E premte, 19.04.2024, 01:35 PM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Ku e ke varrin, o Gjergj Kastrioti?!

E shtune, 16.01.2016, 07:40 PM


KU  E  KE  VARRIN, O  GJERGJ  KASTRIOTI ?!

Nga Fritz RADOVANI

A e dini se edhe Gjergj KASTRIOTI – Skenderbeu... ka “Dosje” ?!

Kandidati i KQ të PPSh, dhe sekretar i PPSh në hidrocentralin e Vaut të Dejës, një nga mbeturinat anadollake të Shkodres Fadil Ymeri, po ua shpjegonte një ditë një grupit të teknikëve të Fabrikës së Pelhurave, i ulun në një tavolinë të mencës së saj, sesi para pak ditësh, me urdhën të mikut tij “shokut” Ramiz Alia, kishte hjedhë në erë me dinamit një nga veprat e artit të shekullit XIII, Kishën e Vaut të Dejës ku asht kunorzue Skenderbeu.

Fadili po krenohej per këte “besim” që i kishte vue detyrë PPSh... Me madhështi po ua shoqnonte me lëvizje duersh “hudhjen në erë... si një dishka e mbrekullueshme... kur pa u shpernda gurtë, Kisha kishte shkue një cope në hava, mandej ra e u shkatrrue!..”

***

Tashti, me “ringjalljen”... Nuk dij se çfarë detyrash u ka ngarkue “partia dhe qeveria” në vazhdim të shkatrrimit të Atdheut, trashigimtarëve të “veteranëve” që presin urdhna!..

Qendra e Tiranës asht kthye në një livadh të bukur kullose, jo vetem, per kalin e Gjergj Kastriotit, po edhe per nëpunësit e ministrive... të cilët, vazhdojnë me “besnikëri” me i qendrue parullës Ramiz Alisë: “Edhe bar do hajmë, po parimet nuk i shkelim!”...

Qendra e Tiranës më kujton një parullë që qarkullonte shumë vite perpara në Shkoder:

“Të bëjmë qytetin si fshatin!”... Ishte ajo kohë kur u pat mendue me shkatrrue Pjacen dhe qendren tek Kafja e Madhe... Besoj, ju kujtohet, që aty afer u hap kafe “Shangai”...

Na ruej Zot mendjen e kokës!..

Me të drejtë më thonte At Konrrad Gjolaj: “Asht fat i madh që “akademikët” injorantë, as nuk kujtohen ku asht Varrosë Gjergj Kastrioti, se edhe ate e kishin hjedhë në erë!...”



(Vota: 26 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora