E merkure, 24.04.2024, 11:39 AM (GMT+1)

Kulturë

Entela Safeti Kasi: Kur atdheu tretet në sytë e atij që e njeh

E merkure, 06.08.2008, 07:35 PM


Entela Safeti Kasi
KUR ATDHEU TRETET NE SYTE E ATIJ QE E NJEH

Nga Entela Safeti  KASI

As në qiell as në tokë, por  në areoportin “Nënë Tereza” të Tiranës, me një biletë avioni dhe pasaportën shqiptare në dorë kuptova  se si ashtu prej “rastësisë apo fatit”,  mund të mbetesha pezull si njeri, apo shkrimtare e gjuhës shqipe, ndërsa flamuri i vendit tim është ngritur në International Convention Center në Shangai, për të celebruar mes të tjerëve prezencën  e gjuhës shqipe në Kongresin e XVIII të Federatës Botërorë të Përkthyesve prej datave 3 deri në 7 gusht 2008. Dhe kështu ndalon koha e cila vjen prej një ore ekzakte të cilën  nuk e ke njohur apo nuk e ke ditur më parë…  
Dhe thuhet se shkrimtarët komunikojnë cuditshëm me kohën dhe veten, ndoshta subkoshienca dhe realiteti i pasaportës time më kishin bërë të përqëndrohesha te realitetei i pamundësisë të mbërritjes së shkrimtarëve lindorë në aktivitete ndërkombëtare për shkaqe nga më të cuditshmet apo edhe absuriditete, ku liria e njeriut kufizohet nga mungesa e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut në botën moderne të shekullit të XXI kaq fatalisht. Kur kisha shkruar  “Liri dhe frikë” dikur, në kujtesën time kishte mbetur pezull mosmbëritja e poetit dhe shkrimtarit palestinez, Amed Dervish, mjaft i njohur, kandidat për cmimin Nobel, në Festivalin Nërkombëtar të Poezisë në Izmir në vitin 2007, ku edhe unë isha e ftuar të merrja pjesë.Për asrye të paqarta  ai ishte ndaluar dhe kthyer mbrapsht nga autoritetet kufitare ne vendin e tij. Në raportin tim të fokusuar edhe në këto cështje themelore, i cili u mbajt në Ohër në  Qershor 2008 në Konferencen e radhës të International Pen, i cili më pas  u botua paralel nga shumë media të shkruara dhe online, me shumë të drejtë kisha përcaktuar pamundësinë e  lirisë për të qënë prezent shkrimtari aty ku shkon vepra e cila i kapërcen para krijuesit të saj të gjithë kufijtë gjuhësorë apo shtetërorë të shumë vendeve, me shpejtësinë maramendëse të dritës, por  në krahun tjetër shkrimtarit, për arsye nga me absurdet i takon të jetë larg saj edhe në kohët moderne. Ndoshta fati i njerëzve të letrave mbetet i njëjtë në kohë të ndryshme, dhe kështu mohimi, ndalesa, apo pamundësia i mbajnë ata larg vendit ku duhet të jenë në një kohë të caktuar për ata. Por këtë herë koha kishte rezervuar për mua të njejtin fat që dikur kishin patur shkrimtarë nga vende të izoluara, apo nga lindja.
Pas mbledhjes se Keshillit Drejtues te  Federates Boterore e Përkthyeseve, isha ftuar të merrja pjesë në kongresin e XVIII, të Fedeartës me peshën e përfaqësimit të gjuhës shqipe dhe letërsisë, midis mjaft shkrimtarësh dhe  përkthyesish nga 76 vende të botës, ku tema qëndrore ishte “Përkthimi dhe ndryshimet kulturore”. Flamuri shqiptar u ngrit për të dytën herë radhazi  sepse ishte hera e dytë që gjuha shqipe dhe une  ftoheshim  midis shkrimtareve dhe gjuhëve të shteteve te tjera. Kujtoj se për herë të parë ky Flamur dhe kjo gjuhë ishin present per here te pare  në Finlandë, në pallatin e Kongreseve në Tampere në Gusht 2005. Pas mbërritjes time atje ne gusht  2005, botime të ndryshme udhëtuan si shkëmbim në urën e përkthimit nga gjuhë të tjera në gjuhën shqipe dhe mjaft kontrata u celën për librat dhe poezitë e mia nga gjuha shqipe në gjuhë të tjera.
Bota e qytetëruar i kushton një vëmendje të jashtëzakonshme shkëmbimeve kulturore në fushën e letrave sepse letërsia vrapon para politikave dhe fjala vrapon para të gjitha marëveshjeve politike…
 Paralel në Pekin fillojnë lojërat olimpike dhe me shumë të drejtë shteti Shqiptar i krijoi kushtet sportit për përfaqsim dinjitoz, ndërsa Federate e Gjuhëve mban ne Shangai kongresin e radhes, mua shkrimtares shqiptare ndoshta më duhet të kap mikrofonat dhe të them ‘ja ku jam”, sepse Flamuri i kombit tim është shpalosur midis të tjerëve ndërsa unë ndjek online punimet e kongresit, nga Tirana, pasi për shkak të ligjit, rregullit apo absurdit u ktheva mbrapsh, u ndalova të kapërcej kufijtë shtetërorë nga aeroporti “Nënë Tereza” i Tiranës edhe pse isha paisur me vize te rregullt, isha informuar se bileta ime ishte e vlevfshme, ndërsa sipas autoriteteve vëndase bileta ime e avionit ishte e pavlefshme për shkak te dy tranziteve shengen, Romë, Paris, Shangai etj etj… E shokuar pasi isha informuar më parë që një biletë e tillë nuk përbente problem u ktheva në shtëpinë time dhe informova Federatën për mosmbëritjen time në kongres. Librat dhe raporti im për temën u kthyen mbrapsht me mua dhe kuptova se sa e dhimbshme dhe tronditëse është  për një shkrimtar të mos jetë aty ku janë të gjithë.Nga saiti online i kongresit ndoqa ceremonine e hapjes me fjalën e Z. Wang Cheng, minister i Zyres se Informacionit ne Keshillin e Shtetit, Z. Wu Jinamin, ish ambassador i Republikës së Kinës në Francë, për të cilin vetë presidenti Shirak kishte organizuar dikur një ceremoni solemne me rastin e përfundimit të mandatatit të Z. Jinamin si ambassador. Z.Karl Johan Larhoth, Drejtor i përgjithshëm në Drejtorinë e përgjithshme të përkthimit, në Komisionin Europian, Z. Cu Jegua, Akademia e shkencave sociale në Pekin, Znj. Sheril Hinhakken, Sekretare e përgjithshme e Federatës, Z. Huang Youi, i zgjedhur Zv/president i Federatës, Bente Christiensen, Zv/preidente e Federates, e shumë lajme për mbëritjen e miqve të mi, Salah Ali, perkthyes mjaft i njohur dhe professor i letersise ne Universitete te ndryshme, Mannana Dumbadze nga Gjerogjia, Faiha Abdulhadi nga Palestina etj….
Ndodh që vepra të bukura ti takojnë humbjes në udhëtim, ndoshta libra, kartvizita dhe lule, por është një absurditet që në shekullin e XXI, njerez nga bota e letrave ti takojnë mosmbërritjes. Ende si një absurditet në kujtesën e kohës dhe historinë e Fedreatës së Përkthimit do të mbeten dy ngjarje, mosmbëritja e përfasueses së gjuhës shqipe për shkaqe ende të paqarta,e kthyer mbrapsh nga autoritete shqipatere më 2008,  dhe vendi i nderit në tavolinën e këshillit drejtues të Federatës në 2005,pikerisht per te njeten perfaqesuese, kur gjuha shqipe ishte ftuar për herë të pare. Në të dyja rastet unë isha shkrimtarja shqiptare që përfaqësoja gjuhën dhe letërsinë e vendit tim në krah të flamurit kombëtar, dhe sot si shkrimtare e gjuhës shqipe e shoh të udhës të them se atdheu nuk është kurrë i tepërt në jetën e shkrimtarit. Ne modernitetin e kohes cdo shkrimtar  mund të zgjedhe të jetë me ose pa atdheun, por gjithmonë në atdheun e shkëlqyeshëm të shkrimtarëve, në botën e letërsisë, atdheu copa e tokës në gjuhën e nënës e kufizuar me kufij gjografikë merr një pamje solemne dhe të bën të kesh peshën tënde specifike mes atdheve dhe gjuhëve të gjithkujt, është pikërisht pesha e tij, kuptimin e së cilës e ndjen ai që e njeh. Në Shangai sot është edhe pesha e Flamurit dhe e gjuhës shqipe, ndërsa unë shkrimtarja shqiptare, vazhdoj të mendoj për “Lirinë dhe frikën”, për”Shkrimtarin me dhe pa atdhe”, në studion time në Tiranë, në muzgun e cuditshëm të lindjes brenda atdheut tim të kufizuar…pasaporten…te drejtat dhe lirite themelore te njeriut…deri kur ?!  



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora