E enjte, 25.04.2024, 11:48 PM (GMT+1)

Kulturë

Nertila Koka: "Ja arsyet, qe me mbajne larg Shqiperise"

E enjte, 07.08.2008, 10:51 PM


Vazhdon te ruaje ende pamjen e fresket dhe feminore me te cilen publiku e kujton, qe nga debutimet e saj te para ne skene. Nje femer e brishte, e qete dhe shume e ndjeshme, duket se Nertila Koka i pasqyron keto cilesi ne cdo qelize te qenies se saj. Prej shume vitesh jeten e ka ndertuar jashte Shqiperise dhe tashme me bashkeshortin dhe dy vajzat jane vendosur ne Suedi. Kushdo do te ishte terhequr nga jeta e bukur dhe e qete e nje shteti nordik, nderkohe qe syte e kalter te Nertiles mbushen me lote, ndersa fltet per te motren, prinderit, por edhe gjithe miqte e te afermit, qe gjen ne Shqiperi. Ndodhet ne Tirane prej disa ditesh dhe eshte perpjekur, qe gjate ketij qendrimi te takoje sa me shume miq, te kaloje kohe sa me te gjate me ta, duke synuar ta zevendesoje sadopak mungesen e tyre. E natyrisht ne daljet e saj pasditeve, e shoqeron edhe e motra Dorotea, bashkeshortja e balerinit te njohur Ilir Kerni, qe gjithashtu ndodhet ne Shqiperi.

Je kthyer ne Shqiperi vetem per disa dite, arsyeja e kesaj vizite kane qene thjesht pushimet?

Mbi te gjitha arsyeja e kesaj vizite ka qene takimi me prinderit dhe motren time. Por sigurisht edhe pushimet. Natyra e bukur shqiptare na sjell ne vendin tone. Kete vit nje pjese te pushimeve i kishim programuar ne Itali dhe pjesen tjeter ne Vloren e mrekulleshme, te cilen nuk do te doja ta humbisja per asnje arsye.

Sa jeni ambientuar tashme me jeten Suedeze dhe si ndjeheni atje?

Per shkak te punes se Sokolit, bashkeshortit tim, ne kemi levizur shume nga nje shtet ne tjetrin dhe jemi pershtatur me zakonet e menyrat e ndryshme te jeteses. Imagjinoni kontrastet nga Shqiperia ne Turqi, me pas ne Japoni dhe se fundmi ne Suedi, ku jemi vendosur prej gati 10 vjetesh. Sigurisht jemi pershtatur mire me jeten atje, kemi miqte tane, punen tone. Vajzat shkojne ne shkolle, Sokoli eshte pedagog i inxhinierise mjekesore ne Universitet, ndersa une vazhdoj mesimdhenien. Profesioni si mesuese me pelqen pa mase, madje edhe tani qe jam me pushime me mungojne femijet. Eshte fat, qe kam arritur te gjej ate qe kerkoj.

Duke qene se u bene me shume se 19 vjet, qe je larguar nga Shqiperia, sa te mungon vendi yt?

Me mungon shume Shqiperia, me mungojne njerezit, miqte. Ndiej mall per familjen time, per prinderit te cileve u dedikoj gjithe kete jete te bukur, qe kam. Pikerisht edukata e tyre me ka bere kjo, qe une jam. Me mungon vecanerisht motra ime, e cila sakrifikon deri ne ate pike, sa qe eshte e rralle ta gjesh tek nje njeri. Por kur vij ketu ne Shqiperi gjej kohen e duhur edhe per familjen e bashkeshortit tim. Jane njerez, qe me kuptojne dhe me vleresojne, po aq sa i vleresoj edhe une. Kam kaq shume persona, qe me duan dhe detyrimisht me mungojne.

Nisur nga ky aspekt, ke menduar ndonjehere te rikthehesh pergjithmone?

Qe te jem e sinqerte, momentalisht per hir te vajzave nuk e mendoj. Ndoshta pasi ato te rriten dhe te kene dale ne jete, edhe mund te kthehem. Edhe pse e thashe, qe me mungojne prinderit dhe te afermit e mi, duhet te pranoj qe ne pergjithesi kam ndertuar nje jete te qete dhe normale.

Je penduar ndonjehere, qe ike?

Kjo eshte nje zgjedhje te cilen une e kam bere vete, ndaj nuk mund te them se jam penduar, aq me teper qe kjo levizje eshte bere per te miren e familjes sime. Njeriu nuk mund te jete aq egoist sa te mendoje vetem per veten.

Po skena, sa te mungon?

Sigurisht, qe me mungon, por rutina dhe perditshmeria e jetes te marrin me vete.

Ke menduar te kendosh ne skenat suedeze?

(qesh) Koleget dhe mikeshat e mia ne Gotteborg me sugjeruan te merrja pjese ne festivalin e pervitshem, qe zhvillohet atje, "Melody festival". Dhe ne fakt nisa te mendoja seriozisht per realizimin e nje kenge me nje prej kompozitoreve shqiptare, ndoshta Adi Hila apo David e Genc Tukiqi, por me pas besoj e neglizhova dhe mbeti disi pas dore.

Te jesh nje nene dhe bashkeshorte e kujdesshme

Nje nene dhe bashkeshorte e kujdesshme. E nuk mund te ndodhe ndryshe, vecanerisht per nje artiste. Duket se Nertila Koka eshte nga ato femra, qe ka arritur te gjeje pikerisht te mesmen e arte, per te shijuar frytet e nje familjeje te lumtur. "Jeta eshte shume komplekse - shprehet kengetarja-, por besoj se celesi i suksesit ne marredhenien tone ne cift eshte respekti dhe dashuria". E ndersa vazhdon punen si mesuese, Nertila Koka nuk le asgje manget ne gjithe detyrimet familjare te nje femre. Ajo lan, gatuan kujdeset per vajzat, per shtepine si nje shqiptare e vertete me tradita. Ne jeten e tyre familjare gjithcka rrjedh natyrshem. Tani qe vajzat jane rritur, duket se gjerat per Nertilen jane me te thjeshta e natyrisht me te bukura, ndersa i sheh qe ato ecin ne jete. Sara 19-vjecare kete vit hyn ne universitet. Kengetarja tregon, se ajo ka fituar nje te drejte studimi per ekonomi, ne nje prej universiteteve me te mira suedeze. Ndersa me e vogla, 8-vjecarja Ani, e cila ka shume deshire te flasi shqip, ndonese nuk flet shume mire, ne vjeshte fillon klasen e dyte. Te dyja kane trasheguar nga Nertila shijet per muziken. "Sara eshte lidere e nje grupi rroku, ku i bie kitares, por edhe kendon ndonjehere, ndera Ani ka nje ze vertet te bukur", tregon kengetarja. Megjithate Nertila shton se nuk mendon kurrsesi te ndikoje ne zgjedhjet e tyre ne jete.

E bukur fale natyres

Pamjen e saj ende te fresket, edhe pasi i ka kaluar 40 vite, Nertila Koka ia dedikon natyres. "Eshte gjenetike per fat te mire", shprehet duke shtuar se nuk eshte maniake pas imazhit dhe nuk ben ndonje kujdes te tepruar. "Sigurisht, qe dua te dukem mire, por imazhi nuk eshte qellim ne vetvete", pohon ajo.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora