E shtune, 20.04.2024, 01:57 AM (GMT+1)

Mendime

Preqi: Kosovës i duhet një President pa precedent

E enjte, 28.01.2016, 08:43 PM


KOSOVËS I DUHET NJË PRESIDENT  PA PRECEDENT

Nga Dedë Preqi

Kosova më herët nuk ka pasë kurrë në historinë e vet President, mirëpo kur Kosova u çlirue nga okupatori i fundit serb dhe shkrepi fitoren e merituar, presidenti i parë i Kosovës, dhe president historik  ishte dr.Ibrahim Rugova. Presidenti Rugova ishte jo vetëm president, por ishte edhe një menagjer i madh,  njeri i urtë, i cili ka ditur me menagjue edhe  politikën  e nënshtruar nga okupatori serb, por edhe politikën e çlirimit të Kosovës.

Presidenti Rugova ishte një katalizator i vlerave universale, i cili ka ditur ti afirmojë këto vlera dhe ka pasur autoritet në masën popullore, poashtu edhe në qarqet ndërkombëtare. Presidenti Rugova i ka pasur disa veqori të rralla, i cili nuk dëshironte që gjërat të marrin erë pa nevojë, apo të flitet për njëri-tjetrin në shoqëri,  duke shpiunuar dhe bartur fjalë prej palës në palën tjetër shqiptare, të cilat vese  kanë munguar në fjalorin rugovian.

Presidenti Rugova, që në orët e para të politikës së vet, ka punuar me përkushtim pa reshtur për pavarësisnë e Kosovës, duke kërkuar ndërmjetësimin ndërkombëtarë si prektorat i përkohshëm dhe NATO-n, si mbrojtje nga ana ndërkombëtare. Presidenti Rugova edhe në momente të vështira ai dispononte një humor të vetin, i cili në këtë mënyrë i jepte grusht vrazhdësisë së kundërshtarit.

Presidenti Rugova, ka qenë një pris, udhëheqës dhe lider i paqës, edhe duke i tejkaluar përmasat e atributëve të tilla. Dr. Rugova, në kohën millosheviqiane u gjend në rrolin e tij prej një politikani të urtë dhe të rrallë, i cili nuk e dëshironte që popullin e vet ta bëjë „mish për top“. Presidenti Rugova kaloi kohën e tij në kushte të pa përshtatshme dhe bëri atë që nuk mund ta bënte asnjë lider botëror për popullin dhe vendin e vet, poashtu  ka lënë një vepër të madhe historike, e cila nuk mund të harrohet në brezat e ardhshme.

Presidenti Rugova, nga krijuesi dhe studiuesi  letrar, u shëndërrua  në njeri të veprimit dhe aksionit të luftës së punës, i cili nuk u lodh pa reshtur duke kërkuar formulën dhe strategjinë për pavarësinë e shtetit të Kosovës. Presidentin historik Rugova,  e veqojnë edhe shumë e shumë karakteristika të tjera, sa që penda  e asnjërit nuk mund t’i  përthëkonte, por e gjithë shqiptaria dhe pasardhësit e tij, duhet të mburren përherë me një President të tillë.

Pas vdekjes së Presidentit dr.Ibrahim Rugova, postin e presidentit të Kosovës e trashëgoi dr.Fatmir Sejdiu, i cili konsiderohej si nga bashkëpunëtorët e ngushtë të presidentit të ndjerë Rugova.  Fatmir Sejdiu ishte edhe njohës i mirë i historisë së shtetit,  në aspektin politik e juridik , njëherazi ishte edhe njëri nga tre anëtarët e hartimit të Kornizës Kushtetuese të Kosovës.

Presidenti Sejdiu u zgjodh president i Kosovës në shkurt të vitit 2006, dhe u rizgjodh në këtë post në janar të vitit 2008, me mandat pesë vjeqar. Mirëpo, presidenti Sejdiu, duhej të jepte dorëheqje nga posti i presidentit, gjëja që Gjakata Kushtetuese e vendit ka konstatuar shkelje të Kushtetutës, duke mbajtur dy poste; postin e kryetarit të LDK-së, dhe postin e presidentit të shtetit.

Pastaj, pas kësaj situate, ushtrues i detyrës së presodentit deri në zgjedhjet tjera, duhej ti takonte kryetarit të Kuvendit të Kosovës, z.Jakup Krasniqi. Në zgjedhjet e ardhshme në postin e presidentit u zgjodh kryetari i AKR, z.Behgjet Pacolli, i cili pati fatin të ushtrojë këtë detyrë vetëm 37 ditë, sepse Gjakyta Kushtetuese  e Kosovës, edhe për këtë përson e publikoj një vendim, sipas të cilit, lidhur me zgjedhjen e presidentit të Kosovës, me 22 shkurt 20011, e quan jo kushtetuese.

Dhe sipas këtij vendimi( të pa sqarur) rrolin e presidentit duhej ta ushtronte përsëri kryetari i Kuvendit, deri në zgjedhjet tjera, kur me 7 prill të vitit 2011, presidente e vendit u zgjodh zonja Atifete Jahjaga. Zonja Jahjaga e vazhdon këtë post deri në mars të këtij viti, me ç’rast do të ndodh zgjedhja e presidentit të ri, apo e presidentës së re të Kosovës. Dhe sipas marrëveshjes së koalicionit në mes PDK, dhe LDK, në 2016-tën, president i ardhshëm  emërohet nga radhët e PDK-së,   z. Hashim Thaqi, i cili edhe vetë deklarohet për një mandat të tillë.

Zgjedhja e presidentit të Kosovës

Zgjedhja e presidentit, apo presidentës së Kosovës, duhet të ndodh sipas ligjit kushtetues të vendit, mirëpo pas vdekjes së presidentit Rugova, zgjedhjet e pastajme të presidentit kaluan në situata të mjegulluara , kryesisht atëherë kur i nxisin dilemat e mospajtimeve të popullatës. Pas  dr.Ibrahim Rugovës, asnjëri kandidat për president nuk e pati fatin e tij të përjetojnë si duhet rrolin e vet, por dy të parët pas Rugovës, zotëri Sejdiu dhe z.Pacolli, rrolin e tyre e quajtën jokushtetuese, ndërsa zonjën Atifete Jahjaga e quajtën presidente të zarfit.

Po ta pranojmë këtë gjendje, këtë pa përshtatshmëri zgjedhjesh, gjegjësisht këtë model  të zgjedhjes së presidentit të Kosovës, përsëri kemi  të bëjmë me defekte  zgjedhore, të cilat vazhdojnë të përsëritën në shpërputhje me vullnetin e popullit, prandaj kishte me qenë më mirë që në Kosovë të ndryshohen nenët e Kushtetutës, dhe zgjedhja e presidentit  të bëhët jo në mënyrë partiake,  por  në bazë të vullnetit  dhe votës së lirë të qytetarëve të vendit.

Kosovës i duhet një president  unifikues i popullit të vet, i cili mund ti bashkojë forcat politike të vendit për zhvillimin dhe ndërtimin e Kosovës. Këtij vendi i duhet një president apolitik dhe pa afera korruptive e kriminale, i cili mund ti thyejë  kallëpet e një apatie të kaluar, që  akoma vepron me fshehtësitë e aparaturës së vjetër. Kosovës i duhet një pasardhës i denjë i Presidentit Rugova, i cili do ta don dhe respekton këtë popull dhe këtë vend  pa hile.



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora