E premte, 19.04.2024, 07:22 PM (GMT+1)

Mendime

Zenel Çeliku: E djathta me një konfederatë

E diele, 31.01.2016, 04:09 PM


Asambleja Kombëtare e PR, e djathta me nje konfederate

Nga Zenel Çeliku

Më 23 Janar, Partia Republikane (PR), mblodhi Asamblene Kombëtare të sajë, e cila kishte si objekt situatën politike aktuale në Shqipëri. Lideri I PR-Fatmir Mediu në fjalën e tij theksoi se tashmë ka ardhur koha që partitë e djathta, të organizohen në një konfederatë, sepse kështu do ti bëjmë ballë më mirë keqe qeverisjes së vëndit. Sipas Mediut, situata politike në Shqiëeri na dikton që të bëjmë një hap të tillë gjithëpërfshirës. Nuk dua ti  jap formë përfundimtare idese time, ndaj mendoj se një konfederatë e djathtë është  mjaft e domosdoshme për politikën shqiptare, ndaj duhet të përfshihen partitë e djathta, të perfshihen të përmdjekurit politike, pronarët, biznesin dhe  rininë. Kërkoi nga Partia Demokratike (PD) dhe forcat politike parlamentare, bashkëpunim të ngushteë për reformën zgjedhore. Sëpari, të luftojmë që të garantojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Se dyti,  përfaqësimin e partive në parlament bazuar në votën e qytetarëve. Se treti, mundësinë e zgjedhjes së deputetëve nga votuesit, dhe jo nga emërimet nga drejtuesit politik. Historia e deri tanisme ka treguar se kur kemi punuar sëbashku si opozitë për Kodin Zgjedhor, kemi garantuar zgjedhje të lira dhe fitoren në zgjedhje-tha Mediu. Duke u ndalur tek Ligji  për pronat, Kryetari Republikan njoftoi se PR nuk është apsolutisht dakord me  këtë Ligj të përpiluar nga maxhoranca qeverisëse, dhe se PR do të bëjë ankimim në Gjykatën Kushtetuese  dhe në Komitetin e Ministrave të Bashkimit Europian. Në Asamblenë Kombëtare të PR, si forumi më I lartë e sajë, anëtarët  republikanë kanë ngritur  shqetësimin  e zbatimit të marrëveshjes me PD, për mirkuptimin e ndërsjelltë në zgjedhjet lokale që lidhen me emërimin e administratorëve. Në diskutimet për këtë cëshjte u tha se, koalicioni midis PR dhe PD në Shkodër, ka mjaft problem në këtë pike, dhe pak nga pak ky kualicion po shkon drejt divorcit, nese liderete dy partive respective nuk do të meren vesh midis tyre.

Deri këtu mirë e bukur është analizuar situata politike dhe nisma për një konfederate të djathtë, por dua të ndalem në 3 pika të cilat Mediu I theksoi.

1-PR duhet të përfshijë të përndjekurit politik. Kjo nuk është gjë e re, por është thënë e stërthënë nga PR në 25 vite, dhe shumë pak të përndjekur janë ofruar në këtë parti, sepse është PD-ja që ka krijuar një bashkëpunim dhe ofrim të mjaftueshëm të kësaj shtrese të vuajtur.

2-PR duhet të ofrojë pronarët e vjetër. Që në fillesat e sajë, lideri historic I PR dhe “Buri i M“Burri i Mënçur” , I ndjeri Sabri Godo, ngriti zërin dhe luftoi shumë për të drjetat e pronarëve, por para platformës së republikanëve, kishte një barierë e pa kaluaeshme që vepronte cdo ditë e më shumë-Ligji famëkeq 7501. Kjo pikë I ngjason një refreni shumë të vjetër për të cilën PR kur ishte në pushtet për 8 vite me PD, nuk bëri asnjë hap përpara për pronarët e ligjshëm-të vjetër. Përkundrazi, në ato 8 vite bashkqeverisje PR & PD, Ligji I famshem Ramizian 7501, ushtroi  edhe më tej influencën e tij grabitqare, duke grabitur pronat e pronarëve legjitim, dhe duke ia dhuruar shtegtarëve që dhunuan dhe pushtuan pronat e çmuara të pronarëvete vërtetë pa u ndëshkuar në asnjë rast. Për këtë cështje PR ka folur shumë e shumë në këto 25 vite, por asgjë nuk ka bërë, dhe përrrjedhojë, nuk do të këtë asnjë sukses dhe nuk do të besohet.

3-PR duhet të ofrojë bizneset dhe rininë. Nuk e di në ato 8 vite bashkëqeverisje PR & PD, cfar dhe sa ka ofruar biznese dhe rininë PR-ja ?!

Themeluesi I PR-I ndjeri Godo, 25 vjet më parë u përpoq shumë për të lobuar në qeverisjen e asaj kohe, që prona të shkojë tek i ZOTI, dhe jo tek HORRI. Por “Burri i Mënçur”  kur e pa se nuk kishte më fuqi për të ndjekur kauzën që Ai ngriti dhe luftoi, mori një vendim shumë të drejtë, Godo u largua nga kreu I PR duke ia lënë vëndin një figure të Re. Kjo lëvizje dhe ky vendim I “Burrit te Mënçur”, ishte një risi në politikën shqiptare. Godo mendoi se pas 5 vitesh ne krye te PR, ishte konsumuar dhe tashmë mundet tia lërë vëndin e liderit, një emri te Ri, I cili do të fillonte të punonte me energji të reja, më me shumë përkushtim dhe me dshirë të re dhe për të future në programin e parties elementë dhe ide të reja. Lideri I ri I PR-Fatmir Mdiu, punoi mjaft në 20 vite për te ofruar në PR, ish pronarët legjitim të cilët ishin zhgënjyer nga PR, e cila do të ndalonte grabitjen e pronave të pronarëve legjitim, gjithashtu për të ofruar edhe të përsekutuarit. Në 20 vite në krye të PR, Mediu është përpjekur në këtë drejtim, por nuk ka arritur të rikrijojë besimin e pronarëve dhe të të persekutuarve. Në 20 vite lideri I një force politike, Mediu nuk krijojë hapësira dhe ide të reja në programin e PR. Nëse sot PR-ja është në një situatë jo optimal, kjo do të thotë se 20 vite në krye të një partie, je shumë, shumë I konsumuar. Nuk ke asgjë për të dhënë, nuk ke më dëshirë dhe as përkushtimin për të ringritur një parti në atë nivel që dëshiron, je shume I konsumuar, energjitë e tua janë shterruar, gjithashtu edhe fjalët, premtimet dhe retorike tënde është mbaruar, tashmë duket krejt boshe. Mediu si një politikan me përvojë të gjatë 20 vjecare, si një emër që nuk ka treguar ambicie për karrierë, duhet me kurajo që të vetëlargohet nga kreu u PR, duke  ia lënë vëndin një figure të re dhe energjike, një figure që gëzon respect, reputacion dhe vlerësime në public, duhet të përzgjidhet një lidër i Ri I dahur për shoqërinë, për tia trazmetuar stafetën një njeriu që mundet dhe ka mundësi të ofrojë në PR, njerëz me integritet, kredibël dhe me rreth të madh shoqëror. Duhet një lideri I Ri që mundet të fusë në programin e PR, ide dhe platformë të re, gjë që do ti japë një pamje të re dhe frymëmarje të gjëre kësaj partie e cila nuk ka funksinale as web-site e sajë-sa keq. Jo vetëm si gazetar, por edhe si një pronar I vjetër legjitim, dëshiroj që të shikoj PR,  atë portë ku mundet të gjejë një parti me horizont të ri dhe shumë përfshirës.



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora