E enjte, 25.04.2024, 08:09 AM (GMT+1)

Kulturë

Haki Zllami: Hasan Selimi - ''Hije dheu''

E diele, 31.01.2016, 12:04 PM


KENDVESHTRIM PËR POEZINË E HASAN SELIMIT

- Për vëllimin me poezi “ HIJE DHEU “, botim i vitit 2016–

Nga Prof HAKI ZLLAMI

Lexova me vëmëndje vëllimin me poezi “HIJE DHEU” të mikut tim të vjetër dhe të poetit tropojan, Hasan Selimi.Gjithashtu lexova tre a katër studime të disa kolegëve për këtë libër.Sot dua të shkruaj diçka sipas këndvështrimit tim,thjesht , por me sinqeritet!

Më befasoi që në fillim. Kisha lexuar edhe më parë ndonjë poezi, por tashmë i pashë të gjitha poezitë në vëllimin me njëqind e gjashtëdhjetë e dy poezi, në të dyqind faqet e librit. Shprehem që në fillim, për një prurje me vlera, është një vepër poetike e një autori jurist, me zemër të madhe, që krijimtarinë e tij e ka mbështetur në tabanin kombëtar.Eshtë poeti, biri i fshatit Kasaj, rrëzë boke, ku sheh shtëpitë, arat, livadhet, pemët me vosat e vjetra, xhaminë e re, diku afër rezervari, plotëpërplot me ujë e mbarësi...

Poeti i drejtohet ”thesit të kujtimeve “,që ndoshta ndonjëherë edhe e djegin:

“U gjenda në thesin e kujtimeve”

” Sa shumë je shtri, o fshati im si perlë e hieshisë në atë rrëzë boke”...

Më poshtë ai vazhdon:

“S’ka më bukuri si këtu

Aty ka burra si lisa, vajza si pisha, nuse si zana dhe djem luan”...

Vargje që burojnë nga zemra e poetit, plot mall, plot nostalgji, përzier me emocione.Kjo poezi jep historinë e Kasaje, aty flitet për zakonet, për traditat, për kulturën , për poetët Selim Aliaj, Hamit Aliaj,shtëpitë e tyre janë pranë e pranë.Diku sqaron dhe etimologjine e emrit Kasaj, nga emri- Kasa. Përmes përsiatjeve përshkruan lumin e pa emër “i këputur”...

Tematika e poezive është e sferave të ndryshme, por një vend me rëndësi zë ajo e patriotizmit. Mjaft bukur na jepet ideja e lashtësisë dhe e pathyeshmërisë, te poezia “Shqiponja me sqep të cunguar”. Përmes këtij epiteti metaforik,ai krahason shqiptarët me shqiponjën, të cilët “nuk plaken” /nuk lodhen “/ nuk shuhen”.

Poezitë e Hasan Selimit,ve?ori dalluese kanë se janë konçize,ndërsa poezia flet gjatë, këtu kemi parasysh , aforizmin e Dostojevskit :”Ata që dinë të flasin, flasin shkurt”. Disa poezi i referohen një fabule te caktuar dhe disa prej tyre janë “poezi këshillë”.Secila prej tyre, përfundon me një këshillë apo me një thënje nga mën?uria popullore.

Vargjet e vëllimit , përve? të shprehurit emocional e me art , mbahen fort pas disa shprehjeve shumë të zgjedhura.Përmendim:”Iku me sy të paluem”, “Mburrem serbes”,”Vrulli i lotit “,”Gjeli këndon pa orar “Frenat e shpirtit u këputën”,” Kohë e ngarkuar”,”Hijeshon me pashë”

Këto e të tjera janë vlera artistike të librit. Në tematikën e librit zë një vend edhe ajo e historisë së Shkodrës,për vet arsyen se autori jeton atje për vite te tëra . Me vargje e përjeton Rozafën.Hasan Selimi, në librin e tij shpreh mallin për trugun familjar, për gjyshërit, për vëllain...

”Ëndërr të kam pa

Sikur në fund të botës më dukej”...

Me dhimbje në zemër e kujton,vëlla Halilin, varret e gjyshërve kërkon t’i gjejë,ti mbledhë një nga një gurët e varreve. E këto si në skenat e baladave i përjeton:

“Po, dadë

do gjej varrin e gjyshit

Bile edhe te gjyshes”...

Poezi me vlera të mëdha ëshë ajo me titull:“Lisi në varr” mbështetur në bëmat e lëgjendave e krijimet folklorike.Gjithashtu dhe poezia “Besën ta kam dhanë” ,një poezi fort e bukur. Në të flitet për motivin e besës, karakteristikë e njerëzve me karakter të fortë,ku besa e dhënë është palca e komunikimit njerëzor. Niveli i poezive në këtë libër është vertet befasues dhe emocionues, spikasin veçanërisht poezitë: “Në udhëtim”, “Dua me u kap me vdekjen” ,” Varri banesë”, “Piskama e ankesës”, “Kthesa”, “Pashë hënën” etj.Në secilën prej tyre vihet re ndërthurje mjeshtërore të një poeti, tashmë me përvojë, mes perjetimit personal dhe figuracionit të bukur.

Në disa poezi me karakter filozofike apo psikologjik, autori sqaron drejt marëdhëniet duale : jeta - vdekja, varri - ringjallja etj. Poeti nuk i ka frikë vdekjes, përkundrazi. Të vdesësh është si normale, por e tmerrshme është të mos jetosh . Ai do të kapet me vdekjen, nuk i pëlqen asnjëherë e padrejta, Ai urren përbuzjen, cmirën, xhelozinë. Bukur trajton, harresën (harrimin) si

proces i dëmshëm, por edhe i domosdoshëm, sepse po mos të ishte harresa, truri do të bëhej lëmsh.Vet truri është seleksionues, mban mend ato që nevojiten.Bukur i trajton , mërzinë, inatin.Njeriu thotë poeti,nuk eshtë gur, edhe mund të qajë , mund të derdhë lot, që nuk thahet lehtë...

Guri më me peshë në vëllim poetik “Hije dheu” është dashuria për vendlindjen , për prindërit. Dhe kjo përkon me idenë themelore:” Njerëzit, të afërmit duhet t’i duam e respektojme gjithë jetën, gjer në varr”.

Në e poezitë e Hasan Selimit, lexuesi do të gjejë vetveten, në shumë aspekte të jetës jetës ,si një ëndërr që përpiqemi ta realizojmë, kur kjo nuk ndodh shpesh, ndjehemi të humbur, të trishtuar. Por pertej çdo vargu ka dritë, ka shpresë, bash edhe në hijen e dheut gjendet kurajo dhe dëshira e poetit.Kjo ide është gërshetuar mjaft mirë edhe në kopertinën e librit . Një libër i parë me poezi, mjaft interesant në qasjen figurative dhe pasurinë tematike, voluminoz dhe i mirëparaqitur estetikisht!

-Per ZemraShqiptrare, nga TROPOJA , Janar 2016-



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora