Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Florim Zeqa: Inaugurohet shkolla shqipe në Quinto

| E merkure, 27.01.2016, 10:03 PM |


Inaugurohet shkolla shqipe në Quinto (TV-Itali)

Shkruan Florim Zeqa

Ideja për hapjen e paralelës së re të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Quinto (Treviso-Itali), e filluar muaj më parë, u bë realitet me 23 Janar 2016. Tani e tutje shkolla shqipe në Treviso, përveq asaj në Paderno, u pasurua edhe me një paralele të re të mësimit plotësues.

Pritjet për hapjen e paralelës në Quinto, kanë qenë, që kjo të ndodhë më herët, mirëpo për shkak të ndërrimit të strukturave udhëheqëse në CARITAS dhe disa procedurave të stërgjatura burokratike u vonuam pak, mirëpo megjithatë ja vlenë të përshendetët gatishmëria e CARITAS-it, për dhënjën e lokalit për nevojat e shkollës shqipe, pa asnjë kompenzim material.

Padyshim se më të merituarit për këtë ndihmë jashtëzakonisht të madhe janë drejtuesit e CARITAS-it në Quinto, imzot Don Mate dhe profesor Bajram Desku që ka gjetur mënyrën më të mirë të komunikimit me autoritetet e lartëpërmendura të CARITAS-it në Quinto.

Fillimisht shkolla shqipe do të startoi me këta 22 nxënës; Altina Gashi, Ardian Bashota, Arbër Bashota, Butrint Spahiu, Blendi Ahmetaj, Dreni Morina, Dionita Ahmetaj, Erdon Morina, Eliza Begaj, Ernis Begaj, Edona Berisha, Eliza Berisha, Eltion Pirku, Elida Ahmetaj, Ermira Ahmetaj, Enkela Bashota, Erison Bashota,  Mirlind Rukolli, Muharrem Begaj, Lirim  Rukolli, Shpresa Gashi dhe Ulpiana Elshani.

Mësues dhe koordinator i shkollës shqipe në Quinto është caktuar profesor Bajram Desku, i ndihmuar edhe nga dy mësuesit e tjerë, zonja Malësore Shaqiri dhe profesor Beqir Cikaqi, njherit koordinator i Shkollës Shqie në Treviso.

Meritat për hapjen e kësaj paralelje kanë të gjithë ata që janë angazhuar në këtë drejtim, sidomos prindërit që jetojnë në këtë lokalitet, por në mënyrë të veqantë meritat i takojnë iniciatorit, analistit dhe publicistit Florim Zeqa, pastaj profesorit Bajram Desku, për insistimin e vazhdueshëm për marrjen e lejes për lokal dhe bashkëbisedimit të vazhdueshëm me prindërit, duke mos anashkaluar këtë drejtim edhe Koordinatorin e shkollës Shqipe të Treviso, profesorin Beqir Cikaqi me  kontributin dhe përvojën profesionale në organizimin e shkollës shqipe.

Në ditën e parë përveç prindërve e nxënësve të pranishëm në hapje ishin:

Zonjusha Ermira Zhuri, presidente e Shoqatës ILIRIA, z. Bajram Desku, profesor dhe mësues i mësimit shqip në Quinto, z. Florim Zeqa, publicist e gazetar, z. Beqir Cikaqi, mësues dhe koordinator i Shkollës Shqipe Treviso, Dom Mateo, përfaqësues të Caritasit , etj.

Në ditën e inaugurimit të shkollës shqipe, të gjithë nxënësve ju shpërndanë librat shkollor të  siguruar nga Ministria e Diasporës e Republikës së Kosovës gratis për të gjithë nxënësit.

Vlenë të theksohet poashtu lartë marrëveshja e arritur me CARITAS-in në Quinto (TV), për marrjen e lokalit në shfrytëzim për nevojat e shkollës shqipe pa asnjë kompenzim material,...njiherit është kjo ndihmesë e fuqishme për hapat fillestar të shkollës, është ndihmesë edhe për prindërit e nxënësve, pasi nuk do të kenë asnjë lloj obligimi material për fëmijët, përveq sjlljes së tyre në shkollë,...sikurse që nuk do të kenë obligim financiar as ndaj mësuesve që kanë shprehur gatishmërinë e për mësimdhënjën pa pagesë për të gjithë nxënësit që viojojnë mësimin në dy paralelet; Paderno dhe Quinto (TV).

Sipas koordinatorit të shkollës shqipe, profesorit Beqir Cikaqi, pritet që gjatë vjeshtës së ardhshme, të hapet edhe një paralele e re e mëimit plotësues në Conegliano (TV), për të plotësuar kështu kërkesat e një numri të konsiderueshëm të prindërve që janë të gatshëm të kontribuojnë për hapjen e një paralelje edhe në pjesën veriore të Provincës së Trevisos, njashtu edhe presidentja e Sh.K. "ILIRIA", zonjusha Ermira Zhuri u zotua se në të ardhmën do të angazhohet edhe më shumë në ndihmën dhe përkrahjen e shkollës shqipe në Treviso.

24/01/2016