E merkure, 24.04.2024, 03:04 PM (GMT+1)

Mendime » Dardani

Ilir Dardani: Shqipni e trazueme

E shtune, 09.08.2008, 04:03 PM


Shqipni e trazueme

 

Nga Ilir Dardani

 

Kuq e zi!

 

Krimi/vrasja eshte nje fenomen global, por ne Shqiperi njeriu iken si qeni ne rrush! Bota do te ishte shume e bukur nese s’do kishte shemtimin krim. Sikur shqiptaret te ishin si une, asnje vrasje s’do te ndodhte. Do lindte dhe do vdiste njeriu dhe mbrapa s’do linte asnje krim, askush s’do vdiste nga tjetri. Asnje gjak s’kishte nevoje te merrej, askush s’do mbyllej brenda, askush s’do te ishte trim dhe as frikacak. Sikur shqiptaret te ishin si une, nenat s’do mbyteshin ne lot, femijet s’do rriteshin jetime, automatike per te vrare dhe per t'u vrare s’do blinte njeri, tregtaret e armeve do mjaftoheshin me djersen e kraheve te tyre.

Shqiptar, nese me vret, pa meshiren me te vogel te vras. Nuk kam lindur njejes dhe pa ty nuk kalbem. Perpara se te me vrasesh mua, hapi varrin vetes, njekohesisht ruaj edhe plumbin e fundit, ose hidhu ne varr, kur te kesh paguar dike te te mbuloje me dhe per se gjalli. Me kete i jep fund gjakmarrjes dhe e nderon veten, duke marre gjene me te merituar. Nese me vret mua, t’i je qenje e kote ne kete bote, mosekzistenca jote eshte pasuri per shoqerine.

Shqiptare, edhe pse fizikisht nuk jeni dhe aq te beshem, uleni hunden trimereshe poshte dhe qethjani leshin sepse nuk eshte koha e hundlesheve. Askush nuk eshte antiplumb, prandaj per hir te jetes tuaj ne radhe te pare, pastaj per hir te jetes se njeriut, mos vrit se do vritesh!

 

Piramide pas piramide!

 

Ne Lazarat, fshat i Gjirokastres, fshataret, si vitet e kaluara, edhe kete vit kishin mbjellur Hashash! Hashashi eshte ilegal (jo ne cdo vend) sepse eshte rrezik serioz i shendetit. Qeveria shqiptare ka qene e mireinformuar qe kur eshte hedhur fara ne toke, por nderhyn vetem tani! Lazaratasit kane perkrahuar dhe votuar gjithmone PD-ne, por edhe pse Sala i do, per varferine e skajshme nuk ka bere asgje. I do?! Jo jo, i urren sepse kur do s’ka si mos t’i plase zemra kur shikon fshatarin e shkrete tek thyen ligjin per te ekzistuar! Me dhimbset populli demokrat i Lazaratit sepse derrmohet ne pune gjithe pranveren dhe veren dhe fund rezultati zero! Ligji thote ''mos mbill'', por cdo njeri kur po vdes nga uria, lyp ose vjedh, ne fund edhe grabit per te mos vdekur!

Pse nuk ndalohen sapo te mbillen, por vetem tani ne prag korrje?!!! Si e lejon njeriun te ‘’mihe ne uje’’?!!! Apo shqiptaret duhet te shkaterrohen nga Piramidat e njepasnjeshme!!!? Ato pak leke qe kane (apo me borxhe), i kane investuar aty, kane investuar dhe djerse e kallo. Te gjithe e dime se eshte e jashteligjshme dhe nuk duhet lejuar, por nese verbohesh shume muaj me radhe, pse c’verbohesh tani!? Nese eshte nje vend tjeter, ne nje mal, kur rastesisht u zbulua, ok, por kur te gjithe e dime se ne Lazarat gjithmone mbillet hashash (jo nga qejfi por nga halli), pse nuk nderhyn ne kohe dhe te besh edhe disa arrestime dhe te denohen disa dite ‘’kriminelet’’?! I dua Lazaratasit, sinqerisht, por ndonje ndalim per disa dite duhet, sepse nuk eshte e drejte qe kuksiani te arresohet per te njejten gje!

Sipas mendimit tim mbjellja e disa dhjetra apo qindra rrenjesh hashash duhet te kete ndeshkim te lehte sepse nuk eshte ndonje biznes i madh, ku njerezit behen milioniere. Kjo do te thote se e bejne vetem per te jetuar, kur pune nuk kane, kur jeta eshte teper e veshtire.

Ligji ose duhet zbatuar, ose nuk duhet zbatuar!

 

Ismail Vlora te vleresohet kombtarisht dhe jo universitetarisht!

 

Fatkeqesisht, ai qe firmosi shtetin shqiptar ka emer 100% turk! Emri i Ismail Qemalit eshte pjese e tragjedise shqiptare! Nese plaku i urte dhe i madh i Vlores dhe i gjithe Shqiperise do te kishte nje emer shqiptar, debatet s’do te egzistonin. Shqiptaret per nga emrat nuk ndryshojne nga turqit dhe kjo eshte masaker qe kane bere prinderit duke masakruar femijet e tyre me emra anadollake! Jane fajtore priderit e I. Qemalit qe vendosen ta quajne Ismail. Ne fakt ‘’Qemali’’ i eshte ‘’ngjeshur’’ nga turqit dhe i biri i turqve, Enver Hoxha, sepse mbiemri i mjeker-engjellit ne diten e flamurit ishte Ismail Bej Vlora. Kete Bej, perderisa ishte dhe mbetet nje titull turk, njelloj si Sulltan, nuk duhet ta perdorim. Ismail Vlora tingullon shume me mire, shume me shqiptar.

Universiteti i Vlores eshte i Vlores dhe i Shqiperise, por nje dite mund te jete edhe i Evropes, pasi mund te studiojne edhe te huajt aty.

Universiteti i Vlores nuk eshte krijuar per te nderuar emrin e Ismail Qemalit, por eshte shtepia e dijes e brezave te sotshem dhe te ardhshem, breza te cilet do prezantohen gjithmone sic jane, Evropiane! Arsyeja e ekzistences se Universitetit te Vlores eshte shume me e rendeseshme se sa nje emer!

Universitetet kryesore te botes kane emrin e qytetit dhe jo emra personazhesh.

Emri i Universitetit, kur nuk eshte shqiptar, sigurisht qe pengon ne integrimin e ketij universiteti ne Evrope, prandaj, megjithe vleresimet qe kam per vepren e njeriut te flamurit, mendoj se eshte ne te miren e perbashket qe te plotesohet vullneti i intelektualeve te Vlores.

Duke u njohur me punen e madhe te Rektorit te Universitetit te Vlores, z. Tanush Shaska, ftoj shqiptaret, qe, perpara se te dalin me konkluzione idjote, dhe te kercejne si gjelat, te mendohen pak!

Ili (Ismail) Vlora eshte figure e shquar e kombit tone, por kjo s’do te thote qe nuk mund te preket emri i tij. Por, kur shikon se ne Tirane kane buste e rruge turqit pushtues, qe kane shkelur ne Shqiperi vetem per te prere koka shqiptaresh, atehere eshte padrejtesi qe i behet Ismailit te Pavaresise. I. Vlora ka sheshin e tij, ka rruge e objekte ne te gjitha trojet shqiptare qe mbajne emrin e tij, por mbi te gjitha ka te shkruar emrin ne mendjen dhe zemren e shqiptarit.

Kjo ceshtje i perket Universitetit dhe Vlores dhe s’ka pse te marre permasa kombetare. Ngrihet tjetri nga Prizreni per te treguar se c’emer duhet te kete nje universitet ne Vlore!

Gazetarucet dhe opinionucet tregohen ‘’patriote’’ duke c’patritotizuar rektorin, duke na e quajtur edhe tradhetare, kur ai po ben gjithcka, duke lene edhe famijlen ne Amerike, per rinine shqiptare, per Vloren dhe Shqiperine e tij!

Emrat e ndryshem nuk jane me ''tapi'' dhe mund te ndryshohen gjithmone kur njerzit e shohin te arsyeshme, qofte edhe kur behet fjale per heroin kombetar Gjergj Kastrioti, nenen e botes, Tereze.

E rendesishme eshte qe koloset tane te vleresohen kombtarisht dhe jo universitetarisht!

Lavdi vepres se Ismail Qemalit, i cili kurre s’do deshironte te behej pengese e dijes, pengese e se ardhmes se ndritur te pasardhesve te tij.

 

Larg vampirit Hoxhe!

 

Lexova nje shkrim te nje dardani, i cili me paturpesine me te madhe ngrinte lart diktatorin me antinjerzor per kombin e tij qe ka njohur Evropa! Dardanet (shqiptaret e Dardanise) e dine shume mire se c'do te thote komunizem dhe kane paguar shtrenjte! Nen Enver Hoxhen (i cili shpirtin e ka duke ja ngrene djalli) kane perjetuar genocid te papare, jane shtypur me harbutshem sec mund te shtypet edhe njeriu me barbar. Shqiptaret i largoi nga Evropa, nga jeta. Shqiptaret ishin teper te varfer, shqiptaret ishin nen nje terror te papare, per aq sa ishte gjalle monstra anadollake, prandaj matufet e Dardanise duhet te heshtin nese e kane gje njeriun!!! Hoxha ishte edhe mik i komunisteve jugosllave, skllever te te cileve ishit ju! Kur u prish, sic prishej me komunistet e tjere, tha: ''Kosova i perket Shqiperise''! Hahaha! Kaq e ka thene edhe njeriu me idjot, me ordineri dhe me antishqiptari! Zoterinj, mjaft me kete cmenduri! Ju jeni ata qe kur erdhet ne shtetin ''meme'' u zhgenjyet totalisht me Shqiperine tuaj dhe kjo ishte vepra 40 vjecare e Hoxhes! Vinit me kollare dhe ju vinte ndot nga rruget tona, nga zhelet...leckosjet tona qe na i kishte lene Baba Juaj, monstra Enver! Nese jeni njerez ju enveristet, reflektoni, perndryshe jeni kafshet me te rendomta te rruzullit tokesor!
A po, a? PO!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora