E enjte, 28.03.2024, 11:03 PM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Mbrojtja e historisë nuk është islamofobi!

E marte, 26.01.2016, 08:59 PM


Letër e hapur për të pa informuarit , të mashtruarit , të stigmatizuarit , të humburit në mjegullinat artificiale dhe të porositura të historisë sonë

Mbrojtja e të gjitha epokave të historisë sonë disa  mijëra vjeçare nuk është  ISLAMOFOBI !

Nga Fahri Xharra

Për të zhvilluar temën e titulluar mu deshtë pa tjetër të thirrem në Faik Konicën, kur kërkonte : Ndryshim në themel! A është edhe sot e nevojshme, e domosdoshme e menjëhershme për të kapërcyer paradoksin e kohës shqiptare, e cila nuk ka asnjë ndryshim nga ajo e para njëqind vjetëve? A mos është mendja edhe e intelektualit të sotëm një rreth i mbyllur, me një mendim dogmatik të thatë dhe të pa jetë? A mos po e kemi mendjen e frikshme të zhytur në mediokritet?

Letra nuk iu drejtohet antishqiptarëve qëllim këqij të çdo niveli intelektual , nuk iu drejtohet falsifikatorëve te porositur të historisë sonë ,  disa hoxhallarëve që nuk dinë asgjë se pse së paku jetojnë, priftërve shqiptarë ortodoks që ende jetojnë në kohën e andartëve ,

Letra iu drejtohet të gjithë atyre që e shohin shtrembërimin e historisë sonë si një rrezik i e të qenurit shqiptar; por edhe atyre që vetë me të “dëgjuar” dhe me asgjë të “lexuar “ flasin keq  e më keq për kombin,

Sot shqiptarët në tokat e tyre , më shumë se kurrë janë të rrezikuar nga humbja e autoktonisë së tyre me pasoja shumë të renda . Të gjitha kambanat  e rrahin të njëjtën zhurmë : shqiptarët janë ardhur vonë , dikush  thotë në shekullin 11-t ( serbët) e dikush pas Betejës së Kosovës ( 1389 ) (e thonë shpirtëart e shitur shqiptar )

Nëse e them që ““Sipas regjistrimeve të vitëve 1571 dhe 1591 regjioni Verilindor i Sanxhakut të Dukagjinit , ose sipas emrit të dhënë në shek.XVI-të , regjioni i Hasit ishte tërësisht i banuar nga shqiptarët . Regjioni i Hasit ishte i ndarë në tri nahije: Nahija e Rudinës (Gjakova e sotme dhe fshatrat e saja në jug), Nahija e e Domeshtiçit (fshatrat në mes Gjakovës së sotme dhe Prizrenit) si dhe Nahija e Pashtrikut ( fshatrat në lindje dhe në perëndim të malit Pashtrik).Kjo mbyllet me faktin që ngjashëm me banorët e regjioneve malore të Shqipërisë Veriore edhe banorët e këtyre tri nahijeve kishin emrat tipik Shqiptarë: Gjin, Gjon, Gac, Bac, Kol, Gjec, Doda, Prend, Biba, Nue, Dida, Shtepan, Vata,( Burimi: http://archive.is/tr44YThe albanians in Kosova through the centuries, by S.Pulaha –https://” e nëse emrat e banorëve ishin të tillë me emra të tillë , kjo nuk është “islamofobi “ por kjo është kundërshti e madhe ndaj apetiteve dhe shkrimeve të serbëve që ne jemi të ardhur shumë vonë. Stop injorancës !

Nëse shkruhet “Për grekët, shqiptarët janë mbeturina të perandorisë osmane në tokën “e lashtë greke” të Ilirisë. “Nuk mund të presim më shumë nga një komb si shqiptarët, të krijuar nga italianët dhe që mbahen nga sionistët amerikanë. Mjafton një teshtitje e Greqisë, që goja e tyre të mbyllet. Shqiptarët janë mbeturina të perandorisë osmane në tokën ilire dhe nacionalistët grekë do të vendosin rendin në tokën e lashtë greke të Ilirisë”- Kjo shënon qëllimin djallëzor të grekëve për humbjen e  origjinalitetit tonë në tokat tona: kjo nuk është politikisht antigreke !

Nëse shkruhet ““ Arnautët ishin gjithmonë përfaqësuesit e denjë të çrregullimeve dhe të mos përgjegjësisë ndaj shtetit, Të tillë i njhnin edhe të krishterët( Europa,f. xh. ) e edhe Turqit. Gjatë historisë dhe në gojëdhëna, në të kaluarën dhe të tashmen për banorët e Makedonisë, Sërbisë së vjetër dhe në Sanxhak,Shqiptari ishte sinonim i dhunuesit dhe i dhunës dhe i rrëmbimit. Ata ishin të tillë edhe në kohë të luftës e edhe në kohë të paqës. ”( Jovan N. Tomi? O Arnautima u staroj Srbiji i Sandžaku,1913).” Pra kuptohet që botës t`i  “spjegohet “ për një popull të të pa denjë për Europë.

Nëse thuhet dhe që është edhe e dokumentuar : “…E gjithë Greqia më 1850 fliste shqip. Shateaubriand, Lamartini, Edmond About dhe të gjithë ata, që e kanë vizituar Greqinë atë kohë, të gjithë pa përjashtim kanë shkruar se në të vërtetë, duhet të cilësohet si Shqipëri” (f.213R.A.)” Kjo kë e pengon? Dihet.

Nëse thuhet ” Shqiptarët janë mbeturina të perandorisë osmane në tokën ilire” po thonë ata të ”Agimit të artë” ?! “ , ne duhet të heshtim ? apo si musliman që jemi ( jo të gjithë ) , për mos të ngjallur  “anti islamizem “ t`a pranojmë ?

Si mundemi të flemë aq pa brenga ,dhe të mos i kundërvihemi një të keqes nga e kaluara e cila po na gërryen edhe sot? Pse heshtim dhe nuk i zbardhim planet e të kaluarës për zhbërjen tonë nga ata që edhe sot vetëm se po i rifreskojnë planet e tyre, me të dhëna më të dhe metoda më të sofistikuara?

Edhe sikur të shkruanim për çdo ditë nga një libër dhe të mundohemi ta bindim botën se atë që e kanë thënë serbet për ne , nuk është e vërtetë,nuk ia dalim dot. Ata aq shumë kanë punuar por edhe sot punojnë në atë drejtim, dhe duke e krahasuar me” punën” tonë apo më mirë të them heshtjen tonë e kemi të pamundur çdo llojë përgënjeshtrimi. E bota i beson librit.

Planet e serbëve për shfarosjen tonë, bartjen tonë nga tokat tona janë shumë të hershme. Por ata nuk i bënin vetëm. E kishin mikun, i kishin miqtë të cilëve iu ndihmonin. E ne ende nuk po dimë ta zgjedhim mikun. Përplasemi sipas nevojave ditore, individuale, klanore dhe kurrsesi të ndalemi dhe të rrokemi me të vërtetin. Po, po me mikun e vërtetë.

Nëse e kaluara harrohet,mendoj se ardhmëria do të jetë shurdhmemece, ose ndërprerje e historisë, që vështirë mund të gjendet filli për t'u kapur /ngjit në vendin e këputjes,apo filluar rishtas  Unë prapë qëndroj pas asaj që historia  po na vret.

Të mashtruar , të përgatitur për disfatë, të përgatitur për të disfatuar , të humbur në zhurmën shurdhuese  të propagandës antikombëtare, të nënshtruar pranë aktit të kryer, atëherë na duket

Mbrojtja e të gjitha epokave të historisë sonë disa  mijëra vjeçare nuk është  ISLAMOFOBI !

Më besoni se jeni të mashtruar , keqinformuar, stigmatizuar ju të gjithë që iu shkrova këtë letër.



(Vota: 4 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora