E shtune, 20.04.2024, 05:41 AM (GMT+1)

Mendime

Skënder Kapiti: “Zajednica” si “Protokolli i Korfuzit”

E hene, 28.12.2015, 11:10 AM


Marrëveshja për “Zajednicën”si “Protokolli i Korfuzit”

Nga Skënder S. KAPITI

Si shoqëria shqiptare dhe qeverisjet e politikanët e saj janë treguar “trima” duke mos pranuar “inferioritet”ndaj miqve, ndaj Perendimit dhe sidomos ndaj SHBA-ve si në 50 vite të regjimit diktatorial terrorist, marksist-leninist sllavo-komunist, ashtu dhe të një hipokrizie e sjellje tinëzare e pabesie e më shumë servile të politikanëve tanë të paskomunizmit, si p.sh rasti i refuzimit publik social dhe i opozitës e qeverisë së Shqipërisë kundër propozimit amerikan të demontimit të armëve të Asadit të Sirisë, mosvullneti për të dekriminalizuar politikën dhe i moskryerjes së reformës në Drejtësi marrë si sjellje negative p.sh.të këtyre kohëve të fundit. Në kontrast me këto e të tjera  farë “rezistencash”antiperendimore dhe të dëmshme për kombin vjen inferioriteti real fatkeqësisht dhe  historikisht i politikës dhe i politikanëve tanë në raport dhe në marrëdhënie me fqinjët tanë në dëm të interesave kombëtare. Historia e politikës dhe e politikanëve shqiptare të pushtetit ka treguar se ata janë “të dashur e të ndjeshëm për popullin”, janë “të ndershëm dhe patriotë” vetëm kur janë në opozitë dhe pa pushtet, por në qeverisje dhe në pushtet atyre ju del boja e pseudopatriotizmit dhe e patriotizmit fals, ju griset  maska mashtruese e premtimeve dhe ju dalin në dritë gënjeshtrat dhe qëllimi e synimi vetëm për të rrëmbyer pushtetin dhe për të bërë  korrupsionin dhe vjedhjen e parasë dhe të pasurive kombëtare. Së fundmi si shembull po marrim Marrëveshjen “Zajednica”që mundëson krijimin e Bashkësisë së Komunave Serbe në Kosovë, në fakt vetë fjala Bashkësi përmban unifikimin etnik, territorial, juridik dhe vetadministrim e tyre prej serbëve, gjë që do të thotë minimalisht një autonomi të sotme të fshehtë, e që në perspektive edhe të kërkesës me refererendum për një republikë srbska brënda Kosovës si ajo srbska e Bosnjes apo dhe të legjitimimit të ndonjë kërkese apo lëvizje  irredentiste me kalimin e kohës të kësaj “Bashkësie” serbe për bashkimin e saj  me Shtetin e Serbisë nesër . Qeveritarët e Kosovës para se ta nënshkruanin këtë Marrëveshje duhet të mendonin dhe të gjykonin shumë për pasojat e saj në dëm të interesave kombëtare, dhe jo të binin pre e injorancës së thellë politike, historike, akademike, diplomatike dhe e mëkatit  e të papërgjegjshmërisë së tyre ndaj kombit të vet. Së paku atyre po u sjell në kujtesë “Protokollin e Korfuzit” të para 100 viteve kur Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit i bëri lëshime politikës shoviniste greke dhe” Lëvizjes Autonomiste Vorioepirote”,  Protokoll i cili i shërbeu krijimit artificial të minoritetit grek në Shqipëri, protokoll që shkelte rëndë Sovranitetin e Shtetit Shqiptar dhe që vazhdon edhe sot pas 100 vitesh si justifikim nga politika e shtetit grek për pretendime territoriale ndaj Shtetit shqiptar, gllabërimin e Shqipërisë së Jugut, si justifikim të gjoja të shkeljes së lirive e të drejtave kombëtare të grekëve në Shqipëri që në të vërtetë janë shumë pak e që i pati sjellë në Shqipëri Ali Pashë Tepelena si yzmeqarë. Ky protokoll  fatkeqësisht në kohën e nënshkrimit të tij pati dhe përkrahjen dhe kontributin e Esad Toptanit dhe të kolonelit hollandez Tomson, ku ky Tomsoni ka meritën si mbështetësi kryesor i atij Protokolli antishqiptar, aprovuar prej  qeverisë së Princ Vidit, Protokoll që fatkeqësisht u nënshkrua po nga ato shtete të Europës që e coptuan Shqipërinë në vitin 1913, Prokoll që po të zbatohej do të krijonte një “shtet  brënda shtetit ”.  Por ai Protokoll dështoi vetëm në sajë të qendresës dhe luftës  së popullit shqiptar. “Protokollin e Korfuzit”i njohur si protokolli i turpit, shovinzmi grek mundohet gjithnjë që ta ringjallë atë. Sikur në vazhdën e fshehtë të atij protokolli turpi erdhi dhe nënshkrimi i Marrëveshjes detare me Greqinë nga qeveria shqiptare dhe ajo greke në vitin 2009 në Tiranë,  madje dhe vetëm mes këtyre dy qeverive, pa pyetur as për Kushtetutë dhe as për Parlament u nënshkrua me nxitim  pasi ishte përgatitur fshehurazi e tinëz   publikut  të brëndshëm dhe tinëz aleatit tonë të madh  SHBA, po dhe Italisë e Turqisë të cilët e kundërshtuan me forcë pasi kjo Marrëveshje ishte jo vetëm në dëm të Shqipërisë në radhë të parë ku Shqipëria humbiste 350 km2 sipërfaqe të hapësirës kombëtare ujore , por ajo krijonte dhe një precedent ndërkombëtar në shkelje të së Drejtës Ndërkombëtare. Falë presionit publik të brëndshëm dhe të aleatëve tanë SHBA, Turqisë dhe Italisë, Gjykata Kushtetuese e shpalli këtë Marrëveshje si antikushtetuese.  Por edhe Marrëveshja “Zajednica”e Brukselit , pra e nënshkruar në prezencë të europianëve, të imponimit ndoshta prej tyre, të cilët nuk e kanë për gjë dhe kanë treguar gjithmonë zellin, zëmërgjërësinë dhe gadishmërinë për Marrëveshje, Traktate e Konferenca pa i pyetur shqiptarët dhe në kurriz të shqiptarëve dhe të trojeve të tyre, Marrëveshje kjo për formimin e  Bashkësisë së Komunave Serbe brënda Shtetit të Kosovës duke krijuar në realitet  një” shtet brenda shtetit ”, përbën një precedent dhe përbën edhe shkelje të së Drejtës Ndërkombëtare të panjohur më pare përsa i përket trajtimit të minoriteteve si dhe është në dëm të interesit kombëtare shqiptar dhe të Sovranitetit të Kosovës. Prandaj duhet të anulohet si një Marrëveshje në dëm të intereasave kombëtare dhe antikushtetuese.  Aktualisht rezistenca dhe kundërshtimi i kësaj Marrëveshje të nënshkruar mes qeverisë së Prishtinës dhe asaj të Beogradit nga Opozita politike në Kosovë  është e drejtë dhe në kohë, se nesër do të ishte shumë vonë dhe nuk mund të ndreqet ajo dhe pasojat e së cilës pashmangshëm që do të agravonin në dëm të interesave të Kosovës. Ashtu siç dështoi “Protokolli i Korfuzit” nga qëndresa e shqiptarëve , ashtu do të dështojë dhe kjo marrëveshje si dhe ajo e caktimit të Kufirit të Kosovës me Malin e Zi, do të dështojnë falë rëzistencës së qytetarëve të Kosovës dhe të Opozitës politike atje. Marrëveshja “Zajednica” realisht de fakto bën ndarjen politike, ekonomike, juridike, policore, administrative, territoriale dhe konstituitive  të Komunave serbe nga shteti i Kosovës, dhe nëse arrihet që të krijohet një strukturë etnike autonome e pastër serbe në Kosovë atëhere çfarë arriti Lufta çlirimtare e popullit shqiptar të Kosovës, kur rrezikohet t’i shkëputet rreth 25% e territorit të saj, dhe Serbia në fakt kështu po realizon objektivin shovinist të saj që është: se atje ku ka dhe vetëm një serb është Serbi. Shumica e serbëve të Kosovës janë kolonë që regjimet dhe politika serbe i ka sjellë vazhdimisht në Kosovë dhe i ka vendosur në tokat e shqiptarëve që i ka shpronësuar dhunshëm dhe i ka  dëbuar ata nga Kosova prej 100 vitesh rrjesht, si strategji për të ndyshuar strukturën etnike të Kosovës, dhe krijimi i Zajednicës në Kosovë i shërben politikës serbe që në çdo kohë do të përpiqet për ta destabilizuar Kosovën dhe për ta larguar vëmëndjen si të shqiptarëve dhe të ndërkombëtarëve prej pastimit etnik që serbët i kanë bërë 600 fshatrave të Toplicës në fund të shekullit të 19-të, dhe sot për ta bërë pastrimin etnik të Preshevës, leksion ky që politika serbe e ka marrë nga aleati i saj Greqia që krijoi artificialisht pretendimin e Vorio-Epirit për të harruar dhe për të ligjëruar pastrimin etnik të shqiptarëve prej Jugo-Epirit, ?amërisë . Anulimi i Marrëveshjes për formimin e Bashkësisë së Komunave serbe në Kosovë mbron Shtetin e Kosovës dhe ja rrit atij autoritetin dhe prestigjin ndërkombëtar në Konsolidimin e Pavarësisë shtetërore, dhe së pari është në favor të interesit kombëtar dhe jo siç e interpreton pozita kaprriçoze dhe e papërgjegjshme dhe që  i kundërvihet  me fanatizmin injorant kundërshtisë së Opozitës duke edhe i burgosur ata, dhe që pozita e detyron, e provokon dhe kërkon ta instrumentalizojë e ta paraqesë si destabilizuese dhe destruktive qëndresën dhe kundërshtinë e Opozitës kundër këtyre dy Marrëveshjeve të fundit, duke u justifikuar se Opozita  po prish imazhin e Kosovës me gazin lotësjellës që deputetët e Opozitës hedhin në Parlament, në atë parlament i cili u injorua nga kryeministri dhe qeveria e tij, e që nuk u mor pëlqimi i tij për Marrëveshjen e “Zajednicës”. Është në praktikën e politikës shqiptare të pushtetit në përgjithësi, që pushteti për mëkatet dhe dëmet e rënda dhe të  pandëshkueshme që shkakton ajo , që ajo i bën popullit dhe kombit, nga miopia politike për vetëm pushtet, nga papërgjegjshmëria, injoranca, korrupsioni e interesi i vet, ajo dëshiron dhe tenton t’ja kalojë mbi shpatulla të tjerëve, opozitës kryesisht dhe agjenturave të huaja sa për justifikim dhe për  t’u dukur me demek edhe si  patriote . Më i rëndësishem është interesi kombëtar se sa çdo interes personal e partiak për pushtet, por që pushtetet gjithnjë në Shqipëri, po dhe në Kosovë sot  kanë treguar me veprime se sakrifikojnë, guxojnë, punojnë e veprojnë për këtë të fundit, pra, për interesin personal mbi atë kombëtar. Në përfundim po kujtoj përsëri: kur këta kryetëparët, kryëbajraktarët apo këta kryepolitikanët bëjnë të tilla marrëveshje historikisht në dëm të interesave kombëtare merre me mënd se çfarë luajnë, matrapazojnë e ç’farë nuk bëjnë me liritë, të drejtat dhe me pronat e shqiptarëve, me vjedhjen e pasurive kombëtare, me paligjshmërinë dhe me korrupsionin; merre me mënd se sa seriozisht punojnë ata për progresin ekonomik, për mirëqënien, për demokracinë dhe për integrimin. T’i rikthehemi dhe njëherë problemit të formimit brënda Kosovës shqiptare të një Bashkësie Komunash serbe. Kjo do e ndante Kosovën në dy pothuajse kantone, dhe dihet mirë se çfarë rreziku mbart kjo, pasi dhe kështu patën pasur idenë dhe patriotë shqiptarë dhe vetë Ismail Qemali në perudhën e turbullt e të vështirë të vitit 1914  që edhe shteti i cunguar shqiptar pas shpalljes së Pavarësisë të ndërtohej mbi bazë të tre Kantoneve: të Jugut, të Shqipërisë së Mesme dhe asaj të Veriut pa pasur madje në asnjërën prej tyre as komuna apo bashkësi minoritarësh,  por që fatmirësisht u kundërshtua dhe nuk u pranua nga elita patriotike e asaj kohe, sepse mund t’i shërbente një projekt i tillë gllabërimit të Shqipërisë së Jugut nga Greqia, asaj të Mesme nga Italia dhe asaj të Veriut nga Austria( e më vonë nga Jugosllavia). Edhe nëse integrohen apo antarësohen  Shqipëria, Kosova dhe Serbia në BE   vetëm sa do të rritej shkalla e autonomisë së kësaj Bashkësie serbe dhe madje nuk është çudi që vetë serbët atëhere mund të kërkojnë bashkimin e Kosovës me Shqipërinë , por pa këtë “Zajednicën” serbe e cila do të kërkojë bashkimin e vet me Serbinë, dhe kështu do të realizohej edhe “largëpamësia” e politikanëve të Shqipërisë dhe të Kosovës , dhe e disa studiuesve, analistëve, historianëve dhe e mediatikëve që kanë një mbështjellje flluskore nacionaliste, ajo e Bashkimit kombëtar, të cilët Bashkimin e Kombit , e shohin si mundësi e perspektivë të kryhet vetëm në Bashkimin e Familjes së Madhe Europiane (BE). Po nqs nuk kryhet Integrimi në BE i dy shteteve tona, që dhe ky mosintegrim i derimësotëm vjen vetëm prej këtyre politikanëve tanë, dhe nqs BE ndoshta shpërbëhet, a kanë parashikuar gjë për këtë, këta “largpamësit ” tanë?



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora