Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Nazif Laçi: Intervistë me Prof. Nexhmedin Bardhin

| E diele, 17.01.2016, 08:00 PM |


Një pamje e Fshatit Sllatinë e Epërme

SLLATINA E EPËRME

Intervistë me prof. Nexhmedin Bardhi-n

Ekskluzive nga Prof. Nazif Laçi

Sllatina e Epërme shtrihet 14 kilometra në veriperëndim të Vitisë, në pozitë të rrafshët, si fshat i tipit të  grumbulluar, ku lartësia mbidetare mes 490-500 metra. Fshati gjendet afër magjistrales Ferizaj-Gjilan, me një pozitë shumë të mirë  gjeografike, fshatarët e Sllatinës merren me bujqësi, pastaj  funksionojnë edhe shumë shitore tregtare, në fshat punojnë disa punëtori që  merren me përpunimin e lëndëve të drurit, pastaj punëtori zejtare  që merren me prodhimin e mobileve të ndryshme, si dhe disa ndërmarrje private që udhëhiqen nga sllatinasit por që veprojnë në qendra të ndryshme urbane. Një numër i sllatinasëve punojnë e veprojnë në perendim ku me të ardhurat e tyre kanë kontribuar dhe kontribojnë në mirëqenjen e tyre dhe të fshatit.

Gjatë historisë fshati ka kaluar nëpër periudha të vështira  duke u ballafaquar me dhunë të ashpër nga armiqët, por sllatinasit gjithmonë u bënë ballë këtyre persekutimeve duke qenë vazhdimisht të kyçur në lëvizjet kombëtare për çlirim.

Duke filluar nga koha e Zotrinjëve të cilët dhanë një kontribut të madh për çështjen kombëtare me aktivitete dhe me pasuri poashtu edhe në periudht e mëvonshme kemi një vazhdimësi të përpjekjeve të sllatinasëve që të jenë ballë armikut krahas zhvillimeve dhe organizimeve tjera shqiptare në përgjithësi, poashtu edhe në luftën e fundit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pati një mobilizim masovik, në mesin e tyre në altarin e lirisë, në betejën legjendare të Kosharës ra  dëshmorë në vijën e frontit Njazi  R Rexhepi.

Fshati Sllatinë e Epërme  përbëhet nga lagjet: Kupeci, Gjinolli, Qosa, Drugzani, Arapajt, Sejdiat, Kërçotët, Nurajt, Llullecët, Topallët etj.

Mikrotoponimet

Me karakteristike i hasim si Ara e Nocit, Fusha e Stubllës, Kisha e Balës, Arat e Reja, Ura e Zotnive, Arat e Gata, Çesta, Butcina, Arat e Zabelit etj.

Në vendin e quajtur Fusha e Stubllës, është zbuluar një pus uji dhe mendohet se ka pasur ndërtesa banimi. Në një vend të ngritur në veriperendim të fshatit ekziston vendi i  quajtur Kisha e Balës që  dëshmohet se ishte kishë shqiptare.

Në dokumentet e shkruara përmendet në kartën e konteshës Milica me djemtë (1389-1405), ku ja dhuron pirgut të Shën Bazilit në Malin e Shenjtë. Në regjistrin  kadastral të Vilajetit Vëllk të vitit 1455 janë të regjistruara 46 shtëpi, 5 beqarë e 1 e ve.

Pastaj është regjistruar në defterin  kadastral  të Sanxhakut të Vushtrisë të vitit 1566-1574 me  7 shtëpi e 1 beqar. Poashtu në letrën mbi vizitën kanonike të arqipeshkvisë së Shkupit të vitit 1725, arqipeshk Pjetër Karagiqi, thotë se në qytetet Janjevë, Prishtinë dhe fshatrat përreth, misionar është don Mikel Summa. Ai shërbeu edhe në fshatin Sllatina me 15 shtëpi, 9 anëtarë besimtarë të krishterë. Në hartën austriake të përpiluar në bazë të shënimeve të vitit 1689 është regjistruar si vendbanim me emrin Sllatina. Në regjistrin e Manastirit të Deviçit, në vitin 1789, përmenden banorët e krishterë të këtij fshati.

Në Sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893, të vitit 1896 dhe të vitit 1900 është quajtur me emrin Sllatina-i Bala. Në popull quhet Sllatina e Moravës. Në këtë fshat jeton popullsia vendase shqiptare.

Në vitin 1913 e më vonë u shpërngulën tetë familje për Turqi. Që nga viti 1914 këtu filluan të vendoseshin kolonët serb, ata vendoseshin kryesisht në shtëpitë e agallarëve të shpërngulur për Turqi. Kështu mes viteve 1914-1925 u vendosën 17 familje serbe e malazeze.

Në shënimet statistikore të vitit 1913 së bashku me Sllatinën e Poshtme kishte 444 banorë, në vitin 1918 kishte 29 shtëpi me 327 banorë, në vitin 1921, 69 shtëpi me  510 banorë, në vitin 1927 kishte 74 familje nga të cilat 18 shtëpi serbe e  52 shqiptare, në vitin 1948 kishte 853 banorë, në vitin 1953, kishte 133 shtëpi me 992 banorë, në vitin 1961 kishte 76 shtëpi me 989 banorë prej tyre 964 shqiptarë, 23 serb, 2 të tjerë, në vitin 1971, kishte 191 shtëpi me 1294 banorë prej tyre 1278 shqiptarë, 16 serbë, 1 musliman, në vitin 1981 kishte 229 shtëpi me 1758 banorë prej tyre 1746 shqiptarë, 11 serbë  e  1 musliman.

Në fillim të vitit 2000 fshati kishte rreth 300 shtëpi shqiptare me rreth 2800 banorë. Fshati aktualisht ka mbi 430 shtëpi me mbi 3200 banorë. Në rrugëtimin e rritjes dhe zhvillimit të fshatit një rol vendimtar e pati arsimi dhe edukimi ku fillet e para i hasim që nga viti 1920  në gjuhën sebe, për të filluar nga viti 1941 (shtator) në gjuhën shqipe. Në këtë rrugëtim sot në fshat numërojmë mbi 230 intelektualë të të gjitha profileve deri në doktor shkence.

Sot në fshat kemi një infrastrukturë solide duke filluar nga shkollat, nga viti  2015 nxënësit kanë filluar mësimin në shkollën e re, mësimi zhvillohet në një ndrrim dhe nivelet nga klasët parafillore deri në klasën e nëntë, pastaj kemi edhe paralelen e ndarë në Sllatinë të Epërme ku poashtu mësimi zhvillohet nga klasa e parë deri në klasën e nëntë në kushte mjaft të mira.

Fshati ka të rregulluar rrjetin e kanalizimit, pastaj ambulanca punon vazhdimisht, kemi qarkullimin e autobusit pesë herë në ditë edhe atë nga Sllatina në Ferizaj dhe nga Sllatina në Viti.

Nga sulmet barbare paramilitare e ushtarako policore serbe janë djegur e shkatërruar 4 shtëpi shqiptare, një ushtarë i UÇK-së ka rënë dëshmorë dhe një viktimë tjetër. Në këtë fshat gjatë luftës u sistemuan rreth 15 mijë të ikur nga fshatrat e ndryshme të Kosovës, ku u tregua një mikëpritje e vërtetë.

SLLATINA E POSHTME

Sllatina e Poshtme shtrihet 14 kilometra në veriperendim të Vitisë, në pozitë të rrafshët të tipit të fshatrave të grumbulluara, ka lartësi mbidetare mes 490-500 metra. Fshati gjendet afër magjistrales Ferizaj-Gjilan, me një pozitë shumë të mirë gjeografike, fshatarët e Sllatinës merren me bujqësi, pastaj funksionojnë disa shitore tregtare, në fshat punojnë disa punëtori që merren me përpunimin e lëndëve të drurit, pastaj disa ndërmarrje të suksesshme të cilat merren me ndërtimtari të ulët.

Një numër i sllatinasëve punojnë e veprojnë në perendim ku me të ardhurat e tyre kanë kontribuar dhe kontribojnë në mirëqenjen e tyre dhe të fshatit.

Gjatë historisë, sikurse edhe vendbanimet e tjera shqiptare fshati ka kaluar nëpër periudha të vështira  duke u ballafaquar me dhunë të ashpër nga armiqët, por sllatinasit gjithmonë kanë qenë vazhdimisht të kyçur në lëvizjet kombëtare për çlirmi.

Duke filluar nga koha e Zotrinjëve të cilët dhanë një kontribut të madh për çështjen kombëtare me aktivitete dhe me pasuri poashtu edhe në periudhat e mëvonshme kemi një vazhdimësi të përpjekjeve të sllatinasëve që të jenë ballë armikut krahas zhvillimeve dhe organizimeve tjera shqiptare në përgjithësi, poashtu edhe në luftën e fundit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pati një mobilizim solid.

Lagjet e fshatit, Frangët (Tafajt, Hoxhajt, Salihajt, Demaj), Lubishtanët, Demelezët (Hoxhaj), Mjakët, Mirasht, Fanaj, Nezirajt, Gjylekartë.

Mikrotoponimet

Arat e Fushës, Arat e Zahës, Arat e Gata, Arat e Xhadës, Arat e Fanxhës, Arat e Troshovinës, Arat e Kishës, Livadhet e Gelbushit, Livadhet e Jezerit, Xhadja e Kaçanikut, Dardha e Fazës etj.

Sipas disa shënimeve , ky vendbanim është krijuar para tre shekujsh, nga banorë shqiptarë të ardhur nga rrethi  Prizrenit, të sjellë nga begu i Sllatinës së Epërme, me prejardhje poashtu nga Prizreni, të cilët e hapën zabelin dhe e krijuan vendbanimin dhe tokën e punuar. Emrin e mori në bazë se ishte krijuar në ngastrën e fshatit Sllatinë e Epërme, për shkak të pozitës natyrore filloi të quhej Sllatina e Poshtme. Në Sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893, të vitit 1896 dhe të vitit 1900 është quajtur me emrin Sllatina-i  Zir.

Popullohej me popullsi autoktone shqiptare, e cila sikurse vendbanimet e tjera pësoi shumë nga pushtuesit e ndryshëm e sidomos pas vitit 1912 e deri më sot ku u vranë disa persona. Nga zullumet që në vitin 1923, 1946, 1956  etj. Disa familje nga ky fshat emigruan në Turqi. Sipas disa shënimeve në fund të shekullit XIX kishte  20 shtëpi. Në fillim të vitit 1999 fshati kishte 142 shtëpi me 1300 banorë shqiptarë,kurse sot  ka rreth 210 shtëpi me rreth 1700 banorë.

Një pamje e Fshatit Sllatinë e Poshtme - 08 janar 2016.

Në rrugëtimin e rritës dhe zhvillimit të fshatit një rol vendimtar e pati arsimi dhe edukimi ku fillet e para i hasim që nga viti 1920  në gjuhën sebe, pra bëhet fjalë për shkollën e hapur në fshatin Sllatinë e Epërme, ku nxënësit e Sllatinës së Poshtme i vijuan mësimet aty, për të filluar nga viti 1941 (shtator) në gjuhën shqipe. Në këtë rrugëtim sot në fshat numërojmë mbi  159 intelektualë të të gjitha profileve deri në doktor shkence. Sot në fshat kemi një infrastrukturë solide duke filluar nga shkolla e cila është paralele e ndarë e Shfmu ”Njazi Rexhepi” Sllatinë e Epërme, mësimi zhvillohet  në nivelet,  klasët parafillore deri në klasën e nëntë, kushte mjaft të mira, por besojmë që institucionet komunale do bëjnë edhe një intervenim që edhe ato pak ngecje të sanohen.  Fshati ka të rregulluar rrjetin e kanalizimit, kemi qarkullimin e autobusit  pesë  herë në ditë edhe atë nga Sllatina e Poshtme  në Ferizaj dhe nga Sllatina e Poshtme në Viti.

Intervistë me prof. Nexhmedin Bardhi-n

Prof. Nazif Laçi:  Profesor Nexhmedin Bardhi i nderuar, është kënaqësi të bashkëbisedojmë me Ju, njëherit që në fillim ju falenderojmë për kohën e çmuar Tuajën e të cilën na kushtoni ,Për fillim të kësaj bisede-interviste ju kisha lutur të na prezentoheni me një biografi të shkurtër tuajën?

Nexhmedin Bardhi: Jam i lindur me 26 tetor të vitit 1967, fshati Sllatinë e Poshtme, shkollën fillore katërklasëshe e mbarova në Sllatinë të Poshtme, vijimin nga klasa e pestë deri në të tetën në Shkollën Fillore “Liria” Sllatinë e Epërme, pastaj dy vite të shkollës së mesme i kam mbaruar në shkollën e mesme në Pozheran kurse dy vitet e tjera në Ferizaj. Kam mbaruar fillimisht Shkollën e Lartë Histori – Gjeografi, pastaj kam vazhduar fakultetin e Edukimit Gjeografi Edukatë qytetare katër vite, Punoj si mësimdhënës në SHFMU ”Njazi Rexhepi“ në Sllatinë të Epërme, në vazhdim kam përfunduar edhe studimet post-diplomike Master Histori në Fakultetin Filozofik – Departamenti i Historisë në Universitetin “Hasan Prishtina” Prishtinë, duke qenë edhe bursistë i UP-së. Kam të mbaruar një master të dytë në Kolegjin e Menaxhmentit Internacional “Globus në Prishtinë, drejtimi Menaxhment i Institucioneve në Edukim, me rezultat maksimal.  Siç ceka më parë, aktualisht jam mësimdhënës  në SHMU” Njazi Rexhepi” Sllatinë e Epërme, poashtu jam  duke vazhduar studimet në shkallën e tretë-Doktoraturë pranë Universitetit Internacional në Strugë – Drejtimi Shkenca Politike. Kam të publikuara disa dhjetëra punime shkencore, pjesmarrës në disa Konferenca shkencore, poashtu edhe mbi tridhjetë publikime të ndryshme,  autor i librit  “Pushtimi dhe politika repressive serbe në Anamoravë 1912-1915”.

Prof. Nazif Laçi: Ambienti i Juaj familjar, a mund të na thuani diç më tepër rreth familjes Tuaj të ngusht?

Nexhmedin Bardhi: Po patjetër, jam i martuar, kam pesë fëmijë, fëmijët vazhdojnë shkollimin, gjendja ekonomike e nivelit të mesëm. Jetoj në fshatin Sllatinë të Poshtme, Komuna e Vitisë.

Prof. Nazif Laçi: Juve edhe më të lumtur ndiheni kur shkruani, kur hulumtoni, kur zbuloni e gjeni dëshmi mbi historinë e vendeve apo më saktë të vendbanimeve të Anamoravës në veçanti?

Nexhmedin Bardhi: Patjetër se po, deri tani kam pas rastin të botoj disa mbi tridhjetë artikuj të ndryshëm me karakter historik ku vendin qendror e zënë shkrimet për fshatrat e Anamoravës, pastaj kam disa publikime në revista shkencore si në Shqipëri dhe Maqedoni, poashtu pjesmarrës në disa Konferenca Shkencore, jam autor i librit: „Pushtimi dhe politika repressive serbe në Anamoravë 1912-1915“. Vazhdoj me shumë elan dhe dashuri të shkruaj përkundër angazhimeve  tjera. Unë mendoj se jemi vonuar shumë në përgjithësi të evidentojmë zhvillimet, ngjarjet të cilat kanë ndodhur gjatë historisë andaj kam një bindje që duhet të shpejtojmë, të mobilizohemi edhe atë bashkërisht, sepse puna e përbashkët - ekipore na siguron një mundësi më të madhe.

Prof. Nazif Laçi: Profesor i nderuar, juve Ju njohin gjenerata të tëra si një njeri i afërt, komunikativ, dashamirë i arsimit, guximtar, punëtor i madh e në veçanti dalloheni për punën e Juaj shkencore, mbledhjen e fakteve, dokumenteve të shkruara dhe atyre gojore, vlerave kombëtare, ose më mirë të themi mbledhës i të dhënave historike. Jeni të njohur me shkrimet e bukura që i bëni, me mbledhjen e dëshmive të ndryshme nga shumë dëshmitar nëpër shumë fshatëra veçmas atyre të Anamoravës. Meqë cekët librin tuaj të botuar Pushtimi dhe politika represive serbe në Anamoravë, një libër i mrekullueshëm që keni shkruar, çka mund të na thuani për këtë periudhë?

Nexhmedin Bardhi: Ju falenderoj shumë, po patjetër se puna e një mësimdhënësi  së pari është të jetë shembull  ku gjeneratat e reja do e shihnin si udhërrëfyes për të ardhmen e tyre. Të gjitha punët i bëj me përkushtim dhe mundohem të jap maksimumin nga vetja. Sa i përket librit tim të botuar përfshinë një periudhë shumë të rëndë për popullin shqiptarë në përgjithësi e Anamoravën në veçanti.

Periudha e Luftërat Ballkanike 1912-1913 janë ngjarje nga më të rëndësishmet në historinë e popujve ballkanik e më gjerë. Këtyre luftërave u janë dedikuar shumë studime shkencore që nxjerrin në pah dukuri të ndryshme të tyre.

Në përgjithesi studimet janë paraqitur në përputhje me zhvillimin e shkencës historike, në varësi të orientimit politik dhe pozicioneve partiake të autorëve të saj. Në pjesën më të madhe shumë çështje të rëndësishme nuk janë studiuar objektivisht dhe deri në fund, kryesisht ato çështje që kanë të bëjnë me shkaqet, qëllimet dhe karakterin e përgatitjes politike dhe diplomatike të luftës, me arsyet e shpërbërjes së Aleancës Ballkanike dhe sidoms lidhja e këtyre luftrave me çështjen kombëtare shqiptare etj.

Nëse do të flasim për orgjinën e luftës, duhet të theksojmë se situata e kohës së luftrave ballkanike dhe, sidomos, ajo pas tyre, përgjan shumë me kushtet që egzistonin para se të vinin turqit në Evropë. Në atë kohë, si gjatë Luftrave Ballkanike e më pas, shtetet e krishtera luftonin vazhdimisht kundër njëri tjetrit për hegjemoni në gadishull.

Duhet cekur se  Periudha më e vështirë dhe më e përgjakshme, pothuajse gjatë gjithë historisë së popullit shqiptar të kësaj ane, ishte ajo  e viteve 1912 – 1915 , që në pjesën e popullit dhe të territoreve të pushtuara njihet si kohë e sundimit të Serbisë së parë. Mu atëherë kur dukej se do të agonte liria, në vjeshtën e vitit 1912, trojet shqiptare i përfshiu shtërngata e Luftës së Parë Ballkanike që ishte shkatërrimtare.

Duhet të theksojmë se përmasat tragjike dhe tonet dramatike të këtyre ngjarjeve në Ballkan kanë zanafillë të hershme Ato filluan të marin jetë të paktën që prej fillimit të shekullit të XIX, e të prirura më pas nga mitet dhe legjendat e së kaluarës: Bullgaria e Madhe, Serbia e Madhe, Rumania e Madhe, miti Pan Helenik, Mali i Zi i Madh, që ndikuan në trajtat e nacionalizmit tejet agresiv, gjë që pasuan hakmarrje dhe konflikte të tmerrshme. Mbi këtë pikë thurren tragjedi dhe ngjarje, që nisin që nga shekulli XIX  edhe sot prodhojnë efektet e tyre negative.

Si histori lufte, pasojat dhe rezultatet morale janë të tmerrshme. Kombet që kishin qenë në aleancë dhe që i ishin drejtuar zotit t’i çlironte, paprimtas filluan ta urrenin njëri tjetrin për vdekje. Urrejtja dhe mëria kombëtare, dyshimi i ndërsjelltë mjaftonin për ta filluar dhe për ta dërguar më tej luftën më brutale dhe më të kotë të kohës. Ata, që luftuan krah për krah  në Adrianopojë tani janë gati të vrasin dhe të torturojnë.

Fundi i luftërave ballkanike përbën periudhë të shkurtër kohore, por shumë të ngjeshur me ngjarje të rëndësisë historike, por dhe tragjike për çështjen kombëtare shqiptare. Është heroike sepse shpallet pavarësia e Shqipërisë si ngjarje më e madhe në historinë e kombit shqiptar. Ajo njëheras është tragjike, se nga kjo kohë fillon shkelja më flagrante e të drejtave njerëzore e kombëtare për më tepër se gjysmën e popullit në trevat e shumta që mbetën jashtë shtetit të shpallur në Vlorë. Për pjesën e mbetur jashtë Shqipërisë, është periudha  më e kobshme ,reflektimi i së cilës u përcoll mbi gjenerata të tëra, të cilat mbetën nën robërinë serbomadhe dhe megalomaninë greke. Kështu, në këtë pjesë të Shqipërisë së robëruar,ushtarët dhe paramilitarët serbo-malazezë, kryenë krime, që Evropa nuk i kishte parë e dëgjuar që prej kohës së depërtimit të hunëve, vandalëve, avarëve dhe Xhingis Kanit.

Kështu që pjesa më e madhe e popullit shqiptar gjatë luftërave ballkanike pësoi zhgënjime të hidhura.

Zgjidhjet e gabuara për Shqipërinë e pas luftërave ballkanike krijuan pasoja tragjike që u ndjenë në copëtimin e mundshëm të integrimeve sociale, kulturore, ekonomike, arsimore, të komunikimeve dhe të raporteve me fqinjët dhe me botën të ndërtuara me shekuj: reduktimi i kapaciteteve shpirtërore e materiale të këtij populli; izolimin dhe zvogëlimin e peshës së përgjithshme të shtetit shqiptar në Ballkan; kufirin më të pakalueshëm në Evropë midis dy pjesëve të një populli e me tragjedi të panumërta familjare; zëvëndësimin e një robërie ( të Perandorisë Osmane) me një tjetër për më se gjysmën e popullit; gangrenizimin e një raporti tipik kolonial në mes të Evropës; destabilizimin permanent politik e ushtarak të rajonit. Pasojat e drejtëpërdrejta të këtyre padrejtësive, natyrisht nuk të çonin tjetër, veçse në varfërim ekonomik të rajoneve të tëra malore shqiptare si pasojë e ndërprerjeve të marrëdhënieve tradicionale, ruajtja e konservatorizmit gjysëm-mesjetarë edhe më tej në epokën moderne, mbajtja konstante e pasigurisë së brendshme politike në shtetin e ri shqiptar, dobësimi i mëtejshëm i nukleve kulturore evropiane brenda kombit shqiptar, një Ballkan Perëndimor të destabilizuar për një kohë të gjatë.

Ndoshta e zgjata paksa, por si rrjedhojë e të gjitha këtyra zhvillimeve nuk bënë përjashtim edhe territoret e Moravës së Epërme ishin pararojë e trevave  kombëtare, ishin të parat që u sulmuan nga forcat pushtuese serbe, bullgare, maqedonase, si më 1912, 1915 e 1918 dhe më vonë. Këta pushtues kryen krime shumë të rënda e monstruoze ndaj popullsisë së pafajshme të këtyre viseve, mirëpo popullata e këtyre trevave nuk u gjunjëzua nga këta pushtues. Siç dihet luftërat janë fatkeqësi e përgjithshme për popujt, e sidomos për popujt e vegjël, siç jemi ne. Atyre shpeshherë, luftërat iu imponohen, prandaj luftërat e kanë kuptimin – jetë a vdekje.

Me rastin e depërtimit të njësive të ushtrisë serbe në Anamoravë, njësitet e armatës  III, depërtuan dhe  filluan të bëjnë masakra makabre, gjoja për shkak të rezistencës së armatosur shqiptare kundër ushtrisë serbe, ashtu si edhe ndodhi në fshatrat Komogllavë, Tërstenik, Vërban, Goshicë, Smirë, Lubishtë, Mogillë. Në tetë fshatra, u masakruan rreth 350 burra e gra. Ushtria okupuese serbe, të nxitur edhe nga banorët serbë vendas edhe pas masakrave të vjeshtës së vitit 1912 në Moravën e Epërme, nuk pushoi të thurrte plane e të gjente pretekste për të  ushtruar dhunë kundër popullatës shqiptare, duke synuar ta detyronin të shpërngulej. Këto qëllime ata i realizonin nëpërmjet dhunës, në rend të parë kundër fshatrave që ishin fiksuar si elemente kryengritëse dhe pikësynim kishin likuidimin e burrave me namë.

Prof. Nazif Laçi: I nderuari Prof. gjatë periudhës së Luftërave Ballkanike siç e potencuat shqiptarët u ballafaquan thjesht me barbarinë dhe egërsinë sllave, po pas  tyre si venë punët.

Nexhmedin Bardhi: Për shkak të kësaj shtypjeje të egër dhe krimeve që bënte ky pushtet mizor mbi popullatën shqiptare, një numër i njerëzve shpërngulen në Turqi dhe në territorin e Shqipërisë së çliruar. Në shtëpitë dhe tokat e të shpërngulurve vendosej elementi sllav. Ky ishte edhe fillimi i kolonizimit të trevave shqiptare, "që pikësynonte qysh moti zhdukjen e farës së pasardhësve të ilirëve".

Punët rreth kolonizimit përkohësisht i ndërpreu shpërthimi i Luftës së Parë Botërore, për të vazhduar menjëherë pas përfundimit të saj, kur tokat shqiptare u ripushtuan nga i njëjti pushtues. Megjithatë, "forma ligjore iu dha me Dekretligjin mbi kolonizimin e viseve jugore të 24.X.1920 dhe të tjera dispozita". Ky proces zgjati deri në vitin 1938.  Regjimi sundues serbomadh "me rastin e zbatimit të kolonizimit, nuk i përfilli interesat e popullatës vendëse, para së gjithash të shqiptarëve, të cilët përbënin shumicën e popullsisë". Në të vërtetë, me kolonizimin synohej të vihej një baraspeshë etnike që të sundoheshin më lehtë vendet e pushtuara. Për t'ia arritur këtij qëllimi,  fshatarëve ua merrnin - uzurponin tokat, të cilat i kishin shfrytëzuar shekuj me radhë, madje edhe tokat të cilat i kishin me tapi, duke ua dhënë pastaj kolonistëve arat e bukës, livadhet e meratë. E shqiptari gjithmonë ka qenë i lidhur ngushtë me tokën si burim i gjallërimit dhe i forcës për të qëndruar dhe mbijetuar. "Fshehtësia më e madhe e qëndrimit ende në këmbë të popullit shqiptar, me gjithë tragjeditë historike që jetoi edhe me gjithë gjakun e njomë që ka derdhur ndërmjet vargjeve të shekujve, mund të shpjegohet vetëm e vetëm me lidhjet shpirtërore që ka me tokën, e sidomos me ndjesinë e racës për arat e vatrat e veta".

Prof. Nazif Laçi: Kolonizimi  ishte gjithëpërfshirës, po cilat vende në Moravën e Epërme i përfshiu konkretisht?

Nexhmedin Bardhi: Shumë e vërtetë,  kolonizimi së pari filloi në trevat rreth Gjilanit, e pastaj u zgjerua edhe në trevat e tjera të Kosovës. "Kështu, në 61 vendbanime të këtij rrethi u kolonizuan 1142 familje serbe e malazeze". Vetëm në komunën e Sllatinës së Epërme u vendosën 294 familje në këto fshatra: Sllatinë e Epërme 7, Sodovinë e Çerkezëve 62, Gërmovë 50, Goshicë 40, Mirasalë 16, ndërsa në fshatin krejtësisht të ri kolonist, Tankosiq, i pagëzuar me emrin e organizatorit dhe instruktorit të njohur të çetave komite, Voja Tankosiqit, u vendosën 119 familje koloniste, të cilave pushteti ua ndërtoi shtëpitë sipas planit të njëjtë e të veshura me llamarinë. Këtyre kolonistëve "...kryesisht iu nda toka që iu muar me të padrejtë fshatarëve shqiptarë të Sllatinës së Epërme dhe të Ramjanit". Ky veprim i pushtetit shkaktoi shumë ngatërresa e mosmarrëveshje ndërmjet vendësve autoktonë dhe kolonistëve, i cili u përdor edhe si mjet presioni ndaj popullatës shqiptare për tu shpërngulur nga trojet e veta etnike.

Kur mbreti e vizitoi Kosovën në fillim të vitit 1927. Në atë takim, patrioti, Hamdi Kurteshi, i nxitur nga interesimi i mbretit për gjendjen e shqiptarëve, e hap një dialog të ashpër, duke iu ankuar se me masat e reformës agrare ishte rrezikuar ekzistenca e fshatarësisë shqiptare dhe ishte shtuar pakënaqësia e tyre. Mbreti, i revoltuar nga ato fjalë që dëgjoi nga Hamdi Kurteshi dhe të tjerët, ishte zemëruar keq dhe, pa e pirë kafenë, u ishte drejtuar të pranishmëvet me këto fjalë kërcënuese: "Nëse nuk jeni të kënaqur me këtë regjim, ja ku e keni Shqipërinë dhe Turqinë dhe mund të shkoni kur të doni!". Pas këtyre fjalëve, biseda ishte ndërprerë si e padëshirueshme për të dy palët, ndërsa te përfaqësuesit shqiptarë kishte lënë përshtypje shumë të keqe.

Ankesat  nuk u ndërprenë, ndërsa fshatarët e Sllatinës së Epërme, duke mos pasur ç'të bënin tjetër, vazhduan të ankohen. Kështu, më 18.II.1931, pallatit mbretëror iu dërgua ankesa kolektive e nënshkruar nga 11 veta, duke angazhuar edhe avokatin gjilanas Vlladan Gl.Popoviqin për t'i mbrojtur interesat e tyre. Por, as kjo ankesë nuk ndihmoi. Pushteti duke i refuzuar ankesat e tyre të gjitha i arsyetonte me pretekst të mbrojtjes së "interesave të larta kombëtare e shtetërore".

Megjithatë, më së keqi e pësuan fshatarët e Sllatinës së Poshtme në përpjekjet e tyre për t'i shpëtuar gjashtë hektarë mera të katundit, të cilët në mënyrë arbitrare ua uzurpuan "kolonistët e Tankosiqit Mirko dhe Simo Miliniqi". Atë ditë kur e kishin kufizuar këtë pronë si të veten, kishin bërë aheng me pije e me të shtëna armësh në ajër. Kur u ishin afruar fshatarët shqiptarë për të protestuar, e disa edhe duke gjuajtur me gurë, kolonistët ua kthejnë me armë. Me atë rast ishte vrarë në vend Mehmet Demelezi, ndërkaq ishin plagosur: Ramiz Frangu, Metush Frangu dhe Tush Frangu, si dhe e mitura Xhevrije Sylë Demelezi. Por, në vend se të përgjigjeshin vrasësit, burgosen: Bejtë Frangu, Elmaz Mjaku dhe Bahri Frangu, të cilët pas tre muajsh qëndrimi në burg, mezi ishin liruar. Raste të ngjashme të uzurpimit të merave pati edhe në fshatra të tjera.

Prof. Nazif Laçi: Kur jemi te fshati Sllatinë të cekim se sot Sllatina është e banuar me Shqiptarë të konfesionit mysliman?

Nexhmedin Bardhi: Po, sot  Sllatina është e banuar tërësisht me Shqiptarë të besimit Islam. Sipas të gjitha gjasave, dmth nga burimet e paverifikuara tërësisht, por sipas mendimit tim, dhe duke u bazuar sipas mikrotoponimeve Ara te Kisha,  del të jetë se aty ka ekzistuar Kisha dhe rrjedhimisht lidhet edhe me besimin. Dhe gjatë periudhës Osmane që dihet është bërë Islamizimi i popullatës sikur që ndodhi edhe në shumë vendbanime tjera në trojet shqiptare.

Prof. Nazif Laçi: Kur është fjala te lashtësia e këtyre vendbanimeve, dje me 30. tetor në një emision në Rtk ku ishte musafir kryetari i komunës së Vitisë ztr. Sokol Haliti, mes tjera ai cek që në anën e Moravës janë disa fshatra më të lashtë në Kosovë me kështjellat e tyre, por që ende nuk janë gërmuar e zbuluar sa duhet. Ai, (dhe shumë historian) cek se në këto pjesë kemi pesë kshtjella të lashta si në fshatin Binçë, Gërçar, Velekincë etj?

Nexhmedin Bardhi: Nuk e kam parë emisionin por pavarësisht kësaj dihet se Kështjellat të cilat i cekni edhe juve më lartë, është e vërtetë historike se këto kështjella janë Ilire, si ajo e Binçës, Mjakut, Gërçarit etj, pamvarsisht se nuk janë gjurmuar sa duhet  megjithatë janë burime të cilat na dërgojnë tek një epokë e hershme thjesht  shihet civilizimi i lashtë. Madje  përgjatë tërë territorit mendoj gjeografik kudo që punohet hasen burime të cilat na e dokumentojnë një  të kaluar, janë has gjurmë të kishave, ndërtimeve të ndryshme, këshjellave etj.

Prof. Nazif Laçi: Prof. i nderuar, juve në bisedave me njerëz që sot shumë nga ta nuk janë në jetë, por që juve keni mbledhë dëshmi gojore të cilat gjindën në librat dhe punimet tuaja, cfarë keni nxjerrë nga ata? Çfarë mund të na thoni lidhje me marrëdhëniet njerëzore apo më mirë të themi ndërvëllazërore gjatë shekujëve ndërmjet këtyre vendbanimeve me kështjella e gjetje tjera arkeologjike të lashta?

Nexhmedin Bardhi: Marrëdhënieve ndërnjerëzore, historikisht kanë qenë të qëndrueshme dhe në marrëdhënie vërtetë vëllazërore si në të mirë ashtu edhe në ditë të vështira. Fatin e kanë të përbashkët si vëllezër shqiptar. Kur e kërkoi koha, si shqiptarët katolikë e ortodoksë, ashtu dhe ata muslimanë, nuk ngurruan të ngriheshin kundër pushtimit të huaj osman dhe të qëndronin në ballë të luftës për pavarësi kombëtare.

Një tipar i rëndësishëm dallues i luftës së shqiptarëve kundër pushtimit osman ishte zhvillimi i saj mbi dallimet fetare. Në radhët e ushtrisë shqiptare qëndronin përkrah njëri-tjetrit luftëtarët e besimit katolik, ortodoks, si dhe shqiptari i islamizuar. Ndërsa sa i përketë bashkëpunimit, mes popullatës të fshatrave të Moravës së Epërme, poashtu nuk ka asnjë pengesë, bashkëpunimi dhe marrdhëniet kanë qenë të shkelqyera përgjatë gjithë historisë dhe nuk ka asnjë arsye të ndryshojnë tash dhe asnjëherë. Kujtoj që ne si popull në mes shumë virtyteve që kemi njëri ëshë në piedestal, është ndjenja humane e ndihmës së nevojtarit, kjo u dëshmua edhe në shumë e shumë raste.

Prof. Nazif Laçi: Profesor i nderuar, siç e cekët më lartë, ishim gjithmonë të bashkuar, bashkë në të mirë dhe në vështirësi-vuajtje. Marrëdhëniet ndërvëllazërore mes shqiptarëve të konfesionit musliman e të krishterë kanë qenë të shkëlqyer mes këtyre banorëve, mirëpo a ka ndikuar kjo që kur kanë qenë momentet më të vështira, kur ka kërkuar Kombi apo kauza Shqiptare të janë të bashkuar meqë në veprat tuaja hasim në kryengritje të parreshtura të burrave të këtyre anëve për liri, pavarësi dhe bashkim kombëtarë? Çka mund të na thoni lidhje me këto kryengritje që duket se edhe është lëmi më e preferuar e Juaja? Ndonjë luftë apo kryengritje?

Nexhmedin Bardhi: Po patjetër se gjatë rrugëtimit të popullit shqiptarë nëpër të gjitha periudhat kohore ishin aktiv edhe patriotët dhe populli i Anamoravës, janë të njohura kryengritjet dhe luftërat në këto anë për liri, pavarësi e bashkim kombëtarë, kryengritjet shqiptare e veçmas që nga viti 1908, e deri në vitin 1912. Veçohet lufta e Kaçanikut vitin 1910,  betejat të mëdha në mbrendi të Moravës së Epërme, në Drenogllavë, Nikoc, Smirë, Binçë, ku në këto beteja rolin kryesor e patën fshatarët e fshatrave të Moravës së Epërme pa përjashtim.

Pastaj gjatë kryengritjeve 1911, 1912 poashtu dëshmuan një unitet mbarëshqiptarë, poashtu  nga Morava e Epërme në Kuvendin e Ferizaj-it kanë marrë pjesë edhe disa personalitete nga Anamorava.

Prof. Nazif Laçi: Dihet si përfunduan këto kryengritje, beteja të parreshtura për lirinë dhe bashkimin e popullit shqiptarë. Cila ishte gjendja apo rrjedha e pas këtyre kryengritjeve në mes njerëzve apo prijësve të popullit shqiptar?

Nexhmedin Bardhi: Luftërat Ballkanike çuan në një acarim të mëtejshëm të kontradiktave midis popujve, duke shpejtuar kështu fillimin e Luftës së Parë Botërore, ku në mesin e dy luftërave, Luftës së Parë dhe të  Dytë Botërore nga Morava e Epërme që ka qenë e okupuar, një pjesë dërmuese ka qenë nën okupimin Bullgar dhe një pjesë tjetër më vonë nën okupimin Italian dhe Gjerman. Si gjithmonë edhe gjatë kësaj periudhe kemi pas luftëtarë të dalluar siç është periudha e viteve 1944/45., apo e ashtuquajtura „Lëvizja e Kaçakëve“, udhëheqës i të cilëve për  Moravë të Epërme ishte  Hysen Tërpeza. Pastaj e kemi organizimin e veprimtarëve të shquar shqiptarë, për liri dhe çlirim në “ Kongresin e tretë i Kopilaçës”, vitin 1944. Luftërat të cilat zhvilloheshi në mes atdhetarëve shqiptarë dhe armiqëve kishin synim mbrojtjen e populatës nga dhuna dhe vrazhdësia e armiqëve ku synim i tyre ishte dëbimi, shpërngulja e dhunshme, dëbimi i shqiptarëve. Këtu poashtu uniteti i shqiptarëve ishte i jashtëzakonshëm.

Prof. Nazif Laçi: Profesor i nderuar, dihet se si erdhi deri tek konvertimi i popullit shqiptar në fenë islame, por ju gjithnjë e cekni se populli shqiptar pavarësisht përkatësisë së tij fetare gjithnjë ka qenë dhe është i vetdijshëm përkatësisë së përbashkët Kombëtare, vëllazërisë ndërshqiptare, gjakut të përbashkët.

Nexhmedin Bardhi: Padyshim se,lufta e gjatë dhe e ashpër kundër pushtuesve osmanë ishte rrjedhojë e ndërgjegjësimit të shqiptarëve, e në radhë të parë e elitës drejtuese të tyre, për pasojat e rënda dhe shkatërrimtare që sillte pushtimi osman në të gjitha sferat e veprimtarisë shoqërore. Ky pushtim godiste më shumë se këto, deri në asgjësimin e plotë, shtresat e larta të shoqërisë shqiptare, duke u marrë pushtetin politik, si dhe pasuritë etj. Prandaj përfaqësues të tyre e udhëhoqën me vendosmëri luftën kundër pushtuesve osmanë. Në këtë luftë morën pjesë të gjitha shtresat e shoqërisë shqiptare, sepse pushtimi osman të gjithëve u prekte të drejtën e pronësisë, intereset ekonomikë dhe mënyrën e jetesës.

Lufta e shqiptarëve kundër pushtimit osman në jetën e përditshme zhvillohej si një luftë për mbrojtjen e pronës e të marrëdhënieve të përparuara shoqërore kundër shpronësimit, si dhe kundër formave të prapambetura të pronës feudale e të marrëdhënieve shoqërore që rridhnin prej saj. Ishte një luftë kundër dhunës, shkatërrimit e grabitjes së njerëzve e të pasurisë dhe që mbronte mënyrën e jetesës, doket, kulturën dhe besimin fetar të shqiptarëve, të cilat ishin cilësisht të ndryshme me ato të pushtuesit lindor osman. Rrjedhimisht, lufta e shqiptarëve mbronte zhvillimin dhe raportet e përparuara shoqërore kundër formave arkaike të një shoqërie feudale të prapambetur dhe tashmë të perënduar në viset shqiptare. Për të gjitha këto, në sintezë, përmbajtje themelore e luftës ishte mbrojtja e jetës së pavarur politiko-shtetërore të shqiptarëve, pra e lirisë kundër pushtimit osman të vendit. Ndjenja kombëtare, që i ka mbrojtur popujt nga asimilimi dhe zhdukja, bëri që, gjatë gjithë periudhës së gjatë pesëshekullore të pushtimit osman, shqiptarët, edhe pse do të islamizoheshin masivisht, të ruanin identitetin e tyre kombëtar pa dallime fetare…

Pjesëmarrja masive e shqiptarëve të të gjitha besimeve fetare dhe të krahinave në luftën kundër pushtuesve osmanë ndikoi shumë në zbutjen e sheshimin e dallimeve e të mosmarrëveshjeve, që mund të lindnin nga bindjet e ndryshme fetare si dhe nga përkatësia krahinore. Rrjedhimisht, një nga arritjet më të rëndësishme të luftës antiosmane ishte kompaktësimi dhe forcimi i unitetit të shqiptarëve pa dallime fetare e krahinore.Dëshmi e gjallë për këtë është e drejta dokësore, përballë së cilës ishin të barabartë të gjithë shqiptarët, pavarësisht nga pozita shoqërore dhe besimi fetar i tyre.

Prof. Nazif Laçi: Prof i nderuar gjatë historisë planet e fqinjëve ishin , padyshim zhdukjen e shqiptarëve, si e komentoni këtë?

Nexhmedin Bardhi: Po fatkeqësisht përgjatë tërë rrugëtimit tonë, në kontuinitet ishim në shënjestër, disa nga planet dhe veprimet e fqinjëve datoni shumë herët. Konflikti i Ballkanit që ndodhi në fund të shekullit të XVII-të krijoi konflikte të reja me pasoja politike të një shkallë  të gjerë. Ky konflikt i 1690-s do të përdorej gjatë shekujve të mëvonshëm veçanërisht nga Kisha Serbe Ortodokse për të krijuar një mit tragjik për kosovën. "Të gjithë serbët kudo ‘u promovua në 1844 nga programi i quajtur "Naçertania". Ky program drejtohej nga lidershipi fetar, politik, dhe shtetëror serb gjatë shekujve XIX e XX. Duke përdorur logjiken e "Naçertanijes" politika serbe që pasonte Kongresin e Berlinit te 1878-es krijoi një program të ri të quajtur "Pushtimi i Bregdetit'në 1881. Ky program gjithashtu ishte i bazuar në paralajmërime të gjenocidit dhe rezultoi në vrasje masive të individëve jo-sllave në rastin e vdekjes së ndonjë serbi (pavarësisht nëse i vrarë nga një person jo-sllav apo serb), Kishte një perceptim mes popullsisë serbe që një vdekje e vetme sllave mund të shlyhej vetëm me vdekjen e 400 vdekjeve jo-sllave.

Bazuar përsëri në Naçertania, me 2 shkurt 1864 qeveria serbe miratoi një "Ligj mbi kolonizimin e emigrantëve" Ne 1879 nën autoritetin e këtij ligji regjimi serb filloi serbizimin e plotë e zonave të braktisura të Sanxhakut, Nishit dhe Pirotit. Bazuar në dokumentat e arkivave, vlerësohet që rreth 21,000 civile u vranë apo depërtuan nga territoret e veta në atë kohë jo vetëm nga Vilajeti i Kosovës, por gjithashtu në 1877/78, rreth 350,000 civilë u zhvendosën nga rajoni i Nishit, Kosova deri në Manastir. Këto territore u kolonizuan më vonë nga serbë dhe malazezë. Në lidhje me këto ngjarje arkivat e dokumenteve serbe deklarojnë: "Me dëbimin e shqiptarëve disa prej fshatrave në këto rajone u shkretuan komplet, kështu që kishte fshatra emrat e të cilëve nuk diheshin pasi nuk kishte asnjeri aty që t'i thoshte emrat dhe tani këto zona kanë nevojë që të popullohen me popullsi kolonizuese". Nga 1880 ky proces rikolonizimi u vazhdua nepermjet "Ligji i Kolonizimit te Zonave te Reja" duke filluar nga 1880. Sipas materialit arkivor ky lloj kolonizimi u përfundua në 1899.

Fillimi i shekullit XX, specifikisht 1912, solli një politikë të re serbe, e quajtur "Direktivë për mardhëniet me shqiptarët. Kjo direktivë lexonte "Ne duhet të mbështesim konfliktin mes turqve dhe shqiptarëve me të gjitha mënyrat. Konflikti duhet të jetë sa më i ashpër që të jetë e mundur dhe në këtë mënyre turqit dhe shqiptarët do të dobësohen. Nga njera anë shqiptarët do të shohin nga ne serbët sepse ne i ndihmojmë ata si miq, ndërsa nga ana tjetër ne duhet të

ruajmë me kujdes miqësinë tonë me turqit. Pasi shqiptarët të dobësohen nga lufta konstante me pushtuesin turk, ata [shqiptarët] do të sulmohen nga të gjitha anët fqinje duke u kthyer në një komb pa shkolla, ekonomi apo mundësi për të përparuar. Në fillimin e 1914-es qeveritë e Serbisë dhe Malit të Zi miratuan ligje si: "Direktiva për kolonizimin e rajoneve jugore". Këto direktiva kishin njëherësh një qëllim për të krijuar një Kosovë sllave duke e dëbuar popullsinë shqiptare.Dokumentat arkivore provojnë se që nga fillimi i luftës së parë ballkanike deri në fillimin e luftës së parë botërore rreth 500,000 shqiptarë u detyruan të lëviznin për në Anadoll. Transportimi i tyre për Anadoll u bë sipas dokumentave nga 395 anije europiane dhe me një mbështetje të madhe në rrjetin hekurudhor.

Regjimi i mbretit Aleksandër Karagjorgjeviç në 1919 hartoi një program për spastrimin e territoreve të banuara nga shqiptarë në shtetin e SKS-së. Bazuar në këtë politikë, ushtria dhe policia sidomos drejt fundit të 1921 kreu masakra duke djegur të paktën 182 fshatra shqiptare. Një politikë pan-sllaviste thjesht e titulluar "Memorandumi i 28.06.1920" krijoi një sistem të hapjes së dosjeve mbi liderët shqiptarë që më vonë destinoheshin për dëbim ose likuidim. Ky Memorandum gjithashtu diktonte bombardimin e qyteteve jo-kristiane dhe fshatrave, hapjen e kampeve te përqendrimit, ndërtimin e rrugëve shtese për të lehtësuar transportimin e shqiptarëve në Anadoll. Në shtesë kjo politikë urdhëronte krijimin e vendeve speciale për të përdhunuar gra shqiptare në mënyrë që të frikesonte popullatën.

Intelektuali  Vasa Qubrilloviç hartoi një traktat të quajtur "Dëbimi i Shqiptarëve" në 1937. Qubrilloviçi udhëzoi që të gjitha mënyrat e persekutimit, dënimit dhe burgimit të ndërmerreshin ndaj shqiptarëve.

Prof. Nazif Laçi:  Prof. i nderuar, siç na paraqitët edhe juve këtu në pika të shkurtëra disa rrjedha të historisë por në mënyrë thuajse kronologjike, pra shihet se vuajtjet e popullit shqiptarë nuk kishin të ndalur gjatë historisë. Neve këtu na intereson edhe një periudhë apo më mirë e njohur „aksioni i armëve“. Dijmë pak a shumë se gjatë këtij aksioni shumë njerëz janë vrarë, plagosur, e rrahur pamshirshëm deri në vdekje! Mesiguri juve duke qenë mbledhës i dëshmive gojore mes njerëzëve dini më shumë, çfarë mund të na thoni për këtë periudhë?

Nexhmedin Bardhi: Po patjetër, Pas Luftës së Dytë Botërore dhe mosrrespektimi i Konferencës së Bujanit, kemi vendosjen e një regjimi ushtarak serbo-jugosllav.Poashtu ky instalim i këtij regjimi të egër vjen edhe pas luftës së patriotit Shaban Polluzha. I ashtuquajturi “Aksion i mbledhjes së armëve në vitet 1955-1956” është ndër format më të vrazhda të presionit, i cili u zbatua nga regjimi komunist jugosllav ndaj shqiptarëve të pambrojtur, kryesisht në pjesët rurale të Kosovës, me qëllim të krijimit të atmosferës së frikës e paperspektivës për të ardhmen. Krejt kjo në funksion të shpënguljes së tyre dhe të spastrimit etnik të Kosovës e të trojeve të tjera shqiptare në kuadër të Jugosllavisë. Nëse ju referohemi artikujve të gazetës Rilindja të vitit 1966, e cila pas Brioneve dhe rënies së Rankoviqit u dallua për demaskimin e deformimeve dhe keqtrajtimeve të bëra nga organet e Sigurimit Shtetëror, sepse shtypi nëpërmjet dëshmive të protagonistëve të kohës, mbuloi atë boshllëk që ishte krijuar nga heshtja që ai kishte mbajtur gjatë viteve 1955-1956, kur kryhej aksioni i mbledhjes së armëve. Kurse literature shkencore për temën që  po flasim, ajo ka qenë relativisht e pakët. Sidoqoftë, intervistat dhe këshillimet e shumta që unë kam pasur me viktima dhe dëshmitarë të asaj kohe, më kanë dhënë një ndihmesë të madhe, si në aspektin profesional, ashtu edhe në atë moral, pasi ato i dhanë frymëmarrje dhe ndjeshmëri punës sime për periudhën fatkeqe.

Dihet mirëfilli se qëllimi i aksionit të mbledhjes së armëve Aksioni i armëve filloi në dimrin e vitit 1955 dhe vazhdoi deri në pranverë të vitit 1956. Ai ishte pjesë përbërëse e platformës për dhunimin e dëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre. Duke qenë se kjo platformë nuk ishte e lehtë për t’u realizuar ndër shqiptarët, të cilët për kurajot civile e ndjenja të forta kombëtare, e donin Kosovën dhe ishin të gatshëm të sakrifikonin dhe jetën për të qarqet nacionaliste serbe fabrikuan shpifjet dhe përdorën dhunën për të krijuar ankth, frikë e pasiguri të përhershme te popullsia shqiptare e Kosovës. Thashethemet se “shqiptarët po përgatiteshin për një kryengritje të madhe për t’u bashkuar me Shqipërinë” u shndërruan në një akuzë shtetërore ndaj shtetasve jugosllavë me kombësi shqiptare në Kosovë. U deklarua zyrtarisht se Kosova ishte “një ndër rajonet më të rrezikshme në vend”, ku “përgatitej puçi” dhe prandaj “duhej të çarmatosej armiku”. E që akuza të bëhej më e besueshme për opinionin publik, në shënjestër u vunë shqiptarët e atyre krahinave që ishin shquar për ndjenjat e tyre patriotike e për qëndresë ndaj regjimit komunist serb e ndaj pushuesve të huaj.

Një qëllim tjetër i Aksionit të mbledhjes së armëve ishte nxitja e shovinizmit etnik në Kosovë Duke i paraqitur shqiptarët si një popullsi e rrezikshme, nxitej te serbët e malazezët në Kosovë urrejtja ndaj shqiptarëve dhe frika ndaj tyre. Së fundmi, por jo së paku, shqiptarët e keqtrajtuar apo të tjerë që ishin dëshmitarë të ngjarjeve dhe atmosferës së rënduar e armiqësore të detyroheshin të largoheshin nga Kosova. Pikërisht ky ishte qëllimi final i Aksionit të mbledhjes së armëve. Organizatorët e metodat e përdorura gjatë Aksionit të mbledhjes së armëve Aksioni i mbledhjes së armëve është nxitur, organizuar e zbatuar nga ana e Shërbimit të Sigurimit Shtetëror në Krahinë me dijeninë dhe pëlqimin e organeve republikane federative të sigurimit shtetëror, por deri në njëfarë shkalle edhe të strukturave të larta politike, të cilat janë mbajtur në informim të vazhdueshëm e të plotë. Fillimisht u organizuan mbledhje me shqiptarët për dorëzimin e armëve, që u shoqëruan menjëherë me kontrollet e bastisjet nëpër shtëpi. Në stacionet e policisë u thirrën shqiptarët më të njohur, prej të cilëve është kërkuar të dorëzojnë armët. Ata që kanë kundërshtuar janë keqtrajtuar, disa më shumë e disa më pak. Ky ishte momenti paralajmërues për të frikësuar të tjerët që të kuptonin se nuk mund të fshihnin armët. Më pas filloi aksioni masiv, ku u kërkua domosdoshmërisht nga të gjithë meshkujt e zonës që të dorëzonin armën që mbante gjithsecili.

Prof. Nazif Laçi:  Prof. i nderuar shumë bukur na paraqitët këtë zhvillim të këij aksioni famkeq, po konkretisht në vendbanimin tuaj  ka qenë prezentë dhe si u manifestua?

Nexhmedin Bardhi: Po patjetër, edhe ne nuk bënë përjashtim po flasim për Sllatinën e Epërme kuptohet që, aksioni vazhdoi rrugëtimin pikërisht ashtu siç edhe ishta planifikuar, në Sllatinë ky aksion udhëhiqej nga koloni Vojo Deretiq, anëtar i PKJ-së, ku  së pari tuboi fshatarët e Sllatinës së Epërme, në ndërtesën e shkollës së fshatit. Kuptohet aty fshatarët e Sllatinës u kërcënuan se nëse nuk i sillnin armët do rraheshin deri në vdekje. Pati përpjekje ti bindnin autoritetet se nuk kishin armë por pa sukses. Duke e parë gjendjen e rënduar një numër i sllatinasëve u detyruan të blenin ca armë të mbulonin fshatarët e tjerë dhe ti hiqnin qafe këta gjakpirës, por edhe pas dorëzimit ata u maltretuan sikurse edhe në vendet e tjera, nga informatat e mia  që kam në mesin e të maltretuarve ishin:  Bejtë Abazi, Ramadan Sylë Qosa, Isuf Arif Kupeci.

Poashtu këtij aksioni famëkeq nuk i shpëtuan as Fshatarët e Sllatinës së Poshtme ku në mesin e të torturuarëve ishin:  Ukshin Hoxha (Mulla), Bajram Neziri, Sejdi Tafë Frangu, Osman Sali Frangu, Ahmet Mejdi Lubishtani, Shaqir Ejup Hoxha i cili pas rrahjes e dorëzoi një pushkë, Nazif Hamit Hoxha dorëzoi një revole, Bejtullah  Adem Frangu dorëzoi një revole. Kuptohet për ti blerë këto armë këta u deshën të shesin lope, dele, lira,  qylyma etj.

Shqiptarët u ndjenë të dhunuar nga Aksioni i mbledhjes së armëve dhe në memorien e tyre kolektive do të jetojë gjatë dhimbja për familjarët e afërm dhe dhimbja për bashkëkombasit, me të cilët ndanin një identitet kombëtar, një mënyrë të sjelluri dhe një dashuri të madhe e të patjetërsueshme për Kosovën. Është kjo memorie e gjatë, e cila mbijetoi deri në fillim të shekullit XXI, duke i dhënë impuls përpjekjeve diplomatike dhe të armatosura të shqiptarëve për shkëputje nga Serbia dhe për krijim të shtetit të pavarur.

Duhet të theksoj se përmasat që pati Aksioni i mbledhjes së armëve në Kosovë, si dhe dëmet që solli ai ndaj popullsisë shqiptare, nuk mund të krahasohen me asnjë rajon dhe me asnjë popullsi tjetër në ish – Federatën Jugosllave. Në këtë ekspeditë ndëshkimore u keqtrajtuan mbi 30.000 shqiptarë, vdiqën nga rrahjet dhe torturat 103 prej tyre dhe u gjymtuan për jetë rreth 10.000 të tjerë. Në këtë aksion ishte gërshetuar dhuna etnike me dhunën komuniste.

Prof. Nazif Laçi: Kur cekët arsimimin, të themi se pikërisht këtu kemi edhe shkollat Shqipe si ajo në Stubëll të Epërme e Pozheran?

Nexhmedin Bardhi: Po ashtu është shkolla shqipe e Stubllës ka një traditë pesëshekullore. Edhe atëherë kur persekutimi i arsimit shqip nga autoritetet osmane ishte i ngritur në sistem, në Stubëll, që shfaqet më 1555  dhe në një defter osmano-turk, më 1584 fillon tradita e arsimit shqip, i pari dhe i vetmi rast atëherë në Kosovë, kur edhe kishte funksionuar shkolla e parë.  Kjo shkollë, ishte në formë kolegji, i rangut të një istituti të lartë ç`farë ishin zakonisht kolegjet fetare të asaj kohe në Evropë, e ku, perveq teologjisë, mësohej filozofia dhe studioheshin klasikët, kjo traditë e shkollës shqipe, e filluar pra që në vitin 1584 (shek. 16), do të vazhdojë të përforcohet dhe të pasurohet veçanërisht në periudhën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Kur në disa qendra të njohura të Kosovës si në Prizren, Pejë, Gjakovë, Zym, Janjevë dhe Stubëll, pranë Kishave Katolike, do të hapen dhe rihapen Shkolla shqipe duke u bërë vatra të njëmendëta jo vetëm të arsimit dhe të edukimit, por edhe të lëvizjes sonë kombëtare. Duke u bazuar në hulumtime dhe dokumente të zbuluarar del se nxënësit e shkollës së Dom Mikelit mësonin jo vetëm gjuhën shqipe, por edhe lëndët e tjera: matematikën, historinë, besimin katolik dhe muzikën, gjithashtu në gjuhën shqipe. Kuptohet vetvetiu se lënda e gjuhës shqipe ndahej në këndim-lexim dhe bukurshkrim. Andaj në shenjë përkujtimi të Shkollës së Parë shqipe në Stubëll, përkatësisht në Kosovë, që nga viti 1990  mbahen takimet e Dom Mikelit, që tashmë janë bërë tradicionale dhe me kohë kanë marrë karakteristikat e një manifestimi kulturorë gjithëkombëtar.

Pastaj shkolla tjetër  shqipe ishte në Pozheran e hapur në vitin 1909, me nismën e patriotit Islam Pira.  Mësuesi i parë ishte  prijësi  fetar mulla Syla i Tërpezës, më pas vie një mësues që kishte kryer shkollën në Janinë aso kohe dhe i cili punon me Alfabetin e Manastirit pra kjo është shkolla e parë e cila punon me këtë alfabet të pranuar nga paria dhe patriot shqiptar. Kështuqë këto janë ato celulat e para të shkollës së Parë Shqipe jo vetëm në Moravë të Epërme por në  Kosovë.

Prof. Nazif Laçi: Prof i nderuar a mund të na thuani diçka rreth filleve të shkollës  në gjuhën shqipe   në dy  Sllatinat?

Nexhmedin Bardhi: Dëshira e banorve të fashatit për të pasur shkollën në fshatë relizohet më 1920  kur për të parën herë  hapet shkolla 4 klasëshe me70 nxënës në gjuhën serbo-kroate në vendin e ashtuquajtur tek ,,Xhamia “pra në mes të fshatit, ku iu ishte dhënë  mundesia e shkollimit vetëm bijëve të pasanikëve të mëdhenj dhe pushtetmbajtësve, kurse katundarëve dhe puntorët e varfër  nuk kishin të drejtë dhe nuk ju mundësohej  shkollimi .

Pranë kësaj shkolle, përveq nxënësve të fshatit Sllatinë e Epërme , Sllatinë e Poshtme, kanë mësuar edhe nxënësit e fshatit Trestenik, Ramjan, Sodovin,Qerkezve.  Kjo shkollë punën mësimore e filloi me 70 nxënës. Sipas shënimeve që disponon shkolla mësues të parë të kësaj shkolle kanë qenë Momqilloviq Vojisllav dhe Fsellad Ferenko, ky i fundit ka qenë me prejardhje ruse.

Nxënësit e parë të kësaj shkolle kanë qenë: Sejdi Frangu, Nazif Ymeri, Ukshin Hoxha, Vehbi Imeri, Zymer Ymeri (mulla Zymeri), Sima Deretiqi, Voja Nikoliqi e më vonë Beqir Ymeri, Selman Azemi, Aziz Ymeri, Sahit Rexhepi nga fshati Ramjan etj. Shkollimi ka zgjatur 4 vite, respaektivisht  5 vite për shqiptarët, sepse viti i parë  ka qenë pa nota dhe është mësuar vetëm gjuha serbe  ,e që të vjeturit e quanin, viti përgaditor” (pripravni). Edhe pse shkollimi ka qenë i detyruar për të gjithë nxënësit, këtë   obligim nuk e  rrespektonin shumë prindër, ku lehtë mund të arrinin të lironin fëmijët e tyra nga regjistri dhe të me një peshqesh si një dele, shpezë etj.  Iniciator kryesor për hapjen e shkollës  kanë qenë të ashtuquajturit ,,Zotrinjët e Sllatinës .“  Gjatë vitit 1969 (gusht) gjer më 1941 (shtator) shkolla pushon së punuari për shkakë të luftës dhe ndikimit të pushtetit.

Shkolla përseri e filloi punën në mbarim të shtatorit të vitit 1941 por kësaj radhe për të parën herë mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe, gjuhën amtare, në kohën e të ashtuquajturës ,,Shqipëri e madhe me mësuesin e parë Muhabi Nuhiu nga fshati Sllatinë e Epërme i  cili më vonë pushkatohet në vitin 1945 në Prishtinë nga regjimi i kohës së komunizmit.  Puna me nxënës fillon në të njejtin lokal dhe se në këtë shkollë tani në gjuhën shqipe regjistrohen 37 nxënës që përfshiheshin dy  Sllatinat dhe fshati Qerkez Sodovinë .  Ndër  nxënsit e parë-gjenerata e parë me mësim në gjuhën shqipe, disa nga këta nxënes janë: Hamza Azemi,Hilmi Azemi, Aziz Jakupi, Haki Qosa, Nexhip Bejta, Rexhep Ismajli, Ahmet Hasani, Shukri Hoxha, Bajram Shefkiu, Sadik Nuhiu etj.

Për fat të keq, pas kryerjes së klasës së dytë të gjeneratës së parë me mësim në gjuhën shqipe, shkolla përsëri mbyllet, pasi që mësuesi i atëhershëm Muhabi Nuhiu u arratisë më 1942/43 për shkak se ndiqej nga pushteti i atëhershëm serbo-sllavë pasi që ky llogaritej komunist.

Në këtë kohë 1942/42 kemi edhe tërheqjen  e pushtetit bullgarë nga territori i Vitisë, kështu që nxënësit e shkollës fillore të Sllatinës edhe ata të Pozheranit morrën pjesë në solemnitetin, mitingun me rastin e tërheqjes së Bullgarëve.

Në vitin 1945/46, që dmth pas  dëbimit të okupatorit gjerman përseri hapet shkolla në të njejtin vend dhe në    njejtën ndërtesë. Është me rëndesi se në këtë kohë nxënesit të cilët kishin kryer klasën e dytë gjatë okupacionit (1942/43) tani regjistrohen në klasën e katërt, kështu që në vitin shkollor 1945/46 doli gjenerata e parë e nxënesve të cilët e kryejnë  shkollë fillore katërklasëshe.

Në shtator të vitit 1958 përsëri hapet klasa e pestë me 2 paralele me nga 36 nxënës,ndërsa më 1960/61 edhe klasa e gjashtë dhe kështu me radhë del edhe gjenerata e parë nga kjo shkollë: arsimtarë kanë qenë :Ali Lubishtani; Shukri Hoxha; Qahil Imeri dhe Radoje Vasoviq. Pra siq shihet gjenerata e parë të cilët e kryejn klasën e VIII del në mbarim të vitit  shkollor 1963.

Është me rëndësi historike se në vitin shkollor 1962/63 me iniciativën e Ali Lubishtanit i cili njëherit ishte edhe drejtor i shkollës  Shkolla pagëzohet me emrin “Migjeni” pasi që deri atëherë shkolla nuk kishte emër. Për fat  të keq këtë emër shkolla e mban vetëm një kohë të shkurtër, pasi që emri  “Migjeni” nuk ishte  përshtatshëm për sekretariatin e punëve të mbrendshme. Kështu me ndërhyrjen e Komitetit të LK. të komunës së Vitisë, kolektivi i shkollës detyrohet që ta tërheq vendimin e vet, dhe tani shkolla për një kohë të shkurtër mbetët pa emër, e më von pagëzohet me emrin “Liria”.

Kjo shkollë më 1961/62 ka patur 12 paralele në gjuhën shqipe dhe 2 paralele në atë serbokroate, ku vetëm në shkollën amë ka patur 225 nxënës, e nga këta 165 femra, ndërsa në paralelet e ndara kemi 163 femra dhe 230 meshkuj në gjuhën shqipe dhe 42 nxënës me mësim në gj.serbokorate në Qerkez-Sodovinë.

Edhe në vitet e mëvonshme vazhdoi rritja dhe zhvillimi i shkollës shqipe, përkundër sfidave . Pas luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkolla merr emrin e dëshmorit të kombit Njazi Rexhepi i cili ra dëshmorë në luftë me armikun, duhet theksuar se edhe Njaziu ishte nxënës i kësaj vatre diturie.

Rrugëtimi i shkollës vazhdimisht shoqërohej me problem, por e rëndësishmja është se nga kjo shkollë dolën shumë breza shkollarësh që sot i hasim në të gjitha institucionet shtetërore madje me të gjithë titujt e mundshëm  ku tash momentalisht kemi një numër të konsiderueshëm edhe doktor shkencash.

Shfmu “Njazi Rexhepi” në Sllatinë të Epërme , vatër e rëndësishme diturie( ishte funksionale deri në fillim të vitit  2015).

Shkolla e re në Sllatinë të Epërme, inaguruar në vitin 2015.

Prof. Nazif Laçi: Profesori  Nexhmedin, e bëtë një mbarshtrim jashtëzakonisht të bukur të zhvillimit dhe rritës së arsimit shqip në dy Sllatinat, që të them të drejtën është trimërues, por e keni ndonjë statistikë – të dhëna të përafërta të numrit të intelektualëve në dy Sllatinat ?

Nexhmedin Bardhi: Po patjetër, ne si historian, veqanërisht si punëtor arsimi duhet të përcjellim rritën dhe zhvillimin e gjeneratave, nga njohuritë e mia del se  në fshatin Sllatinë e Epërme, duke përfshirë të gjitha lagjet numri i atyre që kanë përfunduar Arsimin Universitarë është: 141 meshkuj, 89 femra apo total 230 profilet e të diplomuarve janë nga më të ndryshmit, deri në doktor shkence.

Poashtu edhe Sllatina e Poshtme marrë si tërësi, numri i atyre që kanë mbaruar shkollimin Universitar është: 91 meshkuj, 68 femra apo total 159, profilet e të diplomuarve janë nga më të ndryshmet, deri në doktor shkence.

Shfmu “Njazi Rexhepi” Paralelja e ndarë Sllatinë e  Poshtme – 08 janar 2016

Prof. Nazif Laçi: I nderuari professor, desha tu pyes si është aktualisht gjendja e shkollave në dy Sllatinat ?

Nexhmedin Bardhi: Gjendja është e mirë në shkollën qendër, në Sllatinë të Epërme ku nga viti 2015 kemi startuar me shkollën e re ku padyshim kushtet janë shumë të mira, madje mësimi zhvillohet në një ndërrim, ndërsa  në paralelen e ndarë në Sllatinë të Epërme ka nevojë për investime, ku besoj që institucionet komunale do i realizojnë.

Kurse sa i përket shkollës së Sllatinës së Poshtme, kemi nevojë që institucionet përgjegjëse të bëjnë një intervenim në eliminimin e vështirësive, marrë për bazë interesimin e vazhdueshëm të përgjegjësve të arsimit komunal, besoj fuqishëm se do të rregullohet.

Prof. Nazif Laçi: Sllatina  si vendbanim i lashtë sot, Kosova e Shqipëra sot, populli shqiptar në përgjithësi sot, si e shihni në përgjithësi në pika të shkurtëra gjendjen aktuale dhe çka mendoni për të ardhmën e popullit shqiptar e në veçanti për rininë shqiptare të cilën e doni pa masë.

Nexhmedin Bardhi: Bindja ime e thellë dhe e bazuar është se  shekulli XXI  është  i shqiptarëve. Thjeshte pozita e shqiptarëve përgjatë tërë rrugëtimit historik nuk ka qenë kështu në rrugë më të mbarë siç është aktualisht.

Arsimimi dhe edukimi ka luajtur një rol vendimtar ku një masovizim e hasim pas Luftës së Dytë Botërore, ku pastaj  me kuadro të përgatitura kemi arritur të finalizohen të gjitha proceset.

Prof. Nazif Laçi: Në këtë periudhë kemi patriot, veprimtarë, cilët në kontinuitet vepruan dhe dhanë më të mirën e mundshme?

Nexhmedin Bardhi: Padyshim se po, por të arrish të veçosh dikë nga i tërë ky rrugëtim shumë i mundimshëm, nuk  do ishte mirë për arsye të thjesht, secili ka kontribuar në mundësit e veta.

Siç e potencova më lartë, nga Luftërat Ballkanike madje edhe më herët, pastaj LPB, LDB, nëpër të gjitha fazat e rrugëtimit, pati në kontuinitet përpjekje rezistencë kryengritje për avancimin dhe finalizimin e çështjes kombëtare, por faktet dihen, pengesat dihen, ato i mbarështruam në mënyrë kronologjike më lartë. Edhe në luftën e fundit të Ushtrisë Çlirimtare kontributi i Sllatinasëve ishte solid, për çlirimin e atëdheut.

Prof. Nazif Laçi: Populli ishte i bashkuar, ishte NJË?

Nexhmedin Bardhi: Patjetër se po, ashtu siç e ceka edhe më lartë që nga periudhat e hershem kohore, pastaj epoka e ndritur e Skënderbeut, ballafaqimeve me fqinjët, Perandorinë Osmane shqiptarët ishin unik, kundër pushtimit serb,formimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte shembulli më i ndritur i organizimit dhe unitetit shqiptarë kundër armikut shekullor e gjakpirës sllav. Ku një unifikim i tillë duhet të  jetë përtej atij egzistues, dhe të finalizohet ëndërra e shqiptarëve të cilën parreshtur e ëndrruam. Besoj se rrethanat janë të favorshme, do duhej një punë dhe vullnet të jetësohet.

Prof. Nazif Laçi: A është ky interes i Bashkësisë Ndërkombëtare?

Nexhmedin Bardhi: Edhe bashkësia ndërkombëtare, nëse vërtetë synon të zgjidh problemet në këtë rajon të Evropës, që siç edhe e dimë mirëfilli, duhet të riparohen gabimet e bëra ndaj popullit shqiptarë, ku padyshim një unifikim i shqiptarëve do ishte edhe një paqe afatëgjate në Ballkan. Besoj fuqishëm se shumë shpejt do të kemi Një Kombë -Një shtet, dhe  do të realizohet ëndrra  e gjyshërve dhe stërgjyshërve tanë.

Prof. Nazif Laçi: Nga shkrimet e Juaja të përditshme shpeshherë lexoi komente e reagime lidhje me lëvizjet aktuale politike? Dini të   ngacmoni ndërgjegjien e politikanëve?

Nexhmedin Bardhi: Po patjetër, se të gjithë në momente të caktuara mund të kemi momente të vlerësimeve jo të duhura gjatë zhvillimeve të proceseve nëpër të cilat kalojmë, e veçanërisht vlenë për politikanët të cilët janë artikuluesit e zërit tonë. Nëse, këto zhvillime devijojnë nga mirëqenja dhe zhvillimet prosperuese pa ngurim duhet të ngrisin zërin fuqishëm.

Prof. Nazif Laçi: Nga kjo, pranë problemeve ndoshta aktuale që kemi në trojet tona, duket se populli shqiptarë ka perpektivë?

Nexhmedin Bardhi: Padyshim se po, populli ynë me një rini të shëndosh, të arsimuar dhe me përspektivë . me komunikim dhe njohurit në avansimet teknologjike të rinisë sonë nuk kanë dallime me ato të vendeve perendimore-Evropiane. Të gjitha shtresat e popullsisë synimet i kemi të qarta sa më parë ti zgjidhim ngecjet aktuale dhe synimet ti arrijmë.

Prof. Nazif Laçi: Orientimi i popullit shqiptarë gjithmonë ka qenë Perëndimi? Inkuadrimi në Bashkësinë Europiane? Nëse nuk punojmë në këtë drejtim do kemi stagmin/ngecje, mirëpo dëshirat tona dhe aspiratat tona që është Europa askush nuk mund t’i ndal?

Nexhmedin Bardhi: Duket që prej periudhës së Rilindjes Kombëtare kombi shqiptar ka vuajtur mungesën e elitave politike që fatin e kombit e përcaktojnë pavarësisht rrethanave e faktorëve të jashtëm, apo thënë ndryshe, kombi shqiptarë ka pësuar nga mungesa e politikanëve strategë, të cilët rrugëtimin e kombit e orientojnë në varësi të zhvillimeve gjeopolitike botërore, e të cilat zhvillime mund të prekin edhe qenien e interesin e kombit tonë. Kështu, sikurse në fillim të shekullit XX-të që shqiptarët u pavarësuan të fundit nga Perandoria Osmane edhe ky fillim shekull i gjenë shqiptarët pa një orientim të qartë karshi zhvillimeve gjeopolitike e gjeostrategjike botërore.

Në fund të shekullit XX-të, përkatësisht gjatë viteve ’90, Ibrahim Rugova dhe Lëvizja e atëhershme për pavarësi, kishte arritur që orientimin politik strategjik kah Perëndimi, kah Liria dhe Demokracia, si orientim kah Vetëvetja, ta bënte edhe mbi bazën e përfilljes së ndryshimeve të mëdha gjeopolitike që po ndodhnin në atë periudhë, siç ishte rënia e murit të Berlinit dhe shpërbërja e Bashkimit Sovjetik. Pra, identifikimi i lëvizjes nacionale për pavarësi, si lëvizje për liri, demokraci dhe për vlera perëndimore ishte çelësi i arritjes së vëmendjes dhe përkrahjes nga “superfuqia  botërore”, SHBA-të. Pra, orientimi kah këto vlera dhe parime, ideja për shtet të dytë të shqiptarve në pamundësi të bashkimit të atëhershëm, ndërlidhja e parimeve të shtetit me liberal-demokracinë, orientimi kah rezistenca paqësore etj., dëshmojnë se elita e atëhershme politike ka pasur mendim politik mbi Kosovën. Çështjen Shqiptare dhe zhvillimet rajonale e globale dhe mbi këtë bazë e ka ndërtuar edhe strategjinë e veprimit politik kah aspirata çlirimit dhe pavarësisë.

Prof. Nazif Laçi: I nderuari Profesor, atëherë cili është interesi gjeostrategjik dhe gjeopolitik i kombit shqiptar?

Nexhmedin Bardhi: Në rrethanat kur shtetet fqinje edhe sot e tutje vazhdojnë t’i shohin pjesë të territoreve shqiptare si “Jerusalem” të tyre, bashkimi dhe krijimi i një shteti të vetëm shqiptar, i cili është solid dhe garantues i qenies së kombit dhe orientimeve e aspiratave të tij, është vizioni i munguar i elitave tona aktuale politike. Realizimi i kësaj strategjie dhe politike të bashkimit do të jetë esenciale, që edhe atëherë kur pesha gjeopolitike do të peshojë diku tjetër, pra jo në perëndim, shqiptarët të kenë të vetë-garantuar ekzistencën dhe të palëkundur vetë-orientimin: pra kah Perëndimi dhe Amerika! Shteti i pavarur i Kosovës dhe orientimi properëndimor kanë qenë akte strategjike, meritë e Rugovës dhe elitës politike të viteve ’90, ndërkaq bashkimi i kombit shqiptar në një shtet të vetin solid dhe orientimi kah liria dhe demokracia perëndimore. Andaj, kombi shqiptar, s’ka asnjë arsye të ngatërrohet me dilemat identitare, ato janë përcaktuar që nga  Rilindja Kombëtare. Ne jemi pjesë e Europës dhe Europa është atdheu i vlerave tona të përbashkëta.

Prof. Nazif Laçi: Kur jemi te ndërgjegjësimi dhe luftimi i të keqës, pashmangshëm na shtrohet pyetja lidhje me një dukuri jo edhe të këndshme për imazhin e Kosovës dhe e cila na shqetëson shumë si shoqëri? Kemi shkuarjen e rinisë sonë në luftëra që nuk janë interes i yni, në luftëra vëllavërasëve në Lindje të Mesme, në vendet Arabe si shtetet në Irak, Siri etj?

Nexhmedin Bardhi: Pajtohem plotësisht me ju, personalisht jam i shqetësuar se pse vallë rinia jonë të ketë nevojë të jetë atje në këto luftëra , që nuk na përkasin neve, madje ndëgjojmë vazhdimisht përmes mjeteve të informimit se edhe vetë popullata e këtyre vendeve ka divergjencat e veta rreth zhvillimeve, nëse shkojmë edhe më larg popullsia – rinia e atyre vendeve po ikën duke patur parasysh se thjesht aty nuk dihet kush çka kërkon pra mbretëron një anarki totale. Pse pikërisht ne të jemi aty? Nuk dua të futem në hipotezat që lancohen në opinion për arsyet, por thjesht organet shteterore duhet të kryejnë punën me nderë dhe të ndërpritet kjo dukuri.

Prof. Nazif Laçi: Prof i nderuar, ju falemnderit për këto fjalë të mira e shpresëdhënëse për të ardhmen e mirë të popullit tonë. Neve shqiptarët si individ jemi punëtor, të suksesshëm mirëpo na mungon puna e përbashkët ku ndoshta suksesi do ishte më i madh. Juve keni shkruar, por meqë e dimë se jeni në kontakt me shumë intelektual të Anamoravës, më intereson a keni menduar që t’i bashkojmë forcat intelektuale e të bëjmë diç të përbashkët?

Nexhmedin Bardhi: Pajtohem plotësisht me ju se neve po na mungon bashkëpunimi jo vetëm në  shkencë,  është një fakt i pamohueshëm që ne si individ jemi shumë të suksesshëm por kur është fjala për punët ekipore apo bashkëpunuese disi çalojmë. Ndërsa sa i përket pyetjes suaj rreth mundësisë së bashkëpunimit mes intelektualëve rasti konkret të Anamoravës, patjetër se kemi pas biseda dhe përpjekje të vazhdueshme dhe dua të besoj fuqishëm se do ja arrijmë. Sa i përketë bashkëpunimit mendoj se duhet të inicohet pse  jo nga Lidhja e Historianëve “Ali Hadri” dega në Viti, fundja nga vetë emërtimi ka një obligim të tillë, personalisht jam i hapur ndaj të gjitha nismave që kanë për qëllim avansimin e punës ekipore apo bashkëpunuese se patjetër finalizimi do ishte kompletuar dhe gjithpërfshirës.

Prof. Nazif Laçi:  Profesori Nexhmedin, ishte kënaqësi biseda me ju. Kjo bisedë e këndshme dhe padyshim shumë mësimëdhënse do të shkoj për portalin tonë shumë të dashur „Zemra Shqiptare“, kështuqë në emër tim personal, në emër të gjithë lexuesve dhe në veçanti në emër të stafit të portalit më të lexuar Shqiptarë „Zemra Shqiptare“ ju falenderojmë dhe ju urojmë shëndet të mirë dhe suksese në punën tuaj të palodhshme intelektuale dhe presim të na gëzoni me vepra e vepra të mira e të dobishme siç keni bërë deri më sot.

Nexhmedin Bardhi:  Faleminderit edhe juve prof i nderuar, unë personalisht u ndieva mirë se kjo intervistë e zhvilluar me ju më dha mundësinë të shpreh bindjet, përceptimet rreth zhvillimeve të ngjarjeve historike të popullit tonë. Rrugëtim i mundimshëm por në fund ballëlartë se bazuar në zhvillimet dhe pozitën gjeostrategjike të shqiptarëve ne jemi në drejtimin e sigurtë, drejt finalizimit të ëndrrës sonë një shtet një komb. Shfrytëzojë rastin të përshëndes lexuesit e portalit “Zemra Shqiptare” duke ju dëshiruar gjithë të mirat.

Popullit shqipëtar unitet, paqë dhe  mbarësi në rrugëtimin final.

Intervistën e zhvilloi prof. Nazif Laçi

Viti; Janar‘2016