E premte, 19.04.2024, 11:23 PM (GMT+1)

Kulturë

Xhavit Gasa: Zemër poezie

E diele, 31.01.2016, 03:07 PM


Xhavit Gasa

 

TRUPKËRTHI

 

Këmbëzbathur i  djersitur fytyrë vizatuar,

si hartë shtetesh nga djersa e pluhuri,

në kazanë plehrash kanaqë duke kërkuar.

 

Trupkërthi nën rrezet e diellit përvëlues,

të malit madh me gurë dalë nga nëntoka,

kërkojnë krom me çekiçë në duart e njoma.

 

Kryeministri në zyre mer lajmin e gëzuar,

The Ekonomist e lavdron për punën e mirë

e falenderon për milionat që i ka paguar.

 

Çfar poeme mjerimi do te shkruante valle,

Migjeni yne i madh nese do te ishte gjalle!

 

Për këta trupkërthi,

në shekullin e 21-të...

 

 

ZEMER POEZIE

 

Poezia është sjellë mirë me mua,

dhe kur unë me të u solla keq,

asnjë herë nuk u zemrua as ankua...

 

Asnjë herë nuk më preu në besë,

dhe kur mendoj se e kisha tradhëtuar,

nuk u ankua as nuk u soll keq me mua.

 

Dhe pse kanë kaluar gjithë ato vite,

poezia përsëri me mua aq mirë sillet,

me ëmbëlsi më thotë kujdes nga gabimet.

 

Sa të madhe e ka poezia zemrën,

sikur ti ngjanim poezisë dhe ne njerzit,

të gjitha stinët pranverë do të bëheshin.

 

 

HISTORI LISI

 

Kur ka lind lisi askush se mban mend,

përveç tokës që e mban dhe ushqen,

që të dini gjithçka për historinë e lisit,

duhet pyetur toka që e lindi dhe e rriti..

 

Pyeta unë një ditë timen tokë nanë,

të gjithë kemi hise mbi tokën dhe diellin,

të lutem toka ime pse lisi ka shumë plagë,

rrënjën tek ti, shpërnda  copë copë degët.

 

Eh,mor bir i im i dashur më tha toka nanë,

i lindur heret lisi  ndër të parët mbi tokë,

më i bukuri i fuqishmi ndër lisat më shtatlartë,

nga zilia ju filluan ti rrëbenin nga një copë.

 

Në vjeshtë tha toka këtu mbollën një ferrë,

më mashtruan është bimë magjike  thanë,

shpejt u rrit e lisit ju kacavjerr degë në degë,

akoma degëve të lisit kacavirret kjo ferrë plakë...

 

Të mundohen lisit t'ja thajne lisit trup e degë,

rrënjët në zemër të nanës shkojnë thellë..

 

 

MJEGULLNAJA

(ish sigurimsat)

 

Hisen që na takonte nga drita e diellit

s'ja lëshuam kurrë mjegullës hijezezë,

dritën diellit që ndriçon e ngroh  njerzit,

si bujku tokën ne e mbollëm në zemër...

 

Syri ynë i s'u mashtrua nga diejt e rremë,

se ata nuk ishin diej por  mjegullnajë,

që kujtonin se mbulonin diellin e vertetë,

fshiheshin dritës së tij si dhelpra e çakallë.

 

Kur mjegullnaja hije zezë kjo rrobë që u gris,

netëve ferrave e skutave për diejt e rremë,

verbuar nga dielli i vërtetë mbetur  lakuriq,

rrugëve don t'kafshojnë por s'ka dhëmbë...



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora