E shtune, 18.09.2021, 09:46 PM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Dosja Nr. 318 - Pjetër Gegë Gurakuqi

E diele, 10.01.2016, 06:42 PM


PJETËR  GEGË  GURAKUQI: DOSJA NR. 318...

Nga Fritz RADOVANI

“Kriminel lufte dhe armik i popullit”. Pse asht akuzue i tillë?

Vetem pse ka lé në Shkodër... më 2 janar 1912.

Mbas mësimeve të para në vendlindje, gjimnazin e ka krye në Beograd.

Akademinë Ushtarake e ka përfundue në Romë, në vitin 1931. Mbas Akademisë ka ba një kurs specializimi për karabinjeri në Firencë, në Itali, e në vitin 1932 këthehet në Shqipni. Emnohet në Komandën e Gjendërmarisë Shqiptare për shkollat e Durrësit dhe të Burrelit. Mbas vitit 1939 ishte komandant i Rrethit të Jashtëm në Tiranë, deri para kapitullimit të Italisë. Katër muej para shkëputet mbasi vëren shthurjen e italianëve.

Me ardhjen e Mahmut Golemit si Komandant i Përgjithshëm i gjendërmarisë me gjermanët, Pjetri emnohet në Berat e shpejt vjen prap në shkollën e gjerndërmarisë në Tiranë. Aty qëndron me pune deri në fund të vitit 1944. Nga fundi i vitit 1944, merr një letër nga Komandanti i Brigadës së shtatë sulmuese me pseudonimin LISI, i cili kërkonte nga Pjetri me shkue prap në Berat.

I përgjegjet thirrjes dhe shkon atje deri në fund me Gani Jasharin, mbasi të tjerët arratisën ndër male me partizan. Pjetrit i thonë me qëndrue aty mbasi asht ma mirë për partizanët që u kapnin nga gjermanët dhe i sillnin aty.

Në janar të vitit 1945, arrestohët si “kriminel lufte dhe armik i popullit” në Berat.

Para komisionit hetues të përbamë prej: Major Ruli, Bello, E. Beqari, Tepeleni e Beçolli, Pjetri deklaron: “Kam qenë vetëm një ushtar pa kurrfarë ideologjie. Kam krye detyrën tue i ardhë në ndihmë popullit, për mos me e lanë krejtësisht në dorë të okupatorit... Populli i Beratit nuk ka ngrejtur kurrë zërin kundër meje...”

Me datën 8 gusht 1945, Gjykata Ushtarake e Beratit, e përbame nga: Kryetar, Gjon Banushi, antarë, Teki Veleshnja dhe Neki Korita, prokuror kap. I Misto Bllaci dhe sekretar Mihajl Borduni, akuzojnë Pjetër Gurakuqin, se ”ka qenë vegël e verbër e okupatorit të huaj, ka qenë komandant operacioni në Berat, më vonë komandant Qarku dhe se ka patur “karta bianka” kundër Lëvizjës Nac. Çlirimtare.”

Pjetri nuk pranon se ka ekzekutue njeri mbasi nuk ka as fakte për té. Ka arrestue 200 vetë dhe i ka lirue prap. Qamile Libohova, asht torturue për imoralitet me ushtarët, ndërsa Irfan Ramadanin nuk e njeh fare. Dëshmitarët Jan Ikonomi dhe Lik Petro Deçolli deklarojnë: “Kanë shkuar gratë tona për t’iu lutur Pjetrit, dhe ky na ka liruar”. (Dosja nr. 318). Me datën 21 gusht 1945, Gjykata e Lartë Ushtarakë në Tiranë, shqyrton një raport bashkë me vëndimin e Gjykatës Ushtarakë të Beratit, ku shënohet: “Si paraqitet Pjertri ? - Jo aq armik, sa në shkresa. Popullin i Beratit e ka ndihmuar si mbas deklaratave të bëra në gjyq. Flasin mirë për té...Vetëm, vendimin e Pjetrit me  v d e k j e, populli nuk e priti kaq mirë, kurse për tre të tjerët populli është shumë i kënaqur.

Mejtimi ynë: Pjetrit t’i këthehet në burgim të përjetëshem. Pse: Kur Pjetri ka vatur në Shkodër është lidhë me Operacionin e Komunës së Gashit, me Sheuqet Peçin e Tuk Jakovën që mund të japin shpjegime për Pjetrin. Veprimët në gjendërmari i ka bërë për opurtunitet. Pjetri mund të bëhet edhe njeri i mirë dhe i vlefshëm.

I pandehuri Skënder Plashniku, kriminel me famë. Spijun. Ceno (Hysen) Shahin Elezi nga Plashari, janë kriminelë dhe armiqë të betuar.

Misto Bllaci d.v.

Në dosjen e Pjetrit ka deklarata të mira edhe nga Sheuqet Peçi, Mehmet Shehu dhe Hysni Kapo, se Pjetri nuk ka terrorizue popullin në zonat ku ka shërbye dhe se nuk ka pushkatue njeri kur ishte gjykatës.

Nuk ka asnjë shënim nga ana e Tuk Jakovës, i cili, si dukët i ka dhanë “shpjegimet” me gojë tek kryekasapi.

Zonja e Pjetrit, Luçia, ban një lutje nga qyteti i Shkodrës, ku ven në dukje se Pjetri asht 33 vjeç, ka tre fëmijë dhe se deklaratat e bame nga populli i Beratit duhet të prekin “zemrën e komandantit”...

Cila ishte përgjegja?

“Komanda e Përgjithëshme e Ushtrisë Kombëtare Shqiptare

Gjykata e Naltë Ushtarake

Tiranë 3 shtator 1945

Nr. 08-134/I-Prot.

GJYKATËS USHTARAKE - Berat

Gjegje e shkresës nr. 229, datë 19 gusht 1945:

Aprovohet ndëshkimi me vdekje i të pandehurve:

1. Pjetër Gegë Gurakuqi nga Shkodra,

2. Hysen (Ceno) Shahin Elezi nga Plashniku,

3. Skënder Sadik Çaushaj nga Plashniku.

Na lajmëroni datën e ekzekutimit dhe vullnetin e tyre të fundit.

Ndëshkimi me vdekje i Gani Jashar Shkurtës, i këthehet në burgim të përjetëshëm.

V.F.L.P.

Komandant i Përgjithshëm Xheneral Kolonel (Enver Hoxha) d.v.”

***

Përgjigje me datën 1 tetor 1945:

“Në orët e para të djeshme, u ekzekutuan të dënuarit e shënuar në radiogramin e sipërm.

Vullneti i tyre i fundit qé: “RROFTË  SHQIPËRIA”

Kryetari i Gjykatës Ushtarake:

Kap. I  Bexhet Mema d.v.”

“Komandanti” për të gjithë donte me dijtë vullnetin e fundit!! Prandej e kemi “Hero”!

Shenim FR:  HAPJA E DOSJEVE ASHT DOMOSDOSHMENI. AJO PENGOHET NGA PASUESIT DHE TRASHIGIMTARËT E TERRORISTËVE NË PUSHTET.



(Vota: 10 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora