E enjte, 25.04.2024, 02:58 PM (GMT+1)

Kulturë

Baki Ymeri: Antologji e përbashkët rumuno-shqiptare

E premte, 08.08.2008, 07:09 PM


Vlera antologjike

 

ZËRI I KOSOVËS DËGJOHET EDHE NË ZEMËR TË BUKURESHTIT

 

Nga Baki Ymeri

 

Shtatë poetë shqiptarë nga Kosova dhe shtatë nga Rumania e shpalojnë shpirtin e tyre në një libër të përbashkët me një tutull sugjestiv: “Bukuria e bukurive”. Nga poetët shqiptarë i kemi dhënë prioritet Kosovës në vitin e Pavarësisë. Poetët dhe eseistët rumunë kanë botuar në revista të tirazhit të lartë dhjetra recensione me vlerësime të larta për forcën magjike të poezisë shqipe në Kosovë, gjë që dëshmon se poetika e mund politikën, sidomos diplomacinë rumuno/shqiptare e cila nuk ka arritur ta bindë faktorin politik se fati i botës varet nga Kosova.

 

Sot doli në Bukuresht një antologji e përbashkët rumuno/shqiptare: Frumusetea frumusetilor / Bukuria e bukurive (Editura Do-Minor, 2008). Ideja e realizimit të një vepre të këtillë i përket poetit kosovar Jeton Kelmendi. Autor i pasthënies „Kroi i ilaçit me poezi, apo për historinë dhe poezinë e tjetrit” është eseisti Marius Chelaru, ndërsa seleksionimin dhe përkthimin e lëndës poetike e ka realizuar autori i këtij shënimi (B.Y.). Në kuadrin e medalionit me titull  „Në vend të përqafimit” (fq. 4), jepet në të dy gjuhët qëllimi i botimit. Në këtë vëllim  defilon shpirti poetik i disa poetëve të mirënjohur  për vlera të veçanta, të rikënduara në gjuhët në të cilat poezia konsiderohet si një instrument magjik për harmonizimin e botës. Qëllimi kryesor është promovimi i diversitetit të vlerave të përbashkëta. Nga poetët shqiptarë i kemi dhënë prioritet Kosovës në vitin e Pavarësisë. Faktikisht, pjesa e parë e kësaj vepre (Dardania poetike), është kontinuitet i afirmimit të vlerave kosovare pas antologjisë së parë („Ishulli i pavdeksisë”, 2005). Jo rastësisht kemi zgjedhur një modalitet të këtillë, të cilën mund ta thërrasim 7 me 7-të. Shtatë poetë shqiptarë nga Kosova dhe shtatë nga Rumania, e shpalojnë shpirtin e tyre në një libër të përbashkët me një tutull sugjestiv: “Bukuria e bukurive”.

Dhe jo rastësisht kemi vendosur që për çdo vit t’i inkorporojmë poetët më të mirë të të të dy popujve në nga një antologji të ngjashme, duke i përfshirë edhe poetët e diasporës. Dikush mund të preket pse s’e kemi futur në libër, edhepse mund të jetë më i njohur përnga vlerat, botimet dhe shpërblimet. Kriteriumet tona nuk bazohen vetëm në vlera, por edhe te shpirti dhe dashamirësia e autorëve për të bashkëvepruar me Bukureshtin. Fjala është për rëndësinë historike të momentit për të trasuar një rrugë poetike ndërmjet Prishtinës dhe Bukureshtit, rrugë të cilën e kemi nisur para katër vitesh (me botime veprash të autorëve kosovarë) dhe e cila ka efekte pozitive: përveç dy lansimeve të suksesshme në Bukuresht (Sali Bashota, 2005, dhe Jeton Kelmendi, 2008), poetët dhe eseistët rumunë kanë botuar në revista të tirazhit të lartë dhjetra recensione me vlerësime të larta për forcën mnagjike të poezisë shqipe, gjë që dëshmon se poetika e mund politikën, sidomos diplomacinë shqiptare dhe rumune e cila nuk ka arritur ta bindë faktorin politik se fati i botës varet nga Kosova. Kosova sipas një autori shqiptar konsiderohet si „teatri antik i përbuzjes së një populli”. Zëri i Kosovës dëgjohet në zemër të Bukureshtit falë autorëve të kësaj vepre.

Pjesa e dytë e librit (Rumania poetike), nuk është as përmbledhja e parë dhe as ajo e fundit e poetëve rumunë të rikënduar në gjuhën shqipe. Fjala është për një numër simbolik autorësh, të njohur për vlera të mirëfillta. Nevoja për njohjen e njëri/tjetrit është domosdoshmëri e kohës. Kufomat komuniste që s’na njohin e devalvojnë vetveten për së gjalli. Rumunët dhe shqiptarët i josh etja për kulturë. Disa janë duke dhënë kontribut edhe për popullarizimin e vlerave shqiptare në gjuhën rumune (Marius Chelaru, Victoria Milescu, Mihai Antonescu, Florentin Popescu). Njëri ndër ta thekson faktin se poezia shqipe e përlind, se ajo ia freskon kujtesën e një kohe të ndritur, kur Eminescu e konsideronte shqipen si “gjuha më fleksibile në botë”, kur Hashdeu thoshte se “Shqiptarët, pra, nuk janë fis me ne rumunët, por janë vëllezërit tanë. Vëllezër të mirë të të njëjtit gjak”. Hashdeu e kishte fjalën për gjakun dakas. Dakasit në kohën e dardanëve, 200 vjet para Krishtit këndonin për trimëri, këngë të degdisura sot në gjirin e popullit rumun, por të përjetësuara në gjirin e kombit shqiptar, sidomos në Kosovë. Është i padyshimtë fakti se në letërsinë rumune ekzistojnë edhe poetë të tjerë, njësoj të rëndësishëm si autorët e përfshirë në këtë vepër, por seleksionimin e vlerave e kemi bërë duke patur parasysh afirmimin e një universi lirik të çmuar dhe admiruar, i cili u afrohet vlerave bashkëkohore të Europës. (Baki Ymeri)

                                                                                        

 

Përmbajtja e librit

 

În loc de îmbr??i?are / Në vend të përqafimit/ DARDANIA POETIKE, Edi Shukriu (1950): Aast? sear? inima mea s?rb?tore?te / (Sonte zemra ime feston),, Reînviere (Ringjallja),  Bust ilir (Busti Ilir), Car de foc (Qerrja e zjarrtë), ?igara (Cigarja), Ibrahim Kadriu (1945): Oricine vine pe urmele singur?t??ii mele (Kushdo që vjen gjurmave të vetmisë sime), Drumul se va opri în fa?a oboselii mele (Rruga do të ndalet para lodhjes sime), A?teptând autobuzul urban (Duke pritur autobusin urban), Fiecare poate s? spun? câte ceva (Secili mund të tregojë nga diçka), În teatrul antic al dispre?uirii unui popor (Në teatrin antic të përbuzjes së një populli), Flora Brovina (1949): Culoarea mea roz (Ngjyra ime e rozmarintë) Prim?var? însângerat? (Pranverë e përgjakur), Glas inimii ?i Kosova (Zë zemre e Kosove) Când se na?te pruncul (Kur lind foshnja), Anul 1981 (Viti 1981),  Miradije Ramiqi (1953): Foamea artistic? (Uria artistike), S? dezbrac c?ma?a nop?ii (Ta zdesh këmishën e natës), Actul serii (Akti i mbrëmjes) ?ip?t de iubir (Klithmë dashurie), În versul meu (Në vargun tim), Ramadan Musliu (1954): Inima lucrurilor, (Zemra e gjërave) Visul vie?ii (Andrra e jetës) Suspinul, (Psherëtima), În a?censor (Në ashensor), Cântec de b?rbat (Këngë burri), Jeton Kelmendi (1978): Doamna cuvânt ?i domnul gând (Zonja fjalë dhe zoti mendim), Cuvântul a s?rit t?cerea (Fjala kapërceu heshtjen), Monalisa (Monaliza) În loc de cuvânt (Në vend të fjalës), Frumuse?ea frumuse?ilor (Bukuria e bukurive), Ndue Ukaj (1977): Înc?ierare  (Përleshje), Judecat? pentru poezia mea, (Gjyqi për vjershën time) Crea?ia (Krijimi), Poezia (Poezia), Compromis dureros cu metaforele (Kompromis i dhembshëm me metaforat).

RUMANIA POETIKE Në vend të parafjalës (În loc de precuvântare), Florentin Popescu (1946): Elegjia e kuajve të humbur  (Elegia cailor pierdu?i, I), Princi i gurtë (I), (Prin?ul de piatr?, I), Këngë për t’i rendur kuajt në hënë (Cântec pentru goana cailor pe lun?), Nganjëherë ndalem dhe dëgjoj (Uneori m? opresc ?i aud), Po e flak fjalën dhe glinën, (M? lep?d de cuvânt ?i de lut) Cassian Maria Spiridon (1950): Nuk ekziston (Nu exist?,) E kam shkruar një traktat (Am scris un tratat), Çfarë fytyre e trishtë (Ce fa?? trist?), Mihai Antonescu (1951): Kuptimi i flatrës (Sensul aripei), Kush (Cine), Mall (Dor) Ti (Tu), Nata në Moldovë (Noapte in Moldova), Victoria Milescu (1956): Fis të një gjaku (Rude de sânge) Zemra e lepurit (Inim? de iepure), Raporti i artë (Raportul de aur), Nata e natës (Noaptea nop?ii), Gëzimet e mëdha të trishtimit (Marile bucurii triste), Varujan Vosganian (1958): Të papërsëritshmit (Irepetabilii) Pamundësia e dritës (Imposibilitatea luminii), Çmimi (Pre?ul), Marius Chelaru (1961):  86 niciodat? Alesul (Asnjëherë i  zgjedhuri), Bota. sot (Lumea azi), Darka e fshehtë (Cina cea de Tain?), Absurde (Absurd), Poezia është çelsi i syve të botës (Poezia e cheia ochilor lumii), Corina Matei Gherman (1998): Fshehtësia e atrakcionit (Taina atractiei), Përgjithmonë (Pentru totdeauna), Nëpër stacionin e braktisur (Prin gara p?r?sit?), Dhe çka pason (?i ce urmeaz?),  Rifillim (Reluare), Pasthënia: Izvorul t?m?durii cu poezie sau despre istoria ?i poezia celuilalt (Kroi ilaçit me poezi apo për historinë dhe poezinë e tjetrit).

 

 

 

ÎN LOC DE ÎMBR??I?ARE

    (Në vend të përqafimit)

 

În acest volum defileaz? sufletul unor poe?i recunoscu?i pentru valori deosebite, recântate în limbile în care poezia este considerat? un instrument magic pentru armonizarea lumii. Scopul principal este promovarea diversivit??ii valorilor comune. Din partea poe?ilor albanezi (Dardania poetike), i-am dat prioritate Kosovei în anul Indipenden?ei. De facto, prima parte a acestei opere este continuitatea afirm?rii valorilor kosovare dup? prima antologie („Insula nemuririi”, 2005). Nu ocazional am ales o astfel de modalitate pe care o putem denumi 7 cu 7. ?apte poe?i albanezi din Kosova, ?i ?apte din România, î?i deschid sufletul lor într-o carte comun? cu un titlu sugestiv: „Frumuse?ea frumuse?ilor”.

Partea a dou? a c?r?ii (Rumania poetike), nu este nici prima ?i nici ultima antologie a poe?ilor români t?lm?ci?i în limba albanez?. Este vorb? despre un num?r simbolic de autori, cunoscu?i pentru valori adecvate. Unii dintrei ei au contrubu?ie important? ?i pentru afirmarea culturii albaneze în limba român? (Marius Chelaru, Victoria Milescu, Mihai Antonescu, Florentin Popescu). Este neîndoielnic faptul c? în literatura român? exist? ?i al?i poe?i, la fel de importan?i ca autorii cuprin?i în aceast? carte, dar selec?ionarea valorilor am realizat-o având în vedere recunoa?terea unui univers liric, pre?uit ?i admirat, care se apropie de valorile contemporane ale Europei.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora