E shtune, 20.04.2024, 12:58 AM (GMT+1)

Faleminderit

Gani Sadiku: Ibrahim Rugova, shqiptari më i madh

E enjte, 21.01.2016, 09:00 PM


Ibrahim Rugova, shqiptari më i madh i të gjitha kohërave

Nga Gani Sadiku

President, mora një fotografi pranë bustit tënd që shkëlqente i vetmuar në rrezet përcëlluese të diellit, nën qiellin me pak re të hirta, ku herë- herë afroheshin njerëzit të cilët me mall të shikonin, dhe shumë nga ata me lot në sy ndaheshin duke u mbetur koka mbrapa nga pamja jote madhështore.!.

Edhe pse fytyra të dukej paksa e errësuar dhe me një buzëqeshje të ngrirë, prapë shkëlqente.!

Unë familja ime dhe çdo shqiptarë i ndershëm të pranuam e të deshëm ashtu si ishe, dhe prapë të duam kështu si shkëlqen bashkë me diellin në Prishtinë, dhe ne, nuk do të harrojmë kurrë deri sa të rrjedh gjaku i ngrohët nëpër damarët tonë të vuajtur dhe deri sa cila do pjesë e trupit tonë të jetë në lëvizje.

Unë çdo javë kaloj pranë varrit dhe pranë sheshit tënd, për ta sjellë ndonjë lajm të mirë për shqiptarët, ashtu siç na e solle ti gjithmonë në zemrat dhe në shtëpitë tona ngrohtësinë, shpresën dhe gëzimin.

Por më fal shumë president që deri sot nuk munda të gëzoj me asgjë të bukur, pos me ndonjë varg të shkruar apo me ndonjë fjalë që murmuris me veten time. Rrudhat e pluhurosura në ballë, t'i tregonin thellësitë e mendimeve tua oqeanike që me dekada nuk do të arrijmë t'i deshifrojmë..Vetëm ti e dije se humnera s'kalohet me hapa të vegjël qofshin të panumërt ata, por me një hap të madh që ti e bëre bashkë me kohën.

President, dikur në vitet e '83-ta, lexonim bashkë poezi e prozë në bibliotekën popullore, dhe vërehej që atëherë se diçka të pazakontë dhe të madhe do të bartin supet tua në të ardhmen, por në atë kohë nuk munda ta imagjinoja, se afër kam një njeri që do ta shkruante historinë moderne të kombit tonë, jo me vetë lëvdata e me gënjeshtra, por me punë e mendje të ndritur, dhe që krejt bota përparimtare do të mburret me veprën dhe heroizmin tuaj.

President, ty të bëri të pavdekshëm mençuria që është një dhunti hyjnore, e cila i shndritë gjërat jo vetëm në sipërfaqe por edhe në brendësinë e tyre...duke të dhënë aftësi, guxim dhe legjitimitet që çështjen mbarë kombëtare, ta shtyjmë përpara krahas rrjedhës historike, e cila sot, në mungesën tuaj, po dëshmon se është tepër e rëndë për zuzarët e servilët që ta bartin mbi supet e tyre.

Ti e kuptove me kohë se gabimet politike, janë tragjike për një vend e për një komb, ndërsa gabimet historike janë të pa riparueshme dhe fatale,.

Ti e kuptove me kohë se Procesi i integrimit europian, në vetvete, është një proces integrimi shpirtëror, dhe në këtë mënyrë, kultura, me të cilën e përfaqësove vendin , burimin e kishte te shpirti e te ndjenja, e cila luajti një rol të rëndësishëm në krijimin e imazhit pozitiv të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Ti krijove idetë tua mbi të ardhmen të cilat me dekada do të mbesin udhërrëfyesi ynë, dhe njëkohësisht farkëtove plane për të nesërmen dhe për të ardhmen.!

President, ty u munduan të përdhosin, e ti u bëre më i fortë.

Tentuan të mundin, e ti u bëre i përjetshëm.

U munduan të shpifin për ty, e ti u bëre simbol i përjetësisë.

U munduan që të vrasin e ti u bëre legjendë.

President, qëndro këtu në sheshin e përjetësisë, sepse ti ende rrezaton ardhmëri për ne,.! Ti ende gjatë në mendjet tona do të jesh burim i tolerancës dhe shembulli më i mirë se si duhet atdheu. President, e falënderoi Perëndinë që ti linde Shqiptarë e Kosovarë, dhe u bëre shpirti, frymëzimi, mburoja dhe ideali i çdo njeriu që flet shqip..!



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora