E marte, 23.04.2024, 07:07 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Xhevat Rexhaj: Pushimet - Në shtëpi të vetë (1)

E premte, 08.08.2008, 06:24 PM


Xhevat Rexhaj
PUSHIMET- NË SHTËPI TË VETË (1)

Nga Xhevat Rexhaj

Viti 2008 filloi me Janarin si gjithë vitet tjera. Prej janarit e gjërë në fillim të korrikut, me qindra mijëra shqiptarë të të gjitha trevave shqiptare, bisedat dhe ndejat i kishin me atë se, kur vjen pushimi dhe ku do të kalohen pushimet?. Me qindra dhe mijëra shqiptarë me mundime tubojnë dhe kursejnë aq sa munden për të I kaluar disa ditë apo javë në pushime. Kursehen me zor paratë, se shpenzimet janë rritur shumë, në vendet ku jetohet dhe punohet, kursehet me zor se shumica kanë shpenzuar me mijëra valuta për të ndihmuar të afërmit apo edhe për të ndertuar shtëpija, blerë shtëpija, banesa apo edhe Parcela nga serbët, pra shqiptarët e Kosovës, që vërtet serbët njëherë e përgjithmonë të humbin të drejten që e merrnin vetë nga fitimet mbi trojet tona . Pra shqiptarët me muaj përgatiteshin që të bënin pushime, disa nepër bregdete të ndryshme e disa ku ?- në shtëpitë e tyre-
Kjo në shtëpitë e tyre, po më tingëllon disi si diqka enigmatike, pra gëzohemi ne mërgimtarët që po shkojmë në shtëpitë tona, nganjëhere e shtroj për vehten time pyetjen, po kush po na ndalon që tani të shkojmë dhe të jetojmë në shtëpit tona? , përgjigjen edhe po e di por edhe nuk po e kuptoi !edhe pse po e di se për çfarë arsye nuk po dua ta kuptoi.
Pra kur po vjen korriku, dhe me mijëra automjete, me qindra autobusë dhe me qindra aeroplane të mbushurë me qindra mijëra shqiptarë po mësyjnë për në trojet e stergjyshërve dhe baballarëve të tyre, po më sillet diq në mendje; sa miliona Euro hargjohen vetëm për të shkuar dhe vizituar atdheun dhe shtëpitë e ndertuara me mundë të madh. Sa miliona Euro fitojnë shtete të ndryshme e ndër to edhe Serbia nga shkuarja dhe kthyerja e mërgimtarëve, fatkeqësisht shumë. Por ja që realiteti është I tillë, sikur ai far Enver Hoxha të kishte menduar për kombin athere do të ishin Autostrada dhe Hekurudha drejtë Kosovës, athere Eurot dhe Dollarët do të paguheshin për rrugët tona, për benzinën, për ushqimin e për… Por jo ai sigurishte kishte pas menduar për D. Mugoshen dhe M. Popoviçin e…
I shkrova këto dy fjali nga mllefi se sikur të kishte rrugë magjistrale siq i kërkoi me kohë I Madhi i Shqiptarëve Presidenti Ibrahim Rugova, athere mergata shqiptare do të kishte udhtuara nepër Shqipëri. Por ja që së shpejti idetë e Dr. Rugovës po realizohen nga Atdhetari shqiptarë Sali Berisha me yndyrën shqiptare, pra në të ardhmen paguajmë taksën për AUTOSTRADEN SHQIPTARE, Shqipëri- Kosovë.
Po kthehem prapë te pushimet, shpenzimet, familjet, gëzimet dhe xhelozitë pra edhe fenomenin e një ftohjeje ndernjerëzore por edhe nderfamiljare që me sa duket po e vërejmë të gjithë por nuk po duam ta pranojmë. Pra pushimet tona po janë edhe të ftohta sikur që ishte fundi i korrikut me 12-13 gradë zelsius, e kur kësaj i shtohet edhe përqmimi dhe indiferentizmi i Institucioneve dhe Partive politike karshi mërgimtarëve, apo thënë më mirë „ Azilantëve në shtetin e tyre…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Shaban Cakolli: Takimet e vendlindjes ''Gjyrysheci 2008'' Engjëll Koliqi: Në të shkëlqyeshmen vjeshtë braziliane Alma Papamihali: Gjuha shqipe do të këndohet, kudo që ekziston gjak shqiptari Rrugët e Bardha, mrekullia e zbuluar prej Çezarit Këze (Kozeta) Zylo: Gjuha shqipe është thesar i Kombit që do të mbahet e gjallë dhe në Diasporën Shqiptare Shqipëria, një përzjerje çudirash dhe mrekullish Këze (Kozeta) Zylo: Diaspora shqiptare ne Amerike parakaloi e veshur kuq e zi, ne kryeqytetin e botes, Manhattan Pushuesit braktisin Velipojen, bien prenotimet sezonale Pushime në Durrës, destinacioni turistik më pak i kushtueshëm Kamerat e RAI-t, në bregdetin shqiptar për zbulimin e mrekullisë turistike të Evropës Reportazh nga Pogradeci Për herë të parë muzikë dhe këngë popullore shqiptare, në “Kenedy Center” Washington DC Skëndërbeu, ka "shkruar" në Krujë simfoninë e pavdekshme të lirisë si mbrojtësi i qytetërimit europian Këze (Kozeta) Zylo: Promovimi i krijimtarisë së poetit Adnan Mehmetit me aromën e luleve të Majit Delegacioni i Institutit Brakos në vlugun e takimeve zyrtare në institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës Pal Sokoli: Takimi i parë pas 64 vitesh me axhën Zef Sokoli në Brazil Apolonia antike Pal Sokoli: Robi i Lirisë... Nën tingujt e natës... gjeti rrugën e lirisë...deri tek Gjeografia... e plotë U nënshkrua binjakëzimi i Shkollës së Stubllës me Institutin Edukativ Novos Tempos në Contagem Instituti Brakos vazhdon takimet, në kërkim të investimeve në Kosovë

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora