E shtune, 05.12.2020, 02:39 AM (GMT)

Komente » Radovani

Fritz Radovani: Urim prej ''gropave pa emen''!

E premte, 29.01.2016, 09:07 PM


1946 – 2016

NJË  URIM  PREJ  “GROPAVE  PA  EMEN” !..

Nga Fritz RADOVANI

1946 VIT I ZI  SI FUTAT...

Përveç Nanës sime të vishun me të zeza,  si fëmijë kujtoj atë vit edhe dy Nana po me të njajtin emen të vishuna me të zeza,  Katrinë Prelen, Nanen e Kolë Prelës së Dukagjinit,  dhe Katrinë Tomen, Nanen e Vllazenve Pal e Mark Thani të pushkatuem ndersa, Dedë Thani i burgosun në Jugosllavi... Katrinë Tomja gati kishte “harrue” vrasjet nga tmeri i burgosjes së dy mbesave, vajzat e reja Terezina e Liza Pali... Nga dy Nanat Katrina, unë si fëmijë mësova emnat e futave të zeza që Ata të shkretat i kishin kokat e mbulueme....

Nga lidhjet e vjetra të familjeve tona, Katrinë Tomja vinte ma shpesh në shtëpinë tonë, dhe mirpritej me dashuni per natyren e Saj bujare, inteligjente dhe një humor që nuk mund të kuptohej nga dilte prej Asaj Nane të vishun zi nga koka deri tek kambët...

Kurr nuk i kam pa lot nder sy... As sot nuk dij me e shpjegue!

Unë vazhdojshe me luejtë me lojnat e mija, po veshi më kapte shpesh fjalë nga bisedat e Nanës sime me Katrinën. Kujtoj një thanje të saj: “Këta dalshin fare!..”, sigurisht, unë atëherë as nuk dijshe me kuptue shka domethanë ajo shprehje!

***

Me rasën e 25 Janarit 2016, kur Presidenti Nishani shkoi në Koplik dhe dekoroi atje Ata Burra të Maleve që dhane jeten per Liri, mu kujtuen nga fëminia ngjarjet perqethëse të atyne viteve, kur si Nana Katrinë Tomja u mbuluen me futa qindra Nana të tjera...

Fjala e Presidentit duhet të zgjojë jo vetem Veriun po gjithë Shqiptarët nga gjumi...

Rishfaqja e surratit diktatorit po sjellë ato pasoja që sjellin tiranët, per të cilët Profesor Petro Fundo ka thanë: “Diktatorë si Enver Hoxha sundojnë edhe per së vdekuri!”...

Presidenti kerkoi hapjen e dosjeve të krimeve të Sigurimit të Shtetit, mbasi ato nuk i perkasin asnjëherë retorikës. Hetimet e krimeve të komunizmit dhe dënimi i krimeve të Sigurimit të Shtetit është pazgjidhshmërisht i lidhur me çështjet e interesit të sigurisë kombëtare të shqiptarëve. Presidenti shtoi: “E quaj të papranueshme hartimin dhe tendencën e një neni të tillë nga të ashtuquajturit ‘ekspertë të reformës në drejtësi’ për të vendosur në Kushtetutën e Shqipërisë një nen që ndalon njëherë e përgjithmonë hetimin e krimeve të komunizmit.

Nga kjo trevë dhe tokë Martirësh u bëj thirrje deputetëve të përgjegjshëm të Kuvendit të Shqipërisë ta refuzojnë mbështetjen dhe miratimin e një neni të tillë në Kushtetutën e Shqipërisë! Ata u kanë bërë një provokim të rëndë vuajtjeve dhe sakrificave, por edhe kujtesës historike, kombëtare të Shqipërisë dhe shqiptarëve.”

***

Shteti i sotem i korruptuem nga qeveritarë tradhëtarë dhe kriminelë vllavrasës, asht shtet i trashiguem nga terroristët ma të mëdhej të Shekullit XX në Europë!

Sot mbas 70 vjetësh ma shumë se kurrë, dëgjohet nga “gropat pa Emna” Urimi:

“Këta dalshin fare!”: Po kush janë këta bisha:

Anëtarët e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Shqiptare.

Anëtarët e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste (të Punës) dhe Kandidatët e sajë.

(Këtu duhet të përfshihen edhe dezhurët bashkë me pastruesit e zyreve të këtyne institucioneve).

Anëtarët e të gjitha Qeverive të Shtetit Shqiptar mbas vitit 1944.

Anëtarët e Agjensisë Telegrafike Shqiptare dhe korespondentët e gazetave kryesore.

Anëtarët e Byrove të Partisë, në Komitetët e Rretheve, Institucione kulturore e arsimore, ndërmarrje, Kooperativa Bujqësore, etj.

Anëtaret e Byrove të Organizatave të Rinisë dhe Sekretariateve të BRPSH.

Anëtarët e Gjykatës së Naltë të RPSH.

Anëtarët e Gjykatës së Naltë Ushtarake – Tiranë.

Anëtarët e Trupit Gjykues të Gjykatës, së Qarkut, të Rrethit etj.,

Anëtarët e Partisë Komuniste Shqiptare (Partia e Punës dhe Partia Socialiste Shqiptare),

Anëtarët e Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore të Shqipërisë.

Anëtarët e Kryesisë së Organizatave të Frontit Demokratik (ku, mbulohej Partia

Komuniste Shqiptare), në Kryeqytet dhe qytete të Shqipnisë.

Anëtarët e Kryesisë së Komiteteve Ekzekutive dhe Këshillave Popullore të qarqeve,

rretheve, qyteteve, lokaliteteve, fshatrave, koperativave bujqësore etj.

Anëtarët e Komisarjateve të Ushtrisë dhe të Zyrave të Kuadrit.

Anëtarët e Kryesisë së Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë.

Anëtarët e Kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.

Anëtarët e Kryesisë së Kolektivave të Avoketënve të Shqipërisë.

Anëtarët e Partisë që kanë krye Shkollat e Larta: “V.I.Lenin”, Juridik, Financë etj.

Urimi duhet të fillojë nga terroristët që mendohen me u mbrojtë me ligj!

Alia Ramiz, Agolli Neki, Alibali Jusuf, Alizoti Përtef, Ameti Selajdin, Andoni Dhimitër.

Baci Gita, Bajraktari Shkëlzen, Bakalli Alush, Baku Nedime, Ballata Pjetër.

Balluku Beqir, Bala Vehbi, Banushi Gjon, Banushi Tano, Beçolli, Bejtja Xhemal, Bekteshi Sadik, Beltoja Loro, Bello(?), Beqari E, Beqiri Bastri, Beqja Hamit,

Beqja Rakip, Biba Bardhok, Bitaku (?) Injac.  Bllaci Misto, Borduni Mihajl,

Brahimi Shaban, Bregu Bilo, Bushati (Qorri) Ali, Bylbyli Mehdi,

Cakaj Edmond, Cakrani Namik, Cani Zenel, Celi Qeverin, Ceta (Çeta) Niko.

Çami Foto, Çanga Vehbi, Çarçani Adil, Çarçani Siri, Çaushi Ismail, Çeliku Hajredin,

Çifligari Dhimitër, Çirako Gjule, Çitaku Ramadan, Çollaku Lin, Çela Aranit, Çoba Idriz,

Çoku Shyqyri, Çomo Jani.

Daragjati Pjetër, Dautaj Shaban Q., Deda Ndoc, Dedja Rasim, Dede Spiro, Dedej Sybi, Demiraj Shaban, Demiri Marko, Demiri Sulë, Dibra Faik, Dibra Shefqet, Dibra Ylvi, Dibra Zija, Dilo Koço, Dini Jonuz, Dini Xhemal, Dino Ago, Dodona Sotir, Drini Skënder, Dume Petrit, Dushi Bardhyl, Dymylja Xhemal, Dhora Dhimitër, Dhroso Jorgo, Fishta Adem, Fishta Iljaz, Fishta Vehbi, Floqi Gaqo,

Gavoçi, Qamil, Goga Lefter, Gora Hysen, Grabocka Myftar, Gramshi Xhemal,

Gjerga Sllobodan, Gjylbegu Ilir, Gjyli Arif, Gjata Rustem.

Hoxha Enver, Hafizi Dr.Ramiz, Hafizi Shuajp, Haka Rexhep, Hakani Petrit,

Hakiu Abdyl, Hako Hulusi, Halluni Ferit, Harito Qiriako, Hasi Pjetër, Haviari Nesti, Haxhi Iljaz,  Haxhiu Rexhep, Hazbiu Kadri, Haznedari Nëvzat, Hebovija Hilmi,

Hoxha Fadil, Hoxha Nexhmije, Hysejni Nexhat, Hysi Skënder,

Ilia Kolec, Iljazi Mustafa, Isufi Beqir, Isufi Halit.

Jaho Taqo, Jakobini Andrea, Jakova Kolë, Jakova Tuk, Jaku Gjon, Janjiqin Dragutin, Jashari Qemal, Jegeni Llambi, Josifi Koço, Jubani Bep, Jubani Satber, Jubani Lec.

Kabashi Çesk, Kafeja Vasil, Kanani Petro, Kapisuzi Fadil, Kapisyzi Qazim, Kapo Hysni,

Karamelo Thoma, Kastrati Jup, Kavaja Vasil, Kçira Pjerin, Keçi Hamid, Klosi Bilbil,

Kijariq Branisllav, Koçov Sllobodan, Koka Viron, Koleci Vaskë, Koleka Spiro, Kraja Fahri

Kolli Rexhep, Konomi Manol, Kopali Nesti, Korita Neki, Koroveshi Anastas, Kraja Haki, Kraja Musa, Kristo Pandi, Kuçi Shaban, Kuçi Zef,  Kumbaro Sadush, Kumrija Angjelin, Kursani Nazmi.

Lakrori Lefter, Lame Hysni, Laro Thoma, Lazri Sofokli, Leci Gaspër, Lekiq Dulaq, Libohova Qamile, Lici Asllan, Lipivani Argjir, Lisi pseudonim, Lohja Cuf, Lohja Fehmi, Llazani Haki, Llazani Nuri, Lleshi Haxhi,

Major Ruli, Malëshova Sejfullah, Mandija Feço, Mandija Ferit, Markoja Marko,

Marku Gjen. Gjin, Marleci L., Mazi Gac, Mazrreku Gjovalin, Mborja Emil, Mesi Elez,  Mersini Jonuz, Mëlyshi Pal, Mihali Arqile, Miloti Isa, Miloti Tonin, Mina Rapi,

Miloti Xheudet, Minarolli Faik, Misja Vladimir, Muja Rifat, Mula Ismet, Mushi Kristo,

Mushani Xhyhere, Myftaraj Skënder, Myftiu Manush.

Nallbani Ndrekë, Nano Fatos, Ndoja Hysni, Ndoka Pëllumb, Ndreu Dali, Ndreu Esat,

Nimani Mazllom, Nishani Omer, Nosi Frederik, Nuti Faik.

Paçrami Ali, Paçrami Fadil, Panariti Shuajp, Panduku Illo, Pano Spiro, Prifti Foto,

Papadhimitri Orest, Parllaku Rahman, Peçi Sheuqet, Pela Haxhi, Pema Filip, Papa Ilo,

Pira Nazif, Pistoli Çiril, Podgorica Prof. Fadil, Polona Lako, Popoviq Miladin,

Popoviq Misho, Prendushi Gjon, Prokopi Qako.

Qemali Namik, Qilimi Mustafa, Qiriaqi Sotir,

Rama Sadik, Rama Selim, Ramadani Irfan, Ramohiti Halil, Resmia Nuri, Rino Ndreko,

Rino Thoma, Rugia Muharrem, Rrjolli Dul.

Sadiku Dilaver, Saliu Muço, Samsuri Dhori, Seiti Gjen. Hilmi, Selimi Rexhep,

Selimi Xhemal, Sokoli Prenkë, Spahiu Bedri, Spiru Nako, Stalin, Josif V., Stepani Ali, Suji Ahmet, Sykja Rustem,

Shala Luigj, Shandro Kostaq, Shehu Feqorr, Shehu Fiqrete, Shehu Gjylhani, Shehu Hajri,

Shehu Mehmet, Shehu Zurdi (Zyhdi?), Shima Sabri, Shkodrani Dhimitër, Shkurti Zoji,

Shukriu Ali, Shoshi Çesk, Shuteriqi Dhimitër,

Taçi Çapajev, Tare Myftar, Tefiku Jake, Temja Basri, Tepeleni hetues, Tito Josif Broz, Tirana Mynir, Toger Baba, Troshani Kasem,  Tuli Jonuz, Tyli Muhamet.

Thanasi Enver, Themeli Zoi.

Ujaniku Nestan, Uli Angjelina, Uli Mark, Ulqinaku Hamdi.

Vasili Ndoc, Vata Pjerin, Villa Skënder, Veleshnja Teki, Vujoshi Jovan.

Xhemali Mentor, Xhika El-ham, Xoxe Koçi, Xhunga Ali.

Ymeri Fadil.

Zaja Hys, Zaja Mustafa, Zjarri Njazi, Zejneli Veladin, Zeneli Faik, Zeneli Lilo, Zykaj A,

Zhagari Marian.

Shenim: Emnat e policëve i gjeni nder librat e të persekutuemëve politik.

Vertetë këta emna i pershiftë “Urimi i gropave pa Emen”, po mos harroni me vazhdue këte listë me emnat e “atyne që po kerkojnë rishfaqjen e simboleve t’egra të diktaturës”!

E të gjithë bashkë: “Ata dalshin fare!”



(Vota: 4 . Mesatare: 1/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora