E marte, 23.04.2024, 09:49 PM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Shqipëri të raft pika!

E diele, 17.01.2016, 03:38 PM


Shqipëri të raft pika!

Nga Fahri Xharra

Jemi dhe nuk jemi ; po kallet Shqipëria dhe po heshtet . Shqipëria ka marrur flakë, flake e cila nuk ka të ndalur. Zjarri i madh e ka kapluar Shqipërinë dhe nënëlokja heshtë ; heshtë edhe Mali i Tomorrit, heshtë malësia e Shkodrës, heshtë malësia e Gjakovës, heshtë Shkumbini, heshtë Korça, heshtë Skrapari, heshtë Vlora heshtë gjuha shqipe; heshtë lashtësia ! Po digjet Shqipëria !

Mos pyetni pse . E dini vet, pse kjo heshtje . Jeni  dëshmitarë të heshtjes mbarëshqiptare. Jemi dëshmitarë të frigës mbarëshqiptare; nuk kemi më burra të nderit, te mendjes dhe te pendes qe i dalin zot kësaj nënë që po mbet velem si fosile e së kaluarës .

Ore, ju nuk shini se ç`po ndodhë me shqiptarinë? Jeni verbuar ! Jeni shurdhuar! Ju kanë lënë mëndet?

Si munden një grusht matrapazësh që nuk kanë as po as jo në kokën e tyre, që ta shkrryejnë Nënën e Madhe ?

0, si nuk kam një grusht të fortë, t'i bij mu në zemër malit që s'bëzanë,  ta dij dhe ai se ç'domethanë i dobët  dhe tradhtarë ?

Shqipëri, ku i ke bijtë e tu me të cilët krenoheshe, që tani ta sjellin turpin ?

“Shqipëria  hesht. Edhe pse përditë  mbi lëkurë të saj, në lojë varrimtare,  Por më rren shaka, shpresa gënjeshtare.”

Shqipëri  më dukesh se je n`agoni si një vigane e lodhur ; të lodhën bijtë e tu, të lodhi mashtrimi i bijve të tu. Të lodhi heshtja, të lodhi mungesa e pendës  që nuk di të shkruan .

Bota po tallet me ty, e ti hesht ! E di ti e mjera Shqipëri që bijtë e tu për një grusht eurosh po të shkallmojnë, po të dërmojnë, po të grimcojnë, po të hedhin në shportën e harresës përfundimtare.!

“Shqiptarët heshtin - dhe në heshtje qesh.  E vetëm dikush vuen - dhe në vuejtje vdes.

Po ai dikushi, kur? heu! kur ka për t'u qesh? Apo ndoshta duhet ma parë të vdes?

O burrani, a e dini që jemi në krizë kombëtare ?

Ju gratë shqiptare të pendës, ju ka zënë gjumi ? Dhe ju të rriturit fleni, ne gjumin e ëndrrave të pa shpresa ?

Mjerë fëmijët tanë që ende nuk kanë mësuar të lexojnë dhe të shohin të ardhmen e tyre të humbur ! (fxh )

"Shqipëria na qenkësh shndërruar befas në "Portën e Xhihadit" për në Europë; duke i sinkronizuar këto dokrra mbinjerëzore me anë të reportazheve të gazetarëve italianë që mësyjnë katundet e Tiranës në kërkim të xhamive e minareve rurale (se Tirana domosdo që nuk paraqitet dot në sytë e shikuesve italianë përtej Adriatikut si “Raqqa apo Mosuli i Ballkanit”, mes minifundeve, vajzave të hijshme shqiptare, alkoolit lumë, rinisë kozmopolite, kishave të shumta, xhamive tradicionale e bareve plot me hare e harbim modern)... apo edhe brigjet e humbura të liqenit të Shkodrës, për të gjetur "Gralin e Shenjtë" të shtypit italian në tokë shqiptare, pra "Kallashnikovin" e dashur (që të kuptohemi, të dashur veçanërisht për këtë specie të ulët të nivelit të vemjeve, të gazetarisë italike) të prodhimit shqiptar; që tanimë gjasme po u përdorkërka për të kryer atentatet terroriste nëpër të gjitha këndet e Europës!" ( Elvi S.)

Shqipëri !  a nuk e sheh që po luhet një lojë mjaft e ulët kundër imazhit tonë këto kohë në Europë   duke u rrekur të na e ngecin neve tërë përgjegjësinë e Xhihadit botëror që po mësyn Europën; duke lënë kështu në hije vatra shumë më tepër të rrezikshme si Sanxhaku, Bosnja,  si dhe vetë Turqinë që në nivel shtetëror e financon dhe mbështet ISIS-n. Gjithmonë ne do na i ngecin të këqijat”

0, si nuk kam një grusht të fuqishëm!  Tradhtarit, që tradhton, mu në zemër me ia njesh!  Ta shoh si dridhet nga grusht' i  dëshpërimit  E unë të kënaqem, të kënaqem kur të shoh  krenare .

Thirrje për të pabesët  :“Ikni sa më parë, sa më larg, sa më tepër, mundësisht të gjithë. Hiç mos u sëkëlldisni se shqiptarët pakësohen dhe Shqipëria zvogëlohet. Shqipëria nuk ka qënë kurrë më e vogël se e ka merituar. Shqiptarët nuk kanë qenë kurrë më pak se kanë mundur të jenë.E ç’ju duhen Lugina e Vjosës, Korabi, Cukali, Karavastaja, Tomorri, Devolli, Naimi, Noli, Lasgushi, Kadarea. (nga Edison Ypi )

E njëjta gjë në mos me e zgjatë asnjë dakikë edhe në Kosovë: Ik nga Kosova. Më këmbë, me vrap, me autobus, me furgon. Bjeri nga të mundesh; nga Serbia, nga Hungaria, Rusia, Kina, Indonesia, vetëm ik. Ik edhe nga Maqedonia perëndimore :msyeja nga e ke më lehtë nga Greqia, Turkija. Se edhe atje e fëlliqet “



(Vota: 2 . Mesatare: 1/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora