E marte, 19.03.2024, 04:26 AM (GMT)

Editorial » Entela

Entela Binjaku: Nga vendi i Kadaresë

E enjte, 28.01.2016, 07:19 PM


Nga vendi i Kadaresë

Nga Entela Binjaku

Ka disa episode në jetën e njeriut që mbeten të pashlyera në kujtesë e në ditë të vecanta marrin gjithë vëmendjen. Ndoshta sepse lidhen me identitetin tone, i cili në kohë të vështira është lëkundur shpesh.

Unë kam qenë me fat sepse  ndërsa isha shumë e re dy nga figurat e rëndësishme të kombit tonë, siç ishin Nënë Tereza dhe Ismail Kadare zunë vend në kujtesën time në atë mënyrë që u bënë mjaft përcaktuese dhe pjesë e pandarë e identitetit tim si shqiptare.

Kjo është një histori personale që i takon periudhës sime studentore. Kisha dëshirë ta ndaja me ju sepse mendoj që është shumë më e madhe për të qëndruar vetëm tek unë!

Unë isha ne vitin e dytë  që ndodhesha në Rumani dhe sapo isha transferuar në Bukuresht. Nje dite në Bibiloteken Kombetare nje çift, nje burrë dhe nje grua, me drejtohen në anglisht per të me pyetur për nje adrese. Une dal me ta jashte dhe jua tregoj. Mbaj mend qe ishte bore. Nderkohe ata me kerkojne ndihme te bej nje telefonate per ta meqe nuk dinin rumanisht. Une fola me nje zoteri ne telefon dhe i thashe se jane dy studiues, nga Finlanda, qe kerkojne te takohen me te dhe bashkeshorten e tij.

E lame takimin te nesermen, ne ora 10 te shtepia e tyre. I thashe se duhej te gjenin dike qe te bente perkthimin dhe ai me tha: “hajdeni ju te perktheni"

Ata ishin nje çift artistesh, Ion dhe Ariana Nicodim skulptorë dhe piktore qe jetonin ne Paris dhe nje pjese kohe ktheheshin ne Bukuresht. Deren e hapi zoteria. E mbaj mend si tani: ishte i moshuar, me syze, na ftoi brenda. Kur e kuptova ku kisha shkuar i thashe: "Duhet te jem e sinqerte, une nuk jam rumune dhe nuk e di a mund te perkthej sakte. Nuk e di mire gjuhen. Ai me pa, dhe me pyeti: "Nga jeni ju zonjushë?

“-Nga Shqipëria",- i thashe.

Ai e thirri bashkeshorten me ze te larte dhe i thote: " Hajde te shohesh çfare kemi ketu...Kjo vajza eshte nga vendi i Kadarese...dhe m'u drejtua se Kadareja ishte autori i preferuar i bashkeshortes.

"Ti je nje femije i mbare-, tha, - e perkthen nga nje gjuhe, ne nje gjuhe tjeter, qe prape nuk eshte e jotja, do te ndihmojme ne me perkthimin".

Kjo histori per mua eshte monumentale! Te rinjte sot duhet ta kuptojne sesa e rendesishme eshte per ta nje figure si e tij qe lidhet me identitetin tone, si shqiptar! Te mendosh se ne ate kohe Shqiperia ishte vendi nga ku merrnim vetem lajme te keqija! Ishte viti 1996!



(Vota: 8 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora