E premte, 29.03.2024, 06:27 AM (GMT)

Kulturë

Minella Kureta: Festivali i Këngës Çame i paimagjinueshëm

E merkure, 06.08.2008, 05:32 PM


Albert Zholi
Minella Kureta: Në stadiumin e Sarandës, 2 mijë veta qëndruan në këmbë dhe nuk uleshin nga emocionet e paparashikuara

Festivali i Këngës Çame i paimagjinueshëm

Nga Albert Zholi

Unioni Artistik i Kombit Shqiptar, po mbush 6 vjet aktivitet. Ajo që të bën përshtypje në këtë grupim është gjeografia e zhvillimit të aktiviteteve. Aktivitetet e tij prekin çdo pëllëmbë tokë shqiptare nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia dhe deri tek Çamëria në Konispol. Duhet thënë pa rezerva se, Unioni po zhvillon çdo vit aq aktivitete brenda dhe jashtë Shqipërisë, saqë nuk ka mundur ti zhvillojë asnjë Institucion kulturor shtetëror. Në gamën e aktiviteteve veçohen Festivali “Sofra Dardane” dhe Festivali i Këngës Çame. Për të patur një informacion më të plotë për aktivitete e Uninoit  për “Telegraf”, zhvilluam këtë bisedë me Drejtorin Artistik të Unionit Artistik të Kombit Shqiptar, z. Minella Kureta

Z. Minella çfarë përfqason në vetvete  Unioni Artistik i Kombit  Shqiptar?

Unioni Artistik i  Kombit  Shqiptar është një bashkim i shoqatave kulturore  artistike nga  Kosova  në Çamëri dhe nga Shkupi në Ulqin.

Kush është qëllimi i këtij bashkimi?

Qëllimi është për  të mbrojtur  vlerat  kulturore  artistike më  brilante të  popullit  shqiptar, për të  gjallëruar jetën kulturore artistike të të gjithë  trevave, për të  mbrojtur  kostumografnë, etnografinë dhe të gjitha zakonet më të mira të popullit  shqiptar.

Ju si Drejtor Artistik i këtij Unioni,  mund të  na thoni për  veprimtarinë që  zhvilloni çdo 25-27, qershor  në Sarandë dhe përse  zhvillohet kjo veprimtari?

Në këto tri ditë (25-27 qershor) zhvillohet një prej  festivaleve tona më interesante, më të bukuara më të veçanta. Ky është Festivali i Këngëve  dhe i Valleve  Çame, i cili  zhvillohet në  qytetin e bukur të Sarandës, duke  menduar  sepse aty ka më  shumë  pjesëtarë të komunitetit çam. Neve, krahas  përfshirjes në këtë  organizim të këtijë fesitvali të të gjithë  komunitetit  çam, ftojmë dhe  presim  nga të gjitha  trevat  shqiptare,  artistët më të shquar të kombit  shqiptar, jo vetëm  ata  që këndojnë dhe vallëzojnë për çamët,  por  edhe ata  që këndojnë  për çamërinë me motivet e tyre të  krahinave të ndryshme.Duke  pasur  parasysh se këtë vit Kosova fitoi Pavarësinë, tani e  ka radhën Çamëria  të fitojë të drejtat e mohuara. Veç  kësajë, ne si Union kemi pasur parasysh se është e vetmja  trevë shqiptare që nuk është e  shfrytëzuar nga ana etnokulturore dhe ka një pasuri të  jashtëzakonëshme. Kjo na ka detyruar që, Unioni Artistik i Kombitr  Shqiptar,  të ketë përkushtimin  që të bëhet sa me më dinjitet  ky festival.

Sa vjet ka  që organizohet ky aktivitet  për Çamërinë?

Ky është festivali i dytë dhe do të jetë i përvitshëm, par do të  organizohet çdo vit në të njëtën datë.

Kush ishte e veçanta e Festivalit të sivjetshëm dhe diçka mbi gjeografinë e pjesmarrësve ?

Këtë vit pjesmarrja ishte e jashtzakonshme. Mirrnin pjesë mbi 800 artistë. Artistët  ishin  nga të gjithë trevat shqiptare, duke filluar që nga Drenica, Gjilani (ku mund të  theksoj këtu  trupa muzikore e Gjilanit ishte dhe fituesja e çmimit të parë), Mali i Zi me  këngë dhe valle dhe ku të gjitha këngët dhe vallet ishin me motive çame. Në grupin e Gjilanit bën pjesë Enkelejda Allushi (Arifi), këngëtarja çame nga Rrogozhina e martuar në Gjilan. Ajo është një nga këngëtarët më të mira për zonën e Camërisë, më  partriotja, më e përkushtuara  për motivet çame. Ajo jo vetëm që kishte bërë një këngë të re me  një videoklip të ri (“Çamëri nuse me halle”, ku gazeta Telegraf pati fatin të marrë intervistën e parë) por ajo ka  disa këngë shumë të bukura me motive  çame në këtë ansambël.Kur e kam dëgjuar për herë të parë këtë këngëtare thashë se u ringjall Tefta Tashko,
por  atje  ishin  katër  Tefta Tashko shumë interesante.

Sa  këngë dhe  valle (të kënduara) u kënduan gjithsejt në këtë  festival?

Vetëm grupe dhe ansamble ishin 22.Çdo grup kishte në dispozicion 15 minuta kohë për prezantim. Pra ishin rreth  90 këngë dhe 15 valle.

Sa ditë zgjati ky Festival?

Zgjat 3 ditë. Pra, ashtu sikundër edhe vjet, ideimi është bërë të zgjasë 3 ditë. Eksperienca e vitit të parë bëri që ne ta fiksojmë këtë qytet si qytetin e Festivalit të këngës çame sepse pamë se në Sarandë njerëzit janë të dashuruar me këngën, me librin, kulturën. Stadiumi i lojrave me dorë të dy vitet ishte plot. Megjithëse natën finale kishte dhe ndeshje futbolli në  stadium nuk kishte vend se ku tu uleshe.

Kë do të veçoni ngjarjen më emocionuese në këtë eveniment?

Në qoftëse themi në kuadrin e përgjithëshëm, festivali ishte nata e tretë  ku ishin  përzgjedhur grupet më të mira  ku kishte dhe solistë dhe këngëtarë të ftuar  për të përshëndetur. E veçanta  ishte se u ngrit stadiumi në këmbë dhe  rreth një orë  në fund  të shfaqjes, 2 mijë veta qëndruan në këmbë dhe nuk uleshin nga emocionet e paparashikuara, kur  të gjithë shkallët  e  stadiumit ishin me spektatorë. Kushdo kishte dëshirë që të mos  mbaronte kurrë ajo natë e bukur, plot surpriza.

Sigurisht një sipërmarrje e tillë ka dhe shumë shpenzime. Si i përballoi Unioni këto shpenzime akomodimi ?

Pra Festivali u mbulua me shpenzimet e Unionit dhe me mbështetjen e disa sponsorizuesve. Eshtë për tu evindentuar se nga ana e  Ministrisë së Kulturës  dhe nga ana e Bashkisë së Sarandës neve morëm një mbështetje  minimale. Këtu dhanë një kontribut  disa  bisnezmenë çamë, por ajo që vlen të thekshet është se mund të jetë  festivali më i rrallë në botë që bëhet me më pak shpenzime. Pasi aty ndihmoi dhe populli në akomodim. Të mbledhësh nga të gjithë trevat shqiptare 800 artistë për tre ditë dhe të harxhosh sa një dasmë  e madhe kjo është një ngarkesë e jshtëzakonëshme  për  ne që i organizojmë dhe vlen për  ti përmendur dhe ata dashamirës çam dhe ata jo çamë që janë pronarë të hoteleve të Sarandës,  të cilët na krijuan mundësinë që akomodimi  të bëhej sa më  lirë (pagesë sa më minimale). Akoma më tepër që tani është edhe periudhë plazhi.

Po nga politika a keni patur  mbështetje, apo politika  problemin  çam  e shikon si çështje që i sjell vetëm shqetësime?

Ne nuk e afrojmë politikën në këto Festivale, sepse do ti shfrytëzojnë për qëllimet e tyre. Po të kishim suport politik besoj nuk do të kishim pjesmarrje të tillë. Politika shpesh herë e prish imazhin masiv të Festivaleve me karakter të theksuar Kombëtar.   Por individë të  veçantë erdhën si zv. ministri  i Kulturës Ekrem Spahiu, ishin  Shpëtim Idrizi, Valentina Leskaj, pa llogaritur  pastaj drejtues të partisë çame, të cilët  janë pjesë  e  komunitetit. Ata ishin më shumë si përshëndetës, se sa pjesë e Festivalit. Ata  erdhën  si spektatorë .

Cilët janë aktivite  e tjera që keni zhvilluar gjatë gjithë vitit dhe çfar ë mendoni në të ardhmen?

Në këtë vit kemi pasur 3 festivale për  6-mujorin e parë.Ka qenë Festivali Ndërkombëtarë i Polifonisë në Bylys.Polifonia shqiptare sot mbrohet nga Unesko  për vlerat e rralla, kjo ishte shtysa që na çoi për për organizimin e një Festivali të tillë.  Organizimi i festivalit Ndërkombëtar në Bylys, kishte si qëllim përveç evidentimit të vlerave të rralla të këngës labe dhe mbrojtjes  së saj, të evidentonim dhe Bylysin përpara organizmave ndërkombëtarë të kulturës si një qytet të vjetër, me një kështjellë 3 mijë vjeçare  para krishtit. Pra Bylysi të evidentohej si një pasuri botërore, (legjendë e historisë shqiptare) me qëllim që dhe ajo të merret në mbrojtje nga UNESKO. Organizuam të përvitëshmen “Sofrën Dardane”, e cila është Festivali më i madh i trevave shqiptare ku mblodhëm 1200 artistë.

Sa herë është zhvilluar Festivali i Sofrës Dardane ?

“Sofra Dardane” është edicioni i gjashtë. Në këtë vit ka qenë festivali më i madh  ku u  evidentuan vlerat më të rralla  për artin shqiptar. Kemi pasur edhe aktivite  të tjera siç  ka  qenë një koncert për Kosovën me Qëndrën Ndërkombëtare të  Kulturës. Kemi patur një koncert në Durrës ku u bë Festa e Detit.
Dhe  tani më 31 korrik deri më më i gusht ne, në bashkëpunim me   shoqatat  shqiptare të Malit të Zi, organizuam një aktivitet shumë madhor, kulturor -artistik i cili evidentoi  jo vetëm vlerat kulturore artistike të trevave të asaj zone, por edhe vlerat  e rëndësishme historike, ku mbi 10 mijë veta nga të gjitha  trevat  shqiptare ishin  pjesëmarrse (pasi një pjesë e aktiviteteve u zhvillua në  ato bjeshkë të rralla).Aty u prezantua  një spektakël i rrallë. Ishin  6 ansamble  nga Kosova, 6 ansamble nga Mali i Zi, dhe 10 këngëtarë të shquar nga Shqipëria. Kishte edhe  grupe të tjera artistike nga  Shqipëria. Ky aktivitet multikulturor kishte edhe  lojëra popullore nga më të ndryshmet, gara kuajsh. Ky festival zgjati dy ditë, ku spikati në mënyrë të veçantë këngëtarja Valbona Peraj, e cila mori durtrokitje frenetike. Festivali të zgjati dy ditë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora