në shiluër( kolovitje). Shilurin e vëndojnë në një degë peme, po të fortë dhe shiluren një nga një, po edhe nga dy përnjëherë, po të përcjellura me këngë.

Loja Shalemale dhe kumterëm – kumterëm luhet nëpër rrugët e lagjes, por në grupe - grupe e në lagje më lagje. Megjithate këto lojra të përmendura thuajse po zhduken dalngadale.

1

Do shkojm për lule napër ara

Macat u hashin dacat u përlashin

Delet u tremshin, desht u vrajtshin

Ditvere mori top sheqere

09.III.97. F. I

2

ditë vere sa e majra kane

o kofsh për ditën tane

ditë vere sa e majra ishe

o ditën tane ma kishe

3

he mori taj lulja e heshme

ku m’i pahe çel

nja nij javë para ditë-verës

çagje me nij ven

çagje me nij ven ore sajvi zi

e pkuta lulen e heshme ta çova tij

ça gje me nij ven ore shtat bajrak

e pkuta lulen e heshme e fajta n’bardak

4

na ka hup nij shoçe haj

kumterëm terëm –terëm

ku u na  ka hup haj

kumterëm terëm-terëm

na ka hup në male haj

kumterëm terëm –terëm

uki va ka ngran haj

kumterëm terëm-term

ju na kini marr haj

kumterëm terëm-terëm

far shamije kishte haj

kumterëm-terëm-terëm

shamij me molla haj

kumterëm terëm-terëm

far fanille kishte haj

kumterëm terëm-terëm

fanellën me vija haj

kumterëm-terëm-terëm

far dimija kishte haj

kumterëm terëm-terëm

dimija mavije haj

kumterëm terëm-terëm

far skutaçe kishte haj

kumterëm terëm-terëm

skutaçen e bardh haj

kumterëm terëm-terëm

far nalle mi kishte haj

kumterëm terëm-terëm

nalle pi Shkupit haj

kumterëm terëm-terëm

banu shoçe gati e hajde me ne

kumterëm terëm-terëm

Po na vajnë nja dij delije

Hor kale për kale

Dil e gjedhe i  lumi bijë

Hor kale për kale

Udhën ta kam shlue

Hor kale për kale

S’të kanet me shkue

Hor kale për kale

Nauk të shloj mori nauk të shloj

Çat sojzezën da porgjoj

Hor kale për kale

Do na vajn o pi gurbeti

Do na bijën gjima salepi

Hor kale për kale

Çe te vajnë pi anadolli

Do na bijën topa mori

Hor kale për kale

Çe te vajnë pi allbanije

Do na bijën topa qafije

Hor kale për kale

Do na vajnë pi sheri

Do na bijën lule veri

Hor kale për kale

Po na vajnë nja dij delije

Ishin veshët me jënlije

Hor kale për kale

Shloma udhën se S’të ngas

Për ni dore dot vërvas

Hor kale për kale

Pse m’vërvasësh more gjal

E kam menen unë tët marr

Hor kale për kale

 

Ditëvere  mori  dilbere

sikur sivet ardhsh përhere

ene n’mot ene n’qetër mot

o hala imi shoçe plot

do na vaje dita sikur sot

H. M

Hëna e bardhë

Është tre ditë pas ditës së verës “hëna e Bardhë”.Në këtë ditë njerzit e shtëpis nuk punojnë këto punë:

-Miell nuk sitin

-Nuk shkundin - trëndin

- Nuk shpojnë

Në të tretën ditë familjet e katundarëve duhet të jenë të përgatitiur me pas bukë, sepse në këtë ditë nuk lejohet të sitet miell në shtëpi, sepse “Çshtu si sajtet majlli në sajtë, çashtau do shkunet bereqeti napër ara: elbi, tërshana, thekni, gjruni... pi erës madhe” H.M

Teshat, mbulusat- jorgonat, dyshekët, plafat, çarçafët... s’bënë të shkunden në këtë ditë, sepse ashtu si e trënd apo i shkund mbulusat ashtu do të shkunden nga era dhe breshëri të lashtat.

Në të tretën ditë nuk lejohet të qepin apo të arnojnë; pantallona, pëlhura, plafa , këmisha.Qëllimi është sipas këtij riti që koltë, mushkat, gomerët mos i zen samari,  ndërsa  dhenëve, lopëve, dhijëve … mos ju prishen xhijtë.

Para Ditës Verës kemi edhe rite( festa) të tjera:   Midis dimrin...



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora