E marte, 23.04.2024, 09:53 AM (GMT+1)

Mendime

Adnan Abrashi: E keni përgjegjësinë, jepni dorëheqje zoti Jagxhillar!

E enjte, 07.08.2008, 06:47 PM


Adnan Abrashi
E KENI PËRGJEGJËSINË, JEPNI DORËHEQJE ZOTI JAGXHILLAR!

Nga Adnan Abrashi

Në të përditshmen “EKSPRES, të datës 7.8.2008, me vëmendje të veçantë e lexova artikullin me titull :”Të gjithë fajtorë”, shkruar nga gazetari  Nebih Maxhuni, në të cilën jepet një intervistë me ministrin aktual  të mbrojtjes së ambientit  dhe planifikimit hapësinor, z. Mahir Jagxhillar.
Edhe pse, nga artikulli në fjalë, në disa pyetje të gazetarit  mbi përgjegjësinë e tij personale si ministër në këtë aferë duket qartë tendenca e ikjes së tij  për dhënien e përgjigjeve konkrete, në atë intervistë, posaçërisht  më la përshtypje ajo pjesë ku ai deklaron se, “është i gatshëm të jap dorëheqje për rastin e maunave, por s’beson se ndreqet diçka”?!.
Ndreqet, ndreqet, dhe mirë bile – them unë- z. Jagxhillar! 
Merrni me mëndë?! Ajo çfarë ndodhi këto muaj me odisejadën e maunave të famshme helmuese të mbushura me acid disulfurik, sikur të kishte ndodhur në ndonjë shtet të civilizuar të botës, ose, mos zot, diku, ta zëmë në Japoni, atëherë, si hap të par në zgjidhjen e saj, ministri për ambient i atij shteti, sigurisht do të jepte dorëheqje të parevokueshme, e besa edhe do të bënte “harakiri” (vetëvrasje)
Natyrisht se askush nga ministri i jonë i ambientit dhe planifikimit hapësinor, zoti Mahir Jagxhillar, nuk kërkon të bëjë “harakiri”, por, pa marrë parasysh thashethemet dhe dyshimet e padëshmuara edhe mbi mundësinë e involvimit të tij të drejtpërdrejtë në këtë aferë, dorëheqja patjetër duhet të ofrohet së paku si akt moral.
Edhe pse, sado kudo si prizrenas, e njoh natyrën dhe karakterin e z. Jagxhillar, si dhe ambiciet e EGOS së tij të shprehur për poste dhe karterë politike, në këto momente hamendësimesh dhe frustrimesh vendimtare shpirtërorë, do të apeloja tek ai që të dominoj ana tjetër e moralit  të vërtetë që e karakterizon atë: ajo e reputacionit tradicional të ndershmërisë dhe virtytshmërisë së lartë të familjes  së vjetër prizrenase “Jagxhillar” , ku ai ka lindur, është rritur dhe edukuar.
Edhe pse në fillim mund t duket ndryshe, ofrimi për shkaqe morale i dorëheqjes nga posti i tanishëm ministror të mbrojtjes së ambientit, mendoj se aspak nuk do të ndikoj në karrierën  politike të z. Jagzhillar, por, përkundrazi, në sytë e opinionit të gjerë, edhe më shumë do ta favorizoj atë për një pjekuri të lartë politike. Dhe, po ashtu,  ajo nuk do të reflektoj vetëm si akt individual, por edhe institucional, sepse , dorëheqja e tij do ta ris edhe më shumë besimin në popull mbi seriozitetin e punës së këtij dikasteri ministror, në veçanti,  si dhe për qeverisë Thaçi, në përgjithësi.
Populli i Kosovës, z. Mahir, është i tillë: edhe pse disa herë mashtrohet nga politikanët e vetë, kur dikur ata bien nga pushteti, fillon  sinqerisht t’ju dhimbset ai. Tek atëherë kjo masë, nuk sheh vetëm zi por mundohen ta kuptojnë edhe ana tjetër të realitetit.
Prandaj, ju lutem, mos u hamendni në dhënien e dorëheqjes! Provojeni edhe këtë efekt specifik të mentalitetit tonë kolektiv, sepse, ajo si  bumerang, mund t’ju kthehet pozitivisht në perspektivën e karrierës suaj të ardhshme politike. 
U bë çka u bë, z. Mahir, dhe realiteti i kulluar është se tanimë edhe zyrtarisht dhe publikisht është dëshmuar se ato maune janë helmuese dhe në vete kanë veti kancerogene për shëndetin e popullatës.
Që ironia të jetë më e madhe e tërë kësaj odisejade të pakuptimtë të ekskursionit të maunave helmuese në disa regjione të Kosovës dhe përfundimi i tyre në Mitrovicë, moralisht e peshon edhe më rëndë këtë aferë.
- Pse Mitrovica të jetë stacion i fundit i tyre? A  nuk hoqi mjaftë më ai popull i pafajshëm i këtij qyteti, me të gjitha ato maskarada politike që ju bënë dhe ende i bëhen në kurriz të tij, dhe, pse tash duhet ta gëlltisë si desert  edhe këtë helmim të panevojshëm? 
- Pse një kohë të gjatë nga ministria e Jagxhillarit u fsheh nga opinioni rrezikshmëria e lartë të këtij kontingjenti për shëndetin e popullit?
- Pse dikush, pak më larg se aty, mundet që me protesta vandaliste  të pengoj një projekt humanitar të ujësjellësit që kalon nëpër fshatin e tyre, kurse këta mitrovicas tjerë në jug, rrehen, maltretohen dhe burgosen nga policia, vetëm  e vetëm pse nuk duan helmin në afërsinë e tyre...? 
Përgjigjet në këto “pse” dhe shumë “pse” tjera të shumta, z. Jagxhillar, dihen , dhe ky popull ka filluar të mos heshti më. Ka filluar të vetëdijesohet dhe nuk pranon më t’ ju shes dikush “dushk për gogla”
Prandaj, jepni dorëheqje të parevokueshme nga ky post, z. Jagxhilar!  Ju garantoj se kjo do të jetë si akt më sublim dhe më njerëzor që ndonjëherë ju jepet rasti ta bëni në karrierën e juaj politike!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora