E shtune, 20.04.2024, 01:02 PM (GMT+1)

Mendime

Nebi Dragoti: Punimet fiktive burim krize

E enjte, 31.12.2015, 12:57 PM


PUNËSIMET  FIKTIVE  BURIM  KRIZE

Vëzhgim

NGA NEBI DRAGOTI

Hapja e fronteve të punës efektive për punësim nuk vinë vetë.Fiktiviteti në botën sociale,  gjithandej,  ushqen veç krizë dhe,  një punësim i tillë,  quhet punësim parazitësh. Kjo dukuri do të thotë se,  politika nuk di ç’bën,  nuk di se si bëhet dhe për çfarë bëhet punësimi. Politika nuk i di praktikat e punësimit që japin prodhim dhe si e tillë “korr” produkte  padrejtësie sociale. Kështu arrihet në shprehjen: “Punon qorri dhe ha horri”. Saktësisht,  duke e çuar më tej fillin e mendimit shprehesh se Bota është mbushur më shumë me parzitë ( të papunë), se sa njerëz që bëjnë punë me rendiment për të mirën e vetes dhe të shoqërisë.Pak prodhojnë të mira materiale,  të mira ushqimore dhe artistike.Sikur Bota mos të ushqente parazitë,  do të ishte qindpërqind ndryshe, saqë edhe luftra nuk do të kishte.Bota do të lundronte në harmoni e mirëqënie. Për të ushqyer politikën,  që duhet të zgjohet,  me këtë shkrim i drejtoj pyetjet retorike: Ç’të mirë i japin shoqërisë gjithë llojet e ndryshme të lojrave të fatit veç mashtrimit? Ç’të mirë japin punësimet duke fryer organikat me çfaqje nepotizmi,  duke rritur kotsëkoti numrin e të punësuarve? Ç’të mirë japin,  gjer,  duke shtuar ministri inovacioni,  kulture,  arsimi,  sporti,  ku mund të reduktohen në një ministri të vetme ku me punë të pashoqe të justifikojnë edhe pagën që marrin nga shoqëria (shteti nuk pjell lekë…)? A ka (se ka )ministri kolltukofagësh,  që në kolltuqe,  pa lëvizur,  marrin e numërojnë rrogën?

Problemi i informalitetit,  që duhet luftuar rrënjësisht e vazhdimisht,  duhet parë edhe në këtë aspekt që të mos kemi rrjedhje të buxhetit shtetëror për të mbajtur të punësuarit fiktiv ,  parazitët e shoqërisë (këtu futen edhe ata që nuk e kanë qejf punën)? Ky shkrim është filozofi e thellë,  filozofi politike,  është katalizator nxitës për veprim kundër punësimeve fiktive,  edhe brenda Shqipërisë,  edhe jashtë saj. Në këtë luftë për çlirim nga ky kancer,  në këtë luftë të karakterit politiko-social,  edhe në rrafshin botëror,  në kurorëzimin e saj me fitore,  mbarë shoqëria njerëzore e rruzullit tokësor do të ketë Paqë të vërtetë dhe begati.Pra,  në kontekst të shkrimit,  për këtë krizë,  që qarkullon nëpër shtete,  fajin e ka politika kolltukofage…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora