Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zemra Shqiptare: Gëzuar 2016!

| E enjte, 31.12.2015, 08:10 PM |


Sot mbyllet viti 2015! Me këtë rast redaksia e “Zemrës Shqiptare” përcjell urimet më të mira për të gjithë lexuesit dhe artikullshkruesit e saj.

Gjatë këtij viti në redaksinë e “ZSH” kanë ardhur me mijëra shkrime që kanë mbuluar thuajse të gjitha fushat e aktivitetit kombëtar; me qindra bashkëpunëtorë kanë treguar besim duke dërguar shkrimet e tyre në redaksinë tonë, ndër ta shumë janë emra të rinj të ardhur rishtazi gjatë këtij viti, por shumë të tjerë vazhdojnë të jenë besnikë të këtij portali.

Me falëndërimin  për besimin e treguar, redaksia e  “Zemrës Shqiptare” inkurajon cilindo të shkruajë e të shprehë lirisht mendimet mbi çështje që na shqetësojnë të gjithëve, pavarësisht se ku jetojmë e punojmë.

Me besimin se 2016 do të jetë një vit i begatë në shkrime serioze,  mendime të mençura,  me  përmbajtje të mbështetura në fakte, me synimin për të kontribuar në të mirë të pasurimit të mendimit shqip, redaksia e “Zemrës Shqiptare” ju uron “Gëzuar 2016”!

Një vit i mbarë, me shëndet për  familjet dhe të dashurit tuaj dhe me shumë suksese në përpjekjet e përbashkëta për një komb të zhvilluar brenda familjes natyrale europiane, ashtu siç  të gjithë dëshirojmë... nga Zemra!