E shtune, 20.04.2024, 06:20 AM (GMT+1)

Mendime

Faton Mehmeti: Ballafaqimi me vetveten

E merkure, 30.12.2015, 12:55 PM


Ballafaqimi me vetveten

Shkruan Faton MEHMETI

Cfarë na solli 2015...nje pyetje e përgjithsme, mjaft komplekse dhe me një gamë të gjerë kontekstesh , prek nervin e secilit nga ne, qoftë edhe të atyre “ që botën e kanë rrafsh “

Nëse marrin Deduksioni, si një ndër metodat themelore të hulumtimit, dhe ne kete sens vendosim një paralelizëm në mes të pritshmërisë në dhjetor të 2014-2015, dukshmëria e mospërputhmërisë është diametralisht e kundertë.

Në dhjetor të 2014, të gjitha pritshmeritë për vitin 2015 ,më tepër në sensin e dëshirës së besimit në ealizimin etyre, ishin proklamuar me të madhe nga qyetarët e dëshperuar.

Dëshirat kryesore të qyetarëve, për vitin 2015, ishin :Lufta kundër korrupsionit, varfërisë, mosshkelja e të drejtave të punës dhe nepotizmi gjatë punësimit, , si krijimin e vendeve të reja pune, apo krijimin e ambientit të përshtatshëm për biznese të cilët do të hapnin vende pune, sigurimin e ujit të pijshëm, sigurimin e shkollave për edukim të fëmijëve, etj. Këto atributa japin kuptim jetës së mirëqen të qyetarëve , dhe mbi të gjitha do i jepnin kuptim shtetit.

Një ndër filozofët e parë dhe ndër më të famshëm që kanë trajtuar temën e shtetit modern ishte Thomas Hobbes. Ai përshkruante gjendjen e një shoqërie ku do të mungonte shteti. Jeta e njeriut në atë shoqëri, sipas Hobbesit, do të ishte “e vetmuar, e varfër, e ndyrë, e vrazhdë, dhe e shkurtë”. Në këtë gjendje shoqëria do të vinte pasi që asnjë individ, qoftë ai edhe më i forti në grup, nuk do të ishte mjaftueshëm i fortë që të sigurojë jetën e tij, apo të familjes së tij/saj, nga sulmet individuale të një individi tjetër, qoftë ai edhe më i dobëti i grupi.

Për të shmangur këto situata të pakëndshme, apo edhe fatale, Hobbes sugjeron që të gjithë individët brenda grupit të nënshkruajnë “kontratën sociale” me të cilën kjo gjendje do të mënjanohej.

Në retrospektiven njëvjcare shoqeria e sotme në Kosove, gjindet në një krizë të thellë të realitetit ,thjesht vrasësit, hajnat, dhe kriminelët në Kosovë janë shumë më të aftë sesa policia, duke rrezikuar shtetin dhe qenësinë e saj.

Depresioni në rritje si shkak i amortizimit të shoqerisë, ka arritur kulminacionin me ikjet masive te qytetarëve. Getoizimi i vendit, perspektiva e zymtë, bëjnë që përseri t’i kemi te njejat deshira edhe për vitin 2016, edhe nëse fare nuk besojnë në realizimin e tyre.gjithësesi t’i bejmë vetes katikule askush nuk na pengon.

Koha e përrallave ka mbaruar...t’i kthehemi realiteti...me urimet që vitin tjetër mos t’i përsërisim të njejtat dëshira..Gëzuar 2016...!!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora