E premte, 19.04.2024, 12:40 PM (GMT+1)

Kulturë

Liman Zogaj: Shkrimtarit Ismail Kadare

E premte, 29.01.2016, 08:20 PM


Liman Zogaj

 

HARTA E ATDHEUT

(Poetit Ismail Kadare)

 

Edhe njëmijë vjet

Zogu i Diellit

Hartën e Atdheut

E ka në sytë e dritës.

 

Vitet i përtypin

Qelizat e trëmbura

Nëpër kapilarët

E Gjakut të Arbërit.

 

Ikjen dhe kthimin

Sa shumë

Ta vajtuan

Shtrigat lavire.

 

Na thuaj Kadare

Kurrë do t’i shfaqni

Premierën e tragjeditë e botës

Në teatrin pa kulm

Kur yjet bien në Skenën e përflakur

Si puplat e zogut pa fole.

 

Veje plisin e bardhë mbi sy

E thuaju: Homerit, Da Vinçit, Kafkës...

Zogu ,hartën e Atdheut e ka në sy

Në kthimin me tetëdhjetë rreze n’gërshetë.

 

Sa mirë e njehë

Biografinë e Kukuvajkave,

Kur këndojnë për vdekjet

E kur qajnë për lindjet.

 

Zogjtë

Ikin deri pranë diellit

Por hartën e kthimit

E kanë në sytë e dritës.

 

Ismil Kadare

Jeto gjatë, shumë gjatë

Të mos i shohim

Pakurrizorët

Në Pallatin e Ëndrrave.



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora