E enjte, 28.03.2024, 11:22 PM (GMT)

Kulturë

Aleancat e Skënderbeut me prijësin rumun Hunyadi, në librin e parë shqip

E merkure, 06.08.2008, 06:58 PM


Aleat në distancë për Skënderbeun dhe besnik. Ai ishte rumuni Janko Hunyadi, bëmat e të cilit në luftën kundër pushtimit osman, vijnë për herë të parë në shqip, nëpërmjet monografisë “Janko Hunyadi-Mbrojtës i Krishtërimit”, botim i shtëpisë botuese “55”. Libri i përkthyer në shqip nga Virgjil Muçi, është monografi e historianit rumun, tashmë 81 vjeç, Camil Muresanu, dhe është botimi i parë i kolanës “Intelligenda”, drejtuar nga studiesi Aurel Plasari.  Në ceremoninë e organizuar mbrëmë në Bibliotekën Kombëtare, në prani të studiuesve dhe historianëve, Plasari pohoi se, “libri është një përshkrim i bëmave të këtij luftëtari me nam të madh të Rumanisë, dhe marrëdhë-nieve të tij me Skënderbeun”. Historiani, Kasem Biçoku, drejtor i Muzeut Historik Kombëtar tha se, “të dhënat që gjejmë në këtë libër plotësojnë disa boshllëqe në historiografinë tonë, pasi tregojnë detaje se si dy aleatët luftuan kundër pushtimit turk. “Më shumë sesa monografi e udhëheqësit të Severinit 1438, Vojvod i Transilvanisë në periudhën 1441-1446 dhe Regent i Hungarisë në vitet 1446-1452” e komentoi, i biri i autorit, Junior Muresanu, edhe ky historian, i cili ndodhej në Tiranë për këtë promovim të mundësuar nga Ambasada e Rumanisë. Autori i Monografisë, Muresanu, është autor i një vargu punimesh historiografike me ndikim, si brenda ashtu dhe jashtë Rumanisë. Por ai është një referencë madhore me monografinë, Janko Hunyadi, “Mbrojtës i Krishtërimit”, njëra ndër veprat që i ka dhënë prestigj të kryesonte për vite me radhë Komisionin e përbashkët rumuno-hungarez të Akademisë Rumune të Shkencave dhe Akademisë së Hungarisë. Në këtë libër ai shkruan se, “edhe e humbur, lufta e tij, si dhe qëndresa e udhëhequr nga Skënderbeu, kontribuuan në ngadalësimin e përparimit osman drejt Perëndimit dhe veriut të Gadishullit Ballkanik. Si rrjedhojë shqiptarët, rumunët dhe popujt e tjerë të Evropës Qendrore dhe Juglindore e shkruan emrin e tyre në Mesjetë, në radhën e atyre që mbrojtën dhe shpëtuan vlerat evropiane”. Ndërsa botuesi, Fahri Balliu tha se,”botime të tilla janë të rëndësishme të ndihmojnë politikanët e sotëm të kuptojnë se historia nuk lind ditën, që ata vijnë në pushtet”.              



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora