E enjte, 25.04.2024, 07:23 AM (GMT+1)

Mendime

Samir Perihana: Mankthi i një nate dimri

E marte, 26.01.2016, 08:44 PM


Mankthi i një nate dimri

Nga Samir Perihana

Në vigjilje të 21 Janarit u zgjova nga një ëndërr e keqe a mankth nuk e di se çfarë . Mu bë sikur mu në arrdhje të pranverës,  fillim Marsi  demokratët  ishin  mobilizuar në një mitig madhështor duke  mbushur plot e për plot sheshin. Kishin arrdhur nga çdo kënd i vëndit sepse  ndjeheshin thellësisht të revoltuar dhe të hidhëruar me aferet e një qeverisje që kishte dhënë me konçensione jo vetëm detin, tokën , malet , kodrat dhe lumenjtë por edhe ajrin,  lejen se kush duhet të merrte frymë apo jo si dhe përqindjen e azotit të thithur sipas një tabele përllogaritjeje me rentë mujore.

Qytetarët e mbledhur nga të gjitha anët e vendit ishin më të leckosur se kurrë. Në  fytyra u lexohej një zemëratë e thellë. Një britmë e dalë nga thellësitë e shpirtrave të trazuar  i përbashkonte në një lidhje të ndezur revolte ku çdo moment që kalonte  e shtonte dhe e rëndonte  akoma dhe më shumë .

Mes turmës dallova edhe kryesinë e PD-së. Pjesëtarë të rëndësishëm të opozitës u  jepnin udhëzimet e tyre  disa djemve trupmëdhenj veriorë të veshur me të zeza. Në supin e xhakoventave që u rrinin hijshëm trupave të tyre të lidhur  kishin një steme me krahë të perthyer shqiponje. Të gjithë protestuesit e njihnin kete steme si simbol dhe përkatësi të grupit të krijuar nga djemtë.  Vetëquheshin vullnetarët e heroit të demokracisë Azem Hajdari. Liderat e opozitës vazhdonin ti udhëzonin dhe mënyra sesi ata ngrinin duart duke treguar godinën e Kryeministrisë të veshur me një heshtje të largët  edhe pse të përforcuar  me rreshtat e policëve sparalajmëronte asgjë të mirë.

  gjitha udhëzimet  mesa dukej nga tendosja e fytyrave  të liderave të opozitës por edhe të djemve kishin lidhje me  godinën e Kryeministrisë . Distanca që unë ndaja  me ta por edhe nga densiteti i masës që sa vinte dhe shpeshtohej  më bënte që të mos i kuptoja qartësisht se me çfarë kishin të bënin udhëzimet por që ishin të veçanta dhe të rëndësishme këtë mund ta kuptoja nga mimika e djemve që pas çdo fjale të shqiptuar nga liderat pohonin duke tundur kokën.

Më vonë  kuptova se liderat kishin dhënë urdhër të prerë që policia të qëllohej me shkopinj të trashë që dilnin nga disa çanta dhe valixhe të zeza pa pushim, dhe me mjete të forta apo me çfarë i zinte dora . Çuditërisht vura re se në rradhë të parë të policisë të rreshtuara për të mbrojtur godinën e  Kryeministrisë  ishte nje grup vajzash bukuroshe që pavarësisht atmosferës së ndezur nën veshjen e gjelbërt të policisë vazhdonin të ishin femra joshëse.

Policet në praninë e tyre përballë një dendurie fytyrash të errësuara nga dhimbja dhe protesta dukej sikur orvateshin të zbusnin mashkulloritetin e masës  që grishte në mërinë e tij të pushtonte gjithçka dhe sreshte së gjakuari atë që i përkiste territorit të godinës së Kryeministrisë  nga ku Kryeministri  edhe pse i frikësuar nga ajo çka pregatej të ndodhte ishte brënda zyres se tij i detyruar të ndiqte gjithçka përmes perdeve të trasha të dritares Kryeministrore.

Ishte fillim pranvere dhe koha mbante ende ftohtë. Gjithsesi  i ftohti  nen nxehtesinë që çlirohej nga ngjeshja  me njëri tjetrin e trupave filloi të davaritej. Temperatura filloi të ngrihej dhe ajri u bë i rëndë

sa spo më merrej fryma dhe sa spo asfiksohesha .Këmbët mezi po më mbanin Ulurimat e njerëzve që qëllonin me shkopinj dhe mjete rrethanore vajzat e veshura police skishin të sosur. Njerëzit nuk mund të josheshin nga bukuria femërore sepse kishin humbur tashmë nën dallgët e një mërie pafund që sa vinte dhe rritej, çdo tipar. Asgjë nuk mund ti ndalte më britmat dhe dhunën e tyre ndaj rreshtave të para të policisë. Dikush qëllonte me shkop të trashë dikush me gurë. .

Vajzat filluan të mbroheshin si mos më mirë dhe dukeshin tashmë si ca amazona të brengosura . Por masa ishte më e inatosur më e brengosur sesa më parë, përvidhej mureve të Kryeministrise dhe sakaq nuk e ndalte dot hovin. Gjithçka zu të bëhej më e shpejtë, më e vrullshme . Ktheva kokën për të kërkuar liderat e opozites, ata që në fakt duhet të ishin në ballë të kësaj mërie, kesaj xhindosjeje qe skishte e skishte të sosur por jo,  nuk e di se ku ishin , se di se ku kishin humbur duke lënë gjithë këtë masë njerëzish në krahët e një  mllefi pa fund.  Djemtë e veshur me xhakoventa të zeza ishin shumë aktive,  jepnin dhe merrnin me njëri tjerin me duar dhe lëvizje të prera që nuk arrija në atë çthurrje dhe zallamahi ti deshifroja

Shqetësimi i zuri vëndit revoltës dhe protestës. Fillova të kisha frikë për masën ë njerëzve dhe atë se çka mund të ndodhte me te dhe me mua. Si ka mundësi pyeta një burrë të plakur me kapele republike në dorë që shante me sharje nga më banalet të  kishin ikur liderat   Kanë  lënë dikë  më ktheu përgjigje plaku pa i hequr syte nga godina e Kryeministrisë. Dikush është dhe ai ka marrë tashmë ne dore çështjen e organizmit të mases. Një njeri i veshur me xhakovento bezhe  rreth të 40-ave  që ka fituar besimin e njerëzve sepse i  jepet për të dhënë urdhra dhe të marrë urdhra në mënyrë të shpejtë dhe efikase. E dallova se ku ishte ky njeri  dhe në fakt s’ishte aq e vështirë për ta dalluar pavarësisht nga largësia nga ku mund të ishe në bulevard  Një buzëqeshje e prerë i qarkonte  fytyrën, buzëqeshje e cila nuk ndryshonte aspak dhe dukej si e stampuar mbi tiparet e tij dhe që nuk i përgjigjej rrethanës në të cilën ndodheshim  Ai ngrinte vazhdimisht  duart në ajër duke nxitur njerëzit të qëllonin në drejtim të majtë të djathtë pastaj në të dy krahët policinë, godinën , Një grupi tjetër njerëzish i tregoi me dorë dy makina të parkuara pranë njëra- tjetrës . Pas pak nga makinat ku u drejtua dora dëgjova një krisëm të thatë dhe më pas  doli zjarr. I kishin djegur.

Dukej tamam si një drejtues  dirigjent i një orkestre që përbëhej nga thirrjet, goditjet , ofshamat e njerezeve, flaka,  tymi. Fytyra e tij dukej sikur nga çasti ne çast do të shprishej nga kënaqësia që provonte.  Kënaqësi e cila ushtronte një lloj dhune mbi të duke e  shkeputur  atë nga rrethana,  nga tokësorja për ta vërvitur në eter e që megjthatë ai e shijonte  pa fund.

Protestova përsëri por tashmë në drejtim drejt të cilit dyshoja se ishin larguar liderat e opozites. Ku dreqin janë liderat e opozitës si mund t’ja lënë ketij sharlatani situaten në dorë. Protesta dhe mëria që provoja u shndërruan në një ankth që gërrcte në brendësitë e mia.  Sa më tepër që mbushesha me ankth aq më tepër e ndieja veten të vetmuar. Skishte njeri që ti pergjigjej zërit tim, askush që të më përkrahte .Kërkova të takoja  atë njeri – dirigjent  që sa spo shkëputej në flatrat e kënaqësisë nga lartësia nga ku kishte hipur por që se dalloja dot se çfare ishte stol apo ndonjë tribunë e vogël e sajuar aty për aty.

Një orgazmë që sa vinte dhe rritej në tiparet dhe mimiken e tij dukej se do ta shkrehte dhe shprishte çdo gjë në një çast fatal, turmën, policët vajza të ndihmuara nga një trupë e freskët  policësh meshkuj  të pregatitur më së miri për raste tilla por në të njëjtën kohë edhe më të dhunshëm. Pata frike, zemra sa spo më ndalte vendit.  Desha ta takoj për ti thënë që të ndalej,  të mos jepte më këto urdhra,  ta kuptonte dreqin se çdo lëvizje e duarve të tij e bënte situatën më të vështirë Tashmë vëndin e vajzave police e  kishin zënë plotësisht ca djem të tjerë të veshur me të zezë dhe me helmeta çeliku.

Doja te beja diçka. Fillova të shtyhesha me bërryla por sa më tepër që afrohesha aq më tepër më priteshin gjunjët. Sa më tepër që lëvizja drejt dirigjentit te pashembullt dhe ekstremisht të çuditshëm aq më tepër lagohej ai. Aq më tepër e ashpër dukej kjo beteja e absurdit, beteja e arësyes me të paarsyeshmen ..

Tashme e kuptova se gjunjet nuk mund të më mbanin më. Djemte e veshur me bluzën e zezë dhe me simbolin e heroit Hajdari kishin nxjerre ca  thika me doreza të zeza plastike , te gjata rreth 30 cm  qe shndërrisnin me tehun e tyre . Tehu  u shkëlqente në një shkëlqim të bardhë e të frikshëm. Nje teh i tillë më ishte afruar pranë aq pranë dhe ishte zmadhur aq sa mund të shihja në të  si në një pasqyrë që reflektonte  portretin tim ..Nuk e kuptova nëse  ishte kthyer nga unë,  ndaj meje për të më goditur  apo drejt mureve të KM.  Tehu mu afrua edhe më prane. Aty në tehun e nikeluar  pashë sytë e mi të veshur në një mjergull veshtulloze frike dhe te çaperlyer.

Desha të ulurija por në çast  tehu iku prej meje drejt Kryeministrisë a thua se papritur ju kujtua diçka tjeter dhe për këtë u detyrua të ndryshonte udhë.  E ndjeva se ky ishte thjesht nje çlirim i përkohshëm përderisa tehu i drejtuar nga une vazhdonte të ishte i pranishëm edhe pse në një prani te padukshme duke marre me vete në shkëlqimin e tij të ftohtë dhe të acartë edhe reflektimin e portetit tim.

Bërtita fort pasi nuk do doja kurrë që thika e mbartur me tiparet e mia të tentonte apo të futej në mes atyre mureve, në atë godinë ogurzeze . Nuk isha fajtor pse ajo thikë ndoshta ishte kthyer në një arme te magjepsur por unë nuk pranoja të isha pjësëmarrës në një dramë të tillë të absurdit.

Nuk do të pranoja kurresesi që tiparet dhe portreti im të  bëhej  një urë kalimi që lidhte atë godinë nga ku  përvijoheshin pa fund plane dhe ide për një të nesërme të pajetuar dhe një të tashme të jetuar keq,  me dhunën e manifestuar kaq brutalisht në bulevard.

Mes të bërtitarave të mia u zgjova dhe pashe se çdo gjë kishte qënë veç një ëndërr nga ato ëndërrat dimërake që të duket sikur ua gjen lehtë kuptimin por përsëri kuptimi të rrëshqet dhe sa më tepër ta mendosh aq më shumë të bëhet e ngatërruar gjithçka

Lëshova një rënkim  të lehtë pakënaqësie kur pashë se në stacionin NTV nga televizori i ndezur në guzhinë po dëgjohej zëri i Kryeministrit  të vëndit i cili kishte shkuar për të bërë homazh në emër të viktimave te 21 Janarit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora