E shtune, 20.04.2024, 07:01 AM (GMT+1)

Mendime

Alban Avdulla: ‘’Normaliteti Shqiptar’’

E diele, 24.01.2016, 11:52 AM


‘’Normaliteti Shqiptar’’

Nga Alban Avdulla, student i Fakultetit te Drejtesise.

Një ditë normale kjo e sotmja në Shqipëri. Ndez televizorin që bashkë me familjen të shoh disa edicione lajmesh dhe ajo çfarë shoh është përsëri normale – më tepër e zakonshme, në fakt. Vetëm politikë dhe shumë pak alternativa të tjera për të zgjedhur; kam arritur në konkluzionin se me këtë ritëm do të heqim prej listës së kanaleve televizive si stacionet e muzikës, ashtu dhe të filmave të animuar për fëmijë sepse politika jonë është më e rëndësishme.

Duke vazhduar të njihem me aktualitetin  e vendit, shoh fakte që nuk më japin pikë optimizmi, përkundrazi më shndërrojnë në një kritik për atë që është duke ndodhur në këtë vend, në të njëjtën kohë që politika na thotë se ky është një vit pozitiv.

Në Çermë gati 500 hektarë tokë janë dëmtuar prej reshjeve dhe lumenjve, të cilët, si rrjedhojë e përmbytjeve të fundit, kanë dalë prej shtretërve.

35 (tridhjetë e pesë) familje në Babrru janë përmbytur dhe janë duke qëndruar në kushte jetese skandaloze.

Familje të shumta të komunitetit Rom janë duke jetuar ende rrugëve apo ne ‘’Kampe’, siç quhen së fundi, të pambrojtur prej të ftohtit, të prekur nga sëmundje, në streha të mbuluara me çarçafë të hollë sepse kjo u është ofruar si zgjidhje për këtë vit kaq të mbarë.

Në Lushnjë fermerëve u janë dëmtuar të mbjellat përsëri nga reshjet.

Duke përmendur me keqardhje këto fakte, do doja të bëja disa komente modeste përsa i përket realitetit.

Një vend, i cili bazon pjesën më të madhe të ekonomisë së tij në bujqësi, duhet të ketë në mënyrë të domosdoshme politika ndihmuese për të gjitha subjektet të cilat zhvillojnë punën e tyre në këtë profil, në raste dëmtimesh të tilla - sidomos meqë reshjet janë ndodhi shkakësore që nuk varen prej tyre, por prej tekave të natyrës- pasi neglizhimi i këtyre fakteve do të sillte si rrjedhojë shterimin dhe të asaj pjese të mbetur të produkteve bujqësore.

Në një vend ku pjesë të caktuara të popullsisë jetojnë ende të përmbytura prej ujit, në mënyrë të padiskutueshme nuk mund të flasim për shtetin europian dhe për standarte që Europa po na i tregon dita ditës se i kemi aq larg sa që nuk arrijmë t’i perceptojmë. Ky nuk është një përfundim ekskluziv i imi. Mes rubrikave të pafundme mbi politikën,  janë bërë tët përditshëm - sikundër dhe problemet që ata kritikojnë - punonjës të Parlamentit Europian, të cilët kritikojnë në çdo moment situatën në Shqipëri, që sjell si pasojë dhe renditjen e saj si një prej vendeve më problematike në kuadër të numrit të personave që kërkojnë azil politik në Europë.

Kur mendoj se vetëm pak para mbylljes së vitit 2015, 2 (dy) fëmijë humbën jetën për shkak të të ftohtit – përkatësisht në Durrës dhe në KRYEQYTETIN E SHQIPËRISË, në Tiranë - trishtohem tejmase kur shoh përsëri kur ngjarjet më rikthehen vetiu në kujtesë tek kaloj çdo ditë pranë një familjeje të re komunitetit rom në mes të rrugës. Të pastrehë, të sëmurë, prindër të fëmijëve të vegjël që ë moshë tepër të re, kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë temë tërheqës për kronikat e lajmeve dhe fjalimet mbi të drejtat e njeriut, por asnjëherë deri tani subjekt i të paktën një mase domethënëse që të mund t’i shpëtojë nga këto kushte të tmerrshme jetese.

Ështe me rëndësi të shpenzojmë për harmoninë festive të qytetit në prag festash. Mos vallë kjo nënkupton tërthorazi se nuk kanë rëndësinë e duhur të gjithë këta fëmijë që – edhe ndërsa shkruhet ky reflektim - po vazhdojnë të rrezikojnë jeten e tyre prej të ftohtit, familjet të cilat jane pa bukë dhe pa ujë, fermerët që po humbin prodhimet bujqësore që u sigurojnë jetesën, familjet e përmbytura?

Njoh dhe vlerësoj çdo përpjekje të mirë që politika Shqiptare mund të bëjë për zgjidhjen e këtyre problematikave, por në këtë pikë mendoj se nuk ka më vend për fjalë dhe servilizma: diku qenie njerëzore po rrezikojnë jetën dhe diku tjetër, humanë të tjerë nuk po ushqehen dot.

Ky është një realitet që nuk më bën të ndjehem aspak krenar për Shqipërine, madje edhe me keq, më shkakton ndjesi negativiteti dhe pesimizmi sepse nuk jemi të aftë të ndihmojmë dhe të rregullojmë aspektet më thelbësore të jetës së përditshme.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora