E enjte, 18.04.2024, 09:00 PM (GMT+1)

Speciale

Shefki Sejdiu: Profili shkencor i Çabejt

E enjte, 07.08.2008, 09:23 PM


Eqrem Çabej
Profili shkencor i Çabejt

 

Nga Shefki Sejdiu

 

I lindur më 1908 në një familje intelekturale gji­ro­ka­s­t­ri­te, Eqrem Çabej, pas shkollës fillore qytetëze, në moshën 13 vjeçare, vijoi mësimet në Austri. Aty (në qytetin Kla­ge­n­furt) kreu 8 klasë të gjimnazit dhe u maturua me sukese të shkëlqyeshëm brënda 4 vitesh.1 Mësimet unversitare për gjuhësi i filloi në Grac dhe, pas semestrit të dytë, i va­zh­doi në Vjenë, ku ligjëronin profesorë të njohur të kohës P. Kretschmer (Historinë e gjuhës gjermane, Historinë e gju­hës latine, parimet dhe metodat e gjuhësisë indo­gje­r­ma­ne), N. Jokl (Hyrjen në prusishten e vjetër, Gramatikën hi­s­torike krahasuese, Gramatikën historike krahasuese të shqi­pes), Fauvalner (Sankritishtën për fillestarë), N. S. Tru­beckoy (Sllavishten e vjetër kishtare), Etmajer (Da­l­ma­ti­shtën e vjetër), K. Buhler (Teorinë e gjuhës), K. Patsch dhe Oberhummer (Historinë dhe gjeografinë e Gadishullit të Ballkanit; ndoqi ligjëratat edhe nga filozofia dhe ar­keo­lo­gjia.2 Nga katërmbëdhjetë lëndët mësimore që u cekën, pesë përmbajnë përcaktuesin historike, dhjetë janë disiplina diakronike dhe dy që ofrojnë njohuri të përgjithshme racionale e sistematike mbi fenomenet në përgjithësi e mbi ato të gjuhës në veçanti. U doktorua në filologji me temën Italoalbanische Studien më 1933 pëpara jurisë që e përbënin profesorë W. Kre­t­s­c­mer. N. Jokl dhe K. Patsch me vlerësim Ausgezeichnet për ta fituar gradën e doktorit in scientia linguarum co­m­pa­ra­ti­va.3

Suksesi dhe dinamika e kryerjes së shkollimit si dhe na­ty­ra e lëndëve studimore dëfojnë se është fjala për një in­di­vid jo të rëndomtë, me prirje të lindura dhe të fituara kri­jue­se, me vullnet dhe ambicie që të ngrihet për t’u bërë per­so­na­litet në shkencën e gjuhësisë.

Kur vështrohet konologjikisht veprimtaria hulumtuese-shke­ncore Çabej4, vërehet se ndërtimi i personalitetit shke­ncor të tij ka kaluar parafaza, faza e subfaza: filloi si li­te­rat 1929), vazhdoi me studime filologjiko-gjuhësore (1933) e deri në fillim të viteve të dyzeta merrej edhe me fo­lklor e etnologji. E tërë krijimtaria e tij e këtyre viteve os­cilon midis folklorit e etnologjisë dhe filologjisë e gju­hë­sisë.

Qëndrimi pranë Qendrës për Studime Shqiptare të Aka­de­misë së Italisë bëri që Çabej të interesohet edhe rreth çë­sh­tjeve të gjeografisë gjuhësore, meqë ishte në komision për hartimin e Atlantit gjuhësor (edhe të shqipes), të cilin e dre­jtonin gjuhëtarë siç ishtin Clemente Merlo, Mateo Bar­to­li e Carlo Tagliavini. Këtu, Çabej pati rasin që, edhe pra­k­tikisht, të njihet me parimet dhe me detyrat e gjeografisë gju­hë­sore, që do t’i shërbejnë për hulumtimet e mëvonshme në fushë të gjuhsisë dhe, sidomos, në atë të etimologjisë.

Pas kthimit (1944) nga Italia e deri në fund të viteve të dy­zeta, Çabej ishte në “hulumtim” të vetëvetës, pra nuk ish­te i përqëndruar në mënyrë të veçantë në asnjërën nga dis­ciplinat albanologjike: profili itij shkenco ende nuk ish­te i definuar.

Që nga fillimi i viteve të pesëdhjeta, Çabej u përqëndrua në gjuhësinë diakronike dhe në etimologji, ku si preo­ku­pim krye­sor i kishte çështjet rreth origjinës së gjuhës shqi­pe dhe ven­dit të formimit të saj, rreth raporteve të shqipes më gjuhët si­mot­ra indoeuropiane, rreth interferencave gju­hë­­sore midis gjuhëve të Ballkanit, etj. Puna rreth këtyre pro­blemeve krijoi nga Çabej një profil diakronisti sui-ge­ne­ris. Ai i hulumtoi çëshjet e gjuhës shqi­pe nga brënda e nga jashtë, studioi historinë e brendshme dhe të jashtme të shqi­pes, procedoi intradisiplinarisht dhe inter­di­siplinarisht, duke gjurmuar në të gjitha dimensionet dhe në të gji­tha rraf­shet relevante me qëllim ndriçimi të çështjeve dia­k­ro­ni­­ke të shqipes.

Shikuar nga aspekti metodologjik, Çabej ishte kom­pa­ra­tivist i formuar në shkollën vjeneze Worter und Sachen dhe në frymën e saj. Kjo shkollë, që u shndërrua në do­k­t­ri­në doli si reagim ndaj shkollës së Leipzigut të gra­m­a­ti­ka­në­ve të rinj, të cilët fenomenin e gjuhës e shihnin si ve­p­ri­m­tari individuale psikofizike e drejtuar nga “ligje pa përjashtim”. Gati njëkohësisht me këtë shkollë vjeneze, në Fra­ncë, në Zvicër dhe në Itali, u paraqitën shkolla (gjeo­g­ra­fia linguistike franceze dhe ajo speciale italiane) që ba­zo­he­shin në faktorë dhe në raporte areale, që gjithashtu, binin ndesh me doktrinarizimin e gramatikanëve të rinj. E. Ça­bej formohej si gjuhëtar kur këto rivalitete konceptuale dhe metodologjike ishin ende aktuale, andaj edhe profili i tij prej studiuesi, hulumtuesi e gjuhëtari, për mendimin to­në, mbeti kompleks e që gjendet midis gjuhëtarit tra­di­cio­na­list (të avancuar) dhe të atij të matur modern, apo me sa­k­të­sisht: Çabej ishte filolog dhe linguist, përkatësisht fi­lo­log, historian gjuhëtar dhe etimolog. Them kështu se Çabej u fo­rmua, pra, si gjuhëtar për kohën kur filologu dhe linguisti, as në formim, as në metodologji nuk janë dalluar shumë. Pra­n­daj, Çabej ishte filolog, sepse i përmbahej traditës, po du­ke qenë selektiv në hulumtimin e fenomeneve dhe të fa­k­te­ve historike e, edhe të parimeve dhe të rregullsive, i af­ro­hej profilit të linguisti diakronist modern. Prirje të illa Çabej i ka treguar në studimin Meshari i Gjon Buzukut5, ku­ro­rën e tekstologjisë dhe të ekzegjezës shqiptare, por, si­do­mos, edhe në veprën Shumësi i singularizuar në gjuhën shqi­pe6, që është një sintezë e mendimit Çabejan si fi­lo­log, linguist dhe etimolog, ku gërshetohen prirje a afi­ni­te­te, procedime teorike e metodologjike, klasifikimi e emë­r­ti­mi, zhvillimi e ndërveprimi interdisiplinar dhe in­t­ra­di­si­p­linar e interkategorial, sistemor e struktural, formal, se­ma­n­tik e referencial, që rezulton se në Eqrem Çabejn filologu, li­nguisti e etimologu ishin në raporte komplementariteti7.

Midis bindjes së shumë kujt dhe të dilemës sime se ko­n­t­ri­bu­ti dhe të arriturat shkencore të Çabejt janë më të më­dha në fu­shë të etimologjisë sesa në atë të historisë, me­n­doj në histori të gju­hës që Çabej ka pasur rezultate më të që­ndrueshmedhe gati të pa­kontestueshm, ndërsa në fushë të etimologjisë me­to­do­lo­gji­kisht nuk ka mundur të shkë­pu­tet nga shkolla vieneze dhe më­sue­sit të tij Norbert Jokl; eti­mo­logjia (pos) vartburgiane, me ma­rr­jen e shenjës gju­hë­so­re si entitet relevant dhe kompleks gju­hë­sor e sistemor dhe me vënien e saj në qendër të vëmendjes në fu­shë të hu­lu­m­ti­meve etimologjike, ka bërë përparim kualitativ me­to­do­lo­gjik.8

Ça­bjej nuk krijoi shkollë linguistike, por krijoi pa­ra­di­g­më ideo­re dhe shkencore (ashtu siç e kishte konceptuar kë­të lloj pa­ra­digme filozofi i shkencës Th. Kuhn)[1], e cila u shtri edhe në di­si­plinat e tjera humanitare të dimensionit dia­kronik. Ishte kjo pa­ra­digmë dhe program[2], që doli si ne­vojë për t’iu kundërvënë ten­dencave dhe teorive vei­ga­n­dia­ne, bariqiane apo georgiviane. Kjo paradigmë – pro­g­ram shkencor jo vetëm që irivalizoi tezat e ty­re, por solli edhe fakte të reja kundërvënëse, dhe, gjithnjë, du­ke u mbë­sh­tetur në sistemin e të menduarit dhe në veprën e Ça­bejt, i cili interesohej edhe për kontekste të tjera të burimeve të fa­k­teve[3], u bë, në planin epistemologjik shqiptar, forcë in­te­grue­se, konvergjuese interdisciplinare gjuhësore, hi­s­to­ri­ke, et­no­lo­gjike, arkeologjike, etj. paradigma “bashkoi” hu­lumtues të di­si­plinave albanologjike që kishin dhe ko­n­ce­pte teoriko-me­to­do­lo­gjike që përkonin me sistemin ko­n­ce­ptual e metodologjik ça­be­jan (A. Buda; M. Tirta, Rr. Zo­jzi; S. Anamali, H. Ceka; Z. Sa­ko; R. Sokoli; I. Kadare, etj.). Ky sistem konceptualo-me­to­do­lo­gjik e programatik mu­ndësoi të zhvillohet një veprimari hu­lum­tue­se shke­n­co­re decentracioniste[4] interdisciplinare, kom­ple­men­tare, ndë­rvepruese, komparativiste e konvergjuese rreth pr­o­b­le­­mit aq të rëndësishëm e aktual siç ishte ai i origjinës së po­pu­llit shqiptar, i gjuhës së tij dhe i vendformimit, pë­r­ka­të­sisht i auto­ktonisë së tij në trojet që edhe tani jeton.

Pra personi i Çabejt u bë forcë ndikuese, orientuese, ekui­libruese dhe vlerë shkencore kombëtare e pjesës së dy­të të sheshullit njëzet.

Duke u mbështetur në veprën e Çabejt dhe në personin e tij si njeri, pedagog e intelektual, si hulumtues e krijues, si re­fe­re­rues e debatues nëpër takime shkencore nivelesh të ndry­shme e, edhe në bazë të tekstit ligjërimor të tij, mund të thuhet se Eq­rem Çabej, në jetë dhe në vepër, ishte i men­çur, i ditur e i matur; ish­te racional, kritik e objektiv, krea­tiv, i sistemuar e metodik; ish­te njeri i rendit, i parimeve dhe i kritereve; ishte hulumtues me koshiencë dhe akribi të la­r­të shkencore, intelektualisht i pa­sio­nuar e i përqëndruar në çështje shkencore. Çabej ishte mendja më sintetike e di­jes albanologjike e shekullit tonë.

Albanologjia, ballkanistika, indoeuropeisika (por edhe ro­manistika) do ta kenë referencë të pashmangshme ve­p­rën e Tij.



1 Më gjerësisht për jetën dhe veprën e Çabejt, shih te Shaban Demiraj, Eq­rem Çabej – një jetë kushtuar shkencës.”8 Nëntori” – Tiranë, 1990.

2 Shih edhe Prof. Dr. Nermann Olberg,”Eqrem Çabej dhe Austria “, in Eq­rem Çabej – personalitet i shquar i shkencës dhe kulturës shqiptare (në 90 – vje­torin e lindjes). Tiranë 1998.f. 160-162.

3 Shih faksimilin e diplomës së doktoratës në latinisht, te Shaban Demiraj, ve­pra e cituar.

4 Në veprën e Sh. Demirajt të cituar në sipër, në numrin tematik (kushtuar 90 vje­torit të lindjes së Çabejt ) të revistës letrare prishtinase “Jeta e Re” dhe në pë­rmbledhjen e punimeve që u botua në 90 vjetorin e lindjes së E. Çabejt me ti­tullin Eqrem Çabej-personalitet i shquar i shkencës dhe i kulturës shqiptare e botuar në Tiranë, janë dhënë edhe shënime të hollsishme bibliografik (kro­no­lo­gjikisht të renditura) mbi krijimtarinë e Eqrem Çabejt.

5 Shih Mesharin e Gjon Buzukut që e botoi dy vëllime “Rilindja”më1988.

6 Shih Shumësi i singularizuar në gjuhën shqipe, i përfshirë në Dr. Eq­rem Çabej, Studime gjuhësore III, “Rilindja”, Prishtinë, 1976.

7 Më 1976 Edicioni i “Rilindjes” botoi kompletin 6 vëllimesh të veprave të Ça­bejt me titull Studime gjuhësore; vëllimin e VII e botoi më 1986 e vëllimin VIII më 1988. Në këto tetë vëllime është përfshirë pjesa më e madhe e kri­ji­m­ta­risë së Çabejt dhe hulumtuesi mund të formojë një ide mjaft të qartë mbi pe­r­­sonalitetin hulumtues dhe krijues shkencor.

8 Edhe në të gjallë, edhe pas vdekjes së Çabejt,në botë është botuar një li­te­ra­tu­rë e konsiderueshme teorike në fushë të etimologjisë, ku shënohet një pë­r­pa­rim (edhe) metodologjike në hulumtimet etimologjike.

[1] Shih T. S. Kuhn. La strukture des revolutions scientifiques. Flamarion,Paris 1972; Idem “Naknadna razmisljanja o paradigmama”, Filozofija nauka. No­lit - Beograd.

[2] Shih, edhe, I. Lakatos,”Historij anauke i njezine racionalne rekonstrukcije”, in Filozofija nauke, Nolit – Beograd.

[3] R. Katicic, në orët mentorike që kishin gjatë studimeve pasuniversitare (1969-1971) theksonte rëndësinë e veçantë tëkontekstit në hulumtimin e bu­ri­me­ve të fakteve.

[4] Jean Piaget në veprën Epistemologie des sciences de l’ homme, Gallimard, Pa­ris 1972, në shumë vende flet për rëndësinë e vepimeve decentracioniste ne hu­lumtime shkencore.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora