Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Florim Zeqa: Shqiptarët kremtuan festat e fundvitit

| E enjte, 31.12.2015, 12:51 PM |


Shqiptarët kremtuan së bashku festat e fundvitit

Shkruan: Florim Zeqa

Nën patronatin e Federatës  Nacionale të Shoqatave Shqiptare në Itali (FNAI), me datën 27 dhjetor 2015 në ambientet briliante të Hotel Savoia ne Bologna (Itali) u organizua mbrëmje festive me rastin e festave të fundvitit me anëtarë, aktivistë dhe veprimtare të të gjitha shoqatave pjesmarrëse në Federatë, me bashkatdhetarë të shumtë të ardhur nga të gjitha anët e Italisë, miq italian dhe komunitete tjera që ndjekin me simpati dhe admirim aktivitetet e federatës shqiptare.

Aktiviteti filloi në orët e mbrëmjes në hollin e hotelit luksoz me nje koktej të veqantë për këtë natë, i shërbyer me elegancë nga personeli i kualifikuar i hotelit dhe restorantit "Garganelli", për të kaluar më pas në darkën e përbashkët, në njërën nga sallat e mëdha të këtij restorantiti prestigjioz në Bologna.

Mbremjen festive e hapi sekretarja e këshillit drejtues të Federates, avokatja Ilda Pinari duke përshendetur të gjithë të pranishmit në këtë mbrëmje festive

Programi artistik filloj me një pikë baleti, e ekzekutuar në mënyrë mjeshtërore nga dy të rinjë Italian, për të vazhduar më pas me zërin e bukur të këngëtarës së mirënjohur Mimoza Selimi, me këngë të muzikës së lehtë dhe popullore, që ngjallën emocione të papërshkruara tek të bashkatdhetarët në sallë.

Më pas në skenë u paraqit këngëtarja ekstravagante Elda Berisha, e veshur me simbol kombëtar, me zërin karakteristik dhe vallëzimin artistik elektrizoi atmosferën e ngrohtë në salën e madhe të Restorant "Garganelli".

Pas dy këngëtareve të shkëlqyera, radha i erdhi edhe zërit magjepës të këngëtarit Amarildo Gjypi, me disa potpuri të bukura popullore.

Në ndërkohë, me një fjalë përshendetëse u paraqit edhe kryetari i FNAI-it, zotëri Ndue Lazri, i cili për kënaqësinë e miqëve italian dhe mysafirëve joshqiptar, urimin përshendetës për festat e fundvitit e bëri në gjuhën italiane.

Përveq këngëve, nuk munguan as recitimet e interpretuara në mënyrë artistike nga poetët Tonin Nikolli dhe Lumturie Plaku, të cilët u përcollën me duartrokitje të gjata frenetike.

Kjo mbrëmje e bukur festive u bë e mundur falë këshillit organizativ, nën drejtimin e veprimtarëve Klodian Camit dhe Petrit Selitaj, që nëjiherit janë edhe drejtues të Federatës së Shqiptarëve në Itali (FNAI).

Në mesin shoqatave të shumta, të ftuar ishin edhe shoqata ILIRIA nga Treviso, e përfaqësuar nga nënpresidenti Beqir Cikaqi, publicisti i pavarur Florim Zeqa dhe Selim Musaj dhe Agim Mullosmani nga UNIKOMB-i (TV-Itali).

Në fund vlenë për të theksuar, se Federata e Shqiptarëve në Itali (FNAI), edhe pse e themeluar vetëm disa muaj më parë, ka arritur suksese të jashtëzakonshme në shtrirjen gjeografike dhe konsolidimin e veprimtarisë së saj, në shërbim të afrimit dhe bashklimit të vlerave tona në një organizim të përbashkët kombëtar.

Shëmbullin e mirë të organizimit të shqiptarëve në mërgatë, duhet ta ndjekin edhe njerëzit e veshur me petkun e pushtetit në dy shtetet shqiptare-Shqipëri dhe Kosovë, e të mos vrapojnë vetëm pas interesave të tyre personale për pasurim dhe privilegje nga shteti,...por të mësohen së paku njëherë në vit, për të dhënë diçka nga vetja e tyre për të mirën e përbashkët..