E premte, 19.04.2024, 07:52 PM (GMT+1)

Kulturë

Beqir Sina: 10 - Vjetori i Shoqeris Kulturore-Artistike Bashkimi Kombetar ne Nju Jork

E enjte, 07.08.2008, 06:01 PM


10 - Vjetori i Shoqeris Kulturore-Artistike Bashkimi Kombetar ne Nju Jork - Nje shembull i vertete i bashkimit kombetar

Nga Beqir SINA, New York

Shoqeria Kulturore “Bashkimi Kombetar” eshte ruajtese dhe kultivuese e muzikes se bukur folklorike shqiptare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, bartesja e kesaj pasurie kombetare tek brezi i ri

ARTHUR AVENUE - BRONX NY :
Ishte koha kur ne Rapsh te Malcise(Mal te Zi) do te zhvillohej festivali mbar kombetar “Rapsha 2005?, kur do të bënim takimin e parë si gazetë(Bota Sot) me këtë grup. Nje festival, ky, si çdo vite, po josh nje numer te konsiderueshem te shqiptareve nga keto treva, por edhe bashkeatdhetaret tane qe shkojne atje nga vende tjera te botes. Ideja e festivalit nga fillimi ka qene gjithmone, qe ky festival te jete nje manifestim i fuqishem gjitheshqiptar, per ruajtjen e kultivimin e te gjitha vlerave kombetare, qe burojne prej folklorit tone, na thanë para tre vjetëve anëtarët e këtij grupi para nisjes.

Gjergj Dedvukaj, eshte udheheqes i Shoqeris Kulturore - Artistike “Bashkimi kombetar”, nga Nju Jorku, pjesmarres i kesaj shoqerie ne kete festival, dhe shume festiavle te tjera por qe ky festiavl i ka lene mbresa te medha, jo vetem tek ai por edhe tek grupin e tij. Gjergj Dedvukaj, ka lindur ne vitin 1953 ne fshatin Spije ne Hot te Malsise, me dashurine per kontributin kombetar, dhe eshte vete nga keto ane. Qysh ne diten e femijerise, ai u muar me aktivitete kombetare ne shkollen fillore ne vendlindjen e tij, dhe mori pjese me kenge e çifteli si dhe ne pjese te ndryshme Teatrale. Erdhi ne Amerike, ne moshen 15 vjeçare ne vitin 1969. Me vete sebashku me te vellane mori edhe çiftelin, te cilen nuk e ka ndare qysh ne vogli.

- Ai thote se festivalin “Rapsha 2005? SHKA “Bashkimi Kombetar”, tri vjet me pare, atje u paraqite për herë të parë me nje program te ri - sipas tij i pershtatur me konkurencen e grupeve vendase. Patem treguar atje, se sa i kemi ruajtur edhe ne vlerat dhe traditat e Malsise, edhe ketu perteje oqeanit. Pastaj, ai thekson se puna e jone me angazhimin e madh te kegetarve e velletarve e instrumentistve, eshte nje gje mjaft interesante, e cila ka ardhur duke u rritur, prej nga Festivalet e Kishes Katolike Zoja e Shkodres këtu ne New York, e deri ne ne Festivalin e Pare Folklorike ne Detroit , mbajtur e organizuar ne Kishen e Shen Palit ne Rochester Hills, nën kujdesin e Meshtarit e famullatarit të kësaj Kishe, Dom Anton Kçira. Nje festival i shkleqyer dhe mbresalenese tha ai. Duke medituar qe nje festival te ngjashem në të arthen t’a organizojne kesaj rradhe edhe ne New York, pra vetem folklorik, siç shprehet ai.

 Sipas tij, Shoqeria Kulturore - Artistike “Bashkimi kombetar”, ne pajtim me idealin e vet atdhetar, ne te gjitha aktivitetin e saj, ne programet e shfaqjeve ndjek pasqyrimin e krijimeve artistike folklorike, nga te gjitha krahinat etnografike te Botes shqiptare. Ne shoqerin tone, tha ai gjen nje shtrirje te gjere gjeografike, prej nga Malesia, Shqiperia e Veriut e Mesme dhe e Jugut, nga Kosova, Çameria, dhe te gjitha trevat etnike. Udheheqesi artistik, i kesaj shoqerie, zoti Dedvukaj, tha se :”Shoqeria kulturore - artistike “Bashkimi kombetar”, ne programet e saja te shumta, synon t’u jap shikueseve te vet, krijimtari te mirefillte burimore, qe eshte ruajtur brez pas brezit dhe pasqyrojne identitetin kulturor artistik.

Sipas datimeve, thuhet se :”Shoqeria kulturore - artistike “Bashkimi kombetar”, eshte themeluar ne vitin 1998 ne New York, SHBA. Shoqeria perbehet disa herë prej 25 -30 pjestare: instrumentista, kengetare dhe valletare, prej moshave te ndryshme nga me te rinjet e deri tek te moshuarit. Qellimi kryesor i Shoqerise, thone pjesmarresit e drejtuesit e kesaj shoqerie, eshte ruajtja e kultivimi i muzikes se bukur shqiptare edhe ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, pra, bartja e kesaj pasurie kombetare tek brezi i ri.

Ata thone se :”Disa nga anetaret e Shoqerise kane lindur dhe vepruar ne trojet tona, ne : Shqiperi, Kosove, Malesi dhe vise te tjera etnike. Kurse anetaret e tjere kane lindur ne Amerike, dhe jane talente qe duhen mbeshtetur dhe perkrahur nga te gjithe. Ne te gjitha paraqitjet e Shoqerise para komunitetit tone, spektatori eshte i mahnitur me profesionalizemin, kostumet e bukura dhe me repertorin e pasur te kengeve dhe valleve nga te gjitha trojet etnike shqiptare. Disa nga anetaret e Shoqerise, qe tani jane rapsod te njohur ne komunitetin tone ne Amerike, kane marrre pjese edhe ne Festivalin e Gjirokastres, qe nga viti 1988 e mbrapa, ku interpretimet e tyre paten jehone te madhe ne Boten shqiptare te muzikes popullore e folklorike, kombetare.

SHKA Bashkimi Kombetare, prezantoj me dinjitet dy here shqiptaret e Amerikes ne festivalin e Gjirokastres ne Shqiperi. Ne vitin 2003, per her te pare shoqeria prezantoi shqiptaret e Amerikes, ne festivalin mbare kombetar ne Rapsha 2003, ku u mbajt per her te pare festivali mbare kombetar ne trojet
etnike shqiptare nen Mal te Zi. Ajo ishte grupi qe prezantoj shqiptaret e Amerikes, ne festivalin kombetar ne Gjirokaster ne Shqiperi. Duke nxjerre ne pah vlerat e mirefillta te folklorit tone shqiptare, me nje program prej te gjitha trevave te kombit tone.

Gjergj Dedvukaj, i tha gazetes kombetare Bota Sot, ne SHBA-s, se” Entuziasmi, i SHKA Bashkimi Kombetar ne cdo aktivitet dukej qe para nisjes. Grupit tone ne keto festivale, si edhe heren e fundit ne Kishen e Shen Palit ne Rochester Hill ne Festivalin e Pare Folklorik Shqiptare, tha ai na eshte rezervuar nje program prej me gjate se 30 minuta. Kjo, sipas tij eshte nje pervilegj per grupin tone pasi si pjesmarres ne keto festivales, na, eshte dhene nje kohe me e gjate se ajo e grupeve te tjera. Ne keto programe ne gjithmon kemi shfaq orgjinalitetin e kengeve, valleve dhe muzikes folklorike shqiptare, te ruajtur paster edhe ne mergim.”

Fillimi i programit behet me nje luajtje te nje pjese ne lahut - duke vijuar me pase me kegen e vallen “Maje krahu” tregon ai. Me keto program ne kemi pas si qellim te tregojme se megjithese jemi me se 30 vjet ne Amerike, perseri ne e trashegojm kengen dhe muziken folklorike kombetare, duke e percjellur ate origjinale deri tek brezi i ri ne kurbet. Kjo do te thote, megjithse jemi larg gjeografikisht, por jemi shume afer shpirterisht dhe me gjak. Jemi ne Amerike - per te treguar se me te vertet kemi ruajtur te paster vlerat e traditen tone popullore.

 Dedvukaj mendon se :”Pika me kryesore e programit dhe ajo qe mendohet se jane me te sukseseshmt, per SHKA Bashkimi Kombetar, jane ato qe luajn lahutarin, valletaert dhe kengetaret e rinje si dhe instrumentistet. Prej grupit tone vazhdon te dallohet nje djale qe tani eshte 19 vjecar dhe ka sjellur ne Amerike, lahuten prej Malesie. Ai eshte nje instrumentiste i talentuar, quhet Vasel Shkreli. Nderkaq nje supriz i ketyre festivalve, vazhdon te mbetet edhe interpretimi i nje djali te vogel, i lindur ne Amerike, qe ka marre pjese edhe ne festivalin e Gjirokastres ne vitin 2004, 14 vjeçari Albert Stanaj. Nderkaq ne grup bene pjese edhe, Gjergj Camaj - valletar, e instrumentist, arkatar dhe udheheqes i grupit te valleve,

Prej shumë vitesh komuniteti shqiptar në Amerikë, ka pasur në vatrën e vet edhe këngëtaren Dila Gecaj, (pjesëtare e grupit “Bashkimi Kombëtar”), e cila me vokalin e saj tepër karakteristik, ka sjellë të gjallë në mes nesh Gjakovën heroike dhe trimeritë e Shote Galices, Isa Boletinit, atë motiv që e ka inçizuar në disa CD të muzikës popullore me temë patriotike. Dila Gecaj në festivalin e Parë Folklorikë në Rochester Hills - Detroit, organizuar nga kisha katolike shqiptare Shën Pali, fitoi Çmimin e publikut me këngën “Tri heroinat”. Ajo është edhe këngëtarja që ka kënduar në shumë aktivitete të rëndësishme hymnim kombëtar Shqiptar dhe të Amerikës.

Ndërsa, aktiviteti më i fundit, që shoqërova SHKA “Bashkimi Kombëtar” nga New Yorku, i përbërë me valletaret dhe kengetaret e grupit te cilët kanë përfaqësuar edhe në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, e Diasporë në SHBA, ishte Festivali i Parë Foklorikë Kombëtar, zhvilluar nga data 6 deri më 9 korrik në Rochester Hills, Kishën Katolike Shqiptare Shën Pali. Kësaj radhe, u dëshmua se në një konkurencë të fortë, dhe në New York, erdhën dy çmimet më të rëndësishme të festivalit, dhe më shumë se gjysma e çmimeve inkurajuese, Çmimin e parë të festivalit, Flamurin kuq e zi, i cilësuar si dhe Çmimi i Parë i Festivalit”- i takoi shoqërisë kulturore nga New Yorku, “grupit Bashkimi Kombëtar’ me drejtues Gjergj Dedvukajn. Ai u shpreh se “ishte një festival mjaft i bukur - dhe se rradhën tash e ka New Yorku, të mbajë një festival të tillë”.

 Në mbyllje të këtij reportazhi duhet pranuar se programi i SHKA “Bashkimi Kombëtar” nga New Yorku prej nga dita e parë e deri më sot, kur ata mbushin 10 vjetorin e krijimit të grupit, na solli ne skenen shqiptare në Amerikë, kenge dhe valle te vjetra, por edhe kenge te ‘lindura’ se fundi, te cilat i kushtoheshin heronjve te Kosoves, si kenge per Adem Jasharin, kenga per Batalionin e ushtarëve Atlantiku, kushtuar djemeve shqiptare te Amerikes qe luftuan per Kosoven. Motivet qe solli ky grup kishin nje shtrirje te gjere gjeografike nga Malesia, Shqiperia e Mesme, e Jugut, e Kosova. Prej, nga lahutari, dhe këngët “Maja Krahu” e deri tek kengetarja nga Kosova me banim ne Amerike Dila Gecaj per te vazhduar me 14 vjeçarin Albert Stanaj na ngjallen emocione dhe ne iu dhuruam atyre duartrokitjet e zjarrta.

http://kosova.albemigrant.com - Foto:



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora