Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Akademi perkujtimore për Imz. Mark Sopin

| E hene, 04.01.2016, 08:18 PM |


Njoftim

Shkruan: Lekë Mrijaj

Këshilli organizativ i një grupi intelektualësh të Lugut të Drinit  njofton të gjithë intelektualet,krijuesit e miqtë të Imz. Mark Sopit se ditën e shtunde me 09.Janar.2016 në ora 12:00 në Pallatin e Kulturës “JEHONA E DUKAGJINIT” në Klinë do organizojë një akademi perkujtimore në 10 vjetorin e kalimit në amëshim të Imz. Mark Sopit.

Akademisë i paraprinë mesha në ora 10 në Zllakuqan.

Referojnë:

-Prof.Dr. Martin BERISHAJ : Aspekti politik dhe diplomatik i Imz. Mark Sopit në arenën nderkombëtare ( zëri i tij i ndërgjegjës për veshët e europës )

-Dom Shan ZEFI : Përkushtimi baritor dhe kontributi teologjik e human i Imz. Mark Sopit ,

-Dom Gjergj META:Evokim - Si e njohu Dioqeza e Durrësit Imz. Mark Sopin ( kontributin e tij )

-Prof. Prend BUZHALA : Vlera kulturore dhe kontributi letrar i Imz. Mark Sopit.

-Prof. Pal CANAJ : Reflektimet pozitive të Imz. Mark Sopit në unifikimin kombëtar.

Klinë:02.Janar.2016     

 Këshilli  Organizativ