E marte, 23.04.2024, 02:16 PM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: At Donat Kurti - gjeniu i kohës

E hene, 18.01.2016, 10:41 PM


At Donat Kurti - gjeniu i kohës

Nga Fahri Xharra

At Donat Kurti e jep një të dhënë të mrekullueshme për marrëdhëniet e vendit tonë me atë revolucion teknologjik që e tronditi botën kulturore me fuqinë e jashtëzakonshme shtytëse që u dha botimeve dhe kulturës në tërësi: për lidhjet me shtypshkronjën. Ai thekson se shtypshkronja kishte hyrë në Obot “fill mbâs të gjetunit”, domethënë fill pas shpikjes së saj nga Gutenbergu. Shtypshkronja e Obotit, shkruan At Kurti, njihet më 1493. Kjo do të thotë se ajo ishte futur në Shqipëri vetëm 38 vjet pasi Gutenbergu i dhá vendit të vet dhe botës prodhimin më të famshëm të krijesës së tij. Tridhjetë e tetë vjet për atë kohë janë si tridhjetë e tetë ditë sot, ndoshta më pak. Ai përmend edhe shtypshkronjën tjetër të Shkodrës, që njihet më 1563, por nuk përjashtohet që edhe kjo të jetë më e hershme.

At Donat Kurti lindi në Shkodër më 3 shtator të vitit 1902 në një familje me tradita patriotike dhe intelektuale. Ishte etnolog, folklorist, e albanolog, gjuhëtar, poet, piktor e muzikant. Nën drejtimin e Kolë Idromenos punoi edhe si arkitekt. Më 1930 merr pjesë në një konkurs pikture, ku zuri vendin e dytë, ndërsa çmim të tretë fiton në një konkurs instrumentistësh (i binte shumë bukur violinës). Ai kishte një kulturë të gjerë. Zotëronte mirë greqishten e vjetër, latinishten, gjermanishten e anglishten. Në burg mësoi edhe rusishten. Për nevojat e shkollës përktheu ose punoi mjaft libra me vlerë, si: “Gramatika latine”, pjesa I, Morfologji (nga Dr. A. Shcheindler, 1933); “Sintaksi i gjuhës latine”, I, 1939, (po nga dr. A. Shcheindler); “Vepra kulturore e elementit katolik në Shqipëri”, botim i së përkohshmes “Hylli i Dritës“, duke filluar nga nr. 3, 1933 etj., si dhe mjaft studime për probleme folklorike, gjuhësore, historike, fetare etj.

Kur nisi lufta ndaj fesë, Atë Donati ishte ndër të parët që u arrestua më 1946. “Prej jush unë nuk pres kurrnji të mirë, edhe pse deri më sot nuk i kam bâ kurrkuj keq. Mue nuk më bân përshtypj as vdekja as burgu, por më vjen keq se më mbeti puna pergjysë. Të gjithë jetën teme, të gjithë talentin tem e kam shkrî vetëm për me i sherbye popullit shqiptar, pa marrë parasyshë sakrificat e privacjonet”, do të shprehej Atë Donati para trupit gjykues në pritje të gjuykimit.

Akuza ndaj Atë Donatit ishte për konspiracion ndaj pushtetit komunist.  Ky ishte vetëm arsyetim”

Dikujt dhe shumëkujt i ka penguar kjo :“Arma ime asht penda me të cilën kam mbledhë e botue kangët ma të bukura të trimnisë së popullit: Visaret e Kombit. Kam mbledhë e botue dy vllime me Prralla Kombëtare. Ato nuk janë thjeshtë prralla, por aty paraqitet tanë urtia, filozofia e zgjuetsia e popullit tonë që t’u mësojë fëmijëve ma lehtë ushtrimin e virtyteve dhe luftimin e veseve. “

“Gjëja më e bukur që më ka mbetur në mendje nga koha e fëmijërisë, ishte festa e 28 Nëntorit, kur dera e shtëpisë atërore dhe të tjerat përreth zbukuroheshin me shermashek e lule shimshiri, ndërsa banorët e lagjes, duke mbajtur në ballë flamurin kombëtar, dilnin me kandila të ndezur e brohorisnin për Festën e Pavarësisë”, shkruante ai në një nga shënimet e tij.

Pse feja nuk e pengoi që të jetë shqiptar i  madh ?

E vetmja dëshirë e tij ishte të vazhdonte punën në kërkim të mbledhjes së përrallave dhe pasionit për shkrimin. Kurti u dënua me vdekje, pastaj me burgim të përjetshëm. Kur po e nisnin për në vendet e shfarosjes, e pa e ëma e tij e sëmurë, e cila, ashtu e djegur nga malli, u lëshua për t’ia puthur ato duar të prangosura. Por xhelati nuk do ta linte nënën t’ia puthte duart, dhe Atë Donati nuk do ta harronte asnjëherë atë moment. Pas atij çasti, për 15 vjet të tjera, nuk do ta shihte më nënën e tij…

( Për këtë shkrim , e falemnderoj http://www.shkodradaily.com , www.revistadrini.com/.../at-donat-kurti-botohen-dores... Myzafere Mustafa: At Donat Kurti njohës i prozës gojore )

(xharraf@gmail.com )



(Vota: 3 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora